Festivali Evropian i Këngës 2024

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali Evropian i Këngës 2024
Datat
Gjysmëfinalja e parë7 maj 2024
Gjysmëfinalja e dytë9 maj 2024
Finalja11 maj 2024
Pritës
VendiMalmö Arena,
Malmö, Suedi
Mbikëqyrës ekzekutivMartin Österdahl
Producent ekzekutivEbba Adielsson
Christel Tholse Willers
Transmetuesi pritësSveriges Television (SVT)
Pjesëmarrës
Numri i pjesëmarrësve37
Shtetet debutueseAsnjë
Shtetet që kthehenLuksemburgu Luksemburgu
Votimi
Sistemi i votimitSecili shtet jep dy palë pikë nga 12, 10, 8–1 pikë për këngët e tyre të preferuara: njëra nga juria e tyre profesionale dhe tjetra nga televotimi.

Festivali Evropian i Këngës 2024 do të jetë edicioni i 68-të i Festivalit Evropian të Këngës. Është planifikuar të zhvillohet në Malmö, Suedi, pas fitores së vendit në konkursin e vitit 2023 me këngën "Tattoo" nga Loreen. Organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe transmetuesi pritës Sveriges Television (SVT), gara do të mbahet në Malmö Arena dhe do të përbëhet nga dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj dhe një finale më 11 maj 2024.[1] Do të jetë hera e tretë që konkursi zhvillohet në Malmö, i cili e organizoi më 1992 dhe 2013, dhe hera e shtatë në Suedi, e cila e organizoi për herë të fundit në Stokholm2016.

Vendndodhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Malmö Arena – vendi pritës për festivalin e vitit 2024

Konkursi i vitit 2024 do të zhvillohet në Malmö, Suedi, pas fitores së vendit në edicionin e vitit 2023 me këngën "Tattoo", interpretuar nga Loreen. Kjo do të jetë hera e shtatë që Suedia e organizon konkursin, pasi e ka bërë këtë më parë më 1975, 1985, 1992, 2000, 2013 dhe 2016. Arena e përzgjedhur është Malmö Arena me 15,500 ulëse, një arenë e brendshme me shumë qëllime që shërben si arenë për ndeshjet e hendbollit, të futbollit, koncerte dhe ngjarje të tjera, i njohur për faktin se ka qenë organizues i Festivalit Evropian të Këngës 2013.[2]

Faza e ofertimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Menjëherë pas fitores së Suedisë në konkursin e vitit 2023, qytetet e para që shprehën interesin e tyre për të pritur edicionin e vitit 2024 ishin Stokholmi, Goteborgu dhe Malmö, tri qytetet më të mëdha në vend, si dhe ato që kanë pritur më parë konkursin. Përveç këtyre, një numër qytetesh të tjera shprehën gjithashtu synimin e tyre për të konkurruar në ditët që pasuan fitoren e vitit 2023, përkatësisht Eskilstuna, Jönköping, Örnsköldsvik, Partille dhe Sandviken.[3] Më 7 korrik 2023, EBU-ja dhe SVT-ja e shpallën Malmö-n si qytetin pritës.[4]

Lista preliminare e shteteve pjesëmarrëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përshtatshmëria për pjesëmarrje në Festivalin Evropian të Këngës kërkon një transmetues kombëtar me një anëtarësim aktiv në EBU, të aftë për të marrë konkursin përmes rrjetit të Eurovizionit dhe për ta transmetuar atë drejtpërdrejt në mbarë vendin. EBU-ja lëshon ftesa për të marrë pjesë në konkurs për të gjithë anëtarët.

Për konkursin e vitit 2024, shtetet e pranueshme kishin afat deri më 15 shtator 2023 për t'i dërguar EBU-së konfirmimin e pjesëmarrjes së tyre dhe deri më 11 tetor 2023 të tërhiqeshin pa u përballur me ndëshkime financiare.[5][6]

Deri në dhjetor 2023, 37 shtetet e mëposhtme kanë konfirmuar publikisht synimin e tyre për të marrë pjesë në 2024. Luksemburgu do të rikthehet në garë 31 vjet pas pjesëmarrjes së tij të fundit në 1993.

