Mikel Koliqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kardinal Mikel Koliqi

Mikel Koliqi (1902-1997) ishtë një kardinal shqiptar katolik.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Mikel Koliqi lindi në Shkodër më 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar dhe e ëma, Age Simoni, ishte bijë tregtari. Mikeli qe fëmija i parë i një vargu prej 8 fëmijësh, ndër të cilat pesë djem dhe tri vajza: Mikeli, Ernesti (Prof.Ernest Koliqi, një ndër yjet e letërsisë shqiptare si shkrimtar dhe njëri me kulturë shumë të madh) Leci, Gulielmi, Margerita, Antonieta, Viktori dhe Terezina. Koliqi i ri studioi dhe arriti të luante në piano pjesë nga Moxart dhe Bethoven. Studioi pjesë pianistike të Shopen-it, duke luajtur sidomos valset dhe nokturnet e këtij autori. Njohu autorë bashkohorë, si: Debysi, Ravel etj. Lexoi dhe studioi me kënaqësi muzikën operistike, ndoqi me intensitet zhvillimin e veverizmit muzikor, por në të njëjtën kohë kishte adhurim të veçantë për Vagnerin, veprat e të cilit i njihte shumë mirë. Ai shkonte për të ndjekur shfaqjet operistike në Milano (ku në Politeknik studjoj dhe Inxhinieri Mekanike) dhe në qytetet e tjera të Italisë, dallonte qartë karakteristikat interpretuese të njërit këngëtar apo tjetrit, përshkruante atrmosferën e koncerteve dhe operave si spektator. Shkollen fillore e nisi në Shkodër dhe e mbaroi në vitin 1911 në kolegjin "Arici" te Eterve Jezuit në Breshia të Italisë, një koinçidencë e bukur, në klasë me të ishte edhe papa i ardhshëm Pali VI. Gjithashtu dhe gjimnazin e kreu ne Itali pjesërisht në Monxa, në Bergamo dhe në Bari. Në periudhën kur vinte në qytetin e lindjes, Kardinali i ardhshëm Koliqi shkonte në piknik në periferi të Shkodrës, si në Shirokë, Zogaj e gjetkë, dëgjonte në shtëpitë e shokëve dhe miqve muzikë me gramafon. Diskoteka e tij filloi të pasurohej në mënyrë sistematike me veprat dhe kryeveprat e autorëve të ndryshëm, si: Moxart, Verdi, Puccini, Vagner, Rossini, Donixetti, Maskanji, Leonkavalo, Boito, Hendel, Bach, Hajden, veprat vokale nga Palestrina, Laso, Kerubini, Perozi, Kasimiri, Paxhela etj. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi studimet e larta në Politeknikumin e Milanos në degën e inxhinierisë mekanike. Por gjatë kësaj periudhe mori vendimin për t'u bërë prift, duke lënë përgjyshëm studimet në vitin e dytë për të vijuar studimet teologjike në seminarin "Corso di Venezia" të Milanos dhe më vonë në seminarin Vonogonos. Atje studioi nga viti 1928 deri më 1930. Në 30 maj 1931, në moshën 30 vjeçare, u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës, nga Arqipeshkëvi I Shkodrës imzot Lazër Mjeda (1869-1935). Studiuesi muzikolog, me veprën e vet përkushtuar Kardinal Mikel Koliqit, hedh dritë për herë të parë në pasionin e madh që meshtari kishte për muzikën, krahas adhurimit për meshtarinë dhe punën e përditshme me rininë në Veprimin Katolik, me shtypin, themelues dhe drejtues i revistës popullore të përjavshme shkodrane "Kumbona e së diellës". "Gjatë studimeve teologjike, vlerëson studiuesi Prof.Gjon Simoni, në Milano, Mikelit i besuan drejtimin e korit të kolegjit. Siç duket, Mikeli nga Shqipëria ishte më i afti nga muzikantët seminaristë që kishte kolegji. Ai tregonte se për të shoqëruar korin, caktuan një