Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë
Shkatërrimi i armatimit kimik të Sirisë është një proces në vijim i cili filloi me disa marrëveshje të arritura në 13 shtator 2013. Marrëveshja më e rëndësishme është Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2118, e cila imponon Sirinë sipas përgjegjësive të saj dhe sipas një afati të paracaktuar kohor të shkatërrojë armatimin e saj kimik dhe objektet e prodhimit të armatimit. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit detyronte Sirinë të vinte në jetë planin e miratuar nga Këshili Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ang. Organisation for the Prohibition of Chemical Weapon).
Shtysë në marrjen e vendimit për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë u bë një deklaratë retorike e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili më 9 shtator 2013 deklaroi se Siria duhet të dorëzojë brënda një jave të gjithë arsenalin e saj të armëve kimike.[1] Gjatë kësaj kohe Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin stacionuar në vendet përreth mjetet e nevojshme luftarake për të ndërmarrë një sulm të mundshëm ajror mbi Sirinë në përgjigje të sulmeve në qytetin Ghouta nga qeveria siriane më 21 gusht 2013.[2] Ky sygjerim u mirëprit nga Rusia (dhe Siria) dhe çoi në negociatat dypalëshe amerikano-ruse, të cilat u përmbyllën më 14 shtator me "Marrëveshjen për eleminimin e armëve kimike të Sirisë", sipas së cilës stoku i armatimit kimik të Sirisë duhet të shkatërrohet deri në korrik të vitit 2014.[3][4][5] Pas marrëveshjes Siria aderoi në Konventën e Armëve kimike dhe ra dakord të aplikojë këtë konventë provizorisht, derisa të hyjë në fuqi më 14 tetor 2013. Në 21 shtator 2013, Siria i ofroi Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike një listë me armatimin e plotë të saj kimik, përpara aftatit të vendosur.[6]
Sfondi historik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta civile në Siri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Lufta civile në Siri
Siria që prej vitit 2011 ka qënë në luftë civile.[7]
Mbi 300 vetë mbetën të vrarë dhe mijra të tjerë u lënduan më 21 gusht 2013, në sulmin mbi qytetin Ghouta, në të cilin raketa që përmbanin agjentin kimik sarinë, goditën disa zona të kontestuara apo të kontrolluara nga opozita në Ghouta, periferi të Damaskut.[8] Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore fajësuan qeverinë siriane për sulmet, ndërsa Siria fajësoi forcat opozitare të luftës civile. Në përgjigje të sulmeve mbi Ghouta, një koalicion i vendeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, të cilat mbështesin rebelët,[9] kërcënuan Sirinë se do të ndërmerrnin sulme ajrore. Rusia, një aleat kyç i Sirisë,[10] së bashku me Kinën më herët kishin bllokuar përpjekjet e bëra nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe për të siguruar miratimin nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për ndërhyrje ushtarake.[11]
Gjatë samitit të G20 më 6 shtator, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA Barack Obama diskutuan idenë e vendosjes së armëve kimike të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar.[1] Më 9 shtator 2013, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry deklaroi se sulmet ajrore mund të evitoheshin nëse Siria dorëzonte „çdo grimë të vetme“ të stoqeve të armëve të saj kimike brenda një jave, por Siria „nuk është gati për të bërë atë dhe kjo nuk mund të bëhet“.[1] Zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit theksuan se deklarata e Kerry-it dhe afati njëjavor i tij ishin retorikë, në kuadrin e pamundësisë që Siria të dorëzonte armët.[12][13] Megjithatë, disa orë pas deklaratës së Kerry-it, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi se Rusia i kishte sugjeruar Sirisë që të hiqte dorë nga armët e veta kimike,[14] dhe Ministri i Jashtëm sirian Valid al-Moallem e përshëndeti menjëherë propozimin.[15][14]
Arsenali me armatim kimik i Sirisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi i armatimit kimik të Sirisë filloi në vitet 1970 me ardhjen e armëve dhe trajnimit nga Egjipti dhe Bashkimi Sovjetik; ndërsa prodhimi i armëve kimike në Siri filloi në mes të viteve 1980. Përpara shtatorit 2013, Siria nuk kishte pranuar publikisht se zotëronte armatim kimik, edhe pse shërbimet e inteligjencës perëndimore besonin se ajo mbante një prej rezervave më të mëdha të botës me armë kimike.[16] Në shtator 2013, inteligjenca franceze deklaroi se rezervat siriane arrinin në 1.000 ton, duke përfshirë Yperite, VX dhe "disa qindra ton Sarinë".[17] Në tetor 2013, ONAK zbuloi një total prej 1.300 ton me armë kimike.[18] Gjithashtu Siria i dorëzoi ONAK listën me 23 vendet ku prodhoheshin dhe magazinoheshin armët kimike, të cilat për arsye konfidencialiteti nuk u bënë ndonjëherë publike.[19][20] Megjithatë sipas ekspert amerikan për ndalimin e armëve kimike Amy Smithson, këto vendet besohet të përfshijnë: [21]
