Loni Papa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Loni Papa (Bubullimë, 28 mars 1932 - 22 qershor 2018) ka qenë dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, i prozës, poezisë, shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.[1]

Skeda:Loni Papa.jpg
Loni Papa

Datëlindja: 28 Mars 1932

Vendlindja: Bubullimë, Lushnje

Vdiq më: 22 Qershor 2018,

në Montreal, Kanada

Kombësia: Shqiptare

Profesioni: shkrimtar, dramaturg

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Loni Papa u lind në Bubullimë të rrethit të Lushnjës më 28 mars 1932, në një familje intelektuale. I ati, Thoma Papa, i diplomuar në Shkollën Normale të Elbasanit, ishte mësues dhe drejtor shkolle në qytetin e Lushnjes.[2]

Mësimet e para i mori në vendlindje dhe shkollën shtatëvjeçare e ndoqi në qytetin e Elbasanit. Arsimin e mesëm e kreu në Shkollën Pedagogjike “17 nëntori”Tiranë. Studimet e larta i përfundoi në degën Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Fakultetin Histori – FilologjiUniversitetin e Tiranës.

Veprimtaria e tij letrare nisi në periudhën e shkollës së mesme. Krijimet e tij të para në prozë e poezi i botoi në gazetën “Zëri i Rinisë”, “Letrari i Ri”, “Drita” dhe në revistat “Hosteni” e “Pionieri”. Me mbarimin e shkollës së mesme, në moshë ende të re, u emërua redaktor në gazetën “Zëri Rinisë” ku punoi për tre vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai botoi vëllimin e tij te parë në poezi, “Fillo këngën çifteli” (1956). Më pas punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qytetin e Lushnjës. Pas përfundimit të studimeve të larta, rinisi punën si redaktor dhe gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Prej vitit 1970, vazhdoi veprimtarinë e tij si shkrimtar në profesion të lirë. Në vitet 1994-2001 ai krijoi dhe drejtoi shtëpinë botuese “Ardita” ku u botuan vepra të tij, të autorëve të tjerë shqiptarë dhe përkthime nga autorë të huaj.[3]

U nda nga jeta në 22 qershor 2018, në Montreal, Kanada. Trupi i tij prehet në atdhe, Tiranë.

Veprimtaria letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprimtaria letrare shkrimtarit Loni Papa, është pasqyruar në dramë, romane, novela, rrëfenja, poezi, letërsi për fëmijë dhe është autor i shumë shkrimeve publicistike e letrare.

Gjatë aktivitetiit të tij, ai ka lëvruar kryesisht në dy gjini, dramë dhe letersi për fëmijë. Është autor i 13 dramave. Dramat “Cuca e Maleve” dhe “Marga” janë vlerësuar me çmime kombëtare.

Letërsia për fëmijë zë një vend të veçantë në krijimtarinë e shkrimtarit Loni Papa. Ai ka shkruar drama e komedi për fëmijë, novela, skenarë për filma vizatimorë, radiodramatizime dhe një numër të konsiderueshem rrëfenjash. Ndër veprat e tij më të njohura për fëmijë janë novelat “Gishto trimi”, “Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur” dhe rrëfenjat “Tri motrat” dhe “ Kënga e Mjellmës”.

Drama Cuca e Maleve

Vepra më e njohur e shkrimtarit Loni Papai që i dha emër si dramaturg në letersinë shqiptare, është drama “Cuca e Maleve”.

Tema e kësaj drame, mbështetet në luftën për arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe shoqërisë shqiptare në vitet e para pas çlirimit të vendit.

Në vitin 1966, drama “Cuca e Maleve” u vu në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës nga regjisori Mihal Luarasi dhe pas suksesit që ajo pati, në vitin 1967, u soll në skenën e Tearit Popullor nga regjisori Pirro Mani. Drama “Cuca e Maleve” ka fituar Çmimin e Republikës të Shkallës së Dytë, në vitin 1972.

Bazuar në dramën “Cuca e maleve”, në vitin 1970 u krijua nga bashkëautorët Loni Papa dhe Agron Aliaj libreti i baletit “Cuca e Maleve”. Ky balet me muzikë nga kompozitori Nikolla Zoraqi, u vu në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit Shqiptar nga koreografi Agron Aliaj.