Shteti Transmetues Artist(ë) Kënga Gjuha Tekstshkrues
Flag of Armenia Armenia AMPTV mars 2024
Flag of Australia Australia SBS Electric Fields "One Milkali (One Blood)" Anglisht, Yankunytjatjara
  • Michael Ross
  • Zaachariaha Fielding
Flag of Austria Austria ORF Kaleen "We Will Rave" Anglisht
  • Anderz Wrethov
  • Jimmy Thörnfeldt
  • Julie Aagaard
  • Thomas Stengaard
Flag of Azerbajxhani Azerbajxhani İTV mars 2024
Flag of Belgjika Belgjika RTBF Mustii "Before the Party's Over" Anglisht
  • Arianna Damato
  • Benoit Leclercq
  • Charlotte Clark
  • Nina Sampermans
  • Pierre Dumoulin
  • Thomas Mustin
Flag of the United Kingdom Britania e Madhe BBC Olly Alexander "Dizzy" Anglisht
  • Olly Alexander
  • Danny L Harle
Flag of the Czech Republic Çekia ČT Aiko "Pedestal" Anglisht
  • Alena Shirmanova-Kostebelova
  • Steven Ansell
Flag of Danimarka Danimarka DR Saba "Sand" Anglisht
  • Jonas Thander
Flag of Estonia Estonia ERR 5miinust & Puuluup "(Nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi" Estonisht
  • Kim Wennerström
  • Kohver
  • Lancelot
  • Marko Veisson
  • Päevakoer
  • Põhja Korea
  • Ramo Teder
Flag of Finlanda Finlanda Yle Windows95man "No Rules!" Anglisht
  • Henri Piispanen
  • Jussi Roine
  • Teemu Keisteri
Flag of Franca Franca France Télévisions Slimane "Mon amour" Frëngjisht
  • Meïr Salah
  • Slimane Nebchi
  • Yaacov Salah
Flag of Gjeorgjia Gjeorgjia GPB mars 2024
Flag of Gjermania Gjermania NDR Isaak "Always on the Run" Anglisht
  • Greg Taro
  • Isaak Guderian
  • Kevin Lehr
  • Leo Salminen
Flag of Greqia Greqia ERT Marina Satti "Ζάρι (Zari)" Greqisht, Anglisht
  • Gino "The Ghost" Borri
  • Jay Lewitt Stolar
  • Jordan Richard Palmer
  • Konstantin Plamenov Beshkov
  • Manolis "Solmeister" Solidakis
  • Marina Satti
  • Nick Kodonas
  • Oge
  • Vlospa
Flag of the Netherlands Holanda AVROTROS Joost Klein "Europapa" Holandisht
  • Donny Ellerström
  • Joost Klein
  • Paul Elstak
  • Teun de Kruif
  • Thijmen Melissant
  • Tim Haars
Flag of Islanda Islanda RÚV 11 mars 2024
Flag of Republika e Irlandës Irlanda RTÉ Bambie Thug "Doomsday Blue" Anglisht
  • Bambie Ray Robinson
  • Olivia Cassy Brooking
  • Sam Matlock
  • Tyler Ryder
Flag of Italia Italia RAI Angelina Mango "La noia" Italisht
  • Angelina Mango
  • Dario Faini
  • Francesca Calearo
Flag of Izraeli Izraeli IPBC Eden Golan "Hurricane"
Flag of Kroacia Kroacia HRT Baby Lasagna "Rim Tim Tagi Dim" Anglisht Marko Purišić
Flag of Letonia Letonia LTV Dons "Hollow" Anglisht
  • Artūrs Šingirejs
  • Kate Northrop
  • Liam Geddes
Flag of Lituania Lituania LRT Silvester Belt "Luktelk" Lituanisht
  • Džesika Šyvokaitė
  • Elena Jurgaitytė
  • Silvestras Beltė
Flag of Luksemburgu Luksemburgu RTL Tali "Fighter" Frëngjisht
  • Ana Zimmer
  • Dario Faini
  • Manon Romiti
  • Silvio Lisbonne
