Loro Boriçi
Loro Boriçi është legjendë e futbollit shqiptar
Përmbajtja |
[redakto] Jetëshkrim
Loro Boriçi u lind më 22 gusht 1922, në qytetin e Shkodrës. Ai rridhte nga një familje e vjetër shkodrane dhe shumë e njohur në qytetin e Shkodrës. Familja përbëhej nga gjashtë fëmijë, tre djem, Marku, Loro e Pjerini, si dhe nga tri vajza, Angjelina, Margarita dhe Klarinda.
Loro Boriçi vdiq në vitin 1984, në moshën 62-vjeçare, që për një sportist mund të quhet vdekje e parakohshme. Loro vdiq nga një sëmundje e rëndë, ndonëse ishte në një moshë jo shumë të vjetër. Në sëmundjen e tij mund të ketë ndikuar shumë edhe gjendja e tij shpirtërore, por edhe cigaret e shumta që ai pinte. Mund t'i vihet shenjë gjendjes shpirtërore, pasi Lorua ishte tip shumë i ndjeshëm dhe i përjetonte thellë si momentet e gëzimit, ashtu e hidhërimit. Në fakt, për kurimin e tij jashtë vendit, gjë për të cilën në atë peiudhë kërkohej leje speciale e rezervuar për shumë pak shqiptarë, ndërhyri vetë Ramiz Alia, i cili, si shkodran që ishte, dha urdhër që Loros t'i bëheshin të gjitha përkujdesjet e mundshme për përmirësimin e shëndetit. Por, megjithëse u dërgua jashtë për kurim, ai nuk mundi të shpëtonte dot.
[redakto] Ekipet ku ka luajtur
"Vllaznia": 1937-1945, 1946, 1947, 1948; "Partizani": 1949-1956; "Spartaku" i Tiranës: 1956; "Lazio": 1941-1942; "Roma": 1942-1943;
[redakto] Ekipet që ka drejtuar
"Partizani" i Tiranës, "Spartaku" i Tiranës, "Flamurtari" i Vlorës, "Lokomotiva" e Durrësit, "Kombëtarja e të Rinjve", "Shpresa", "Kombëtarja e Shqipërisë", "Kombëtarja e Kinës"
[redakto] Përmbledhje e ndeshjeve
[redakto] Ndeshje ndërkombëtare
Ka luajtur 80 ndeshje, nga të cilat 20 i ka luajtur me ekipin e Kombëtares.
[redakto] Ndeshje kombëtare
[redakto] Golashënues
Ka shënuar 38 gola, që e kanë bërë të shpallet 6 herë golashënuesi më i mirë i vendit.
[redakto] Trofe të fituara
[redakto] Si lojtar
| Titull | Sezon | Ekip | |
|---|---|---|---|
| Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1945 | Vllaznia e Shkodrës | |
| Fitues i Kampionatit Ballkanik | 1946 | Kombëtarja e Shqipërisë | |
| Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1949 | Partizani i Tiranës | |
| Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1954 | Partizani i Tiranës | |
| Fitues i Kupës së Republikës | 1949 | Partizani i Tiranës |
[redakto] Si trajner
| Titull | Sezon | Ekip | |
|---|---|---|---|
| Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1962/1963 | Partizani i Tiranës | |
| Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1963/1964 | Partizani i Tiranës | |
| Fitues i Kampionatit Kombëtar | 1970/1971 | Partizani i Tiranës | |
| Fitues i Kupës së Republikës | 1964 | Partizani i Tiranës | |
| Fitues i Kupës së Republikës | 1966 | Partizani i Tiranës | |
| Fitues i Kupës së Republikës | 1968 | Partizani i Tiranës | |
| Fitues i Kupës së Republikës | 1970 | Partizani i Tiranës |
[redakto] Tituj dhe vlerësime
[redakto] Tituj sportivë
"Mjeshtër i Merituar", "Nderi i Sportit Shqiptar"
[redakto] Tituj të tjerë
Urdhri "Naim Frashëri" i Klasit të Parë Urdhri i Artë "Naim Frashëri" Medalje e Argjendtë në Lojrat e Ushtrive të Lindjes (Hanoi, 1963)
Fitues i anketës "Sporti Popullor"


