Jump to content

Tezeu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Theseus Slaying Minotaur (1843), bronze sculpture by Antoine-Louis Barye
Theseus and Aethra, by Laurent de La Hyre
The deeds of Theseus, on an Attic red-figured kylix, ca. 440-430 BCE (British Museum)
Detail of the kylix at right: Theseus and the Crommyonian Sow, with Phaea
Theseus captures the Marathonian Bull (kylix painted by Aison, 5th cent. BC)
Theseus carries off the willing Helen, on an Attic red-figure amphora, ca. 510 BCE
with the head of Minotaur

Tezeu (greq. Θησεύς Theseus, lat. Theseus) - i biri i Egjeut, mbretit të Athina ose i Poseidonit, zotit të detit dhe i Etrës, princeshës së Troazenës, kreshnik dhe mbret i Athinës. Ishte njëri prej kreshnikëve më të mëdhenj të miteve greke, dhe me të drejtë, radhitet menjëherë pas Herakliut. U bë i famshëm në shumë vepra të ngjashme, ishte i barabartë me të me trimëri, guxim dhe njëherit ishte mik i tij besnik; jo njëherë ka luftuar në anën e tij kundër armikut të përbashkët. Si përfaqësues i jonëve me miqësinë e vet me Herakliun doras e ka simbolizuar unitetin e grekëve dhe artistët grekë këtë me ëndje ua përmendin bashkëvendasve të tyre, veçmas politikanëve nga qytetet - shtete që u benë armiq të njëri tjetrit. Prej shembujve të shumtë, po e përmendim vetëm relievin e Fidisë me pamje nga luftërat e përbashkëta të Tezeut dhe të Herakliut kundër amazoneve që e stoliste fronin e trupores së Zeusit në Olimp, e katërta prej shtatë mrekullive të botës.


Biografinë e Tezeut, të përshkruar, hollësisht e gjejmë te Plutarku i cili, me siguri në fillim të shek. II të e. s., i ka mbledhur motivet e stërlashta dhe shpesh kontradiktore, në një tërësi të rrumbullakësuar. Për baba të Tezeut zyrtarisht konsiderohet mbreti i Athines, pasardhës i Kekropsit, themeluesit të Athinës. Më pak zyrtarisht, por aq më e rëndësishme, si babë i tij është konsideruar edhe Poseidoni, zoti i detit. E ëma e tij, Etra, sipas disa autorëve ka qenë bashkëshortja e Egjeut, ndërsa sipas të tjerëve vetëm dashnore. Për nga baba, Piteu, mbretit të Troazenës, rridhte prej Pelopsit, themeluesit të Peleponezit. Nuk e ka pasur, pra, prejardhjen aq të lartë, sikurqë e kapasur Herakliu i cili ne përgjithësi është konsideruar djalë i Zeusit, zotit suprem. Por për rolin e tij të dalluar, në botën e miteve, që më parë të caktuar edhe kjo ka qenë mjaft. Ka lindur në Troazenë, në bregun veriperëndimor të Argolidës, ku e ka kaluar edhe rininë. Egjeu, atje para kthimit të tij në Athinë, ku e pritnin detyrat e sundimtarit, ia ka lënë vetëm shpatën dhe sandalet mbi të cilat e ka qitur një gurë të madh, sepse Tezeu, kur të rritej do të duhej të ketë fuqi të mjaftueshme që këtë gur të madh ta rrokulliste. Kështu edhe ndodhi. Pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve Tezeu u zhvillua në një djalosh të fuqishëm i cili ua ka kaluar të gjithë moshtarëve të vet në guxim, bukuri dhe qëndrim të tij mbretëror.

  • 1.Udhëtimin e parë Tezeu i ri, kuptohet, e ka ndërmarrë në Athinë, ku sipas ligjit është dashur që në të ardhmen të bëhet mbret. Pasi nëpër det ka qenë lundrim i gjatë një gjysmë dite, e zgjodhi atë nëpër tokë, më të gjatin dhe më të rrezikshmin. Deshi që pak ta shohë botën dhe sipas mundësive të kryejë edhe ndonjë vepër kreshnike që mos t'i shkojë Egjeut pa famë. Rasti për t'u treguar iu dha menjëherë në kufi të Troazenës dhe të Epidaurit. Aty ka jetuar Perifeti, gjigandi çalaman i cili vriste njerëzit me topure të hekurt. Tezeu këtë argëtim ia bëri të pamundshëm. Me shkathtësi ia hoqi topuzin nga dora dhe kështu e la armikun pa arme.Me pas Tezeu ia ktheu argetimin perbindeshit ne makthin e tij me te keq.
  • 2. Në Istmi Tezeu u ndesh me cubin Sinis i cili i kapte udhëtarët dhe i lidhte për maje të dy pishave të cilat më parë i lakonte deri në tokë. Kur i lëshonte pishat, me hov drejtoheshin dhe e shkyenin të lidhurin e mjerë. Tezeu, pas luftës së rëndë e mposhti dhe me të bëri të njëjtën gjë sikurse bënte Sinisi me udhëtarët. Në shenjë të fitores së vet i themeloi lojërat istmike.