tjetër seminarist që kishte përfunduar studimet në konservator dhe luante mjaft mirë". Duke ditur se priftërinjtë katolikë që shërbenin në atë kohë në Shqipëri konsideroheshin nga Selia e Shenjtë si misionarë, ky "status" u jepte lejen dhe mundësinë që, sipas rastit, të studionin e të diplomoheshin edhe në fusha të tjera të tjera të kulturës dhe artit. Kështu, sapo mbaroi studimet, para se të vinte në Shkodër për të filluar punë si ndihmësfamullitarë, Mikeli iu drejtua imzot Luigj Bumçit që ta dërgonte në ndonjë shkollë muzikore për të mësuar muzikë. Me rekomandimin e Ipeshkëvit, Mikeli shkoi në Austri (kryeqytet i muzikës operistike botërore, ku çdo vit jepet me 1 janar Konverti i Madh i Vjenës, shënimi im K.Kapinova) pranë një kori të famshëm. Siç duket atje studioi elemëntët e dirigjimit lokal, duke vënë në bazë profesionale njohuritë që kishte marrë autodidakt dhe nga përvoja artisitike, dhe kjo jo e pakët. Të gjithë e moshuarit e qytetit të Shkodrës dhe nga antarët e Veprimit Katolik asokohe, korit të famshëm të qytetit e katedralës së Shën Shtjefnit (sikurse njihet nga të gjithë si Kisha e Madhe) e kujtojnë portretin e tij si një njeri të qeshur, të dashur, optimist, me kulturë të gjërë, amator i muzikës, që kishte bërë për vete shumë miq e shokë. Në libër, për këtë natyrë të dashur popullore, Prof.Gjon Simoni shkruan: "Të gjithë në mënyrën e vet pritnim shumë prej tij, por më shumë se shoqëria, më shumë se Shkodra priste prej tij familja, e cila po kalonte një periudhë të vështirëshisë financiare dhe të gjithë shpresat për të dalë nga kjo gjendje i kishte mbështetur tek djali i madh. Ishte plotësisht e natyrshme. Megjithatë, e ëma, me një "U bëftë vullnesa e Zotit", duhet të ketë hequr mendjen nga kjo shpresë, duke iu nënshktruar vullnetit të Perëndisë." Dhe natyrshëm, sikurse kishin vepruar gjatë 2000 vjetëve, edhe dom Mikeli nuk erdhi në Shkodër si prift i zakonshëm për t'iu nënshtruar rutinës, për të kryer vetëm detyrat fetare si ndihmësfamullitarë dhe më vonë famullitar në qytetin e Shkodrës së tij të dashur. Plane ambicioze dhe realizimin e menjëherëshëm të tyre kishte në kokë prifti i ri. Ai e kishte të qartë se çfarë duhej bërë dhe si duhej bërë sa më mirë. Me një përvojë të pasur evropiane, menjëherë i hyri punës për t'i shërbyer sa më mirë bashkësisë katolike, dhe jo vetëm asaj. Profofesor Simoni, duke hulumtuar mbi jetën dhe veprën e Kardinal Koliqit, ndër të tjera vlerëson: "Gjatë kësaj periudhe arriti të organizonte korin e Katedrales, të cilit i vuri emrin ‘Scola Cantorum’ (1932). Kompozoi dhe realizoi në skenë tri melodrama me theks të fortë patriotik. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale, shumica me objekt kishtar. Këto pjesë kishin formën e motelit që ishte shkruar për violinë dhe kor vajzash, ndonjëra edhe për solist e kor. Themeloi dhe drejtoi për shumë vjet revistën e njohur "Kumbona e së diellës" dhe e drejtoi atë si kryeredaktor nga numëri i parë (1938), deri sa u mbyll nga censura komuniste në vitin 1945." Kardinal Koliqi kishte një aktivitet të pasur si muzikant, ekzekutues, drejtues kori dhe kompozitor. Pra, edhe pse famullitar, pasioni i tij për muzikën bëri që ai të nerrej ne të seriozisht dhe në një masë më të madhe se i takonte. "Si intelektual me kulturë