Jump to content

Dr. Flori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dr. Flori
Informata themelore
Emri i lindjesFloran Kondi
Njohur edhe siDr. Flori
Lindi28 shkurt 1979
PrejardhjaTiranë, Shqiperi Flamuri
Vdiq17 nëntor 2014 (35 Vjeçar)
ZhanretPop, R&B, Hip Hop
ProfesioniKëngëtar, Reper, Kompozitor, Tekstshkrues
Vitet aktive19962014
LabeliWest Side Family

Floran Kondi (lindi më 28 shkurt 1979Kuçovë dhe vdiq më 17 nëntor 2014Tiranë)[1], i njohur zakonisht me emrin e tij artistik Dr. Flori,[2] ishte një këngëtar, rapper, kompozitor dhe tekstshkrues, gjithashtu një nga antarët themelues të grupit West Side Family, me të cilin korri shumë sukses me këngët Tirona,O çike çike'. Deri në vdekjen e tij, Dr. Flori ka punuar si këngëtar i vetëm dhe gjithashtu me aktorin dhe këngëtarin Ermal Mamaqi, me të cilin ka bërë disa këngë.

West Side Family (1996–2008)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dr Flori bashkë me Landin dhe Mirin në vitin 1996 krijuan grupin West Side Family të cilët lançuan këngën e parë Tik-Tak dhe këngë të tjera, por në vitin 2002 ata lançuan këngën e tyre shumë të njohur e cila në ato vite u bë hit, Tirona. Kjo këngë ishte me karakter politik dhe kishte për qëllim përkrahte politikanin Edi Rama në fushaten zgjedhore të Partisë Socialiste. Kjo këngë u prit shumë mirë nga audienca shqiptare si në Shqiperi dhe Kosovë. Në vitin 2002, grupi mori pjesë në festivalin Kënga Magjike që udhëhiqej nga Ardit Gjebrea me këngën "Mesazh". Vitin tjetër ata morën sërisht pjesë në Këngën Magjike me këngën "Oh Çike", e cila më vonë do të bëhej një nga këngët më të mëdha hit. Në finale ata morën 87 pikë të cilat ishin të mjaftueshme të siguronin vendin e katërt, megjithatë, ata fituan çmimin a publikut.

Pas tre vitesh, më saktësisht në vitin 2006, Dr. Flori dhe grupi ti tij West Side Family ata morën pjesë përsëri në Këngën Magjike me një këngë shumë të pëlqyer e cila titullohej "Në krahët e tu dua të jem", këngë e cila do t'u siguronte vendin e tretë në finale me 215 pikë pas këngës së Ledina Çelos e cila morri 292 pikë dhe kengës fituese që morri vendin e parë ajo e Armend Rexhepagiqit e cila mori më së shumti pikë, plot 293 pikë. Megjithatë, grupi fitoi çmimin për tekstin më të mirë.

Pjesëmarrja e tyre e parë madhore ishte në Festivalin e 47 të Këngës në dhjetor 2008, ku fituesi do të zgjidhej si përfaqsuesi i ShqipërisëFestivalin Europian të Këngës për vitin e ardhshëm. Grupi mori pjesë me këngën "Jehonë" e shkruar dhe e kompozuar nga Dr. Flori. Në gjysmëfinale, grupi këndoi edhe këngë të tjera me artistë të tjerë shqiptarë të famshëm, me West Side Family që performuan me këngëtaren Aurela Gaçe. Gaçe gjithashtu ishte përfshirë në këngën zyrtare të grupit që ishte nxjerrë për finalen. Në finale, ata ishin kundër 19 artistëve të tjerë, duke e mbullur festivalin me 118 pikë. Kjo ishte e mjaftueshme për ta mbyllur festivalin në vendin e tretë, duke u mposhtur me vetëm tetë pikë nga Kejsi Tola dhe vetëm një pikë nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli.

Këngëtar solo (2008–2014)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pavarësisht se këngëtar solo, në vitin 2010, ai pati sukses duke bashkpunuar me Aurela Gaçen dhe Marselin me këngën "Origjinale", e cila u bë hiti i verës. Ai vazhdoi suksesin e tij edhe në vitin tjetër, duke lançuar këngën "Ça na ke", e cila shpejt u bë shumë popullore. Në vitin 2011, ai u bë gati për Këngën Magjike 2013 me këngën "S'ma ndjen" ku në finale u cilësua si kënga hit. Një muaj më vonë, ai u bë gati për Festivalin e Këngës Magjike me këngën "Personale". Në vitin 2012, ai mori pjesë në Top Fest sëbashku me këngëtaren Fatmire Ymeri me këngën "Pasion". Ata arritën deri në gjysmëfinale më 6 qershor 2012.

