Jump to content

Mexhid Yvejsi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mexhid Yvejsi
(1950)
Prof. Mexhid Yvejsi
U lind më13 korrik 1950
Kosova Gjakovë

Profesor Mexhid Yvejsi lindi me 13 korrik 1950Gjakovë, Kosovë.

Mexhid Yvejsi rrjedh nga një familje e njohur e frymëzuar me ndjenja fetare dhe kombëtare. Nga trungu i kësaj familjeje kanë dalë shumë intelektualë e personalitete të shquara, si: imamë, myfti, hafizë dhe myderrizë të njohur në mbarë trojet shqiptare e më gjerë. Duhet përmendur me nderime të thella myderriz Vejsel Efendi, themelues e drejtues i Medresesë së Madhe të Gjakovës (1748), e cila ishte ndër më të njohurat në Ballkan, por që fatkeqësisht u mbyll nga regjimi komunist më 1948; myderriz Ismail Efendiu, njëri nga udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit (1878); myderriz Iljaz Efendiu i cili ishte edhe hafiz; myderriz Fahri Efendiu u bë hafiz në moshën 11-vjeçare; myderriz Salih efendiu, mulla Aliu, mu­lla Abdurrahimi, myderriz Tahir Efendiu, hafiz Myrtezai, hafiz Hysniu, hafiz Selimi etj.

Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Fakultetin Filozofik - Universiteti i Prishtinës, studioi Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Me shkrime merret që nga bankat e Shkollës Fillore. Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, polemika etj. Deri më sot ka botuar, në trojet shqiptare, nëpër Evropë, Amerikë deri në Australi, mbi 1000 punime të ndryshme…

Më se dhjetë vjet jetoi dhe veproi në Perëndim, në Evropë dhe në Amerikë, ku la gjurmë të pashlyeshme në dobi të Fesë e të Atdheut ! Një kohë shërbeu si imam në Romë, Itali, dhe më vonë si ndihmë-sekretar i Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane për shtetet New York dhe New Jersey. Ishte edhe arsimtar, reporter dhe gazetar i Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane.

Ka qenë i ftuar, ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë Tryeza Shkencore, Kongrese, Tribuna, Konferenca Shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Bashkëpunon rregullisht me shtypin fetar që botohet në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Ka shkruar mbi 25 libra, duke përfshirë këtu edhe përkthime nga gjuha angleze… Ka botuar 14-të libra, me gjini të ndryshme: letrare, historike, monografi etj.

Veprimtaria botuese dhe tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga veprat e botuara të poetit, shkrimtarit, përkthyesit, Mexhid Yvejsi janë këto:

Disa fjalë rreth veprave të autorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra e parë e botuar e autorit është "Prej errësirës në dritë". Kjo vepër ka 3 ri-botime. Në përmbajtje të librit autori ndër të tjera thotë : “Prej Errësirës në Dritë” është titulli i librit që kam nderin t’ua paraqes lexuesve shqiptarë. Në këtë libër modest janë përfshirë dëshmitë e njëzet personaliteteve të ndryshme nga të gjitha kontinentet e planetit tonë! Ata me vite të tëra kishin endur nëpër errësirë dhe më në fund, me ndihmën e All-llahut (xh.sh.), dolën në dritë dhe shpëtuan...! Këto dëshmi të jetës së këtyre njerëzve i kemi përkthyer nga gjuha angleze, të cilat i kemi huazuar nga revista të ndryshme të Perëndimit e të Lindjes dhe gjatë viteve (1987 - 1997) kohë pas kohe, ato janë botuar në revistën “Dituria Islame” të Prishtinës dhe në revistën “Hëna e Re” e Shkupit...

“Po, njeriu është dëshmitar i vetvetes.” (Kur’ani 75:14)

“Ka shpëtuar ai që është pastruar.” (Kur’ani: 87:14)

Të gjithë këta, që ishin shkencëtarë, diplomatë, filozofë, priftërinj katolikë, protestantë, rabinë çifutë (hebrenj) etj., dëshmuan secili për vete dhe shpëtuan pasi u pastruan, por në këtë libër të gjithë janë të bashkuar! Ata ishin njerëz të arsyeshëm, me mendje të shëndoshë dhe e kuptuan të Vërtetën. E Vërteta i pastroi, i nxori nga errësira në dritë dhe i shpëtoi!

