Gjeografia e Bullgarisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
000 Bullgaria harta.JPG
R U M A N I A
T U R Q I A
IRJM
SER.
Vidin
Llom
Pleveni
Ruse
Varna
Nesebur
Burgaz
Stara
Zagora
Plovidiv
Blagoevgrad
Kurdzhali
redaktoni hartën


Bullgaria ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, me dalje në Detin e Zi, në mes të Rumanisë dhe Turqisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Bullgarisë është 110,910 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 00 V, 25 00 L dhe 110,550 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 360 2 ujë.

Vija bregdetare e Bullgarisë në detin e zi është 354 km e gjatë dhe kufiri tokësore është 1,808 km që e ndajnë atë nga Rumania (608 km), Turqia (240 km), Greqia (494 km), Maqedonia (148 km) dhe Serbia (318 km) .

Klima e Bullgarisë ndryshon varësisht nga viset e sajë, në pjesët bregdetare është një klimë mesdhetare me dimër të lehtë dhe verë të nxehë ndërsa në brendi të vendit një klimë kontinentale e ngjashme me të Kosovës me dimër të fortë dhe verë të ngrohtë deri të nxehtë.

Relievi i Bullgarisë përbëhet kryesisht nga një teren i malor-shkëmborë me rrafshnalta të cilat zënë sipërfaqen më të madhe në pjesën veriore dhe juglindore të vendit. Pika më e ultë e relievit gjendet në brigjet e detit të zi (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,925 metrave në vendin e quajtur Musala në pjesën jugperëndimore të vendit.

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: boksiti, bakri, lëkura, zinku, qymyr guri, pylltaria si dhe toka e punueshme.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]