Provinca e Riminit
Provinca e Riminit
Provincia di Rimini | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 329 970 |
{{{postal_code_type}}} | 47921-47924 Rimini 47814-47867 provinca |
Faqja zyrtare | www.provincia.rimini.it |
Provinca e Riminit (italisht:Provincia di Rimini) është një krahinë italiane e rajonit Emilia-Romanja me 329 970 banorë.
Ajo kufizohet në jug me Provincën e Pezaro dhe Urbinos të rajonit të Markes dhe Republikën e San Marinos, në lindje me detin Adriatik, në veri me Provincën e Forli-Çezenës, në perëndim me Provincën e Arecos të rajonit të Toskanës.
Provinca e Riminit është themeluar në vitin 1992, pasi u shkëput nga Provinca e Forlit.
Në vitin 2009 ajo u zgjerua duke përfshirë shtatë komuna të Valmarekias së sipërmme: Kastedelçi, Maiolo, Novafeltria, Pennabilli, St Leo, Shën Agatha Feltria dhe Talamello, të përfshira më parë në provincën e Pezaro dhe Urbinos, të rajonit të Markes.
Pas një referendumi lokal, parlamenti i dha dritën e gjelbër për të lëvizur nga rajoni i Markes tek ai i Emilia-Romanjas.
Provinca e Riminit, territor i një tradite të gjatë e turizmit, është e famshme për qytetet e Riminit, Riçiones, Bellaria-Igea Marina, Cattolica dhe Misano Adriatico, të cilat shtrihen përgjatë 30km në bregun e detit Adriatik.