Arben Arbëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arben Arbëri

Arben Arbëri (i lindur më 1 qershor 1964) është një ish futbollist shqiptar i cili ka luajtur kryesisht si sulmues për Klubin e Futbollit Tomori të qytetit të Beratit në Shqipëri dhe për klubin e futbollit PAS Giannina në Greqi. Ai ishte gjithashtu një anëtar i ekipit kombëtar shqiptar në vitet 1989 dhe 1990. Ai njihet si fitues i Këpucës së Artë Shqiptare si golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore në Kampionatin e viteve 1986-87 me 14 gola.

Vëllai i tij më i vjetër Theodhor Arbëri ishte gjithashtu një futbollist që ka luajtur për Tomori Berat gjatë viteve '80 dhe vëllai i tij më i ri Klodian Arbëri ka luajtur gjithashtu për Tomorin përveç disa ekipeve të tjera në Shqipëri, si dhe për njëkohë të shkurtër në Slloveni me NK Maribor. Nipat e tij, Gersi Arbëri dhe Polizoi Arbëri janë gjithashtu futbollistë që vazhdojnë të luajnë respektivisht për Tomorin e Beratit dhe Flamurtarin e Vlorës.