Vincent Ferrer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Saint Vincent Ferrer, O.P.
Të dhëna vetjake
U lind më23 janar 1350
Valencia
Vdiq më5 prill 1419
Vanes, Bretanjë

Vincent Ferrer, O.P., (i njohur edhe si Shën Vincent Ferrer) (23 janar 1350 – 5 prill 1419) ishte një frat dominikan nga Valencia, i cili fitoi emër si misionar dhe racionalist. Ai u nderua me titullin Shën nga Kisha Katolike. Po ashtu nderime mori edhe nga Komuniteti Anglikan dhe Kisha Aglipajane e Filipineve. Më 3 qershor 1455 u kononizua në Romë nga Papa Kalikstusi III ndërsa me 5 prill festohet dita e tij. Në Bretanjë, peshkatarët i lutën në stuhi ndërsa në Spanjë është mbrojtës i jetimorëve.

Fëmijëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vincenti ishte fëmija i katërt i njeriut të shquar Guillem Ferrer, i cili vjen nga Palamosi, dhe gruaja e tij spanjolle, Constança Miquel.[1][2] Lindjen e tij e përshkruajnë legjendat. Thuhet se babai i tij ka parë në ëndërr një frat dominikan që i thoshte se i biri i tij do të bëhej i njohur në tërë botën. Ndërkaq për nënën e tij thuhet se nuk ka pasur asnjë dhimbje gjatë lindjes së djalit. Ai u emërua sipas Shën Vincent Martyr, pronari i shenjtë i Valencës. Ai agjëronte të mërkurave dhe të premteve. Po ashtu, e donte shumë veprën Pasioni i Krishtit. Ai ishte i gatshëm t’iu ndihmonte të varfërve në çdo kohë dhe tu jepte atyre lëmosha. Ai filloi mësimet e tij klasike në moshën 8 vjeçare ndërsa studimet në teologji dhe filozofi në moshën 14 vjeçare.[1]

Katër vite më vonë, në moshën 18 vjeçare, Ferrer u anëtarësua në Urdhrin e Predikuesve (the Order of Preachers)[3], të njohur ndryshe edhe si Urdhri dominikan. Në Angli, kjo shoqëri njihej me emrin Fretërit e zinj (Blackfriars). Sapo hyri në trajnime të Urdhrit ai përjetoi disa tundime që e detyruan atë të largohet. Edhe prindërit e tij e përkrahën idenë që ai të bëhej një prift laik (që nuk jetonte në kishë).[4] Ai lutej dhe praktikonte pendesën për t’i kapërcyer ato tundime. Kështu, ai arriti që ta kalonte atë vit prove dhe të arrinte të avancohej në profesionin e tij.

Për një periodë prej tre vjetësh, ai lexoi Biblën dhe gradualisht e memorizoi atë. Ai publikoi një traktat në Supozimet Dialektike dhe në 1379 arriti të bëhej prift në Kishën Katolike në Barcelonë. Përfundimisht u bë Master i Teologjisë së Shenjtë dhe u autorizua nga Urdhri për të dhënë mësime mbi filozofinë. Ai u dërgua në Universitetin e LleidësKataloni pasi doktoroi në teologji.[5]

Vincent Ferreri përshkruhet si njeri me lartësi mesatare, me ballë të lartë dhe karakteristika të dallueshme. Kishte flokë të drejta, sy të errët. Ai kishte zë të fortë dhe të fuqishëm, me raste të butë, tingëllues dhe të gjallë.[6]

Skizma Perëndimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

St. Vincent Ferrer, Église Saint-André (Brech)

Përçarja (skizma) Perëndimore e ndau krishterimin në mes të dy, pastaj tri, papëve. Klemnti VII jetoi në Avignon në Francë, Urban VI në Romë. Vincenti ishte i bindur se zgjedhja e Ubanit VI ishte e pavlefshme sepse Katerina e Sienës ishte e përkushtuar si mbështetëse e papës së Romës. Në shërbim të Kardinalit të Lunës, Vincenti punoi për të bindur spanjollët që ta përkrahnin Klementin. Pas vdekjes së Klementit, Kardinali i Lunës u zgjodh në Avignon dhe u bë Benedikti XIII.[7]

Fermeri ishte besnik ndaj Avignon Benediktit XIII, i njohur ndryshe si “Papa Luna” në Kastilje dhe Aragon.[1] Ai punoi për Benediktin XIII si apostull pendimi dhe Master i Pallatit të Shenjtë.[7] Megjithëkëtë, Vincenti e nxiti Benediktin XIII t’i japë fund skizmës. Por Benedikti XIII nuk dha dorëheqje si të gjithë kandidatët e tjerë pasi u betuan në mbledhjen e fshehtë, pavarësisht se humbi mbështetjen e Mbretit Francez dhe pothuajse të gjithë kardinalëve.[5] Pas një periudhe të gjatë të dhënies së premtimeve boshe, Vincenti hoqi dorë nga mbështetja e Benediktit XIII i ndikuar nga Mbreti Ferdinand i Kastiljës. Vincent Ferreri, më vonë, pohoi se Skizma e Madhe ka shkaktuar tek ai një efekt dëshpërimi dhe se ai ka dhënë sëmundjen e rëndë në moshën dyzet vjeçare.

