Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/7

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marko Boçari
  • ... Marko Boçari është një ndër figurat kombëtare më të nderuara për grekët dhe portretet e tij mbushin shpesh klasat, zyrat e administratës e të qeverisë dhe baraka ushtarake; pa llogaritur fare se ai vinte nga fiset me gjak të pastër shqiptar të Sulit ?
  • ... Kosova sivjet premierë më 12 shkurt do të përmendet si bashkëprodhuese me Italinë , Zvicrën , Gjermaninë , Shqipërinë në shfaqjen e filmit "Burrneshat" të regjisores Laura Bispuri bazuar në librin e shkrimtares shqiptare Elvira Dones që është në konkurrencë zyrtare për çmimin "Ariu i artë" në edicionin e 65-të të Festivalit të Filmit në Berlin ?
  • ... Mitrush Kuteli personalitet i njohur në sferat e letrave përkthimit dhe ekonomisë është dekoruar me Medaljen Lermontovi i artë nga Ambasada Ruse në Tiranë për kontributin që ka dhënë për prurjen në gjuhën shqipe të shkrimtarëve rusë ?
  • ... Lazër Mjeda i njohur si klerik patriot dhe poet ishte themelues i shoqërisë kulturore "Agimi" nëpërmjet së cilës punoi për gjuhën shqipe dhe për hapjen e shkollave të para shqipe duke ndihmuar ndërkohë edhe për botimin e teksteve mësimore ?
  • ... risi në kinematë shqipe aktualisht është se i gjithë kasti i aktorëve të serialit "100 Vitrinat" një nga serialet më të ndjekura nga bashkombasit janë mbledhur në një prodhim kinematografik nën titullin "Un'insolita vendemmia" të sjellë në regjinë e Daniele Carnacina ?
  • ... Nikolla Nishku është atdhetari i cili shpëtoi qytetin e Tiranës nga rrethimi i serbëve gjatë periudhës së pavarsisë nëpërmjet diplomacisë, humanizmit dhe vlerave të bashkjetesës fetare ?
  • ... një fotografi e vitit 1932 paraqet pjesën e parkut të Pejës përpara 100 viteve në të cilën dëshmohet se Peja ka patur një park të denjë për një qytet metropol ?
  • ... atdhetari Sotir Peci më 15 qershor 1906 botoi dyjavoren "Kombi" në BostonSHBA duke pajtuar Fan Nolin si kryeredaktor dhe ishte iniciator për formimin e shoqërisë "Besa-Besë" edhe me e Kolë Tromarën dhe në St. Louis «Lidhja Orthodokse» që dhanë shumë për ndezjen e shqiptarizmit ndër shqiptarët e Amerikës ?
  • ... sipas Zhaneta Poçit dhe Sofika Stathit mbesat e Marigo Posios ajo e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Don Mark Vasa me përmasa 70 - 40 cm me shkabë në mes dhe anash me shkrimin "Rroftë Shqipëria" për pajën e saj qëkurse ishte çupë dhe këtë flamur ajo ja dhuroi Ismail Qemalit ?