- katër objekte për prodhimin e armëve kimike në Safira, Khan Ebu Shamat, Homs dhe Hama
- gjashtë objekte për magazinimin pranë Safira, Homs, Hama, Furqlus, Latakia dhe Palmira
- një vend hulumtimi dhe zhvillimi shkencor në Damask
Rezoluta 2118 e Këshillit të Sigurimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Negociatat mbi rezolutën e Këshillit të Sigurimit fillimisht ishin kundërshtuese,[22][23][24] pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca propozuan një projekt-rezolutë që sanksiononte sipas Kapitullit VII, përdorimin e forcës ushtarake, nëse Siria nuk i përmbushute angazhimet e saj sipas marrëveshjes. Rusia dhe Kina ishin kundër çdo rezolute që autorizonte sipas Kapitullit VII, përdorimin e forcës pa një votim të dytë të Këshillit të Sigurimit.[22][23][24] Pas negociatave të mëtejshme, më 26 shtator pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së arritën marrëveshje mbi zbatimin e një projekt-rezolute.[25][26] Në ditën në vijim, vetëm disa orë pasi Këshilli Ekzekutiv i ONAK miratoi një plan të detajuar për zbatimin e Marrëveshjes mes SHBA dhe Rusisë, Rezoluta 2118 e Këshillit të Sigurimit u miratua njëzëri, duke e bërë planin e ONAK detyrues për Sirinë.[27]
Rezoluta kërkon që Siria të eliminojë tërësisht rezervën e saj me armë kimike dhe të lejojë qasje të plotë të inspektorëve të armëve kimike të OKB dhe ONAK.[28] Nëse rezoluta nuk është në përputhje me kërkesësa të tjera, Këshilli i Sigurimit do të duhet të miratojë një rezolutë të dytë lidhur me imponimin e veprimeve të tjera ose ushtarake kundër Sirisë sipas Kapitullin VII të Kartës së OKB-së.[28] Votimi mbi rezolutën u shty deri në 27 shtator për shkak se ONAK së pari e kishte të nevojshme të votonte për planin e saj të detajuar të zbatimit.[28] Siria u zotuan të veprojnë në përputhje me rezolutën.[29]
Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka theksuar se rebelët në luftën civile siriane të mbështetur nga Perëndimorët dhe Arabët gjithashtu duhet të jenë në përputhje me rezolutën e OKB-së, dhe duhet të ofrohet siguri se ekstremistët nuk shtien në dorë armët kimike. „Përgjegjësia nuk është vetëm mbi qeverinë siriane,“ deklaroi ai, „por edhe mbi opozitën dhe gjithë shtetet në këtë sferë natyrisht nuk duhet të lejojnë që këto armë të bien në duart e aktorëve jo-shtetërorë.“[30]
Detyrimet e Sirisë sipas planit të ONAK
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas vendimit, i cili është inkorporuar në Rezolutën 2118 të Këshillit të Sigurimit, Siria është e nevojshme të ndërmarrë veprimet e mëposhtme:[31]
- (a) deri më 4 tetor ti paraqesë sekretariatit informacion të mëtejshëm (nga ai i paraqitur më 12 shtator 2013) mbi armët e saj kimike, në veçanti: “(i) emri kimik dhe prodhuesi ushtarak i çdo kimikati në rezeravt e armëve kimike, duke përfshirë prekursorët dhe toksinat si dhe sasitë e tyre; (ii) lloj specifik i municioneve, nëndegët e municioneve dhe pajisjet në rezervat e saj të armëve kimike, duke përfshirë sasitë e veçanta të çdo lloji që janë të mbushura dhe të pambushura; si dhe (iii) vendnodhja e të gjithë arsenalit kimik, e të gjitha magazinave, objektet e prodhimit, duke përfshirë pajisjet mbushëse dhe përzjerëse, pajisjet dhe laboratorët e hulumtimit shkencor, duke paraqitur koordinata të detajuara gjeografike,”
- (b) ti dorëzojnë Sekretariatit të ONAK deklaratën e kërkuar nga neni III i Konventës së Armëve Kimike jo më vonë se 27 tetor,
- (c) të eliminojë plotësisht të gjitha armët, materialet kimike dhe pajisjet e saj gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, “subjekt i kërkesave të detajuara, duke përfshirë piketa të ndërmjetme mbi rezultatet gjatë procesit të shkatërrimt, të përcaktuara nga Këshilli [ekzekutiv] jo më vonë se 15 nëntor 2013,”
- (d) shkatërrimi i plotë i pajisjeve të prodhimit, përzjersjes dhe mbushjes së armëve të saj kimike nga 1 nëntori,
- (e) bashkëpunojnë plotësisht me zbatimin e Vendimit, që përfshin ofrimin ndaj personelit të ONAK me "të drejtën e menjëhershëm dhe të lirë për të inspektuar çdo ose të gjitha vendet në Republikën Arabe të Sirisë,” dhe
- (f) të caktojë një zyrtar si pikë kryesore të kontaktit me Sekretariatin e ONAK dhe ti mundësojë këtij personi autoritet për tu siguruar se Vendimi është zbatuar plotësisht.
