Kompjuteri personal
Kompjuteri personal (ang.: Personal Computer, lexo: Përsënëll Kompjutër ose shkurt PC) është një kompjuter, çmimi, madhësia etj. e të cilit e bëjnë atë të përdorshëm në mënyrë individuale, dhe i cili ka për qëllim të operohet në mënyrë direkte nga një përdorues, pa operatorë kompjuterësh ndërmjetësues.
Sot një PC mund të jetë një kompjuter desktop, laptop ose kompjuter tablet. Sistemet operative më të zakonshme janë Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux, ndërsa mikroprocesorët më të zakonshëm janë CPU-të x86-compatible.
Funksionet kryesore të një kompjuteri personal janë: futja e të dhënave, përpunimi i tyre, shfaqja e tyre ose ruajtja për perdorim në të ardhmen.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aftësitë e PC-së kanë ndryshuar në masë të madhe prej prezantimit të kompjuterëve elektronikë. Në vitet 1970-te, njerëzit në institucione akedemike ose hulumtuese kishin mundësinë për përdorim-personal (vetëm nga një person) të sistemit kompjuterik në mënyrë ndërvepruese për kohë të zgjeruar, sepse këto sisteme do të kishin qenë shumë të shtrenjta për të qenë pronë e një personi të vetëm. Prezantimi i mikroprocesorit, një çip i vetëm me të gjithë qarkun elektronik që më parë zinte një hapësirë të madhe, çoi në përhapjen e kompjuterëve personalë. Kompjuterët e hershëm personalë - në përgjithësi të quajtur mikrokompjuterë - shiteshin shpesh në formë të "Electronic kit" dhe në volume të kufizuara dhe ishin në interes kryesisht të hobistëve dhe teknikëve. Programimi minimal bëhej nga çelësat me levë, dhe informacioni mundësohej nga indikatorët e panelit kryesor. Përdorimi praktik kërkonte mjete të jashtme si tastiera, terminale kompjuterike, disqe, dhe gjurmështypës. Më 1977, kumpjuterat e vegjël dhe të përgatitur për një treg të gjërë mundësuan një numër më të madh njerëzish t'i përdornin, duke u fokusuar më shumë në aplikacione softuerike dhe më pak në zhvillimin e harduerëve procesues (procesorëve).