Portal:Shqipëria/Hyrje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqipëria është një shtet në Evropën Juglindore. Kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndmi, Kosova në verilindje, Republika e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug dhe juglindje. Në perëndim laget nga Deti Adriatik, ndërsa në jugperëndim nga Deti Jon.

Paraardhësit e shqiptarëve janë ilirët, të cilët banonin një territor në Ballkanin perëndimor nga lumi Sava, Drava në veri dhe deri në Gjirin e Ambrakisë në jug. Trevat e banuara nga shqiptarët kanë qënë për shumë kohë pjesë të Perandorisë romake, bizantine dhe otomane. Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912.

Shqipëria është anëtare e OKB, NATO, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshilli i Evropës, Organizata Botërore e Tregtisë, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe një nga anëtarët themelues të Bashkimit për Mesdheun. Shqipëria ka qenë një kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga janari i vitit 2003, dhe aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE më 28 prill 2009.

Lexo më tej...

Flamuri | Stema | Himni