Islami dhe terrorizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
  1. RIDREJTO Stampa:Neutralitet i dyshimtë
Islami dhe terrorizmi janë dy koncepte tërësisht të kundërta me baza dhe ideologji krejtësisht të ndryshme. Marshues në Londër mbajnë pllakate me shprehje ekstremiste islamiste

Islami dhe terrorizmi janë dy koncepte tërësisht të kundërta me baza dhe ideologji krejtësisht të ndryshme. Islami është feja e paqes dhe si e tillë që është denon terrorimin. Lufta ndaj sjelljeve terroriste shprehet si përmes ajeteve Kur'anore ashtu edhe përmes haditheve të Muhammedit, të dërguarit të fundit në Islam. Terrorizmi islamistë apo dhuna islamistë është ajo formë e terrorizmit të veprimeve të dhunshme kundër joluftuesve, që zbatohet nga një person apo grup që cilësohet si islamik dhe që ndjek çështjen e islamizmit. Terrorizmi islamistë nxitet në prapaskenë nga ideologjia fundamentaliste islamistë, ekstremizmi dhe fanatizmi fetar. Terroristët islamistë i përligjin veprimet e tyre në themelet e Islamit, Kuranit dhe Sunës, ku ata shpjegohen sipas qëllimit.

Sipas statistikave të mbledhura nga Qendra Antiterroriste Kombëtare e Shteteve të Bashkuara, ekstremizmi islamik ishte përgjegjës për rreth 23 %[1] e të gjitha akteve terroriste vdekjeprurëse në mbarë botën, dhe 56 % e të gjitha goditjeve vdekjeprurëse terroriste shkaktuar nga një terrorist.[1]Aktet ekstremiste përfshijnë rrëmbimin e aeroplanëve, kokëprerjen, rrëmbimin, vrasjen, autobombat, vetëvrasjen me lëndë shpërthyese, dhe nganjëherë përdhunimin. [2][3][4]

Një nga fushatat më të njohura terroriste islamistë ishte sulmi i 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Sulme të tjera të mirënjohura islamistë kanë ndodhur në Francë, Rusi dhe Kinë. Franca ishte shënjestra e terrorizmit në mesin e viteve 1990 për shkak të Luftës civile algjeriane. Rusia u përballua me sulmet terroriste që rrjedhin nga përzierjet e saj në Çeçeni. Në vitin 1997 qeveria kineze krijoi Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait për të luftuar lëvizjet radikale islamike në Azinë Qendrore.[5]

Grupet terroriste islamistë shpesh i cilësojnë veprimet e tyre si xhihad. Kërcënimet, përfshirë kërcënimet me vdekje, shpesh dalin në formën e fatvas, (dënimet ligjore islamike). Si myslimanët ashtu edhe jo-myslimanët kanë qenë shënjestër e sulmeve vdekjeprurëse terroriste, si p.sh. sulmet terroriste në Bali. Kërcënimet kundër myslimanëve shpesh dalin në formën e takfirit (një sqarim që dikush apo diçka e konsideruar myslimane është në fakt jobesimtar). Ky është një kërcënim me vdekje që ka të bëjë me ndëshkimin për femohimin në islam, i cili është vdekja, sipas shpjegimeve trashëgimore të ligjit të sharias.

Debatet rreth terrorizmit islamistë përfshijnë : nëse shkaku i terrorizmit apo terroristëve është vetëmbrojtja apo shtrirja mësymëse, vetëvendosja kombëtare apo supremacia islamike; shënjestrat e terroristëve janë joluftuesit; nëse Islami dënon, apo nganjëherë e dënon terrorizmin; nëse disa sulme janë terrorizëm islamistë, apo vetëm akte terroriste të kryera nga myslimanët ; sa përkrahen në botën islame terroristët dhe terrorizmi; nëse Konflikti Arabo-Izraelit është rrënja e terrorizmit islamik, apo thjeshtë një çështje.[6]

Definimi dhe qëndrimi islam ndaj terrorit[redakto | redakto tekstin burimor]

Terrori, në kuptimin e tij më të gjerë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shenjestra e terrorit janë në tërësi civilët e pafajshëm, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë "krahun tjetër".

