Portugali 0–1 Shqipëri (7 Shtator 2014)
Portugali 0–1 Shqipëri ishte ndeshja e parë e Grupit I të kualifikueseve të Euro 2016 e luajtur në stadiumin Municipal de Aveiro. Kjo ishte ndeshja e gjashtë midis tyre në histori, me Shqipërinë që më parë kishte marrë vetëm një barazim dhe katër humbje.[1] Ndeshja u luajt më 7 shtator 2014 dhe Shqipëria fitoi ndeshjen me rezultatin 1–0 falë supergolit të Bekim Balaj në minutën e 53të.[2] Me këtë fitore, Shqipëria u vendos në vendin e dytë me pikë të barabarta me Danimarkën e cila është në vend të parë për shkak të golavarazhit më të mirë.
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dyja kombëtaren vinin me mungesa të mëdha para ndeshjes. Për kombëtaren portugeze mungonte lojtari i tyre kyresor Cristiano Ronaldo, i cili kishte pësuar një dëmtim të lehtë dhe mos-thirrja e tij ishte konfirmuar nga trajneri Paolo Bento.[3] Gjithashtu për Portugalinë mungonin edhe Hélder Postiga, Hugo Almeida, Silvestre Varela, Rúben Amorim, Rafa Silva, Bruno Alves dhe portieri Beto. Të gjithë këta lojtar ishin në listën e lojtarëve për të luajtur në Kupën e Botës. Nga ana tjetër, për kombëtaren shqiptare mungesa më e madhe ishte Alban Meha i cili pati një dëmtim të meniskut të këmbës së djathtë në fund të muajit korrik.[4] Gjithashtu mungesa të tjera për Shqipërinë ishin mesfushorët Migjen Basha Ledian Memushaj dhe Vullnet Basha, gjithashtu edhe sulmuesi Armando Sadiku, të gjithë këto lojtarë mungonin sepse ishin të dëmtuar. Në një intervistë, trajneri Gianni De Biasi tha që në kombëtare do të thirren të gjithë ato lojtarë që kanë luajtur rregullisht me klubet respektive, duke bërë që të ngelej jashtë skuadre Valdet Rama i cili sapo kishte gjetur skuadër.[5]
Paolo Bento thirri për herë të parë në kombëtare të rinjtë Ricardo Horta dhe André Gomes, të cilët gjatë ndeshjes bërë edhe debutimin e tyre.[6] Nga ana tjetër, për Shqipërinë bëri debutimin Taulant Xhaka, vëllai i lojtarit të kombëtares zvicerane Granit Xhaka, i cili ishte thirrur dhe në raste të tjera por nuk ka bërë debutimin e tij për shkak dëmtimi. Përpara ndeshjes, presidenti i FSHF-së Armando Duka kishte premtuar se në rast fitoreje me Portugalinë, secili lojtarë do të shpërblehej me nga 10 mijë €.[7]
Ndeshja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndeshja nis me ngulmim të natyrshëm të Portugalisë, por mesfusha kuqezi është mjaft e ngjeshur. Shqipëria luajnë afër njëri-tjetrit dhe duan ta mbajnë sa më larg kundërshtarin. Një ndërhyrje e Roshit ndaj Coentrãos detyron gjyqtarin kryesor francez të nxjerrë shumë shpejt kartonin e verdhë, që në minutën e tretë. Më pas vjen goditja e dënimit, ekzekutuar nga Nani, që gjen të papërgatitur mbrojtjen tonë. Ndërhyrja e portierit Berisha është shpëtimtare. Duket qartë presioni mbi kuqezinjtë, sepse gabojnë në pasimin e parë, duke ua dhuruar luzitanëve shumë shpejt. Kukeli është rikthyer pas një viti e gjysmë në kombëtare, nërsa Taulant Xhaka e ka për herë të parë me Shqipërinë, ndaj emocionet te këta dy lojtarë janë evidente. Udhëzimet e De Biasit janë për mbulim një për një në mesfushë. Portugezët nuk janë shumë fleksibël në sulm, ndaj lehtësohet disi puna e tanëve për t’i markuar në qendër. Daljet nga krahët e vendësve sa vijnë e bëhen me shqetësuese për prapavijën e Shqipërisë, që mbetet e tërhequr thellë, shumë pranë portierit Berisha. Në minutën e 13-të i dhurojmë një asist Luis Nanit, që ka krejt hapësirën e duhur të shënojë, por godet keq para portierit tonë kuqezi. Gabim i Kukelit, që ka vështirësi ta nxjerrë topin përpara. Ai ka marrë rolin e Migjen Bashës, i dëmtuar, që mungon. Goditja e parë nga këndi për tanët vjen