Këto personalitete janë si vijon :


Vepra e tretë titullohet "Lavdi Zotit, Kosova do të jetojë", është një përmbledhje me poezi fetare-atdhetare, të botuara gjatë njëzet vjetëve të fundit (1980-1999) në këto revista: “Shtigje” Gjakovë, “Dituria Islame” Prishtinë, “Alternativa” Ljubljanë, “Drita Islame” Tiranë dhe “El-Hilal-Hëna e Re” Shkup.

Në të gjitha poezitë e këtij libri, që janë gjithsejt njëzet, dallohet një frymëzim i thellë, me tekste të forta patriotike-fetare, dhe autori, Mexhid Yvejsi, me këto poezi, siç shkruan redaktori i librit z. Faik Miftari, “na përkujton poetët e Rilindjes Kombëtare, siç ishtin Frashëri, Çajupi, Asdreni etj.”

Libri "Lavdi Zotit, Kosova do të jetojë", përveç vlerave artistike e frymëzuese që ka, ka edhe disa të veçanta: Është libri i parë i botuar në Kosovë, pas luftës së përgjakshme, është botuar në korrik 1999, në qytetin e parë të Kosovës, në Prizren. Ndërsa, autori-poeti Mexhid Yvejsi librin ia kushton mikut të tij, dëshmorit për fe e atdhe, Haxhi Hasan Vuçitërnes me këtë përkushtim: “Shpirtit të ndritur të Haxhi Canës, (1919-1998) dëshmorit nga Rahoveci, për fe e atdhe, ia kushtoj këtë vepër me dashuri e një biri të bindur, në përvjetorin e parë të flijimit…” Poezitë e librit "Lavdi Zotit, Kosova do të jetojë", të radhitura duken kështu :

Vepra e katërt me radhë titullohet "Ilaçi i lumturisë". Kjo vepër është shkruar rreth vitit 1105 nga njëri prej dijetarëve më të mëdhenjtë të njerëzimit Imam Gazaliu (1058-1111). Këtë libër të vogël në dukje, por me vlerë të madhe, e shkroi në gjuhën persishte me titullin: Kimija-i sa'ādat, që do të thotë: Ilaqi i lumturisë. Ky libër shkruar nga Imam Gazaliu, përkthyer nga anglishtja nga Mexhid Yvejsi, ka gjithsejt 110 faqe, 8-të kapituj, që u paraprinë fjala e përkthyesit, ku ndër të tjera shkruan:

Njëherë e kishin pyetur studentët profesorin e nderuar, shkencëtarin e madh, Luis Pasteur-in (1882-1895), se ku gjendet lumturia, se kush mund të jetë i lumtur ? Ai ishte përgjigjur kështu: “I lumtur mund të jetë ai njëri që e ka Zotin në shpirtin e vet!

Pra, që njeriu të jetë i lumtur, e në veçanti shqiptarët, që janë të shumtën të hutuar, të zhgënjyer, të dëshpruar, kanë nevojë për Zotin, sepse siç shkruan Mexhid Yvejsi, në vend të pasthënies, duke cituar shkencëtarin më të madh të shekullit, Albert Ajnshtajn (1879-1956), i cili u lut, me këto fjalë të paharrueshme: “Në emër të Zotit, nëse Atij i besoni, merreni ju atë me seriozitet; nëse jo, ne jemi të humbur.

8 kapitujt e librit janë si në vijim :

"Për Fe e Atdhe", quhet libri i pestë i autorit Mexhid Yvejsi. Ai në hyrje të parathënies së librit shprehet kështu:

" Lexues i nderuar! Para vetes keni librin me titull: Për Fe e Atdhe. Përse një titull i tillë? Sepse, ky libër përmban në vete kryesisht tema për Fe e Atdhe. Të gjitha punimet e paraqitura në këtë libër, që janë gjithsej tridhjetë, janë botuar nëpër gazeta dhe revista të ndryshme, janë botuar kryesisht në dhjetëvjeçarin e fundit (1990-2000). Këtu në këtë libër, po shohin dritën të përmbledhura në një vend, jo ashtu siç janë shkruar, por ashtu siç janë botuar…! Pra, ka një ndryshim! Por, ky ndryshim nuk është aq i madh sa është ndryshimi i lexuesve, i pikëpamjeve të tyre…! Sipas dëshmive të tyre, disa prej lexuesve tani janë të lumtur, të gëzuar, sepse e gjetën kuptimin e jetës…! Ndërsa të tjerët, gjithënjë sipas dëshmive të tyre, janë të dëshpëruar, të hidhëruar…! "