Për këtë arsye, terror do të thotë që njerëzit e pafajshëm t'i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur nga çdo justifikim moral. Kjo, njëlloj si në rastet e vrasjeve të kryera nga Stalini apo Hitleri, përbën një krim kundër njerëzimit.

Një shoqëri, në të cilën respektohen vlerat morale islame, është një shoqëri që e karakterizon paqja, falja, dashuria, dhembshuria, mbështetja reciproke dhe gëzimi.

Kurani është një Libër i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në koncepte si dashuria, dhembshuria, toleranca dhe mëshira. Fjala "Islam", rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën "paqe". Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit. Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë botën. Në suren "Bekare", vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarëve si vijon:

"O ju që besuat, hyni tërësisht në Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Ai është, pa dyshim, armiku juaj i hapur."[7]

Sikurse qartësohet në këtë varg, siguria mund të vendoset vetëm përmes "hyrjes në Islam", d.m.th. përmes të jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bëjnë myslimanët të përgjegjshëm për t'i trajtuar të gjithë njerëzit, myslimanë apo jo, me mirësjellje e drejtësi, për të mbrojtur nevojtarët dhe të pafajshmit dhe "për të parandaluar përhapjen e mizorisë". Mizoria përfshin të gjitha format e anarkisë dhe terrorit që godasin sigurinë, qetësinë dhe paqen, sikurse thuhet në vargun kuranor, "Zoti nuk e do çrregullimin".[8]

Profeti i Allahut ka thenë:Atë që e vret veten e tij me çkado qoftë Allahu do ta dënojë me zjarrin e Xhehnemit.

Disa kanë koncepte të gabuara se duke e vrarë dikush veten për qëllime Islamike, gjoja ai po bëka një vepër që meriton Parajsën. Një herë kur një njeri e vrau veten , Profeti tha: Ai është banor i Ferrit’. Kur njerëzit u befasuan nga kjo Profeti tha: ‘Dikush bën vepra që cilat në sytë e njerëzve të tjerë duken sikur vepra që e meritojnë Parajsën, por në të vërtetë ai është banor i Ferrit’.

Marrja e jetës vetvetes të cilën Allahu e ka dhënë në besë është mëkat i madh. Poashtu marrja e jetës së të tjerëve (gjë që është aq e shpeshtë në rastin e sulmeve vetëvrasëse) është poashtu e ndaluar për arsye se jeta njerëzore është me të vërtetë shumë e vlefshme.[9]

Vrasja e një njeriu pa të drejtë është një nga shembujt më të dukshëm të mizorisë. Zoti përsërit në Kuran një urdhëresë që Ai më parë ua kishte shpallur Hebrejve në "Dhjatën e Vjetër":

"...nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd apo nuk ka bërë ndonjë çrregullim në tokë, është njëlloj sikur ka vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t'i ketë dhuruar jetë mbarë njerëzimit..."[10]

Sikurse thotë vargu, dikush që vret një njeri të vetëm, ndërkohë që ky i fundit nuk ka vrarë e dëmtuar askënd, kryen një krim që është i njëllojtë me vrasjen e të gjithë njerëzimit.

Në këto kushte, është mëse e dukshme se ç'mëkate të mëdha janë vrasjet dhe masakrat e njerëzve të pafajshëm. Zoti na bën të ditur në vargun e mëposhtëm kuranor se si do të dënohet kjo fytyrë mizore e terrorizmit në jetën e ardhshme:

"... ata që sillen mizorisht me njerëzit dhe i tejkalojnë kufijtë pa të drejtë. Njerëz të tillë do të vuajnë një dënim të dhimbshëm."[11]

E gjithë kjo tregon se organizimi i akteve të terrorit kundër njerëzve të pafajshëm është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe asnjë mysliman nuk duhet të kryejë kurrë krime të tilla. Përkundrazi, myslimanët kanë përgjegjësi për pengimin e këtyre njerëzve, duke ndalur "mizorinë në tokë" dhe duke sjellë paqe e siguri për të gjithë njerëzit e botës. Islami jo vetëm që nuk mund të pajtohet kurrësesi me terrorin, por ai duhet të shihet si zgjidhja dhe rruga për parandalimin e terrorit.[12]