Derri i Kromionit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 3. Në lutje të fshatarëve, në Kromion e vrau derrin vigan ngjyrë hiri që i shkatërronte të lashtat. Ishte ky më tepër përbindësh se sa derr, sepse qindkrerëshi vigan, Tifoni, ishte i ati i tij, ndërsa e ama e tij ishte Ekidna.
  • 4. Pastaj Tezeu e çliroi krahinën e Megarës prej kusarit Skiron, i cili udhëtarët i priste nën shkëmbin e ngritur mbi det dhe i detyronte që t'i lënë teshat dhe t'ia lajnë këmbët e tij në pusin që gjendej në shkëmb. Kur e bënin këtë, Skironi me goditje të fortë i përplaste në det. Tezeu me gadishmëri e dëgjoi cubin dhe kur Skironi ia shtriu këmbët, e kapi fuqishëm për to dhe në një hark të madh e hudhi në det.
  • 5. Te Eleuzina, ku arriti pas kësaj, Tezeut iu desht që ta pranojë dyluftimin e ngjashëm me atë që e ka pasur Herakliu me viganin Anteu: në ato vise jetonte kusari Kerkion, i cili secilin që kishte për të ardhur në afërsi të tij, e detyronte që të luftojë me të për jetë ose vdekje. Tezeu e pranoi provokimin dhe Kerkioni kurrë më nuk ka pasur rast që ta ripërtërijë. Ne dyluftim me Tezeun nuk shpëtoi.
  • 6. Të gjitha këto vepra kanë qenë të mjaftueshme që djaloshi gjashtëmbë-dhjetëvjeçar të fitojë miradinë e popullsisë së viseve të çliruara dhe të gëzojë famën e trimit. Tezeu pastaj me gëzim nxitoi për në Athinë. Mirëpo, në vet Atikën, te lumi Kefisia, i doli cubi Damast, i njohur më tepër me emrin Prokrust ose Zgjatës. Këtë emer, ose më mirë të thuhet nofkë e ka fituar për arsye se i ftonte udhëtarët në shtëpi të vet dhe atje me hatër ose me dhunë i detyronte të shtrihen në shtratin e tij. Por jo për të pushuar: në qoftë se këmbët e tyre ishin më të gjata, Prokrusti ua prente dhe poqese kanë qenë të shkurtëra ai i ngrente deri sa eshtrat e të mjerit nuk i zgjaste deri në skajin e shtratit. Mirëpo, Tezeu nuk u shtri në atë shtrat, por në të e rrëzoi vetë Prokrustin. Pasi që për gjatësi koke ishte më i gjatë se sa shtrati, Tezeu pa hamendje ia preu. Mënyra e Tezeut e të dënuarit të kriminelëve në të njëjtën mënyrë në të cilën bënin ata krime, me të vërtetë ka pasur diçka në vete, të paktën aq sa të bëhet mjet i tmerrit. Prej ksaj kohe rruga ndërmjet Peloponezit dhe Atikës për udhëtarë dhe tregtarë u bë e lirë dhe e këndshme.

Tani Tezeu pa pengesa arriti në Athinë dhe kërkoi pallatin e Egjeut. Mbreti plak në shikim të parë nuk e njohu. Megjithatë, e njohu magjistarja Medea, e cila e fitoi simpatinë e Egjeut, duke i premtuar se poqese martohej me të, me ndihmën e magjive të saj do t'ia kthejë rininë. Medea menjëherë e kutpoi se po i kanosej rreziku për ta humbur pozitën e vet dhe e bindi Egjeun që të urdhërojë për ta helmuar Tezeun. Por gjatë gostisë së Egjeut rastësiht i shkuan sytë në shpatën e Tezeut dhe në të e njohu dhuratën e vet. Pastaj i shikoi edhe sandalet e tij dhe menjëherë e përmbysi gotën me verën e helmuar. E përqafoi Tezeun, ia paraqiti popullit si trashëgimtar të vetin, ndërsa Medenë e mallkoi dhe e dëboi.

