Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi lindi 29 shtator 1936 në Milano është politikan italian dhe kryeministër i vendit.
Silvio Berlusconi pasi kreu fakultetin Juridik filloi të merret me ndërtimtari. Ndërkohë formoi shtëpinë mediatike Fininvest e cila me kalimin e kohës përfshiu të gjitha radio stacionet dhe TV private dhe gazetat në Itali. Duke iu faleminderuar këtyre dhe lidhjeve me Partinë Socialiste dhe me udhëheqësin e saj Bettino Craxin, u bë njëri ndër njerëzit më me ndikim dhe më të pasur në Itali. Mandej u bë pronar i klubit futbollistik AC Milan, i cili i solli popullaritet të madh në Itali dhe Evropë.
Silvio Berlusconi disa herë ishte dhe është edhe sot kryeministër i Italisë. Sipas Forbes pasuria e tij vlerësohet 9,4 miliardë dollarë amerikanë dhe është njëri nga njerëzit më të pasur të Italisë.