Terrorizmi islamist

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Terrorizmi islamik të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Islami dhe terrorizmi të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}



Terrorizmi islamistë apo dhuna islamistë është ajo formë e terrorizmit të veprimeve të dhunshme kundër joluftuesve, që zbatohet nga një person apo grup që cilësohet si islamik dhe që ndjek çështjen e islamizmit. Terrorizmi islamistë nxitet në prapaskenë nga ideologjia fundamentaliste islamistë, ekstremizmi dhe fanatizmi fetar. Terroristët islamistë i përligjin veprimet e tyre në themelet e Islamit, Kuranit dhe Sunës, ku ata shpjegohen sipas qëllimit.

Sipas statistikave të mbledhura nga Qendra Antiterroriste Kombëtare e Shteteve të Bashkuara, ekstremizmi islamik ishte përgjegjës për rreth 23 %[1] e të gjitha akteve terroriste vdekjeprurëse në mbarë botën, dhe 56 % e të gjitha goditjeve vdekjeprurëse terroriste shkaktuar nga një terrorist.[1]Aktet ekstremiste përfshijnë rrëmbimin e aeroplanëve, kokëprerjen, rrëmbimin, vrasjen, autobombat, vetëvrasjen me lëndë shpërthyese, dhe nganjëherë përdhunimin. [2][3][4]

Një nga fushatat më të njohura terroriste islamistë ishte sulmi i 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Sulme të tjera të mirënjohura islamistë kanë ndodhur në Francë, Rusi dhe Kinë. Franca ishte shënjestra e terrorizmit në mesin e viteve 1990 për shkak të Luftës civile algjeriane. Rusia u përballua me sulmet terroriste që rrjedhin nga përzierjet e saj në Çeçeni. Në vitin 1997 qeveria kineze krijoi Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait për të luftuar lëvizjet radikale islamike në Azinë Qendrore.[5]

Grupet terroriste islamistë shpesh i cilësojnë veprimet e tyre si xhihad. Kërcënimet, përfshirë kërcënimet me vdekje, shpesh dalin në formën e fatvas, (dënimet ligjore islamike). Si myslimanët ashtu edhe jo-myslimanët kanë qenë shënjestër e sulmeve vdekjeprurëse terroriste, si p.sh. sulmet terroriste në Bali. Kërcënimet kundër myslimanëve shpesh dalin në formën e takfirit (një sqarim që dikush apo diçka e konsideruar myslimane është në fakt jobesimtar). Ky është një kërcënim me vdekje që ka të bëjë me ndëshkimin për femohimin në islam, i cili është vdekja, sipas shpjegimeve trashëgimore të ligjit të sharias.

Debatet rreth terrorizmit islamistë përfshijnë : nëse shkaku i terrorizmit apo terroristëve është vetëmbrojtja apo shtrirja mësymëse, vetëvendosja kombëtare apo supremacia islamike; shënjestrat e terroristëve janë joluftuesit; nëse Islami dënon, apo nganjëherë e dënon terrorizmin; nëse disa sulme janë terrorizëm islamistë, apo vetëm akte terroriste të kryera nga myslimanët ; sa përkrahen në botën islame terroristët dhe terrorizmi; nëse Konflikti Arabo-Izraelit është rrënja e terrorizmit islamik, apo thjeshtë një çështje.[6]

Marshues në Londër mbajnë pllakate me shprehje ekstremiste islamiste

Përmbajtja

[redakto] Organizacionet

[redakto] Al-Kaida

[redakto] Fatah al-Islam

[redakto] Hamas

[redakto] Hezbollah

[redakto] Xhihadi islamik

[redakto] Lashkar-e-Toiba

[redakto] Shtysat, ideologjia dhe teologjia

[redakto] Ideologjia islamiste

[redakto] Shpjegimet e Kuranit

[redakto] Kritika e ideologjisë terroriste islamiste

[redakto] Qëndrimet myslimane mbi terrorizmin

[redakto] Shembujt e sulmeve terroriste

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Referencat

  1. ^ a b Raport mbi incidentet terroriste 2006 Qendra Antiterroriste Kombëtare amerikane, faqe 20, 'Kategoria e goditjeve vdekjeprurëse të kriminelëve / Ekstremistë islamikë (Sunni) - 19 % / Sekularë 16 % / Eskstremistë islamikë (Shiitë) - 2 % / Të tjerë - 4 % / Të panjohur - 59 %.' Kështu në 41 % të të gjitha goditjeve terroriste "mund të cilësohej" një kriminel dhe 56 % e tyre (23 % e të gjitha sulmeve) "mund të cilësohej" një terrorist "ekstremist islamik" sunit apo shiit.
  2. ^ Terroristi i kapur irakian Ramzi Hashem Abed: Zarqawi mori pjesë në komplotin për të vrarë Baqer Al-Hakim. Ne i vumë bombat kryeqendrës Jalal Talabani, Ambasadës turke, dhe Kryqit të Kuq, morëm drogën, përdhunuam studentët që "bashkëpunuan me amerikanët"
  3. ^ Organizata e Mbikëqyrjes së të Drejtave Njerëzore - Afganistan - Rrëmbimet dhe sulmet ndaj grave
  4. ^ Algeria lejon abortin për viktimat e përdhunuara
  5. ^ "Terrorizmi Bashkëkohor Islamik", http://www.worldpress.org/Mideast/2607.cfm
  6. ^ "Speech to the Los Angeles World Affairs Council",http://www.number10.gov.uk/output/Page9948.asp

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera