Kastriot Dermaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kastriot Dermaku
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKastriot Luan Dermaku[1]
Datëlindja (1992-01-15) 15 janar 1992 (32 vjeç)
VendlindjaScandiano, Itali
Gjatësia1.95 m (6 ft 5 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Parma
Numri3
Karriera me të rinjtë
2006–2010Sassuolo
2010–2011Melfi
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2015Melfi104(7)
2015–2017Empoli0(0)
2015–2016Pavia (huazim)13(0)
2016–2017Lucchese (huazim)38(2)
2017–2019Cosenza64(2)
2019–Parma0(0)
Karriera ndërkombëtare
2013Shqipëria U211(0)
2018–Shqipëria5(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 gusht 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 tetor 2019

Kastriot Luan Dermaku (lindur më 15 janar 1992) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës për klubin italian Parma dhe kombëtaren shqiptare.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dermaku ka lindur në Scandiano, një qytet në pjesën veriore të Italisë. Ai është djali i Luan Dermakut, një ish futbollist profesionist i cili luajti si sulmues për Prishtinën gjatë epokës së Fadil Vokrrit.[1]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Melfi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dermaku u bë pjesë e ekipit të parë në fillim të sezonit 2011–12, duke bërë debutimin si profesionist më 30 tetor në ndeshjen e javës së 13të kundër Celano; ndeshja u fitua 4–0 nga Melfi, me Dermakun që luajti në 13 minutat e fundit.[2] Më 4 dhjetor, Dermaku zhvilloi paraqitjen e dytë sezonale si dhe të parën si titullar në humbjen 3–1 në transfertë ndaj Paganeses.[3] Ai e mbylli sezonin e parë si profesionist me tetë ndeshje, me Melfin që e mbylli Lega Pro 2 në vendin e 16të.

Në sezonin 2014–15, i fundit i tij me klubin, Dermaku u emërua kapiten i ekipit.[4] Më 1 prill 2015, ai luajti ndeshjen e 100të në kampionat në fitoren 3–2 në transfertë ndaj Casertanës, duke shënuar një nga golat e ekipit të tij.[5]

Empoli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 maj 2015, Dermaku u transferua te EmpoliSerie A duke firmosur një kontratë tre-vjeçare.[6] Ai u pa si zëvëndësuesi i italianit Daniele Rugani, i cili u transferua te Juventusi.[7]

Cosenza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 gusht 2017, pasi ishte bërë një lojtar i lirë pas largimit nga Empoli, Dermaku u transferua te Cosenza në një kontratë deri në qershor 2019.[8] Ai bëri debutimin e tij për klubin më 9 shtator në barazimin pa gola kundër Materës,[9] kurse golin e parë e shënoi më 31 mars të vitit të ardhshëm në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Juve Stabias.[10] Dermaku e mbylli sezonin e parë me klubin duke zhvilluar 40 ndeshje në Serie C, të gjitha si titullar, duke mbledhur edhe 3555; Rossoblù arritën të riktheshin në Serie B për herë të parë pas 15 vitesh.[11]

Edhe pas rikthimit të klubit në Serie B, Dermaku arriti të ruante vendin e tij në formacionin titullar, duke zhvilluar 33 ndeshje në sezonin 2018–19. Debutimi i tij në këtë ligë erdhi në javën hapëse kundër Ascolit, ku Cosenza mori një barazim 1–1 në Stadio Cino e Lillo Del Duca.[12] Më 22 prill 2019, Dermaku shënoi golin e tij të parë në Serie B, golin e fitores në takimin ndaj Spezias në shtëpi.[13]

Pas përfundimit të sezonit, Dermaku u bë lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me klubin dhe pasi ai vendosi të mos rinovonte.[14] Ai e përfundoi qëndrimin e tij te Cosenza me 79 ndeshje në kampionat dhe kupë, duke shënuar dy herë.

Parma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 korrik 2019, Dermaku firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin elitar Parma.[15] Pasi qëndroi në shtatë ndeshjet e para si zëvëndësues, Dermaku debutoi në Serie A më 20 tetor duke luajtur 76 minuta në fitoren tenistike 5–1 kundër Genoas në shtëpi.[16] Debutimi i tij u vlerësua pozitivisht nga mediat italiane dhe Massimo Barbuti, ish lojtar i klubit.[17][18]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nën-21[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 janar 2013, Dermaku mori një ftesë nga Shqipëria nën-21 për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë.[19] Ai mundi të debutojë në atë ndeshje, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minuën e 66të në vend të Gentian Durakut.

Kosova[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 gusht 2018, Dermaku u thirr nga Kosova për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve 2018–19 kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe.[20] Ai nuk u aktivizua në ndeshjen e parë, kurse më 9 shtator, Dermaku u largua nga grumbullimi pasi nuk ishte vendosur si titullar për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.[21] Pas kësaj, Dermaku zgjodhi të përfaqsojë kombëtaren shqiptare.[22]

Rikthimi te Shqipëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2 tetor 2018, Dermaku mori një ftesë nga trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci për ndeshjen miqësore kundër Jordanisë dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit.[23] Tetë ditë më vonë, ai debutoi zyrtarisht në ndeshjen e parë ndaj Jordanisë e cila u mbyll në barazim pa gola në Elbasan Arena; ai hyri në fushën e lojës si zëvëndësues në minutën e 56të në vend të Mërgim Mavrajt.[24]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 17 gusht 2019[25]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Melfi 2011–12 Lega Pro Seconda Divisione 8 0 0 0 8 0
2012–13 30 2 0 0 30 2
2013–14 31 2 0 0 31 2
2014–15 Lega Pro 35 3 0 0 35 3
Gjithsej 104 7 0 0 104 7
Empoli 2015–16 Serie A 0 0 0 0 0 0
Pavia (huazim) 2015–16 Lega Pro 13 0 0 0 13 0
Lucchese (huazim) 2016–17 38 2 0 0 38 2
Cosenza 2017–18 Serie C 40 1 4[a] 0 44 1
2018–19 Serie B 33 1 2 0 35 1
Gjithsej 73 2 6 0 79 2
Parma 2019–20 Serie A 0 0 1 0 1 0
Gjithsej karriera 228 11 7 0 235 11
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në Coppa Italia Serie C

