Ismail Haki Tatzati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ismail Haki Tatzati
Ministër i Luftës
Në detyrë
24 dhjetor 1921 – 19 gusht 1923
Paraprirë ngaShefki Kosturi
Pasuar ngaMustafa Aranitasi
Të dhëna vetjake
U lind më1878
Delvinë, Perandoria Osmane
Vdiq më3 gusht 1945
Gjirokastër, Qeveria Demokratike e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësimiushtarak, nëpunës

Ismail Haki Tatzati (Delvinë, 1878 - Gjirokastër, 3 gusht 1945) ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane dhe shtetit shqiptar, ministër dhe veprimtar i Ballit Kombëtar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1878 në Delvinë. Më 1894-1897 ndoqi gjimnazin e Manastirit, më 1897-1900 ndoqi dhe përfundoi Akademinë Ushtarake të Stambollit. Më 1900-1905 shërbeu si oficer në Seres në Vilajetin e Selanikut dhe më tej deri më 1906 shkoi me shërbim në Stamboll.

Më 1906-1908 shërbeu në Gjirokastër, më pas deri më 1913 në Elbasan, ku fitoi gradën e majorit. Më 1913 drejtoi një batalion xhandarmërie po në Elbasan,[1] ku u burgos dhe më pas u lirua nga kryengritësit e Shqipërisë së Mesme më 14 maj.[2] Me xhandarmërinë e organizuar nga misioni hollandez, u caktua me Mustafa Aranitasin të komandonin batalionet e Korçës dhe Gjirokastrës. Gjatë luftimeve me forcat greke, Tatzati e bëri Hoçishtin qendër veprimi.[3] Më 1916-'18 ka qenë nënprefekt në zonën e pushtim-administrimit austro-hungarez.[1] Gjysmën e parë të 1920 ka qenë komandant i xhandarmërisë i qarkut të Gjirokastrës, mori urdhër nga Tirana që me trupat e tij të shkonte drejt kryeqytetit,[4] ku kjo njësi kishte për detyrë të sulmonte pasuesit e Esad pashë Toptanit nga mbrapa.[5]

Më 14 dhjetor 1920 u caktua komandant i regjimit të 3-të të ushtrisë në Shkodër.[1] Merr pjesë në operacionin ushtarake për shtypjen e Republikës së Mirditës.[6] Në qeveritë e Xhaferr bej Ypit dhe Ahmet Zogut ka qenë ministër i Luftës në periudhën 1921-'23 deri kur u zëvendësua nga Mustafa Aranitasi më 19 gusht 1923.[7] Më 1923 qe komandant i grupit 2-të të ushtrisë në Tiranë.[1] Më 1923 u zgjodh deputet i prefekturës së Gjirokastrës,[8] mandat që e mbajti deri më 6 shkurt 1925 kur iu hoq. Përkrahu Lëvizjen e Qershorit më 1924 dhe me ardhjen e Zogut në dhjetor iku nga Shqipëria.

Duke pasë qenë pjesë e Krahut Kombëtar,[9] në emigracion ishte pjesë e Bashkimit Kombëtar, në vitet 1936-'39 ishte emigrant politik në Greqi. U kthye në atdhe më 1939 dhe nuk pranoi të marrë nëpunësitë e ofruara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u anëtarësua me Ballin Kombëtar. Shkak për të cilin u dënua me vdekje dhe u pushkatua në Gjirokastër më 3 gusht 1945 si "armik i popullit".[1]

Nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 4 dhjetor 2009 dekorohet pas vdekjes me medaljen “Për Shërbime të Shquara” nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami.[10]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e Dervishi 2012, pp. 234-235.
  2. ^ Floqi, Thanas (2007). Kujtime të Kryengritjes së vitit 1914 tek «Dokumente historike 1912-1918». Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. fq. 319, 327nb. ISBN 978-99956-10-04-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 98–99. ISBN 978-9928-140-54-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Vllamasi 2012, p. 209.
  5. ^ Këlcyra, Ali (2012). Frashëri, Tanush (red.). Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri. fq. 75nb. ISBN 9789995687816. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Vllamasi 2012, p. 251.
  7. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 15-16nb. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 17. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 tetor 2020. Marrë më 12 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Vllamasi 2012, p. 329.
  10. ^ "Dekorohen 12 personalitete të shquara të vendit dhe Forcave të Armatosura". mbrojtja.gov.al. 4 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]