Jump to content

Vat Gjeloshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vat Gjeloshi (Piniqi)
Fotoporteti
Emri Vat
Mbiemri Gjeloshi (Piniqi).
Lindur më 1870
Lindur në Abat, Shkodër.
Vdiq më 15 Korrik, 1915.
Vdiq në Gimaj, Shalë.
Kombësia Shqiptar
Mirënjohje
Dëshmor i Atëdhut

Vat Gjeloshi (1870 -15 korrik 1915), ishte një anëtar aktiv i Djelmnisë së Shalës, dhe luftëtar Shqiptar.


Vat Gjeloshi, lindi pranverë të vitit 1870-të, në Mëkshaj të AbatitShalës, në Trevën e DukagjinitShkodërs, i vllaznis së Pecnikës. Ai lindi dhe u rrit në një kullë tipike Dukagjinase, duke kënë pasues i një familje me tradita të lashta patriotike, dhe fytyrë tipike Malësore, me besë, urti dhe burrni.

Kullat Piniqi në Mëkshaj, Abat.

Vëndlindja e Vat Gjeloshit asokohe i përkiste Vilajetit të Shkodrës, trevës së mirënjohur të historisë mitike legjendare të "Shtatë Shaljanve". Vat Gjeloshi, gjithashtu ishte i trungut të njërit nga shtatë heronjtë e pa harruar të Shalës (Hasan Pepa i vllaznis Mëkshaj) [1], kënga e tyre ende këndohet me etje dhe vazhdon të kujtohet trimëria e veçantë e këtyre trimave të papërsëritshëm.

  • Një punë e vështirë, dhe delikate.

Vat Gjeloshi ishte djali i vetëm i Gjelosh Ndokës, i mikut ma të mirë dhe kumari brezash me shtëpin e Mehmet Shpëndit. Vata duke qënë një burrë trim dhe i besës, ai ishte zgjedhur lajmëtari kryesor më i besuar i Mehmet Shpëndit dhe i Djelmnis së Shalës.

Për këtë miqësi dhe shoqëri, këtu po përmëndim një të vërtet historike të kësaj dere të madhe. Mehmet Shpendi kishte zgjedh fjalë pakun e kësaj dere, por që fjala e tijë peshonte shumë randë, plakun e urtë Gjelosh Ndokën, për një punë të vështir dhe delikate, (marrë nga libri monografik "Mehmet Shpendi" i pari i Djelmnis së Shalës, me autor Pal Doçi, faqe 42, pika 6-të).

…Patër Ciril Cani (Shaljant e thërrisnin shkurt, Patër Deda), famullitar te kisha e Shalës në Abat, simbas gjaset dhe sipas porosive të eprorëve, ai mbante gjithnjë anën e autoriteteve të krenëve në shërbim të tijë. "Djelmnin e Shalës" nuk e kishte në sy të mirë, ai u mundua ta pëngonte në punën fisnike që kishte nisë, ai ishte mundue ti qiste shumë ngatërresa djelmnisë. Ai ishte i bindun se nuk duhet lejue, që në Malësi të përhapeshin ide të reja.