Temat në fjalë që ishin 30, janë të radhitura si vijon:


Libri i gjashtë me rradhë titullohet "Kështjellat e gjakut tonë". Në këtë vepër autori Mexhid Yvejsi shtjellon historikun e dy kështjellave apo vatrave të diturisë dhe urtësisë të qytetit të Gjakovës:

Libri ka gjithsej 93 faqe dhe 38 fotografi, sikurse shprehet autori në pasthënie të librit: " Librin e ilustruam me fotografi, sepse siç thotë një fjalë e urtë e Lindjes, një fotografi flet më shumë se njëmijë fjalë.

Xhamia e Hadumit sipas autorit të veprës:

" Në defterin zyrtar te Perandorisë Osmane të vitit 1571, Gjakova përmendet si fshat, ndërsa tregu i saj konsiderohet si qendër tregtare rajonale. Në atë periudhë, konkretisht në në vitet 1594/1595, Hadum Sylejman Efendia - i njohur si "Hadum Aga", vendos ta financojë ndërtimin e një xhamie e cila do ta bartte emrin e tij. Sipas udhëpërshkruesit turk Evlija Çelebi, 70 vjet më vonë rreth fushës së Jak Vulës dhe Xhamisë së Hadumit ishin 2000 shtëpi, disa mesxhide dhe dy xhami monumentale, hane të mbuluara me plumb, hamami i bukur dhe 300 dyqane."

Ndërsa për Medresenë e Madhe të qytetit të Gjakovës thekson që:

"Historiku i saj lidhet ngusht me veprimtarinë e myderrizit të parë, Vejsel Efendiut, të birit të Jahja Efendiut nga Shkodra, i cili, posa erdhi në Gjakovë në shekullin e XVII-të filloi ndërtimin e Medresesë, të cilën e përfundoi në vitin 1748. Është interesant të theksohet se të pesë bijtë e tij, që të gjithë u bënë hoxhallarë të shquar në trevën e Gjakovës, por të atin si muderriz e zëvendësoi i biri, Ismail Efendiu, i cili kishte kryer fakultetin teologjik në Stamboll. Rrugën e babait Ismail Efendiut, e vijoi i biri i tij, Iljaz Efendiu, i cili po ashtu kishte diplomuar teologjinë në Stamboll. Ai ishte edhe hafiz që nga mosha nëntë vjeç. Iljaz Efendiu ndërroi jetë në vitin 1920, por pas la të birin Fahri Efendiun, i cili lindi në Gjakovë në vitin 1903 dhe mësimet e para i ndoqi pranë t'et, Iljaz Efendiut."

Xhamisë së Hadumit e cila dhe pësoi në luftën fundit më 1999, duke ia bombarduar minaren, kallur hamamin dhe bibliotekën e pasur etj., dhe Medresesë së Madhe e cila u mbyll me dhunë nga sistemi i atëhershëm komunist më 1949 për të vazhduar më tej në luftën e fundit në Kosovë me shkatërrimin e saj me themel nga forcat barbare-serbe me 7 maj 1999, autori iu ka kushtuar secilës nga 13 strofa poezi në rimë duke përshkruar historikun e tyre ndër vite që për autorin janë fryt i prekjes së shpirtit me realitetin.

Libri " Ylematë e Gjakovës, mburojë e Kosovës " është libri i shtatë me rradhë i autorit. Ka gjithsej 103 faqe dhe ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë kryesisht flitet për disa nga ylematë e Gjakovës që ishin mburojë e Kosovës, ndërsa në pjesën e dytë flitet për ylematë e gjitha qyteteve të Kosovës dhe rrethanave të tyre.

Autori në parathënie të librit përmend: Posa përfundova dorëshkrimin, fillova t'a rilexoj, kur qe, më erdhi për vizitë një mik i dashur. E pa dorëshkrimin, e shfletoi dhe në fund më tha këto fjalë:" Titulli i librit po më pëlqen; është titull i madh, por libri po më duket i vogël!" Mikut të dashur, i cili është dashamir i librit, ia thashë ato fjalë që do t'i thoshte Bajroni:" Një pikë bojë mjafton pë të zgjuar mendime në miliona njerëz." Pra, ky libër le të shërbejë si një nxitje e madhe për të zgjuar mendime që edhe të tjerët të shkruajnë. Të shkruajnë për ylematë, dijetarët, atdhetarët, që ishin shembull qëndrese, shembull frymëzimi e shprese për shqiptarë...!