në minutën e 20-të. Kjo është edhe dalja e parë e plotë në fazën ofensive të tanëve, që janë të detyruar të përveshin mëngët përballë furisë së sulmeve të njëpasnjëshme të luzitanëve. Fatmirësisht, portugezët gabojnë në finalizim. Edhe Abrashi merr karton të verdhë në minutën e 22-të, i dyti për tanët, cka dëshmon për duelet e forta në mesfushë. Ajo që bie në sy ka të bëjë me vendosje jot ë mirë të kuqezinjve në goditjet standard të kundërshtarit, i cili tenton me të gjitha mënyrat për ta zhbllokuar rezultatin. Megjithatë, Berisha është në gadishmëri. Bekim Balaj, sulmuesi i vetëm i Shqipërisë, mbetet i izoluar në prapavijën portugeze, ku ka mbulimin nga afër të Pepes. Në minutën e 30-të, Roshi fut një pasim diagonal rrafsh me tokën, por portieri luzitan ndërhyn shpejt, para se Bala të krijojë ndonjë rrezik. Shqipëria mendon më së shumti si të mos pësojë, ndaj shihet pak në zonën kundërshtare. Megjithatë, me kalimin e minutave arrin t’i kundërvihet më mirë skuadrës vendëse, që nuk rresht së sulmuari në të gjitha drejtimet. Edhe Taulant Xhaka merr karton të verdhë në minutën e 34-t, kohë kur Kukeli ndodhej jashtë dhe po mjekohej, pasi pësoi një dëmtim në dyluftim me kundërshtarin dhe krijoi makth te De Biasi e kuqezinjtë e tjerë, sepse ka kaluar dy operacione të njëpasnjëshme. Sidoqoftë, mesfushorët tanë duhet të kenë shumë kujdes tashmë, sepse e kanë nga një të verdhë dhe rrezikojnë ta lënë kombëtaren tonë në inferioritet numerik. Pjesa e parë mbyllet me disa raste të rrezikshme në portën e Berishës. E vetmja mundësi e tanëve për të dalë nga gjysmëfusha e vet është topi i gjatë, por pa asnjë adresim të saktë. Balaj nuk ka cfarë të bëjë, sepse është krejt i vetëm në fazën ofensive. Gjithsesi, ajo më e rëndësishmja është se 45 minutat e para i mbyllim pa pësuar, madje me Roshin mund të kishim rrezikuar në limit. I vetmi rast për tanët në pjesën e parë.
Pjesa e dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa e dytë nisi pa zëvëndësime për Shqipërisë, ndërsa Paulo Bento bën një ndryshim në sulm. Eshtë e pritshme ofensiva e luzitanëve, që kanë në mbështetje të tyre edhe shumë tifozë, ndërsa ata kuqezinj janë të paktë në numër, diku te 100 vetë. Vetëm tre minuta kalojnë dhe Roshi sjell drithërima në portën portugeze, me krosimin tokazi nga e djathta. Balaj zhytet për ta devijuar topin në rrjetën kundërshtare, por nuk është në kohë. Minuta e 52të është drithëruese për shqiptarët. Odise Roshi merr bukur krahun e djathtë dhe kroson në zonën luzitane, ku Bekim Balaj godet fluturimthi, gati me kurriz nga porta vendëse, duke shënuar. Shokohet Portugalia, që ka shpërdoruar pa fund, ndërsa ndëshkohet në të paktat mundësi të krijuara nga kuqezinjtë. Reagimi luzitan është imponues, e sposton lojën në gjsyëmfushën tonë, por aty ndesh një barrikadë të pakalueshme me Canën, Mavrajn e të tjerë. Luis Nani merr përsipër të bëjë liderin, godet nga distanca, por topi s’u bindet plotësisht këmbëve të tij. Tensioni rritet në maksimum te vendësit, cka i jep disi frymëmarrje e qetësi skuadrës sonë, e cila mbahet stoikisht në fushën e blertë, edhe pse thellësisht në qasje defensive. Reagimi luzitan është imponues, e sposton lojën në gjsyëmfushën tonë, por aty ndesh një barrikadë të pakalueshme me Canën, Mavrajn e të tjerë. Luis Nani merr përsipër të bëjë liderin, godet nga distanca, por topi s’u bindet plotësisht këmbëve të tij. Tensioni rritet në maksimum te vendësit, cka i jep disi frymëmarrje e qetësi skuadrës sonë, e cila mbahet stoikisht në fushën e blertë, edhe pse thellësisht në qasje defensive. Në minutën e 75-të hidhet në lojë edhe Andi Lila. Ka vështirësi Lenjani, ndaj dhe