Drama dhe baleti “Cuca e Maleve” janë shfaqur brenda dhe jashtë Shqiperisë

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drama[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

La fille des montagnes (Botim në frëngjisht i dramës «Cuca e Maleve», 1978)
  • Kalimi në urë (1969)
  • Marga (1971)
  • Një copë rrugë (1976)
  • Gurët e Kreshanës (1976)
  • Zbatharakët (1976)
  • Vëllimi “Gjeniu i marrëzisë” (2003) ku përfshihen pesë drama:
“Çafka e detit” , “Arda”, “Vozabërësi Dako”, “Martesa e Lidrës”, “Gjeniu i marrëzisë”.[3]
  • Etiketa e shkulur
  • Baltë dhe bar

Vëllime me poezi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fillo këngën çifteli (1956)
  • Puthje djalli (1998) [3]

Romane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fundi i një vjeshte (1985)
  • Megi (2000) [3]

Novela[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Guri (1958)
  • Duar dhe baltë (novela, 1969)

Letërsi për fëmijë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Historia e maçokut, (vjersha për fëmijë, 1957)
  • Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur (novelë, 1964, 1993, 1997)
  • Miu që hëngri macen (novelë, 1974, 2003) [3]
  • Gishto Trimi (novelë, 1978, 1999) [3]
  • Rosat e Eglës (rrëfenja, 1984)
  • Hundëçipët dhe mbreti Kuku (novelë, 1993, 1997)
  • Përralla fluturuese (rrëfenja, 1994) [3]
  • Kënga e mjellmës (rrëfenja, 1995, 1997) [3]
  • Gomari mendjehollë (1995) [3]
  • Tri motrat (rrëfenjë, 1996) [3]
  • Floçka Ardë (rrëfenjë, 1997) [3]
  • 7 drama dhe komedi për fëmijë (2004) ku përmblidhen:
“Laura dhe vëllezërit”,“Motrat”, “Lojë luftash”, “Fyelli magjik”(komedi), “Bariu dhe Dhëmbëhekuri”, “Gëzofi i Erlës”, “Dac Maçi” (komedi).[3]

Shkrime letrare dhe publicistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Thërrime nga jeta e një poeti (kushtuar Migjenit, Revista nëntori, nr. 8, 1962)
  • Kujtimi i ditës së parë (Zëri Rinisë, 9 mars 1963)
  • Legjendë kasollesh (Zëri Rinisë, 14 tetor 1964)
  • I humburi i maleve (Zëri i Rinisë, 31 tetor 1964)
  • Bukuri e dhimbëshme (Zëri i Rinisë, 13 maj 1967)
  • Paradoksi (kushtuar Artistit të Popullit Kadri Roshi, Revista Ylli, 1968)
  • Druri që këndon (Revista nëntori, nr. 3 1978)
  • Metafora dhe uni i një poeti (kushtuar Dhimitër Minos, poet dëshmor 22-vjeçar, Revista nëntori nr. 9, 1986)
  • Këmisha e turpit (Zëri Rinisë, 12 dhjetor 1986)
  • Mesazhi filozofik (Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1987)
  • Vegim (kushtuar Artistit të Popullit Serafin Fanko, Revista Skena dhe Ekrani, nr. 1, 1988)
  • Eja, moj, ka ardhë Kola (kushtuar dramaturgut Kolë Jakova, Revista Skena dhe Ekrani, nr.3, 1988)
  • Në jetën e dytë (kushtuar aktores Marie Logoreci, Revista nëntori, nr. 8, 1988)

Radiodramatizime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ne gjahtarët e fshatit dhe Lica jonë e dashur, Loni Papa - Radio Tirana
  • Tri Motrat, Loni Papa - Radio Tirana
  • Aventurat e Hakelberi Finit – bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Mark Twain, titulli origjinal (The Adventures of Huckleberry Finn) - Radio Tirana
  • Pesë fëmijë dhe xhuxhi i rërës- bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autores Edith Nesbit - titulli origjinal (Five Children and It) - Radio Tirana
  • Dhëmbi i Bardhë - bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të autorit Jack London- titulli origjinal (White Fang) - Radio Tirana

Skenarë filmash vizatimorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mirënjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Drama “Cuca e maleve” – Çmimi i Republikës i Shkallës së Dytë, 1972.
  • Drama “Marga” - Çmimin i parë në Konkursin letrar – artistik të njëzetepesëvjetorit të çlirimit të Atdheut, 1969
  • Urdhëri i Punës së Klasit të Dytë për pjesëmarrjen aktive si gazetar në veprat kombëtare “Hekurudha Rrogozhinë – Fier” dhe “Rruga e Dritës Kukës – Peshkopi”.
  • “Qytetar Nderi i Lushnjës” -Këshilli bashkiak i Qytetit të Lushnjës, 2006 [1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)Bashkia Lushnje
  2. ^ Arsimi dhe kultura në Myzeqe (1912 - 1990) Petraq Dhana
  3. ^ a b c d e f g h i j k l m [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)Biblioteka Kombëtare Shqiptare

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ALMAKOS - 100 vjet dramaturgji shqiptare

Enciklopedi franceze “Fjalori botëror i letërsive” (“Dictionnaire Mondial des litteratures”)

Loni Papa i Cucës së Maleve - Dhimitër Shtëmbari, gazeta "Dita"

Loni Papa: Suksesi i dramës me artistët shkodranë tërhoqi vëmendjen e kritikës - Albert Zholi, gazeta "Zemra Shqiptare"

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

National Theater of Albania

Cuca e maleve (Dramë)

Cuca e maleve (balet)

Albfilm