Shpërblimet fetare dhe misionet e tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për më se 21 vjet ai u ngarkua të udhëtonte në Angli, Skoci, Irlandë, Aragoni, Kastilje, Francë, Zvicër dhe Itali, duke predikuar Gospelin dhe duke u marrë me konvertimin e njerëzve. Shumë biografë besojnë se ai fliste vetëm gjuhën e Valencës por atij iu dha dhurata e gjuhëve.[1]

Ai predikoi tek Shën Koleta dhe murgeshat e saj. Ishte po kjo që i tregoi Ferrerit se do të vdiste në Francë. Shumë i sëmurë për tu kthyer në Spanjë, ai vdiq në Bretanjë. Peshkatarët bretonë ende i luten atij për ndihmë në stuhi. Në Spanjë ai është mbrojtës i jetimoreve.[8]

Konvertimi i hebrenjve dhe kundërshtitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shën Xhuzepi, Shën Vincent Ferreri dhe Abati Antonio

Vincenti u ngarkua me detyrë për konvertimin e shumë hebrenjve në krishterim, shpesh pa kuptim të qartë; për shembull, ai duhej t’ua vështirësonte jetën atyre deri sa të konvertoheshin dhe të kenë kuvende përkushtimi të ngjashme me kishat, në bazë të autoritetit të tyre.[9] Një i konvertuar i tij, mësues hebre me emrin Solomon ha-Levi, u bë Peshkop i Kartagjenës dhe më vonë kryepeshkop i Burgos. Vincenti ka kontribuar kundër semitizmit në Spanjë, si dhuna e shoqëruar nga vizitat e tij nëpër komunitetet hebraike.[10] Ai shpalli ligje të ndryshme kundër çifutëve duke i përjashtuar ata nga tregtia me të krishterët, punësoi të krishterë, ua ndryshoi vendbanimet apo ua preu mjekrën dhe flokët.

Ka burime të ndryshme në lidhje me arritjen e Vincentit në konvertimin e një faltoreje çifute (sinagoge) në ToledoSpanjës, brenda Kishës Shën Maria e Blancës. Sipas një burimi, ai u predikoi turmave gjë që solli trazirat në ndarjen e sinagogës dhe transformimin e saj në kishë në vitin 1391.[11] Sipas një burimi tjetër, ai konvertoi hebrenjtë e qytetit të cilët pastaj e kthyen sinagogën në kishë pasi përqafuan besimin e krishterë, por ky burim na jep vitin 1411.[5] Në bazë të një burimi të tretë, ekzistojnë dy ngjarje të ndryshme, njëra në Valencë në vitin 1391 dhe tjetra më vonë në Toledo, ku në njërin vend ai shtypi kryengritjet e hebrenjve ndërsa në tjetrin çaktivizoi përndjekjet ndaj tyre.[12]

Vincent Ferreri po ashtu mori pjesë në Grindjen e Tortosës duke konvertuar hebrenj.[10]

Jeta politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vincet Ferreri ndërhyri gjatë një krize politike në vendin e tij, e cila rezultoi në Marrëveshjen e Kaspit sipas së cilës Kurora e Aragonit iu dha një princi kastilian, Ferdinandit të Antekuerës

Vdekja dhe trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katedralja në Vanes, përkujtimore e Shën Vincent Ferrerit

Vincenti vdiq më 5 prill 1419 në Vanes të Bretanjës, në moshën 69 vjeçare [3] dhe u varros në Katedralen e Vanesës. Ai u shenjtërua nga Papa Kalikstusi III më 3 qershor 1455. Dita e tij festohet me 5 prill.

Abacia e parë pas skizmës, një institut fetar i papës, i ndërtuar më 1979, u emërua Shën Vincent Ferrer, për nder të tij.

Po ashtu, skulptura në nderim të Shën Vincent Ferrerit, janë ngritur në Spanjë, Itali dhe në Francë.

Messignadi San Vincenzo Ferreri

New York, u nderua me ngritjen e një shkolle të mesme.[13]

Referensat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d St. Vincent Ferrer - Albert Reinhart
  2. ^ Dress, Clayton J. The Late Medieval Age of Crisis and Renewal, 1300-1500: A Biographical Dictionary. Greenwood Press, 2001. ISBN 0-313-30588-9. (p. 490)
  3. ^ a b ""St. Vincent Ferrer", Catholic News Agency". Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2014. Marrë më 23 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ International website of the Order of Preachers "St. Vincent Ferrer"[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  5. ^ a b c [1] Arkivuar 23 mars 2014 tek Wayback Machine The Lives or the Fathers, Martyrs and Other Principal Saints- Rev. Alban Butler
  6. ^ "Minnaji O.P., Cora. "Biography: The Life of St. Vincent Ferrer: The Wonder Worker". The Church of St. Vincent Ferrer, NYC". Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2013. Marrë më 23 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Foley OFM, Leonard, "St. Vincent Ferrer", Saint of the Day, Lives, Lessons, and Feast, (revised by Pat McCloskey), Franciscan Media Arkivuar 23 mars 2014 tek Wayback Machine ISBN 978-0-86716-887-7
  8. ^ Website O.P.
  9. ^ [2] Jewish Encyclopedia, Vincent Ferrer
  10. ^ a b [3] The History of Anti-Semitism: From Mohammed to the Marranos - Léon Poliakov
  11. ^ (frëngjisht) accessdate = 2007-08-26 Michel Despland - La religion en Occident: Grandes ou petites vérités?
  12. ^ Barrack, Marty, Second Exodus
  13. ^ [4] Saint Vincent Ferrer High School

Linqe të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikuj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Saint Vincent Ferrer – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale