Fiset Nordike
Fise Nordike është një term që i referohet grupit të njerëzve që flisnin atë e cila tani njihet si gjuha e vjetër nordike në mes të shekujve VIII dhe XI. Kjo gjuhë i përket grupit verior të gjuheve gjermane, pjesë të degës Indo-Evropiane të gjuhëve. Gjuha e vjetër nordike ka qënë forma më e hershme gjuhëve moderne Skandinave.[1]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Norseman do të thotë "njeri nga Veriu" dhe i referohej kryesisht folësve të fiseve të gjuhës së vjetër nordike (Eng: Old Norse language) të cilët jetonin në pjesën jugore dhe qendrore të Skandinavisë. Në histori", Norse" ose "Norseman" mund të jetë çdo person nga Skandinavia, edhe pse Norvegjia, Danimarka dhe Suedia ishin grupe të ndryshme të njerëzve në mesjetë.
Zakonisht termi Norse i referohet më shumë pjesës perëndimore të Veriut (Nordike), që do të thotë kryesisht norvegjezëve kur bëhet fjalë për kolonizimin dhe vendbanimet nordike të Amerikës Veriore, Normandisë, Islandës, Grenlandës, Irlandës, Skocisë, Uellsit, Shetlandit, Orkneyt, Hebrides, Ishujve Faroe, dhe Ishulli i Njeriut. Në disa referenca të tjera historike, termi gjithashtu mund ti referohet edhe pjesës lindore të Veriut (Nordike), që do të thotë, kryesisht, Danezëve dhe Suedezëve, për shembull, Knuti i Madh dhe aventurat suedeze në Lindje.
Skandinavët nordikë, ose si njihen ndryshe edhe me emrin vikingët, themeluan shtete dhe vendbanime të ndryshme si në Angli, Skoci, Islandë, Uells, Ishujt Faroe, Finlandë, Irlandë, Rusi, Grenlandë, Francë, Belgjikë, Ukrainë, Estoni, Letoni, Lituani, Gjermani, Poloni, Kanada[2] si dhe në Italinë jugore.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vikingët
- Vinlanda
- Eriku i Kuq
- Leif Erikson
- Knuti i Madh
- Gjuha e vjetër nordike
- Hibernia major dhe Albania
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Williams, Ann (2004). "Edmund I (920/21–946)". Oxford Dictionary of National Biography (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/ref:odnb/8501. ISBN 978-0-19-861412-8. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2021. Marrë më 31 mars 2021.
- Whitelock, Dorothy, red. (1979). "Anglo-Saxon Chronicle". English Historical Documents, Volume 1, c. 500–1042 (në anglisht) (bot. 2nd). London, UK: Routledge. fq. 221. ISBN 978-0-415-14366-0.
- Bately, Janet, red. (1986). The Anglo-Saxon Chronicle, A Collaborative Edition, 3, MS A (në anglisht). Cambridge, UK: D. S. Brewer. fq. 73. ISBN 978-0-85991-103-0.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Linden, Eugene (dhjetor 2004). "The Vikings: A Memorable Visit to America" (në anglisht).
- ^ Pringle, Heather (19 tetor 2012). "Evidence of Viking Outpost Found in Canada" (në anglisht).