Express

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Express (gazetë))
Shko te: navigacion, kërko
Gazeta - Shenja dalluese
Ballina e gazetës Express nga muaji janar 2006, me rastin e varrimit të presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova

MediaWorks është kompani e re mediale, e themeluar në vitin 2004, nga një grup redaktorësh dhe gazetarësh më në zë të Kosovës, me ndihmën e kompanisë IPKO.

Gazeta e përditshme Express, produkt kryesor i kompanisë MediaWorks, ka hyrë vrullshëm në diskursin publik në Kosovë, duke botuar artikuj relevantë, të hulumtuar mirë, dhe opinione autoritative.

Profesionalizmi i gazetës Express është vërejtur edhe jashtë Kosovës. Express është përmendur si burim kredibël i informatave gjatë raportimit të mediave botërore nga Kosova. New York Times, Time, The Economist, Associated Press, Reuters, etj, u janë referuar - dhe vazhdojnë t'ju referohen - artikujve dhe fotografive të botuara në këtë gazetë.

Stafi editorial i Express është i dedikuar të prodhojë një gazetë të përditshme me shtojca speciale, ashtu që lexuesve t'u sjellë përmbajtje relevante e cilësore, duke promovuar njëkohësisht një frymë të re profesionale në gazetari.

Ndryshe, ekipi redaktorial i Express përbëhet nga një grup profesionistësh me eksperiencë.


[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera