Provinca e Kozencës
| Provinca e Kozencës Provincia di Cosenza |
|||
|---|---|---|---|
|
|||
|
|
|||
| Shteti | |||
| Rajoni | Kalabria | ||
| Kryeqendra | Kozenca | ||
| Presidenti | Mario Gerardo Oliverio | ||
| Sipërfaqja | 6.650 km2 | ||
| Zona Kohore | UTC+1 | ||
| Kodi Postal | 87100 | ||
| Prefiksi | 0968, 0981, 0982, 0983, 0984, 0985 | ||
| Nr. i komunave | 155 | ||
| Popullsia | 734.414 banorë | ||
| Dendësia | 110,44 banorë/km2 | ||
| Faqja Zyrtare www.provincia.cs.it
|
|||
Provinca e Kozencës (italisht: Provincia di Cosenza) është një krahinë italiane e Kalabrisë. Me një sipërfaqe prej 6.650 km2, është provinca më e madhe e Kalabrisë, dhe e pesta në Itali për nga sipërfaqja. Me 734.414 banorë, është edhe provinca më e populluar e Kalabrisë, dhe ka një dendësi të popullsisë prej 110.44 banorë për km2.
Relievi i Kozencës është mjaft i larmishëm, i karakterizuar nga një mbizotërim i maleve dhe kodrave ndaj zonave fushore, por me shtrirje të gjatë të bregdetit. Aty ndodhen qendrat kryesore të organizatave kulturore dhe shkencore të Kalabrisë dhe Universiteti i Kalabrisë, universiteti i parë dhe më e rëndësishme në rajon që ka kampusin universitar më të madh në Itali.
Provinca e Kozencës kufizohet në veri me Provincën e Potencës dhe Materës të Rajonit të Bazilikatës, në jug me Provincën e Katanzaros dhe Krotones, në perëndim laget nga Deti Tirren dhe në lindje nga Deti Jon.
Pakicat [redakto]
Provinca e Kozencës përfshin një komunitet të folësve të gjuhës Oksitanisht (e njohur edhe si gjuha d'OC) në Guardia Piemontese. Ai u themelua nga anëtarët e lëvizjes Valdeze apo Vaudois, që emigruan për t'i shpëtuar persekutimit fetar në shekujt e 13-të dhe 14-të. Ekziston edhe një numër i konsiderueshëm komuniteti Arbëresh, të cilët u vendosën në Itali gjatë shekujve 15 dhe 16.

