Sehadete Doko-Mekuli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sehadete Doko-Mekuli, ( 16 tetor 1928, Ohër, Maqedoni - 12 nëntor 2013, Prishtinë, Kosovë)[1] ishte një gjinekologe dhe pedagoge universiteti.[2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sehadete Doko-Mekuli maturoi në vitin 1947 në Ohër, studimet për mjekësi i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Shkupit në vitin 1954, specializoi për gjinekologjiBeograd ku edhe doktoraturoi në vitin 1973. Më vonë ajo filloi punën në repartin e pastaj edhe në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë ku u dallua edhe si pedagoge e gjinekologjisë në Katedrën Gjinekologjike-Obstetrike në Universitetin e Prishtinës. Shquhet edhe si eksperte e madhe dhe grua energjike, e cila ishte ndër të parat që kundërshtoi haptas dhunën serbe në Kosovë, sidomos në shëndetësi. Personaliteti i saj ishte inspirim për karaketrin e Dr. Teuta Shkrelit në veprën Krushqit janë të ngrirë të shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare.

Sehadete Doko-Mekuli ishte e martuar me poetin e shquar Esad Mekuli.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sehadete Doko - Mekuli shkroi dhe botoi punime dhe vepra shkencore - profesionale, siç janë:

  • Epidemiologjia e kancerit të mitrës (1965)
  • Barrat e shumëfishta (1980), etj.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Përcillet në shtëpinë e fundit Prof.dr. Sehadete Mekuli". Koha Ditore. 12 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 21 nëntor 2016.
  2. ^ Robert Elsie (15 nëntor 2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. fq. 82. ISBN 978-0-8108-7483-1.
  3. ^ H. Koliqi:Gruaja ndër shekuj (Arsimimi dhe emancipimi i saj), Libri shkollor, Prishtinë, 2009 fq. 355 ISBN 978-9951-07-716-3