Dënimi i ligësisë në Islam[redakto | redakto tekstin burimor]

Zoti u ka urdhëruar njerëzve që t'i largohen çdo të keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janë të gjitha të ndaluara. Ai i përshkruan ata që nuk i binden kësaj urdhërese si "ndjekës të gjurmëve të djallit" dhe i akuzon si mbajtës të një qëndrimi që është përshkruar qartë si i mëkatshëm në Kuran. Në disa nga vargjet e shumta kuranore mbi këtë çështje lexojmë:

"Por përsa u përket atyre që pas betimit, e shkelin besën e dhënë ndaj Allahut, ndajnë atë që Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar dhe përhapin çrregullim në tokë, mallkimi do të jetë mbi ta. Ata do të kenë një fund të tmerrshëm." [13]


Në pamje të parë, ka shumë arsye për aktet e terrorit, të cilat kanë marrë deri tani ndoshta qindra-mijëra jetë. Ata që i kryejnë akte të tilla, ndjekin një rrugë që është e huaj për fenë.

"Hani e pini nga begatitë që ju ka dhënë Zoti dhe mos përhapni çrregullim dhe prishje në tokë!"[14]
"Mos përhapni çrregullim në tokë, pasi ajo të jetë bërë e begatë dhe drejtojuni Atij me frikë e dëshirë! Mëshira e Zotit është pranë atyre që kryejnë vepra të mira." [15]

Ata që mendojnë se do të kenë sukses, duke shkaktuar shtypje, duke përhapur ligësi e përmbysje të mëdha dhe duke vrarë njerëz, bëjnë një gabim shumë të rëndë. Zoti i ka ndaluar të gjitha aktet e ligësisë, përfshirë terrorizmin dhe dhunën, i ka dënuar ata që përfshihen në veprime të tilla dhe është shprehur në një nga vargjet e Kuranit kështu: "Zoti nuk i drejton veprat e atyre që shkaktojnë çrregullim." [16]

Megjithatë, në kohën e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo në botë. Njerëz të pafajshëm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve të ndryshme shoqërore për arsye tërësisht artificiale, zhyten në gjakderdhje. Këto tmerre në vendet me histori, kultura e struktura shoqërore të ndryshme, mund të kenë shkaqe dhe burime nga më të çuditshmet. Sidoqoftë, është e dukshme se shkaku themelor është largimi nga morali i mbështetur në dashuri, respekt e tolerancë, për të cilin ka urdhëruar Zoti në Kuran. Si pasojë e mungesës së fesë, lindin grupime shoqërore që nuk njohin frikë ndaj Zotit dhe që besojnë se nuk do të japin ndonjëherë llogari për veprat e veta. Përderisa besojnë se nuk kanë kujt t'i japin llogari për asgjë, ata e kanë të lehtë të priren për të vepruar pa mëshirë, moral dhe ndërgjegje.

Ekzistenca e hipokritëve që shfaqen në shoqëri në emër të Zotit dhe të fesë, por që në të vërtetë, organizohen për të kryer ligësi, dënohet nga Zoti siç tregohet në Kuran. Një varg kuranor flet për një grup prej nëntë vetësh që planifikuan të vrasin një nga profetët, duke u betuar në emër të Zotit:

Në qytet gjendej një bandë prej nëntë burrash që shkaktonin çrregullim në vend dhe nuk vendosnin drejtësi. Ata thanë: "Le të betohemi së bashku për Zotin se do të vërsulemi ndaj tij dhe familjes së tij natën dhe do t'u themi më pas, mbrojtësve të tij se ne nuk ishim fare dëshmitarë në zhdukjen e familjes së tij e për këtë po themi të vërtetën."Ata përgatitën një plan dhe Ne përgatitëm, gjithashtu një plan, për të cilin ata nuk kishin dijeni.[17]

Ky ajet kuranor flet për disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa myslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç'ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të "shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë", sikurse shpallet në vargun e Kuranit, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurrë besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë.

Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marrë pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kuranit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në Kuran është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë:

"Kur kthen krahët, nxiton të shkaktojë çrregullim mbi dhé, të rrënojë të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Por Allahu nuk e do çrregullimin. Kur këshillohet që t'i frikësohet Zotit, atë e pushton një kryelartësi e mëkatshme..." [18]

Përgjegjësia e besimtarëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Ata që nuk janë të interesuar për ngjarjet që ndodhin rreth tij përderisa ato nuk ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, janë të zhveshur nga largpamësia për të mbështetur bujarinë, vëllazërimin, miqësinë, ndershmërinë dhe shërbimin që feja u kërkon njerëzve të ofrojnë. Gjatë jetës së tyre, këta njerëz përpiqen të kënaqin egot e veta duke i shpërdoruar në mënyrë të rëndomtë mjetet e tyre, pa pasur aspak kujdes për kërcënimet që i kanosen njerëzimit. Sidoqoftë, në Kuran, Zoti lëvdon moralin e atyre që përpiqen me mish e me shpirt për të sjellë mirësi në vendin ku jetojnë dhe janë të interesuar për ngjarjet që ndodhin rreth tyre. Në një varg nga Kurani, na jepet një shembull metaforik për ata që nuk ofrojnë asnjë të mirë për të tjerët dhe për ata që veprojnë gjithmonë në rrugën e mirësisë dhe drejtësisë:

"Zoti sjell një tjetër shembull: nëse ndër dy njerëz, njëri prej të cilëve është memec, i paaftë të bëjë asgjë dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, sepse ngado që të drejtojë, ai nuk sjell asnjë dobi. A është ai i barabartë me dikë tjetër që këshillon për drejtësi dhe ndjek udhën e drejtë?" [19]

Është e qartë se ata që ndjekin "udhën e drejtë", janë ata që i qëndrojnë me përkushtim fesë së tyre, që i druhen Zotit, që tregojnë respekt të madh për vlerat shpirtërore dhe që janë të mbushur me zell e dëshirë për t'u shërbyer njerëzve. Në përgjithësi, njerëz të tillë janë ata që i shërbejnë njerëzimit dhe sjellin përfitime të mëdha për shoqërinë. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme për njerëzit që të mësojnë rreth fesë së vërtetë dhe të jetojnë sipas moralit të kërkuar nga shpallja e fundit hyjnore, Kurani.

Ata, të cilët nëse ne u japim pushtet në tokë, vijojnë faljet e rregullta ditore, japin zekatin, këshillojnë për të mirë e ndalojnë të keqen. Përfundimi i të gjitha çështjeve është te Zoti.[20]

Siç mund të shihet nga vargjet e mësipërme, është jashtë çdo mundësie që dikush që i beson me të vërtetë Zotit, të mund të bëjë një sy qorr qoftë edhe përballë një veprimi që mund t'i shkaktojë dëmin më të vogël njerëzimit. Kurse dikush që nuk beson në Zotin dhe në jetën e pasosur, mund të kryejë lehtësisht çdo lloj të keqeje, përderisa mendon se nuk do t'i duhet t'i japë llogari askujt për veprat e veta.


Ata që kërcënojnë jetën e civilëve dhe veçanërisht të fëmijëve, duhet të pyesin vetveten: Çfarë krimi kryen këta fëmijë? A është kryerja e akteve mizore ndaj njerëzve të pafajshëm diçka që do të kalojë pa u marrë në llogari?

Gjëja e parë që duhet bërë për ta shpëtuar botën nga murtaja e terrorizmit është përdorimi i arsimit për të fshirë të gjitha ato besime a bestytni që deri tani, janë shitur në emër të fesë, por që në të vërtetë, nuk kanë të bëjnë aspak me fenë, si dhe të edukohen njerëzit me moralin e vërtetë kuranor dhe me frikën ndaj Zotit.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]
Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>