Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/24

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qirinj kushtuar nga besimtarët Shën Antonit për mrekullitë në Shqipëri


...Shën Antoni i Padovës, para thirrjes quhej Fernando Bulhão njihet ndër të krishterët shqiptarë edhe si: "Shna Ndoi ose Shna Ndou" tek të krishteret katolikë, dhe "Shën Andoni" ndër të krishterët ortodoksë përkujtohet më 13 qershor duke u shoqëruar nga pelegrinazhi i vizitorëve në Kishën e Shna Ndout në Laç?

...Elvira Dones u zgjodh si shkrimtarja e vitit nga Shoqata e botuesve në Kosovë tek edicioni i saj të 16-të në trofeun e Panairit nga juria e përbërë nga Ilire Zajmi – Rugova, Anila Xhekaliu dhe Naim Kelmendi?

...Shën Angjelina e njohur si Angjelina Araniti Komneni (l. shek. XV, Berat - v. 30 korrik 1520, Krushedoli; shqip: Angjelina Arianit Komneni, Shën Angjelina, Shën Angjelina e Krujës , Shën Angjelina e Arbërisë,) ishte një despoteshë e shekullit XV, bashkëshortja e despotit serb Stefan Brankoviç rridhte nga një familje fisnike shqiptare dhe ishte kunata e Skënderbeut?

...edhe pse ajo është rritur larg vendlindjes së saj, që është Korita e Gostivarit, Hava Bekteshi nuk e ka harruar traditën e vendit nga vjen dhe preferon të këndojë këngë me një vegël tradicionale shqiptare, si çiftelia, sipas gazetës Zëri merr pjesë në koncerte të ndryshme që zhvillohen në mbarë Gjermaninë në televizionin "Hamburg 1"?

...shkrimtarit shqiptar me famë ndërkombëtare Luan Starova renditet ndër shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë dhe disa nga romanet e tij u përkthyen në 14 gjuhë si Kompleti i librave të Sagës Ballkanike, romanet e njohura “Librat e babait”, “Koha e dhive” dhe “Kurbani Ballkanik” disa prej tyre të botuar shumë më herët në Maqedoni?

...veprat monumentale të Kreshnik Xhikut hijeshojnë disa sheshe si busti i Faik Konica në Parkun e Liqenit të Tiranës, shtatorja e Mbreti Zog në bulevardin Zog I, busti i Skënderbeut në Londër si dhe disa nga shtatoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë monumenti i Nënë Tereza në Cleveland Ohio dhe Ekuestri i Skënderbeut në Rochester Hills Michigan ?

...uji është transparent (i tejdukshëm) por arsyeja e ngjyrës bojë qielli të detit është pasqyrimi i qiellit në det prandaj dhe uji ka një ngjyrë të zbehtë bojë qielli sepse qielli ndikon në theksimin e ngjyrës së detit?

...nëpërmjet vlerësimeve në 10 vite për krijuesit dhe interpretuesit më të mirë në fushën e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit Akademia Kult përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore dhe njëkohësisht më gjithëpërfshirëset dhe 404 është numri i artistëve të nominuar nga të cilët 101 janë shpallur fitues të Çmimit Kult mbi 120 emra të njohur të krijimit, interpretimit, studimit, mediave dhe profesoratit të arteve dhe letërsisë, përbëjnë jurinë e nderit të Çmimet Kult?

...edicioni i dhjetë i Rally Albania në pesë etapa për 400 kilometra rrugë të pilotëve shqiptarë dhe evropianë po promovon turizmin shqiptar nga Verilindja në itineraret Tiranë - Dibër , Parku Kombtar në Lura , Peshkopi - Bregdeti i Jonit, Lindje dhe Juglindje e Shqipërisë, Gadishulli i Karaburunit deri më 14 qershor?

...fluturat thuhet se kanë një ditë jetë por disa flutura të rritura mund të jetojnë 1-2 muaj sepse ato të cilat jetojnë disa stinë mund të flenë gjatë dimrit ose të emigrojnë drejt vendeve të ngrohta?

...karnavalet e Korçës në vitin e shtatë të festimeve kanë mbledhur të ftuar si nga Shkodra ashtu edhe nga vendet e rajonit të Ballkanit?

...Adnan Januzaj është përfshirë në listën përfundimtare të Belgjikës për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Brazil 2014 sipas shqiptarja.com ashtu si 5 futbollistët që luajnë për Zvicrën, pa harruar këtu Pajtim Kasamin që është në listën rezervë të skuadrës së Hitzfeld e nëse këtyre i shtohen tre shqiptarët që janë në listën e madhe të Greqisë dhe Mustafi te ajo gjermane, numri i futbollistëve me origjinë shqiptare që mund të udhëtojnë drejt Brazilit për të qenë protagonistë , mund të shkojë në 11, një numër i konsiderueshëm për aktivitete të këtij lloji?