trajneri De Biasi vendos t’i besojë pjekurisë së kavajasit të PAS Gianninës. Janë minuta ankthi për kuqezinjtë, sepse loja zhvillohet tërësisht në zonën e Berishës. Rastet janë të shumta për luzitanët, por qetësia dhe kthejlltësia në finalizim shkon në favorin e Shqipërisë. Jemi me fat në ato mundësi të Luis Nanit, që humb raste tepër të favorshme. Dhjetë minuta e fundit aktivizohet edhe Cikalleshi. Kavajasi zëvendëson “kokë për kokë” heroin e kësaj ndeshjeje, Bekim Balaj, që shënoi atë supergol dhe u dha kuqezinjve tanë një fitore të artë e historike në Aveiro. Pas barazimit 0-0 në Braga, Shqipëria i bën goditjen e radhës skuadrës së Cristiano Ronaldos, që mungoi kësaj here, duke e mundur në shtëpi dhe bërë një start të mrekullueshëm fushatës eliminatore “Euro 2016”. Tri pikët e para, që japin moral të lartë për vazhdimësinë e garës. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria i nis kualifikueset e Kupës së Botës ose Kampionatit Europian me një fitore jashtë fushe. Lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA dhe Goal.com u zgjodh Odise Roshi.[8] Kjo ishte fitorja e parë në historinë e kombëtares shqiptare kundër Portugalisë.
Detajet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Portugalia | 0–1 | Shqipëria |
---|---|---|
Raporti | Balaj 52' |
|
|
Lojtari i ndeshjes
Ndihmësit e Arbitrit:
|
Rregullat e ndeshjes
|
Statistika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Statistika[9] | Portugalia | Shqipëria |
---|---|---|
Gola të shënuar | 0 | 1 |
Gjuajtje gjithsej | 19 | 1 |
Gjuajtje në portë | 5 | 1 |
Zotërimi i topit | 68% | 32% |
Korne | 10 | 2 |
Faulla të shkaktuar | 8 | 14 |
Pozicione jashtë loje | 3 | 1 |
Karton të verdhë | 1 | 6 |
Karton të kuqë | 0 | 0 |
Reagimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo fitore u cilësua historike nga mediat shqiptare dhe shokuese nga mediat e huaja. Për FIFA.com, ky rezultat ishte surprizues,[10] kurse për Daliy Mail rezultati ishte shokues.[11]
Pas mbarimit të ndeshjes, autori i golit Bekim Balaj tha:[12]
Në morën tre pikë në Portugali, që ndoshta asnjë nuk e priste. Ne erdhëm në Portugali për të bërë më të mirë tonë dhe unë mendoj se në bëmë një punë të mirë sonte si skuadër. Ne shpresojmë që në çdo ndeshje të luajmë si ndaj Portugalisë. Ishte një Gol sulmuesi. U përpoqa të ndaloj topin, por gjuajtja ishte instikt i pastër.
Pas mbarimit të ndeshjes, kapiteni Lorik Cana tha:[13]
Ishte një fillim ëndërash, një fillim perfekt për ne. Ne na u desh ti fillonim kualifikueset jashtë fushe kundër Portugalisë, favoritëve të grupit – dhe unë mendoj se ata janë ende favoritët. Fitorja ishte një rezultat historik kundër një skuadre të madhe në Europë, kështu që jam shumë i lumtur për vendin dhe njerëzit e mi. Të gjitha ata e shohin kombëtaren. Kjo fitore është për ta dhe ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë deri në fund të kualifikueseve. Ishte një fillim i shkëlqyer, por ne kemi një grup të vështirë: ne kemi skuadra të mëdha si Danimarka, Armenia dhe Serbia, kështu që ky fillim i mirë na jep neve mundësinë për të luftuar deri në fund. Në shënuam një Gol dhe u mbrojtëm deri në fund me një shpirt të madhë. Ne kemi shumë lojtarë të rinjë dhe unë shpresoj të vazhdojmë kështu.
Pas ndeshjes, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi tha:[14]
Është një rezultat fantastik – një fitore e mrekullueshme. Shqipëria u mbrojt shumë mirë. Mungesa e Cristiano Ronaldos ishte një goditje fati për ne, sepse ai është lojtari më i mirë në botë, sëbashku me Lionel Messin. Kur ju fitoni kunër një skuadre e cila është e renditur e 11-ta në renditje e FIFA-s, kjo është shumë gjë e mirë.