Implementimi i Rezolutës 2118
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Progresi aktual
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fund të tetorit ONAK u shpreh se priste që 1 nëntori të ishte afati përfundmitar i shkatërrimit të pajisjeve prodhuese të armëve kimike. Më 23 tetor u raportua se ONAK kishte vizitaur 18 nga 23 vendet e deklaruara. U raportua se "përdoreshin metoda të teknologjisë së ulët, të shpejta e të lira, të tilla si mbushja e pajisjeve me beton, ngjshja e tij, shpesh duke përdorur makineri të rënda."[32] ONAK tha se qeveria siriane kishte siguruar bashkëpunim të plotë me 27 inspektorët e armëve në vend."[32]
Më 28 tetor, inspektorët e ONAK raportuan se ata kishin vizituar 21 prej 23 vendeve të armëve kimike të identifikuara, por ata nuk do të ishin në gjendje të inspektonin dy vendet e mbatura deri në afatin 1 nëntor, pasi ato ndodheshin në zona të kontestuara të luftës së vazhdueshme civile.[33]
However, on October 31 the OPCW announced that it had met the deadline for destroying all declared equipment and facilities related to chemical weapons production. The two sites unavailable to them had been allegedly abandoned and cleared out previously by the Syrian government, rendering them no threat to continued WMD production.[34]
Mundësia e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tetor 2013, Shqipëria, Belgjika, Norvegjia dhe Franca konsideroheshnin ende si vende të cilat mund të pranonin armët siriane.[35] Më vonë Norvegjia, Belgjika dhe Franca refuzuan të pranojnë shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e tyre. Gazeta franceze Le Monde ka shkruar më datë 4 nëntor se Washingtoni po nxit Shqipërinë të pranojë propozimin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë dhe se Tirana zyrtare po e shikon me kujdes propozimin e bërë javën e kaluar nga Washingtoni, por akoma nuk jepen detaje lidhur me këtë çështje.[36] Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, konfirmoi se më 7 nëntor 2013, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i telefonoi Kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Ai u shpreh se „Nuk kemi një vendimmarrje, nuk kemi hyrë në çështje teknike dhe nuk ka nisur një proces konsultimi. Jemi në këtë lloj fazë, nuk ka vend për alarm dhe nuk ka vend për të folur për legjislacion apo për konventa“.[37]
Eksperti i toksikologjisë Dr. Qemal Poçi në një intervistë të datës 1 nëntor shprehet kategorikisht kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë jo vetëm sepse „nuk i kemi kapacitetet e nevojshme logjistike për ta bërë këtë, por na mungojnë edhe specialistët përkatës“.[38] Gjithashtu ai deklaron se prej 25 vitesh Shqipëria nuk ka Shërbim Kimik Ushtarak dhe se armët kimike të Shqipërisë të cilat u shkatërruan në vitin 2007 (për të cilat u deshën 4 vjet kohë dhe 50 milion $) nuk ishin të fortësisë së armëve kimike të Sirisë, madje ai shprehet se armët kimike të Shqipërisë nuk mund të quheshin as armë kimike të mirëfillta por thjesht lëndë helmuese ushtarake. [39][38] Opinioni publik shqiptar ka akuzuar Qeverinë e Shqipërisë për mungesë transparence. Gjithashtu Qeveria akuzohet për kondradiksion pasi një muaj më parë miratoi ligjin kundër importit të mbetjeve kimike ndërsa tani po merr parasysh propozimin për importin dhe shkatërrimin e armëve kimike siriane.[39] Ndërkohë gjithmonë e më tepër përflitet në media se Uzina e lënëve plasëse, Mjeksës është vendi ku mund të përfundojnë për t’u trajtuar armët kimike siriane.[40]
Më 7 nëntor grupet ambientalishte shqiptare përfshi edhe Aleancën Kundër Importit të Plehrave organizuan një manifestim përballë Kryeministrisë kundër sjelljes në Shqipëri të armëve kimike siriane. Gjithashtu në datën 9 nëntor u organizua një protestë në heshtje e tipit 'Gandi'.[41] Deri më tani protesta më masive është ajo e organizuar më 12 nëntor 2013, e cila u zhvillua përballë Kryeministrisë dhe Ambasadës amerikane. Protestuesit si rrallë herë kanë dalë me thirrje kundër propozimit të Shteteve të Bshkuara për të shkatërruar armët kimike në Shqipëri. [42] Protesta të tjera janë organizuar edhe në Elbasan e Mjekës.[43][44] Ky grup ambinetalistesh ka deklaruar se manifesitmet solidarizuese dhe protestat do të jenë të shpeshta edhe në ditët në vijim. Në rrjetet sociale është bërë solidarizim me këtë çështje[45] dhe është duke u plotësuar dhe një perticion online kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri.[46]
Reagimet në mediat ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Greqia — E përditshmja greke Kathimerini shkruan se lajmi i shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri ka alarmuar Qeverinë greke, e cila mendon se ekziston një rrezik mjedisor për të gjithë rajonin, sidomos neëse planifikohet zhvillimi i operacionit në jug të vendit, pranë kufirit me Greqinë. Artikulli bën thirrje për krijimin e një fronti të përbashkët të vendeve fqinje të Shqipërisë, për ti mbushur mendjen Tiranës të mos pranoje asgjesimin e armeve te rrezikshme te Sirise, edhe pse stimujt financiare te perendimit mund te jene te medha.[47]
- Kosova — Edhe në Prishtinë u organizuan protesta kundër shkatërrimit të armëve në Shqipëri. Në gazetën Express u publikua një anketë, nëse do ta vizitonin kosovarët bregdetin e Shqipërisë pas ardhjes së armëve kimike, dhe shumica u shpreh jo.[48]
- Republika e Maqedonisë — Opinoni publik në këtë vend është shprehur i shqetësuar për rrezikun e mundshëm gjatë shkatërrimit të armëve kimike, gazi dhe mbetjet e të cilave për shkak të afërsisë mund të përhapen falë erës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Steve Gutterman; Alexei Anishchuk; Timothy Heritage (10 shtator 2013). "Putin, Obama discussed Syria arms control idea last week: Kremlin". Reuters. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2013. Marrë më 11 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Insight: After chemical horror, besieged Syrian suburb defiant". Reuters. 4 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2013. Marrë më 8 nëntor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "China Welcomes Russia-U.S. Framework Agreement on Syria: Wang". Bloomberg. 22 shtator 2013. Marrë më 15 shtator 2013.
China welcomes a framework agreement signed by Russia and the U.S.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Spokesperson (September 14, 2013).Framework for Elimination of Syrian Chemical Weapons. state.gov. Retrieved September 14, 2013.
- ^ Gordon, Michael R. (September 14, 2013).U.S. and Russia Reach Deal to Destroy Syria’s Chemical Arms. The New York Times. Retrieved September 14, 2013.