Në pjesën e parë është biografia e këtyre ylemave:

Ndërsa në pjesën e dytë janë rreshtuar ylematë e qyteteve të Kosovës të cilët kundërshtuan shpërnguljen e popullatës muslimane të Turqi, apo që këshilluan popullin që të qëndronte në trojet e veta apo që ishin paraparë të detyroheshin për t'u shpërngulur në grupin e III-të:

"Rrëfime të vërteta" quhet libri i tetë i autorit apo ribotimi i tretë i librit të parë të autorit me titullin: "Prej errësirës në dritë, si dhe pse pranuam fenë Islame".

Autori Mexhid Yvejsi librin e tij të nëntë e titullon: "99 Emrat e bukur të Allahut", ku me mjeshtëri të rrallë rradhitë 99 emrat e bukur të Allahut xh.sh. në formë poezie me rimë të përputhur njëra me tjetrën.

Në parathënie shkruan se:

" Është me rëndësi jetike të kuptojmë se në çka besojmë, se çka adhurojmë. Çelësi për të njohur Allahun, Krijuesin, Zotin, Hyun apo të madhin Perëndi, i Cili është Një, gjendet te Shpalljet Hyjnore dhe kjo njohuri për krijesat njerëzore është më e madhja fitore. Allahu është Një. S’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është Një, është kudo në gjithësi, në çdo anë. Krijuesi quhet AllahBibël, siç quhet Allah edhe në Kur’an."

Më poshtë po shkëpusim 2 poezi nga libri, poezinë e parë dhe të fundit, për t'u lidhur kështu me dy 2 emrat e bukur të Allahut xh.sh., Evel dhe Ahir - I Pari dhe I Fundit.

1. ALLAH          ------------------------------------------> 99. ES-SABUR
(Zoti është Një)  ------------------------------------------> (Durimtari)
                                    
Allahu është Zoti ------------------------------------------> Allahu është Zoti, Zoti është 
Një,
Zoti është Një,   ------------------------------------------> S'ka zot tjetër përveç Tij. 
S'ka zot tjetër   ------------------------------------------> Ai është shumë Durimtar,
Përveç Tij.       ------------------------------------------> Nuk nxitohet për mëkatarë:
Këtë të vërtetë secili njeri -------------------------------> U jep kohë të pendohen,
Duhet ta kuptoi, duhet ta di. ------------------------------> U jep rastin të edukohen,
Për me pasë dritë, ardhmëri. -------------------------------> Me qëllim të përmirësohen.

"Prejardhja e festave" quhet libri i parafundit i autorit. Vepra e tij demanton dhe demaskon festat e huaja që i serviren popullit shqiptar, e në fakt kanë rrënjë pagane. Më së miri kjo përshkruhet në parathënie të librit ku thuhet:

" Mashtrimi që iu bëhet njerëzve gjatë tërë jetës në emër të festës, nuk është vetëm trillim, i cili na sjellë humbje, kurse atyre fitim. Fitimi i tyre është humbja jonë, kjo, sigurisht, të gjithëve na dëmton. Dëmtimi nga mashtrimi sjellë edhe krizën shpirtërore, sigurisht kriza shpirtërore e shoqërisë njerëzore është shumë herë më e rëndë sesa ajo ekonomike e politike”.

Ashtu siç është edhe titulli i librit, edhe përmbajtja është e këtij llojit, pra si kanë ardhur këto festa deri tek populli shqiptar. Temat e librit janë këto:

"Në dritë të njohjes" është libri i fundit i autorit, i cili sipas parathënies:

" ... është një përmbledhje kumtesash të cilat janë lexuar në takime të ndryshme, në nivele të ndryshme, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare".

Dy nga çështjet themelore që paraqiten në këtë libër janë filozofia dhe feja dhe roli i tyre në jetën personale, në sferën shoqërore, në përmasa kombëtare, evropiane dhe botërore. Në pjesën e fundit të librit është shtojca - një album i vogël me fotografi, si përkujtim dhe dëshmi...! Temat e librit, të cilat janë studime, që autori ndër vite i botoi nëpër revista fetare dhe shkencore, tanimë janë të tubuara në këtë libër, dhe janë si në vijim:

Mexhid Yvejsi jeton dhe vepron në Gjakovë, Kosovë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]