Mehmet Shpëndi pasi ishte k’thye në Shalë me gjithë ata Shaljan të liruem prej burgjeve famëkeqe të perandoris Osmane, kishte kuvëndue disa herë shtrue me Patër Dedën, por ai nuk luante prej vetes. Mbas do kohe, si e pa se me arsye nuk merrte vesh, mëndoi ti ndante ndrysh laknat me të, e për të zgjidhë këtë problem shumë delikat u drejtua për tek miku i tij "Gjelosh Ndoka" [2]. Mehmet Shpëndi e kishte kuptu se vetëm Gjeloshi mund ta sillte në hulli fratin. Gjeloshi nuk ju kursye t'ia hynte asaj pune, n'donse atij mund ti kushtonte shumë shtrenjtë. Ai mbasi kishte kuvëndu një herë me fratin, një ditë e përgjoi rastin kur frati ishte fillikat vetëm në çelë, Gjeloshi këtë rradhë kuvëndon prerë me të, e mbasi nuk i pa vetes rrugë tjetër frati me dorë në ungjill e dha fjalën, që; pas asaj dite kurr nuk do të përzihej ma në punët e Flamurit e të Bajrakut, por vetëm do merret me sherbimet fetare . Megjithatë frati u ankua te krenët për fyemje, dhe për këtë u hap fjala, bijen kumont e Kishës dhe u mblodh tanë Shala në Kuvëndi (për gjykim). Mbas shumë dëgmash (debatesh) tue pa se palët u pajtuan, Gjeloshin e dënojnë me gjobë me kaun e kularit për fajin se i kishte bërtit fratit, (në Malësi ky veprim kryhej për therori nderi) të cilit ja vuri vetë thikën, e ku për veti mori kryet dhe lëkurën. Për këtë patër Cirili Cani (pater Deda) e pa të udhës vetëm e vetëm me heshtë. (Botuar në organin "Hylli i Dritës" nr. 3, faqe 119-122, Shkodër me 1920).

  • Ngritja e flamurit Kombëtar në Abat.

Vat Gjeloshi ashtu si i ati i tijë ishte anëtar i "Djelmnis së Shalës", i kësaj force progresiste dhe opozitare në Shalë dhe Dukagjin gjithashtu. Shaljant pasi marrin vesh lajmin e gëzuem për Shpalljen e Pavarësis së Shqipëris dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar nga Ismail Qemali në Vlorë, ishte data e 28 Nëntorit 1912-të, ku Mehmet Shpendi së bashku me shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas ngritën Flamurin Kombëtar, duke zgjedhur si vëndin më të përshtatshëm, logun e Kuvëndit të burrave të Shalës në Abat, e një n'dër këta pjesmarrës padyshim do ishte edhe Vat Gjelosh Ndoka [3].

  • Kulla (Shtëpia) Muze e Vat Gjeloshit.
Kulla Muze Vat Gjeloshi (Piniqi)

Në këtë kullë jetuen të parët e Vat Gjeloshit dhe vetë Vata, ajo është djegur tre herë nga pushtuesit e n'dryshëm dhe e rindërtuar përsëri. Ajo është e restauruar nga fondi i Monumenteve të Kulturës të rrethit Shkodër, sot gëzon statusin "Monument Kulture", dhe mbrohet me ligjë nga shteti Shqiptar.

  • Rezistenca heroike e qafës Agrit.

Si shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas edhe Vat Gjeloshi mori pjesë në luftën e zhvilluar në “Betejën e qafës së Agrit”, me 10 deri me 24-tër Korrik të vitit 1910-të, ku Dukagjini sfidoj të pathyeshmin Shefqet Tërgut Pasha. Për të mos lejuar futjen e forcave Turke në Shalë dhe Dukagjin, malësort organizuan një mbrojtje përfekte. Fronti i luftës ishte i gjërë rreth 10-12 km, prej qafës së Valbonës nga qafa e Ndërmajës e deri në Malet e Toplanës, ku nyja kryesore e mbrojtjes u bë qafa e Agrit në pjesën jugore të saj.

Konkretisht luftëtarët vullnetarë nga Abati, me pjesmarrjen e shumë trimave të pamposhtur si; Vat Gjeloshi (Piniqi), Binak Vata (Pushimaj), Deli Prëka (Cukeli), Kolë Nika (Macaj), Çun Ujka (Gilaj), Coc Ndou (Lokthi), Deli Nika (Prroni), Martin Kola (Metushaj), Nik Shytani (Metushaj), Sokol Ndou (Koçeku), Ram Deli (Leraj), Cel Mirashi (Troja), Bal Nika (Arra), Vuksan Prëka (Mëkshi), Kol Pepa (Kuvëndi), Mark Alia (Shullani), Shytan Vuksani (Fusha), etj, s’bashku me lutëtarët nga Pecaj, Nicaj-Shalë, Lekaj, Vuksanaj dhe Pjolla ruajtën me vëndosmëri qafën e Ndërmajës. Luftëtarët e Gimajve, Nënmavrqit, Breg-Lumit, Lotajt dhe Planit n’zunë pritë në qafën e Agrit (të ndihmuem ma vonë nga luftëtarë të tjerë nga Abati dhe Pecajt). Luftëtarët e Shoshit me të tjerë dolën në jug-lindje të qafës së Agrit. Luftëtarët e Thethit ruanin qafën e Pejës dhe të Valbonës, ndërsa luftëtarët e Toplanës dhe të Dushmanit ruanin qafën e Stërziqes deri në brigjet e lumit Drin.