Sëbashku me grupin West Side Family, ai u bë gati disa herë për Këngën Magjike dhe Festivalin e Këngës. Ata bënë një performancë të mirë, ata e përfunduan Këngën e 47-të Magjike në vendin e tretë, ku ata performuan me këngën "Jehonë", e cila u regjistrua më vonë si një duet me Aurela Gaçen. Ata ishin vetëm tetë pikë nga Kejsi Tola, duke qënë shumë afër të përfaqsuar ShqipërinëFestivalin Europian të Këngës 2009. Nqs do të fitonte, ata mund të bëheshin grupi i parë që të përfaqsonte Shqipërinë.

Në dhjetor 2012, Dr. Flori ndoqi Festivalin e Këngës 51 sëbashku me Fabin.[3] Kënga që ata lançuan titullohej "Jam ti!".[4] Ata arritën deri në gjysmëfinale, ku performuan dhe shkuan në finalen ku mori 11 pikë (sëbashku me Rosela Gjylbegu).

Në vitin 2013, Dr. Florin lançoi këngën e tij të re "Zemërthyer", një version i ripunuar nga kënga e Festivalit së Këngës 2011 "Personale". Kënga ishte një këngë lufte para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, në vitin 2013. Ai shkruajti këngë "Vetëm ti", e cila do të përdoret nga Rezarta SmajaFestivalin e 53-të të Këngës në dhjetor 2014.

  • 2010 Origjinale (feat. Aurela Gaçe & Marsel)
  • 2011 Ca po menon
  • 2011 Ca na ke
  • 2011 S'ma ndjen
  • 2011 Bota nuk është bardhë e zi
  • 2011 Personale
  • 2012 Pasion (feat. Fatime Ymeri)
  • 2012 Tune tune (feat. Fatime Ymeri)
  • 2012 Ka kalle (feat. Noga)
  • 2012 Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)
  • 2012 Jam ti! (feat. Fabi)
  • 2013 Zemërthyer (feat. Tiri)
  • 2014 Toke Toke

Më 17 nëntor 2014, papritur gjendja e tij shëndetësore në shtëpinë e tij filloi të keqësohej, duke bërë që të dërgohej me urgjencë ne Spitalin Nëna Tereza ku më pas ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes së tij në fillim mbeti i paqartë, por sipas burimeve të gazetës Ekspres dhe disa mediave dyshohej se vdiq nga mbidoza.[5] Dr. Flori vdiq në moshën 35 vjeçare, duke lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Shumë personalitete të vendit dërguan ngushëllime në drejtim të familjes dhe të të afërme të tij.[6][7]

Shkaku zyrtar i vdekjes së Dr. Florit nga autopsia ishte mbidoza e drogës por disa njerëz fajësojnë dhe ambulancën e cila u vonua dhe disa zyrtar të shëndetësisë që nuk i dhanë ndihmën e duhur.

  1. ^ "Ndërron jetë këngëtari i njohur, Dr. Flori". Gazeta Shekulli. 17 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2014. Marrë më 22 nëntor 2014.
  2. ^ "Dr. Flori Biografia". Tekst Shqip. Marrë më 22 nëntor 2014.
  3. ^ "26 Albanian artist names revealed". EscToday.com (në anglisht). 31 tetor 2013. Marrë më 22 nëntor 2014.
  4. ^ "Albania: Festivali i Këngës line-up revealed". Eurovision.tv (në anglisht). 2 dhjetor 2012. Marrë më 22 nëntor 2014.
  5. ^ "Bashkëshortja e Dr. Florit: Gjendja e pakontrollueshme nga overdoza". Telegrafi.com. 17 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2014. Marrë më 22 nëntor 2014.
  6. ^ "Berisha: Dr. Flori do mbetet i gjallë në këngën e tij". Koha Jonë. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 22 nëntor 2014.
  7. ^ "Vdekja e Dr. Florit, ngushëllojnë miqtë. Rama: Lamtumirë miku im gjenial! Berisha: Muzika në zi". Gazeta Panorama. 17 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2014. Marrë më 22 nëntor 2014.