të gjërë muzikore, i hyri menjëherë punës për krijimin e korit të Katedralës në baza profesionale... Ky grup koral përbëhej nga burra të aftë për të interpretuar meshën dhe pjesë të tjera të muzikës fetare gjatë ceremonive kishtare. Ai qe një fillesë e traditës së muzikës korale Scola Cantorum që do të lulëzonte më vonë", vlerëson muzikologu i njohur shkodran dhe nxënës i Kardinal Koliqit, Prof. Gjon Simoni. Dom Mikeli mendoi të organizonte shfaqje skenike, në të cilat kori dhe elemëntë të tjerë angazhoheshin si elementë si aktorë që recitonin dhe ndonjëherë, edhe këndonin sipas rolit. Kështu, ai filloi t'u përshtaste muzikë të huaj teksteve teatrale të shkruar nga poeti i ëmbëlsisë, dom Ndre Zadeja (pushkatuar nga komunistët më 25 mars 1945) ose nga poetë të tjerë shqiptarë. Me interes është përshkrimi që muzikologu Simoni i bën bashkëpunimit të ndërsjelltë midis poetit dhe kompozitorit që, njëkohsisht, ishin edhe vëllezër në Krishtin, respektitivisht dom Ndre Zadeja dhe dom Mikel Koliqi. "Drama të ndryshme shqiptare u përshtatnin melodi këngësh të huaja, e kështu kori dhe solistët merrnin pjesë si aktorë në veprimet skenike. Nuk dimë sa kohë vazhdoi kjo lloj pune artistike, kur një ditë erdhi dom Ndreu në studion e dom Mikelit dhe, duke vënë "soleminisht" libretin e dramës "Rozafat" mbi tavolinën e punës, i tha: "... shkruaje vetë muzikën. Një dramë shqiptare kërkon muzikë shqiptare...", dhe iku duke lënë tundimin pas vetes. Dom Mikeli, që vetëm, një shkak donte, i hyri menjëherë punës dhe kompozoi shpejt, brenda pak javësh, muzikën për dramën "Rozafat"... Kompozonte në mbrëmje, kur kthehej në qelë, në selinë e famullitarit dhe pas aktiviteteve të tjera. Meqenëse nuk kishte shumë kohë, muzikën e shkruante pa e zbardhur në të pastër. Këngët (ariet) dhe pjesët e tjera solistike, ndonjëherë gjenden të shkruara në një vijë melodike dhe shoqërimi i tyre pianistik ka vetëm disa kthesa harmonike dhe shënime të fakturës së shoqërimit si dhe ndonjë figurë instrumentale, e cila shërben për të përcaktuar emocionalisht edhe nga ana dramatike figurën artisitike, që ta karakterizojë dhe ta vendosë atë mirë në mjedisin artisitko-dramatik." Autori i veprës kushtuar Kardinal Koliqit, ka bërë një studim profesional të të gjithë vlerës krijuese artisitke muzikore, duke i paraqitur sot të freskëta pas shumë dekadash. Ai me dashamirësi, respekt të thellë e nderim për maestron e tij të parë, ka ruajtur në thellësi të kujtesës dhe shpirtit dashurinë për çdo partiturë dhe notë muzikore nga përndjekjet e përbinshme komuniste që kërkonte të asgjesonte çdo notë dhe muzikë të progresit botëror, një pjesë të të cilat i trashëgoi edhe Kardinali ynë Mikel Koliqi. Prof. Gjon Simoni, përmes një pune hulumtuese, sistemuese dhe analitike të materialit faktografik, ka mundur të na dhurojë meshtarin e krijuesin, Krishtin dhe muzikën kushtuar Atij në emër të një populli që ndër shekuj i ka qendruar besnik fesë dhe traditës kulturdashëse të të parëve. Përmes një stili ta pasur narrativ dhe një elegance në të shkruar ofron për lexuesin mbarëshqiptar melodramat e muzikuara nga dom Mikel Koliqi, sikurse njihen sot si "Rozafa", "Rrethimi i Shkodrës" dhe "Ruba e kuqe", të tria të shkruara nga poeti i njohur i ëmbëlsisë dom Ndre Zadeja (1891-1945).