...Djemt e tu kanë thurë lavdi,
Vra e pre me shtatë Krajli,
Me top dardhe kem luftue,
Në konop kem shku tuj knue,
Vra kem Agën në pazar,
Vezir Pashën e lamë pa djalë.
qafë të Agrit Dergut Pasha,
Prej Djelmnis u kthye mrapa,
Nan pushkë kryq janë detyrue,
Ushtria e Krajlit me kalue,
Në qafë të Boshit kjo Djelmni,
Namë patë lanë me Mal të Zi.
Shtatë Shaljant knohen të parë,
Mehmet Shpendi nji trim i rradhë,
Vijnë pas tyne tanë Malësia,
Njaj Çun Nika, Marash Delia,
Deli Pjetra pllumb i bardhë,
Çue e pat Shalën në kamë.
Vat Gjeloshi një trim si zana,
Nik Vuksanin se ban nana,
Ai Xhur Kola me gjith axhën,
Nderuen fisin dhe nderuen Shalën,
Për Flamur me Shqipe në badhë,
Shala e kuqe mbetet Shalë.

Krijimtaria popullore.

Për 14-të ditë e netë me rradhë, në Betejën e qafës së Agrit, trimat e malësis së Dukagjinit të udhëhequr nga Strategu Mehmet Shpendi dhe Prël Tuli arritën të thyenin me turp forcat pushtuese Turke, të pajisura me armatimet ma moderne të asaj kohe. Këta luftëtarë i banë ballë rrethë 20 batalioneve këmbësorie malore dhe artilerie. Të tmerruar nga qëndresa e malësorve Dukagjinas, të Nikaj e Merturit dhe nga “shpikësi i topit” Mitër Kola, ushtria Osmane Turke e përbër prej rreth 12,000 trupave, kthehet prapa me turp.

  • Beteja e Dakajve dhe dorëzimi i ushtarve Malazez.

Vat Gjeloshi luftoj me armë në dorë kundër forcave të pushtimit nga Mali i Zi, për mbrojtjen e tërsëris toksore, ditët e 4-5 Korrikut të vitit 1915-të në Dakaj të Nënmavriqit, ai ishte prezent dhe shumë aktiv. Shaljanët trima do ti prisnin në mënyrë të merituar mysafirët e paftuar atje, me ç’rast pas një beteje të shkurtër, ushtarët Malazez do të mundeshin dhe dorëzoheshin pa kushte që të gjithë. Sipas traditës luftarake të asaj kohe, pas çarmatosjes të palës së mundur në fushëbetejë, ushtarët e kapur si rob lufte, do të kalonin nën dy pushkë të kryqëzuara. Kështu që, më 5 Korrik të vitit 1915, Shaljant vëndosën te Ura e Shalës dy pushkë kryq, në formë harku, dhe ushtria Malazeze e përbër prej 1,500 ushtarësh kalojnë poshtë tyre, si shënjë dorzimi pa kushte dhe heqje dore nga përdorimi i armëve kundër këtij vëndi, e pas kësaj Shaljant i përcjellin deri në qafë të Pejës, për ti lënë të lirë të ktheheshin në Mal të Zi.

  • Lufta e përgjakëshme e Planit dhe vrasja e Vat Gjeloshit.