Pas ndeshjes, sulmuesi portugez Nani tha:[15]
Ne duhet të jemi më të kujdesshëm në sulm. Ne nuk ishim mirë ndërmjet dy zonave dhe mendoj se nuk e dëmtuam shumë kundërshtarin tonë. Ne ishim të qetë përpara Golit, dhe pas atij momenti u bë më e vështirë për të përmbysur rezultatin. Ne kemi shumë ndeshje përpara nesh dhe ne duhet t'i fitojmë të gjitha ato. Ne kemi nevojë për të zhvilluar mentalitetin tonë dhe duhet si rritemi si skuadër dhe si individë, dhe ne duhet të besojmë se do t'i fitojmë ndeshjet që do të vijnë.
Pas ndeshjes, trajneri portugez Paolo Bento pranoi humbjen duke thënë:[16]
Ishte një rezultat shumë i keq. Ne vendosëm për të luajtur me tre mbrojtës në pjesën e dytë. Njerëzit kanë të drejtë për të qënë të mërzitur. Nuk po them justifikime. Kjo nuk ishte mungesë e angazhimit nga ana e lojtarëve të mi, por ne nuk ishim shumë efikas, ndërsa Shqipëria ishte shumë efikase. Ne jemi të gjithë të zhgënjyer për shkak të rezultatit. Ne mund të bënim më mirë edhe pse mendoj se nuk ishim dhe aq keq. Kjo në pamje të parë për disa lojtarë, si Ricardo Horta dhe André Gomez të cilët luajtën mirë. Ivan Cavaleiro duke luajtur pranë Éderit na ndihmoi ne që të ishim më shumë prezent në zonë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Albania v Portugal" (në anglisht). Eu-Football.info. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "Cristiano Ronaldo to miss Portugal Euro 2016 qualifier" [Cristiano Ronaldo do të humbas kualifikuesen e Euro 2016 të Portugalisë] (në anglisht). Fox Sports. 29 gusht 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "Meha mungon 8 javë, De Biazi i pikëlluar". Panorama Sport. 1 gusht 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "Rama: Këtë herë s'meritoja të isha në Kombëtare. S'kam bërë stërvitje të rregullt" (në anglisht). Panorama Sport. 5 shtator 2014. Marrë më 5 shtator 2014.
- ^ "Portugal 0-1 Albania: Seleccao stunned by Balaj beauty" [Portugali 0-1 Shqipëri: Seleccao shtanget nga goli i bukur i Balajt] (në anglisht). Goal.com. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "10 mijë euro për kokë, gati premio për kuqezinjtë" (në anglisht). Panorama Sport. 8 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014.
- ^ "Portugal 0-1 Albania: Players rating" [Portugali 0-1 Shqipëri: Vlerësimet e lojtarëve] (në anglisht). Goal.com. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ a b "Portugal vs. Albania 0 – 1" [Portugali vs. Shqipëri 0 – 1] (në anglisht). Soccerway. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "PortWhat is your favourite surprise international result?" [Kush është rezultati ndërkombëtar më surprizues?] (në anglisht). FIFA. 7 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014.
- ^ "Portugal shocked by Albania after resting Cristiano Ronaldo, Denmark and Finland narrowly avoid upsets and Romania gain revenge on Greece in Euro 2016 qualifiers" [Portugalia shtanget nga Shqipëria pasi lë pushim Cristiano Ronaldon, Danimarka dhe Finlanda shmangin humbjet kurse Rumani hakmerret ndaj Greqisë në kualifikueset e Euro 2016] (në anglisht). Daily Mail. 7 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014.
- ^ "Bekim Balaj, Albania forward" [Bekim Balaj, sulmues i Shqipërisë] (në anglisht). UEFA. 7 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014.
- ^ "Lorik Cana, Albania midfielder" [Lorik Cana, mesfushor i Shqipërisë] (në anglisht). UEFA. 7 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014.
- ^ "Giovanni de Biasi, Albania coach" [Giovanni de Biasi, trajner i Shqipërisë] (në anglisht). UEFA. 7 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014.
- ^ "Nani, Portugal forward" [Nani, sulmues i Portugalisë] (në anglisht). UEFA. 7 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014.
- ^ "Paulo Bento, Portugal coach" [Paolo Bento, trajner i Portugalisë] (në anglisht). UEFA. 7 shtator 2014. Marrë më 10 shtator 2014.