Flag of Malta Malta PBS Sarah Bonnici "Loop" Anglisht
  • Kevin Lee
  • Leire Gotxi Angel
  • Sarah Bonnici
Flag of Moldavia Moldavia TRM Natalia Barbu "In the Middle" Anglisht
  • Khris Richards
  • Natalia Barbu
Flag of Norvegjia Norvegjia NRK Gåte "Ulveham" Norvegjisht
  • Gunnhild Sundli
  • Magnus Børmark
  • Jon Even Schärer
  • Marit Jensen Lillebuen
  • Ronny Graff Janssen
  • Sveinung Ekloo Sundli
Flag of Polonia Polonia TVP Luna "The Tower" Anglisht
  • Aleksandra Katarzyna Wielgomas
  • Max Cooke
  • Paul Dixon
Flag of Portugalia Portugalia RTP mars 2024
Flag of Qiproja Qiproja CyBC Silia Kapsis "Liar" Anglisht Dimitris Kontopoulos
Flag of San Marino San Marino SMRTV Megara "11:11" Italisht, Spanjisht
  • Isra Dante Ramos Solomando
  • Roberto la Lueta Ruiz
  • Sara Jiménez Moral
Flag of Serbia Serbia RTS Teya Dora "Рамонда (Ramonda)" Serbisht
  • Andrijano Kadović
  • Luka Jovanović
  • Teodora Pavlovska
Flag of Shqipëria Shqipëria RTSH Besa Kokëdhima "Titan" Anglisht
  • Besa Kokëdhima
  • Kledi Bahiti
  • Rozana Radi
  • Petrit Sefaj
Flag of Sllovenia Sllovenia RTVSLO Raiven "Veronika" Sllovenisht
  • Bojan Cvjetićanin
  • Danilo Kapel
  • Klavdija Kopina
  • Martin Bezjak
  • Peter Khoo
  • Sara Briški Cirman
Flag of Spanja Spanja RTVE Nebulossa "Zorra" Spanjisht
  • Mark Dasousa
  • Mery Bos
Flag of Suedia Suedia SVT Marcus & Martinus "Unforgettable" Anglisht
  • Jimmy "Joker" Thörnfeldt
  • Joy Deb
  • Linnea Deb
  • Marcus Gunnarsen
  • Martinus Gunnarsen
Flag of Ukraina Ukraina UA:PBC Alyona Alyona & Jerry Heil "Teresa & Maria" Ukrainisht
  • Aliona Savranenko
  • Anton Chilibi
  • Ivan Klymenko
  • Yana Shemaieva
Flag of Zvicra Zvicra SRG SSR Nemo "The Code" Anglisht
  • Benjamin Alasu
  • Lasse Midtsian Nymann
  • Linda Dale
  • Nemo Mettler

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Malmö will host the 68th Eurovision Song Contest in May 2024". Eurovision.tv (në anglisht). European Broadcasting Union (EBU). 2023-07-07. Marrë më 2023-07-07.
  2. ^ Månsson, Annie; Ek, Torbjörn (2023-07-07). "Malmö får Eurovision 2024". Aftonbladet (në suedisht). Marrë më 2023-07-07.
  3. ^ Kurris, Dennis (2023-06-12). "Eurovision 2024: Last day for Swedish cities to submit hosting bids". ESCplus (në anglisht). Marrë më 2023-06-15.
  4. ^ Lindstedt, Moa; Lindgren, Hannah (2023-07-07). "Klart: Eurovision Song Contest 2024 arrangeras i Malmö". SVT Nyheter (në suedisht). SVT. Marrë më 2023-07-07.
  5. ^ Jiandani, Sanjay (2023-08-17). "Monaco: TVMONACO launches in September: will the country return to Eurovision?". ESCToday (në anglisht). Marrë më 2023-08-17.
  6. ^ Konstantopoulou, Rina (2023-08-17). "EUROVISION NEWS: The swedish production begins, these are all the details and the countries so far!" (në anglisht). OGAE Greece. Marrë më 2023-08-18.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]