Në muajin Korrik të vitit 1915-të, Mali i Zi kërkon me ç'do kusht të mposhtë rezistencën e malësorve Dukagjinas dhe për këtë dërgon njëri pas tjetrit tre njesi ushtarake në nivel brigade. Në këtë përpjekje në rrethimin e njërës prej këtyre njesive, në rajonin e qafës së Boshit edhe pse kishte pak fishekë, Vat Gjeloshi ishte një luftëtar aktiv. Ai luftoj me shpirt n'dër dhamë, ku së bashku me luftëtarët trima nga Abati, Nik Shytani dhe Cel Mirashi, duke e parë me sy dhe duke e përjetuen mizorin Malazeze në Planin e përgjakur e të përflakur. Armiku i përbetuar i Shqiptarve gjenerali famekeq Radomir Veshoviq, përkundër "besës" që i kishte dhënë delegacionit të Shalës në Mal te Zi, më 15 Korrik të po atij viti në afërsi të vëndit të quajtun N’dërkisa afër Qereshit të Planit, ai do të urdhëronte masakrimin e Mehmet Shpendit, Çun Nikës dhe Marash Delisë dhe pas kësaj agresorët barbarë vijuen veprimet e tyre mizore luftarake, duke vra e pre mbi 72 burra, gra, pleq dhe fëmijë të tjerë, të Planit e të Dukagjinit.

Gjithashtu në fushë të betejës, dhe konkretisht në vëndin e quajtur rrasat e qafës së Boshit Gimaj, ditën e 15 Korrikut të vitit 1915-të në moshën 45-vjeçare, ra heroikisht në fushën e betejës luftëtari trim Vat Gjeloshi. Ai edhe pse ishte një djalë i vetëm (në katër breza me nga një djalë) nuk e ndaloj për të lutuar përkrah trimave Dukagjinas dhe thirrjeve në mbrojtje të vatanit dhe Flamurit Kombëtar, derisa Vata e dha jetën për lirin e humbur dhe çlirimin e Atëdheut. Ai e ka lënë një djalë 7- vjeçar me emrin Kolë Vata, por më tepër ai ka lënë emër dhe gjurmë në historinë e Shqipëris. Le të jetë kjo një dëshmi për historinë e popullit tonë dhe një kujtesë e shkurtër për ta ngritur këtë trim nga pluhuri i harresës së pamerituar. Kudo dhe kurdoherë kur kujtohen, Heronjtë dhe Dëshmorët e Atëdheut do të kujtohet edhe Vat Gjeloshi (Piniqi).

  1. ^ Ndue Cukeli, në librin “Mark Lula” Kryeprijësi i Dukagjinit, faqe 34-tër.
  2. ^ Botuar në Librin monografik "Mehmet Shpendi" i pari Djelmnis së Shalës faqe 42, pika 6-të.
  3. ^ Botuar në organin "Hylli i Dritës" Shkodër me 1942, nr. 5, faqe 252.
  • http://www.shoqatadukagjini.com
  • 1). Dëshmor i Atdheut me Vëndim të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së popullit Shqiptar rrethi Shkodër, Nr. 144 datë 10.09.1986-të.
  • 2). Historiani Ndue Cukeli, në librin "Dukagjini në Shekuj" në faqen 166, pika 2.
  • 3). Voc Deda, në librin "Thesare Dukagjinase" në faqen 188, pika 26.
  • 4). Pal Doçi, tek libri monografik "Mehmet Shpendi", i pari i Djelmnisë së Shalës, në faqen 42, pika 6-të.
  • 5). Hylli i Dritës”, Shkodër 1920, Nr. 3, faqe 119-122).
  • 6). “Hylli i Dritës”, Shkodër 1941, Nr. 9-10 faqe 371-377.
  • 7). Gazeta Dukagjini, Nr. 13, (në muajin dhjetor, 2004-tër).


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Abat, Shala e Shkodrës, Dukagjini, Thethi, Pulti (krahinë), Kiri, Nikaj e Mertur
Shtatë Shaljant, Mikel Koliqi, Mehmet Shpendi, Martin Camaj, Mark Lula, Ndok Gjeloshi, Djelmnia e Shalës, Beteja e Qafës së Agrit.