Diktatura[redakto | redakto tekstin burimor]

Muzikologu Prof. Gjon Simoni, gjatë hulumtimeve të kujdeshme shumëvjeçare ka dhënë të shkrira në linjat e veprës së vet për Koliqin të gjithë jetën e tij dhe për të parë në një profil më të ngushtë, si muzikolog i gurrës shqiptare. Por autori nuk ka lënë pas dore edhe gjeografinë e kalvarit komunist me të cilin u përballë drejtpërsëdrejti Kardinali ynë Mikel Koliqi. Kështu në vepër mësojmë se në vitin 1952-1953 filluan presionet dhe përpjekjet e diktaturës për të krijuar Kishën Katolike Autoqefale, pra të pavarur nga Selia dhe Ati i Shenjtë në Vatikan. Në vitin 1953-1954 kjo valë arrestimesh përfshiu shumë intelektualë nga mbarë Shqipëria. Prof. Gjon Simoni duke shkruar për këtë dramë tragjike që preku mbarë popullin shqiptar dhe më së shumti klerin katolik shqiptar në Shkodër, për Kardinalin Koliqi vë në dukje: "Mbaroi kështu koha e parë e simfonisë së jetës së tij. Akordet dramatike mbyllnin këtë pjesë. Megjithatë, buzëqeshja e tij e vazhdueshme që vinte nga qetësia shpirtërore bënte që tragjedia e kësaj jete të merrte një pamje pothuaj joreale, gati-gati teorike. Si lufta e së mirës kundër së keqes. Kështu për dom Mikelin filloi epoka më e zezë e jetës, ajo e privimit të përhershëm të lirisë, pa asnjë kuptim për botën e tij intelektuale dhe të misionit të tij si meshtar. Gjithçka për te zbret në banalitet. Nga ana e tjetër vuajtjet dhe torturat rriteshin, duke lënë përshtypjen se do të vazhdonin përgjithmonë." Megjithëse i burgosut ose i internuar, ai vazhdoi të kryente detyrën e vet fshehtas. Zhvillonte me shumë kujdes ungjillizimin e bashkëvuajtësve, kur ata e kërkonin, kryente ritet fetare, si pagëzim dhe kungimin, dhe megjithëse larg nga Shkodra, jepte këshilla dhe udhëzime dhe së bashku me kolegët meshtarë merrte vendime për problemet e famullive, që ishin në gjendje përndjekjeje të jashtëzakonshme. Kështu në vitet 1954-1986, kaloi në burgim dhe internim edhe 32 vjet të tjera. Në vitin 1977, në moshën 75-vjeçare, dënohet për të tretën herë me 15 vjet burgim. Absurdi kishte logjikën e vet djallëzore. Vitet e burgimit dhe internimit i kalon në disa krahina të Shqipërisë, si në Lushnjë, Fier, në zonën e maleve të Vlorës dhe në vende të tjera syrgjynimi. Më vonë do të tregonte për torturat e tmerrshme që pësonin në burg: rrahje deri në gjakosoje, elektroshok, varje nga duart e lidhura disa ditë me radhë, përve urisë, etjes e të ftohtit. Gjatë kohës së gjatë të burgimit shumë qenë shokët e tij klerikë, por edhe bashkëvuajtës të tjerë, që u vranë ose vdiqën nga torurat mizore. Pra me të drejtë çuditemi kur shohim se dom Mikelin nuk e zhdukën që në vitet e para (1945-1950). Me të drejtë konstaton në librin e tij Prof.Simoni, se siç duket, ishte një peng i çmuar në dorën e diktaturës për t'i bërë presion vëllait të tij Ernestit që të mos merrte inisiativa dhe të zhvillonte aktivitet politik kundër pushtetit komunist në Shqipëri. Madje kur e pyetnin dom Mikelin për vuajtjen e tij përgjigjej: "... të tjerët kanë vuajtur më shumë se unë nga torturat...". Gjithsesi, ai është "Mandela i Shqipërisë" me 40 vite burg... dhe Zoti shtriu dorën pranë Nënës Shqipëri për të vlerësuar si KARDINAL... Për këto dhe shumë episode të rëndësishme të jetës së Kardinalit Mikel Koliqi do të mësoni më shumë në veprën e sapodalë në qarkullim. Autori, Prof.Gjon Simoni, kryen një detyrë dhe detyrim të madh ndaj qytetit të tij të lindjes, si besimtarë dhe ish nxënës në korin e njohur Scola Cantorum dhe në Veprimin Katolik në Shkodër, që drejtohej nga themeluesi i saj Shkëlqësia e Tij Kardinal Mikel Koliqi[1].

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

  1. ^ Zemra Shqiptare