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 11 tetor 2019[26]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria
2018 2 0
2019 3 1
Gjithsej 5 1

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 11 tetor 2019. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Dermaku.[27]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 10 shtator 2019 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 4 Flamuri Islanda 1–0 4–2 Kualifikueset e UEFA Euro 2020

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Ëndrra mund të realizohet, por së pari Empoli!". Borozani. 17 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2017. Marrë më 17 maj 2015.
  2. ^ "Melfi vs. Celano 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 30 tetor 2011. Marrë më 28 shkurt 2017.
  3. ^ "Paganese vs. Melfi 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 dhjetor 2011. Marrë më 28 shkurt 2017.
  4. ^ "Melfi - Dermaku: "Matera squadra molto forte, noi non abbiamo paura"" [Melfi - Dermaku: "Matera ekip shum i fortë, nuk jemi të friksuar"] (në italisht). Tutto Matera. 18 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2017. Marrë më 28 shkurt 2017.
  5. ^ "Casertana vs. Melfi 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 1 prill 2015. Marrë më 28 shkurt 2017.
  6. ^ "Empoli blen kapiten Dermakun". Sportal.al. 15 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2017. Marrë më 28 shkurt 2017.
  7. ^ "Vjen konfirmimi, gjigandi Dermaku transferohet te Empoli". Sport.al. 16 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2016. Marrë më 28 shkurt 2017.
  8. ^ Daniele Cianflone (31 gusht 2017). "Difesa blindata: il Cosenza annuncia Dermaku" [Blindohet mbrojtja: Cosenza zyrtarizon Dermarkun] (në italisht). Cosenza Post. Marrë më 13 tetor 2019.
  9. ^ "Matera vs. Cosenza 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 9 shtator 2017. Marrë më 13 tetor 2019.
  10. ^ "Juve Stabia vs. Cosenza 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 31 mars 2018. Marrë më 13 tetor 2019.
  11. ^ Gianluca Strocchi (16 qershor 2018). "Serie C, finale playoff: è festa Cosenza, ritorna in serie B dopo quindici anni" [Serie C, finalaj e play-off: është festa e Cosenzës, rikthehet në Serie B pas pesëmbëdhjetë vitesh] (në italisht). Repubblica.it. Marrë më 13 tetor 2019.
  12. ^ "Ascoli vs. Cosenza 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 gusht 2018. Marrë më 13 tetor 2019.
  13. ^ Luca Chiarini (22 prill 2019). "Le pagelle del Cosenza - Dermaku, primo centro per la salvezza. Giù Tutino" [Faqet e raportit të Cosenzës - Dermku, qëndra e parë për shpëtim] (në italisht). Tutto Mercato Web. Marrë më 13 tetor 2019.
  14. ^ "Mbrojtësi i kombëtares shqiptare drejt Seria A, ja skuadra". Gazeta Shqip. 30 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2019. Marrë më 13 tetor 2019.
  15. ^ "KASTRIOT DERMAKU IS A NEW PARMA PLAYER" [Kastriot Dermaku është lojtar i ri i Parmës] (në anglisht). Parma. 7 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2019. Marrë më 7 korrik 2019.
  16. ^ ""Emocion i jashtëzakonshëm debutimi", Dermaku: Falënderoj stafin e Kombëtares edhe pse…". Panorama Sport. 20 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.
  17. ^ "Debutim super me fanellën e Parmës, ja vlerësimi i Dermakut nga media italiane". Panorama Sport. 20 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.
  18. ^ "ISH-BOMBERI I PARMËS PËR DËRMAKUN, BARBUTI: ËSHTË SHEMBULLI QË ATA NË FUSHË NUK JANË MË TË MIRË". Sport Ekspres. 20 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.
  19. ^ "Kombëtarja U-21 mbushet me legjionarë, vetëm një nga Superliga". Sporti Shqiptar. 30 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
  20. ^ "Emërorja e futbollistëve të ftuar nga Bernard Challandes". Federata e Futbollit e Kosovës. 31 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
  21. ^ "LAJMI I FUNDIT: Kastriot Dermaku largohet nga Kombëtarja e Kosovës". Lajmi.net. 9 shtator 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
  22. ^ "E papritur: Shqipëria i rrëmben Kosovës, mbrojtësin Kastriot Dermaku (Foto)". Futbolli Kosovar. 9 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
  23. ^ "Kombëtarja/Trajneri Christian Panucci shpall listën e lojtarëve për miqësoren me Jordaninë dhe ndeshjen eleminatore zyrtare me Izraelin". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 2 tetor 2018. Marrë më 14 tetor 2019.
  24. ^ "Miqësorja, Shqipërinë e ndal shtylla, vetëm 0:0 kundër Jordanisë". Shqiptarja.com. 10 tetor 2018. Marrë më 13 tetor 2019.
  25. ^ "Kastriot Dermaku" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 13 tetor 2019.
  26. ^ "Kastriot Dermaku". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 13 tetor 2019.
  27. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Kastriot Dermaku" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 14 tetor 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]