Gëzimi në pallatin e Egjeut nuk zgjati shumë. Nën muret e qytetit erdhën djemtë e Palantit, vëllaut të Egjeut, të cilëve Tezeu duke ardhur në Athinë ua prishi planet që pas vdekjes së Egjeut të sundojnë në qytet. Ishin pesëdhjetë dhe i përcillte ushtria e madhe. Tezeu vendosmërisht doli në krye të mbrojtësve, e vëzhgoi renditjen e fuqive armiqësore dhe me sulmin e fuqishëm të ndërmarrë natën i asgjësoi rezervat e armikut. Gati gjysma e palantëve me këtë rast u vranë, ndërsa të tjerët ikën. Kur me fitimin e vet ia siguroi Athinës sundimin e mbretit legjitim, Tezeu u nis për të kryer vepra të reja heroike për të mirën e popullit dhe të famës së vet.

Atika atëbotë vuante nga dhuna e demit të madh, I cili i vriste njerëzit dhe i asgjësonte të lashtat. E solli Herakliu nga Kreta, sepse ashtu i kishte urdhëruar Euristeu, mbreti i Mikenës, të cilin me urdhër të zotërave ka qenë i detyruar që në çdo gjë ta dëgjojë. Euristeu ka dashur që këtë dem ta ndalte, por kur e pa tërbimin e kafshës, e lëshoi në liri, duke shkaktuar tmerr në tërë Greqinë. Tezeu shkoi pas demit dhe në rrafshirën te Maratoni, i doli përpara. Pas betejës së rëndë dhe të gjatë, më në fund, i shkoi për dore që ta mbysë demin. I gëzuar u kthye në Athinë, por askush nuk e priti dhe nuk e përshëndeti. Qytetin e kishte kapluar pikëllim i thellë.


Finalja e Minotaurit dhe Labirintit në Kretë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të tretën herë kishin ardhur përfaqësuesit e Minosit, mbretit të Kretës, në Athinë për tributin e rëndë që Egjeu ishte i detyruar ta paguajë çdo nëntë vjet për arsye dikur e kishte vrarë Androgeun, djalin e Minosit. Në të vërtetë, nuk ka mundur ta durojë që Androgeu në lojërat e Athinës i mposhti të gjithë garuesit vendas. Këtë tribut e përbënin shtatë djelmosha dhe shtatë vajza që Minosi ia hudhte përbindëshit Minotaur, njeriut me kokë demi, të ciln e mbante të mbyllur në labirinthin e Knososit. Prej këtij tributi, që ishte i njohur në përgjithësi, Athinën ka mundur ta shpëtojë vetëm vdekja e Minotaurit. Tezeu nuk nguroi gjatë dhe i vetëdijshëm për këtë detyrë të vetëm vendosi ta mbysë Minotaurin, prandaj vullnetarisht u paraqit në mesin e djelmoshave që duhej të flijohen. Mbreti Egje nuk deshti t'ia lejojë këtë, por Tezeu mbeti në fjalë të vetë. Duke u larguar u muar vesh me Egjeun se do të kthehej menjëherë pas ngadhënjimit, po qe se korr sukses dhe kur të kthehet valet e zeza të pikëllimit në anije të vet do t'i ndërrojë me ato të bardha që nga larg të lajmërojë për suksesin e ekspeditës së vet.

Kur anija arriti në Kretë mbreti Minos e vërejti Tezeun dhe e pyeti se kush është i ati i tij. Tezeu përgjegji se është pikërisht ashtu siç është Minoi i biri i Zeusit Olimpik, ai është i biri i Poseidont vëllait të Zeusit. Minosi atëherë e hoqi unazën e artë dhe e hodhi në det. Le ta gjejë Tezeu me ndihmen e Poseidonit dhe le t'ia kthejë poqese është e vërtetë ajo që thoshte. Tezeu e dha provimin. Amfitrita, bashkëshortja e Poseidonit ia ktheu unazën dhe Minosi i befasuar sërish e fitoi unazën.

Ky provim ka qenë i vogël në krahasim me detyrën që e priste Tezeun, porse së shpejti u dëshmua se trimit fati nuk i mungon: Tezeu e fitoi ndihmën e papritur. Në shikim të parë në të u dashurua Ariana, e bija e Minosit dhe fshehurazi ia solli dy dhurata: shpatën për luftë me Minotaurin dhe lëmshin e perit, të cilin në të hyrë në labirinth ka qenë i detyruar ta shpështjellë që të mund të kthehet mbrapa.

