Serbia në Festivalin Evropian të Këngës
| Serbia | |
|---|---|
| Televizioni Transmetues | RTS |
| Eventi Përzgjedhës | Beovizija |
| Paraqitjet | |
| Paraqitjet | 3 |
| Paraqitja e Parë | 2007 |
| Rezultatet më të Mira | 1-rë ; 2007 |
| Rezutatet jo të Mira | 10-të Gjf ; 2009 |
| Link | |
| Serbia në Eurovizion-Faqa Zyrtare | |
Serbia si shtet i ndarë nga Serbia dhe Mali i Zi filloi pjesëmarrjen në vitin 2007 në Helsinki të Finlandës. Shteti Serb ka bërë 3 paraqitje një-herë dhe atë që Serbinë e bën më të veçantë janë rezultatet shumë të mira të saj. Në vitin e parë për Serbinë këngëtarja Marija Šerifović fitoi Festivalin në vitin 2007 duke grumbulluar kështu 298 pikë në gjysmë-finale (Rekord) dhe 268 pikë në Finale. Kënga fituese e vitit 2007 për Serbinë ishte kënga Molitva ose në shqip " Lutja ". Pas fitores së Serbisë sipas rregullave Serbia duhej të udhëheqte Festivalin Evropian të Këngës 2008 në Beograd. Në atë vit morën pjesë gjithesj 42 shtete. Shtet i ri në vitin 2008 ishte San Marino. Performuesja e dytë për Serbinë ishte Jelena Tomašević me këngën Oro e cila nga 25 shtete në finale dhe më shumë se 20 tjerën në Gjysmë-Finale Serbia ishte automatike në finale dhe mori vendin e 6-të nga 25. Kjo shënoi rezultatet e 2-ta më të mira për këtë shtet.
Vitin 2009 në Moskë, Rusi Beovizijën 2009 e fitoi Marko Kon dhe Milaan të cilët morën si çmim riprezantimin e Serbisë për herë të 3-të. Serbia në vitin 2009 nuk shënoi rezultate të mira duke ngelur në gjysmë-finale e 10-ta me 60 Pikë.Kënga e Serbisë në vitin 2009 quhej Cipela apo në shqip " Këpuca ".
Gjithashtu RTS- Radio televizioni i Serbisë konfirmoi pjesëmarrjen në nëntor të vitit 2009 për pjesëmarrje në Oslo për herë të 4-të.
Pjesëmarrësit [redakto]
| Viti | Performuesi | Kënga | Finale | Pikët | Gjysmë | Pikët |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 2007 | Marija Šerifović | "Molitva" (Молитва) | 1 | 268 | 1 | 298 |
| 2008 | Jelena Tomašević | "Oro" (Оро) | 6 | 160 | - | - |
| 2009 | Marko Kon and Milaan | "Cipela" (Ципела) | - | - | 10* | 60 |
| 2010 | Milan Stanković | Ovo je Balkan | 13 | 72 | 5 | 79 |
* Rregullat e reja të eurovizionit kanë shtuar jurinë të bëjë pjesë në votim, 9 kualifikohen automatikisht dhe 1 e zgjedh Juria.Atë vit Serbia mori vendin e 10-të por juria zgjodhi Kroacinë në vend të Serbisë.
Organizatorë [redakto]
| Viti | Vendndodhja | Vendi | Prezantuesi (it) |
|---|---|---|---|
| 2008 | Beogradska Arena | Jovana Janković (Gazetare) dhe Željko Joksimović (Këngëtarë) |
|
Shtetet pjesmarrëse në Festivalin Evropian të Këngës |
|
|---|---|
| Aktiv |
Shqipëria · Armenia · Azerbajxhani · Bjellorusia · Belgjika · Bosnja dhe Hercegovina · Bullgaria · Kroacia · Qipro · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjeorgia · Gjermania · Greqia · Islanda · Irlanda · Izraeli · Letonia · Lituania · Maqedonia · Malta · Moldavia · Holanda · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Rumania · Rusia · Serbia · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Zvicra · Turqia · Ukraina · Britania e Madhe |
| Jo-Aktiv |
Andorra · Austria · Republika Çeke · Hunaria · Italia · Lihtenshtajni · Luksemburgu · Monako · Mali i Zi · Maroku · San Marino · |
| Të shkuara | |
