Diarreja
Diarre - jashtqitja e shpeshtë; shkula - nënkupton kryerjen e nevojës më shpesh se 3 herë në ditë, me çrast nevoja është e paformuar dhe te të rriturit e kalon peshën prej 200 g/ditë. Me diarre është e lidhur një ndjenjë e madhe për kryerjen e nevojës, e cila paraqet problemin kryesor të të prekurve nga sëmundja.
Një diarrhe e cila zgjat më shumë se 4 javë llogaritet si diarre kronike.
Shkaktarët [redakto]
Diarret akute janë shpesh të shkatuara (në70 % të rasteve) nga infekcionet të ndryshme ose nga helmimi me ushqime të prishura,po edhe nga perdorimi i ilaqeve(sh:kemioterapi),nga ngrenia e ushqive me konsistenze,pas nje periudhe pengrenje,nga radiacjonet dhe nga gjendje patologjike(diverticolite,helmime nga metalet te renda,iskemi te zorres,alergji ose intolerance).Mikroorganizmat qe shkaktojne diarrene akute jane te ndryshem;nder to po permendim:Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Vibrio cholerae, Clostridium difficile, Campylobacter jejuni, Salmonella spp., Shigella spp., Giardia lamblia (o intestinalis), Entamoeba histolytica, Rotavirus, Adenovirus,disa lloje elminti.Sidoqofte lista është e gjate.Diarrea akute nga infeksioni është nje problem serioz ne vendet ne zhvillim,pasi shkakton çdo vit vdekjen e te pakten 4milion femijve nen 5-vjeç.Keto patologji gjejne terren te lehte perhapje ne zona me kushte te renda higjenike-pestertie:mungesa e ujit te pishem,mbipopullimi,prania e plehrave dhe mos gatimi i rregullt i disa ushqimeve.Diarrese nga infeksioni mund te permendim disa shenja,qe varen nga lloji i mikroorganizmit pergjegjes dhe gjendjes patologjike.Mund te kemi nausea,vjedhje,temperature dhe diarrea mund te jete si uje ose me gjak.
Diarret kronike e shkaktojnë: stersi, alergjitë e e ushqimit, të ushqyerit e gabuar, mosfunksionimi i pankreasit, mëlçisë dhe tëmthit, infeksione kronike, parazitë, sëmundje kronike të zorrës së trashë si: Morbus Crohn, citostatikët, digitalis, etj.
Mjekimi [redakto]
Foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit në rast të një diarreje të fotë duhet pa tjetër dhe menjëherë të konsultojnë mjekun. Vlen të përmendet se gjatë diarresë duhet të praktikohet një abstenimin prej ushqimit ose të merren ushqime të lehta për tretje. Me rënëdësi është barazimi i lëngjeve dhe mineraleve të humbura.
| Para marrjes me seriozitet të ndonjë recete ose informate për të aplikuar në ju ose ndonjë person tjetër ju lutemi shikoni Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! Nëse ju pasi keni lexuar artikullin dhe udhëzimet mbi këto artikuj keni aplikuar përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person tjetër atëherë ju merrni tërë përgjegjësinë mbi pasojat. |