- ^ "Syria meets deadline for chemical weapons disclosure". Reuters. 21 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2013. Marrë më 22 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elizabeth A. Kennedy; Frank Jordans (1 dhjetor 2011). "Syria now in a civil war with 4,000 dead: United Nations". Christian Science Monitor. Associated Press. Marrë më 1 nëntor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Richter, Paul (28 gusht 2013). "Russian resistance torpedoes United Nations resolution on Syria". Los Angeles Times.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mark Hosenball (2013-08-01). "Exclusive: Obama authorizes secret U.S. support for Syrian rebels". Reuters. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2012. Marrë më 18 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Russian offers troops to help remove Syria chemical arms". BBC. 22 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Richter, Paul (28 gusht 2013). "Russian resistance torpedoes United Nations resolution on Syria". Los Angeles Times.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kim Hjelmgaard (2013-09-09). "Kerry to Assad: Turn over chemical weapons to prevent strikes". USA Today. Marrë më 26 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Patrick Wintour (2013-09-09). "John Kerry gives Syria week to hand over chemical weapons or face attack". Guardian (UK). Marrë më 18 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Julian Borger and Patrick Wintour (2013-09-09). "Russia calls on Syria to hand over chemical weapons". Guardian (UK). Marrë më 18 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Syrian official: Chemical weapons deal a 'victory'". USA Today. 15 shtator 2013. Marrë më 15 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Congressional Research Service, 12 September 2013, Syria's Chemical Weapons: Issues for Congress
- ^ Willsher, Kim (2 shtator 2013). "Syria crisis: French intelligence dossier blames Assad for chemical attack". The Guardian.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Spencer, Richard (29 tetor 2013). "Syria: inspectors find 1,300 tons of chemical weapons". Telegraph. Marrë më 31 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "OPCW: 21 out of 23 weapons sites inspected". China Network Television. 29 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 30 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ NICK CUMMING-BRUCE; MICHAEL R. GORDON (27 tetor 2013). "Syria Meets Deadline for Arms Destruction Plan". New York Times. Marrë më 27 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Laub, Karin (14 tetor 2013). "Despite obstacles, experts say Syria's chemical weapons threat can be neutralized in weeks". Star Tribune. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 27 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Lavrov: US pressuring Russia into passing UN resolution on Syria under Chapter 7". RT. 22 shtator 2013. Marrë më 22 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "UPDATE 1-Russia says opposes any resolution threatening force against Syria". Reuters. 22 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2013. Marrë më 22 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Russian official: Talks with U.S. on Syria not going 'smoothly'". Haaretz. 24 shtator 2013. Marrë më 25 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Michael R. Gordon (2013-09-26). "U.N. Deal on Syrian Arms Is Milestone After Years of Inertia". New York Times. Marrë më 27 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Syria hands over remaining chemical arms inventory to watchdog". Times of India. 21 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2013. Marrë më 22 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Edith M. Lederer, Matthew Lee (27 shtator 2013). "UN Security Council votes unanimously to secure and destroy Syria's chemical weapons stockpile". Independent (UK). Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 28 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Michael Corder (27 shtator 2013). "Syrian Chemical Arms Inspections Could Begin Soon". AP. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2013. Marrë më 9 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Syria Vows To Abide By UN Resolution". Associated Press. 28 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2013. Marrë më 28 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Syria's chemical weapons destruction on track, US and Russia agree". AP. 2013-10-07. Marrë më 9 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Decision: Destruction of Syrian Chemical Weapons" (PDF). OPCW. 27 shtator 2013. Marrë më 28 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b The Guardian, 23 October 2013, Syria deadline for chemical weapons destruction will be met, says OPCW
- ^ The New York Times, 29 October 2013, Inspectors Visit All but 2 of Syria's Declared Chemical Sites
- ^ Loveday Morris; Michael Birnbaum (31 tetor 2013). "Syria has destroyed chemical weapons facilities, international inspectors say". The Washington Post. Marrë më 31 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stone, Richard (24 tetor 2013). "Syria Stockpiled 1000 Tons of Chemicals for Weapons". Science Insider. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2013. Marrë më 27 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Washington presse l'Albanie d'accueillir pour destruction l'arsenal chimique syrien". Le Monde. Marrë më 8 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Armët kimike, Kerry i telefonoi Ramës". Top-Channel.tv. Marrë më 8 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Armët kimike të Sirisë në Shqipëri? Eksperti: 25 vjet pa shërbim kimik". Gazeta DITA. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2013. Marrë më 8 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Agon Channel - Watching me Sazan Guri, Alessio Vinci dhe Qemal Poci". Agon Channel. Marrë më 8 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Uzina ushtarake e Mjekësit". Top Channel. 8 nëntor 2013. Marrë më 8 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Protesta kundër armëve kimike". Top Channel. Marrë më 10 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albanians angry with U.S. over Syrian chemical weapons". Reuters. 12 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2013. Marrë më 12 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Top Channel http://top-channel.tv/artikull.php?id=267341. Marrë më 12 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Top Channel http://top-channel.tv/artikull.php?id=267317. Marrë më 12 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "1 Milione shqiptare kunder shkaterrimit te armeve kimike ne Shqiperi". Marrë më 8 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "AKIP - Peticion kundër pranimit të armëve kimike të Sirisë nga Shqipëria/ No to Assad Chemical Weapons in Albania". Marrë më 8 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Greqia, front kundër armëve". Marrë më 13 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Anketë: Turistët nga Kosova nuk do ta vizitonin bregdetin shqiptar, nëse aty shkatërrohen armët kimike siriane". Marrë më 13 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. "Rezoluta 2118 e Këshillit të Sigurimit - Raport i Këshillit" (PDF). www.securitycouncilreport.org. Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 27 shtator 2013. Marrë më 8 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)