Provinca e Agrixhentos
| Provinca e Agrixhentos Provincia di Agrigento |
|
|---|---|
|
|
|
| Shteti | |
| Rajoni | Sicilia |
| Kryeqendra | Agrixhento |
| Presidenti | Eugenio d'Orsi |
| Sipërfaqja | 3.042 km2 |
| Zona Kohore | UTC+1 |
| Kodi Postal | 92100 Agrixhento, 92010-92029 provinca |
| Prefiksi | 0922, 0925 |
| Nr. i komunave | 43 |
| Popullsia | (30-09-2011) 453 416 banorë |
| Dendësia | 149,05 banorë/km2 |
| Faqja Zyrtare www.provincia.agrigento.it
|
|
Provinca e Agrixhentos (italisht: Agrigento) është një provincë në Rajonin e Sicilisë në Itali. Ajo kufizohet në perëndim nga Provinca e Trapanit, në veri nga Provinca e Palermos, në lindje nga Provinca e Kaltanisetës dhe në jug nga Kanali i Sicilisë. Kryeqyteti i saj Girgenti ndryshoi emrin e tij në Agrigento, në vitin 1929, pikërisht në periudhën fashiste. Konsiderohet toka simbol e kolonizimit grek në Itali. Përveç kësaj, lugina e saj është një nga tërheqjet turistike të më mëdha në Sicili.
Ajo shtrihet nga lindja në perëndim, nga deti i Licatës në plazhet e Menfit, pranë rrënojave greke të Selinuntes, ndërsa nga veriu në jug nga malet e Sikanit tek Kanali i Sicilisë. Një pjesë sipërfaqes së provincës, që korrespondon me arkipelagun e Pelaxhies (Lampeduza, Linoza dhe Lampione), i takon gjeologjikisht kontinentit afrikan. Territori i saj përkon saktësisht me Kryedioqezën e Agrixhentos, dioqeza më e madhe katolike e Sicilisë.
