Jump to content

Parku Kombëtar i Lurës

Coordinates: 41°47′N 20°11′E / 41.783°N 20.183°E / 41.783; 20.183
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Parku Kombëtar i Lurës
IUCN kategoria II (park kombëtar)
(Liqeni i Luleve), një prej liqeneve akullnajore të Lurës
Koordinatat41°47′N 20°11′E / 41.783°N 20.183°E / 41.783; 20.183
Identifikuesi345
ShtetiShqipëria Shqipëria
Rrethii Dibrës
Qarkui Dibrës
BashkiaPeshkopi
Vendndodhjanë malësinë e Lurës
Qyteti i afërtPeshkopia
Sipërfaqja1,300 ha
Krijimi1966


Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha.

Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartësinë 1600–1700 m. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë.

Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës. Ndër to përmendim Liqenin e Madh, Liqenin e Zi, Liqenin e Lopëve, Liqenin e Luleve etj.

Liqenet shtrihen ne shpatin lindor, në pragun e Nezhdës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor.

Mbi liqene rritet një bimësi higrofile, siç është zambaku i ujit me lulet e bardha të mëdha, të cilat në verë pushtojnë gjithë sipërfaqen e tyre duke u dhënë një bukuri të rrallë. Vlera botanike dhe ekologjike e parkut pyjor te Lurës lidhet si me pasurinë, shumëllojshmërinë dhe vjetërsinë e drurëve, shumë prej të cilave kanë moshë shekullore, ashtu dhe me liqenet akullnajore, që janë nga më të bukurat e Shqipërisë me relievin e thyer e të larmishëm.

Karakteristika gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore. Malet e Lurës kane drejtim veri-jug. Malet e Lurës ngrihen ne 2250 m.

Ariu i murmë është kafsha grabitqare gjitarë më e madhe e vendit dhe që gjendet në Lurë (arrin 2 metra gjatësi,1 metër lartësi dhe ka një peshë prej 180–200 kg).

Rrëqebulli është kafshë grabitqare deri në 1 metër gjatësi, me gëzof shumë të bukur lara-lara dhe të kushtueshëm. Ai gjendet në Lure. Zardafi është kafshë grabitqare e ngjashme me shqarthin, por me trup më të madh dhe gezof të çmueshëm dhe ngjyrë kafe të thellë. Gjendet me shumicë në Lur.

Kaprolli ose sorkadhja, është një gjitar ripërtypës dythundrak i familjes së drerëve, me trup elegant 60–70 cm të lartë, deri 130 cm i gjatë dhe me një peshë 15–25 kg. Mashkulli ka brirë të degëzuar kurse femra nuk ka brirë, gjendet në Lur.

Gjeli i egër është shpendi më i madh i familjes së fazanëve por mjaft i rrallë. Jeton në gjithë zonat kodrinore e malore të Evropës, po ashtu dhe në Lurë.[1]

Bimësia e shumëllojshme. Tipi i pare përbehet nga drurë gjethe gjere, qe i leshojne fletët gjate stinës se dimrit, dhe në lartësitë e mëdha nga drurët halore te tipit subarktik. Këto janë masivet pyjore më të mëdha të Lurës si dhe të vendit.

Brezi i dushkut shkon deri ne 700–800 m dhe ne jug deri ne 1000 m. Ka disa lloje dushqesh si qarri, bulderi.

Brezi i ahut fillon nga 900–1000 m deri në kufinjtë më të lartë të pyllit, 1900–2000 m mbi nivelin e detit. Ai ka bimësi me të dendur dhe formacioni kryesor është ai i ahut, i cili ka dhe dendësinë më të madhe. Ne brezin e ahut rriten dhe formacione halore dhe pikërisht pisha e zeze qe formon pyje te veçanta ne tokat më të varfra, kryesisht në shkëmbinjtë magnetike te Lurës. Përveç pishës së zeze, në këto lartësi takohet dhe bredhi i bardhe, i vetmuar ose ne grupe me pyllin e ahut, por aty-këtu formon pyje me vete në Lurë, Bjeshkët e Oroshit...

Mbi brezin e ahut takohen pyjet e rrobullit dhe arnenit, qe formojnë pyjet me te përhapura te vendit tone. Pyjet e rrobullit takohen në Lurë. Pyjet me arne kane pamje me te kufizuar dhe takohen ne malin e Runjes, Lurës, Dejës.

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vargmalet e Lurës ose siç quhen ndryshe Vargmalet Qendrore shtrihen midis luginës se Drinit te Zi ne lindje, pellgut të Matit në perëndim, luginës se Serriqes ne veri dhe luginës se Zallit te Bulqizës ne jug. Këta kufinj janë kryesisht morfologjike. Ata shtrihen ne drejtim veri-jug, në një gjatësi rreth 75 km dhe gjerësi që shkon nga 20 km (jug) ne 30 km (qendër).

Vargjet e Lurës përbehen prej dy vargjesh paralele midis tyre, qe ne pjesën veriore kthehen drejt verilindjes. Lartësitë më të mëdha arrihen ne pjesën qendrore me malin e Dejës 2246 m dhe Kurorën e Lurës 2121 m. Nga kjo lartësi ato ulen në drejtim te veriut dhe jugut nen 2000 m.

  1. ^ "Parku kombetar i Lurës". Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2010. Marrë më 29 tetor 2014.