Janjeva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Janjeva është një qytezë, njësi përbërëse e komunës së LipjanitKosovë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Janjeva

Janjeva është vendlindja e Hilës (Shtjefën Gjeçovi). Në atë kohë (1874) ishte një fshat i varfër i Kosovës, banorët e të cilit mezi e siguronin jetesën. Dikur ajo kishte qenë e përmendur, sepse nga minierat e saj nxirrej ar e argjend. Gjatë shekullit të XIII-të dhe XIV-të, në Janjevë, Republika e Dubrovnikut kishte hapur disa miniera. Në këto kushte në shekullin e XVI-të, ajo kishte tërhequr vëmendjen e shumë banorëve të viseve përreth, të cilët të shtrënguar nga nevoja ekonomike, linin vendet e tyre e grumbulloheshin aty për të ngjerrë bukën e gojës. Pas disa vjetësh nëpër kodrat e Janjevës filluan të shtoheshin shtëpitë e banimit, kurse fshati i dikurshëm mori pamjen e një qyteti me argjendari, këpucëtari, prodhues veglash të ndryshëm. Nuk vonoi dhe ky qytet ndërtoi edhe një kishë që përmendej për madhësinë e saj. Pas pushtimit të fushës së Kosovës nga osmanët më 1455, Janjeva fillojë të zhvillohej në një vendbanim tipik osmanë. Rreth vitit 1671 ajo kishte edhe shkollën e vet. Relatorët e ndryshëm shkruajnë për pamjen e qytetit të Janjevës dhe rezervat e saj të çmuara në arë e argjend. Kështu në vitin 1610 Janjevën e vizitoi Mati Bici, i cili shkruan :

... në mëngjezë herët arritëm në Janjevë që është e vendosur midis kodrave të zgavërueme prej minierave t'argjendit që aty nxirret me sasi të mëdha..."[1].

Po ashtu Mari Bici shkruan se në atë kohë në Janjevë banonte një popullsi e përzierë nga katolikët, myslimanët dhe ortodoksët. Kështu ai shkuan se aty jetonin 500 familje, 200 ortodokse, 180 myslimane dhe 120 katolike. Por ky zhvillim i saj nuk e pati të gjatë. Siç duket, rezervat e arit dhe argjendit shteruan dhe janjevasit u detyruan të largohen nga vendlindja pasi nuk kishin mundësi të siguronin bukën e gojës.

Janjeva ishte një qendër ku popullsia shqiptare takohej me elementin sllav dhe saksonë. [2] Në rrugët, sheshet dhe tregjet e saj fliteshin shumë gjuhë, shqip, serbisht, turqisht.

Pas futjes nën administrimin serb, gjeografët serbë për popullsinë e Janjevës në vitin 1911 thonë se përbëhej nga 515 shtëpi, 400 katolike, 75 shqiptare (duket se është fjala për të ardhur nga pjesa veri-perëndimore e trevave shqiptare), 20 muhaxherë (të ndjekurve nga Serbia e posa formuar), 2 turke dhe 18 magjupëve.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Nxierr nga: Gjeçovi, VEPRA 4- Ndërmarja Botuese RILINDJA, Prishtinë 1985
  2. ^ Aleks Buda, Sh.F. Gjeçovi, "Studime Historike", nr 4, 1979, faqe 105-106.