Himni i Flamurit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Himni Kombëtar i Republikës së Shqipërisë)
Shko te: navigacion, kërko
 Wikisource: Hymni i Flamurit – Burime dhe tekste të plota

Himni i Flamurit është himni kombëtar i Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë më 1912. Himni, shkruar nga Aleksander Stavre Drenova, njihet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si Himni i Flamurit.

Himni Kombëtar ishte një marsh rumun kompozuar nga Ciprian Porumbescu, ndërsa autor i tekstit Rilindasi Asdreni

Sipas Lagush Poradecit, ky u zgjodh si himni i Shqipërisë sepse: “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë...”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mbi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.

"Himni I Flamurit" ështe i vetmi himn në botë që i kushtohet simbolit të flamurit.

Himni Kombëtar[redakto | redakto tekstin burimor]

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!


Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mbrojmë atdhenë më çdo kënd,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vend.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!


O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

Historia e Himneve[redakto | redakto tekstin burimor]

Problemi i shqyrtimit të historisë së krijimit të himnit tonë kombëtar “Himni I Flamurit” shpreh lidhjen me njërit prej simboleve tona kombëtare.

Në një vështrim të përgjithshëm, çështja e himneve kombëtare të vendeve të ndryshme është një problem i cili filloi të popullarizohej fillimisht në Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Në fakt, himne ka patur edhe përpara kësaj kohe, por rëndësia dhe kuptimi i tyre nuk ka qënë në këtë shkallë kaq të rëndësishme të cilës i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do të përfaqësonte një nga gjetjet gjeniale të të shprehurit të shpirtit të popujve. Muzikologjia daton si të parin himn atë të Holandës, himn i cili i përket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndërkohë, himni me fjalët më te vjetra në origjinë i përket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po në këtë arsyetim, himni më i gjatë në ekzekutim është “Marcha de la Patria”, i Argjentinës kompozuar nga Blas Parera në vitin 1813; ndërkaq himni kombëtar me më shumë vargje është ai i Greqisë etj. Pra siç e shohim, historia e formimit të himneve kombëtare është e ndryshme në vende të ndryshme. Me sa duket, në përcaktimin ose jo të një krijimi muziko-letrar si himn kombëtar, rol kryesor kanë luajtur edhe kontekste të caktuara, kryesisht historike në historinë e një vendi. Por ka edhe shembuj të tjerë. Këtu gjej rastin të përmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u përcaktua në vitin 1949 me anë të një vendimi zyrtar të Selisë. Në bazë të himnit të Vatikanit qëndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi këtë muzikë në vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut të XI), muzikë e cila gati 100 vjet më vonë u vendos të ishte himn zyrtar i Selisë së Shenjtë. Dhe raste të tilla ka shumë[1].

Historia e Himnit Kombëtar[redakto | redakto tekstin burimor]

"Himni I Flamurit" ose titulli i gabuar "Rreth Flamurit të Përbashkuar" me të cilin njihet më shpesh, është përdorur për herë te parë në 1912, me shpallen e Pavarsisë së Shqipërise.

Fillimisht himni ishte një marsh rumun i përdorur edhe si himn kombëtar. Kënga kleu bërë nga Ciprian Porumbescu ndërsa autor i tekstit Rilindasi Asdreni

Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”[2], L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: -…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”.

Nga këto rradhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vihet re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të bënim shtetin, si në thënien: “buxhakun para oxhakut”. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit shqiptar, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes së tij, por dhe si alibi.

Guiness Book Of Music[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth lëndës në fjalë, në librin “The Guinnes Book of Music”[3], është shkruar si më poshtë:

  1. "Himni I Flamurit” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912
  2. Fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni
  3. Muzika e himnit është kompozuar nga Asdreni

Media[redakto | redakto tekstin burimor]

Kodi medial gjëndet i fshehur sepse meduat akoma nuk janë ngarkuar.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]