Kur e sollën Tezeun me djelmoshat dhe vajzat e tjera athinase në labirinth, u urdhëroi që te hyrja të fshehen, ndërsa vetë nëpër korridore të ndërlidhura u nis drejt në qendër të ndërtesës ku jetonte Minotauri. Posa e pa përbindëshi u vërsul në të për ta therrur me brirë të mëdhenj. Tezeu kërceu me shkathtësi anash dhe u vërsul në të me shpatë. U zhvillua luftë vigane. Minotauri pëlliste dhe me thundra i mëshonte tokës sa që ajo dridhej. Tezeu me shkathtësinë dhe mendjehollësinë e vet e mposhti fuqinë e tij të madhe. Në fund e shfrytëzoi çastin kur mundi ta kapë demin për brirë (mu ashtu siç thuhet sot në proverb) dhe me tërë fuqinë ia futi shpatën në gjoks. Kur u bind se Minotauri, me të vërtetë, është i vdekur, u kthye duke e ndjekur perin e shpështjellë mbrapa prej labirinthit dhe i nxori djemtë dhe vajzat, të cilët e pritnin. Në dalje e priste Ariana. Nxitonin që të vinin sa më parë te limani. Ajo që pasoi u zhvillua për disa çaste. Tezeu urdhëroi që anija e tij të lëshohet në det dhe deri sa shokët e tij i vendosnin lopatat, ua shpoi dyshemet e anijeve të kretasëve, të cilat ishin të ankoruara në lima, kërceu pastaj në kuvertë dhe urdhëroi që të lundrojnë. Jashtë limanit u urdhëroi që t'i ngrisnin velat. Kur kretasit e zbuluan ikjen e tyre, anija e Tezeut tani më ishte në detin e hapët dhe kur shkoi përdore që t'i ndreqin anijet e veta dhe të shkojnë në ndjekjen e tyre, ai tani më me Arianën dhe me athinasit e shpëtuar u zhduk në horizonatin e kaltër.

Pas ikjes fatlume, Tezeu me velat e plotë lundroi për në veri. U ndal vetëm te ujdhesa Naksos, që të furnizohej me ujë dhe të pushojë duke fjetur pak. Në agim e vazhdoi lundrimin, por pa Arianën. Asaj në të vërtetë, në ëndërr iu duk zoti i Dioniz dhe i urdhëroi që të mbesë në ujëdhesë, sepse mendon ta marrë për grua. Sipas versionit tjetër, Tezeu në shpejtësi e harron atë. (Sipas një versioni ka dashur që të lirohet prej saj me qëllim që mos të jetë i detyruar të martohet me të, por edhe për arsye se i pëlqente motra e saj, Fedra , e cila në të vërdtetë, nuk i ndihmoi, por ka qenë disa vjet më e re. Qoftë kështu apo ashtu, Ariana me të vërtetë u bë grua e zotit Dionizi , ndërsa Tezeu më vonë u martua me Fedrën).

Kur u nis nga Naksi, Tezeu e drejtoi anijen drejt në veri kah Athina. Në shpejtësinë e pafrenuar dhe nga frika prej anijeve kretase (sipas disa autorëve, edhe për arsye se e brente ndërgjegjja për Arianden) harroi t'i ndërrojë velat e zeza në katartat e anijes së vet me ato të bardha, Kur mbreti Egje e pa anijen, mendoi se Tezeu është vrarë dhe në dëshpërim hudhet nga shkëmbi i lartë në det, i cili si pas tij e mori emrin Egje.

Mbretërimi i Athinës dhe bëmat e reja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas vdekjes së Egjeut, Tezeu u bë mbret i Athinës. Ka sunduar me mençuri dhe drejtësi, por nuk ka jetuar i kënaqur dhe i qetë. Digjej për aventurat e reja e veprat heroike dhe nuk e lëshonte asnjë rast për t'u dalluar. Me kreshnikun Jazon shkoi në Kolkidë me Argonautët për ta kërkuar bashkën e artë (sipas disa autorëve në këtë ekspeditë ka marrë pjesë që më parë), me kreshnikun Herakli ka marrë pjesë në luftë kundër Amazonave. Nga të gjitha kthehej i kurorzuar me famë, dhe nga e fundit edhe me gruan. U martua me Antiopea, udhëheqësen e bukur dhe kreshnike të Amazoneve, që e fitoi prej Herakliut me rastin e ndarjes së plaçkës. Antiopa u dashurua në të dhe kur shoqet e dikurshme të saj erdhën me ushtri nën Athinë për ta liruar, u vu në anën e Tezeut dhe në luftë u vra.

Pikëllimin për vdekjen e gruas Tezeu është orvatur që ta mbizotërojë me punë: Athinën e forcoi me mure, e zbukuroi me ndërtesa të reja, popullit athinas ia dha ligjet në dobi të tij dhe e ka udhëhequr rrugës që të mund të sundojë me vetveten. Është përpjekur që qytetit të vet t'ia ruajë paqen dhe refuzonte të marrë pjesë në luftërat pushtuese.


Miqësia tragjike me Piritoun

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur mbreti i lapitëve, Piritou e provokoi në luftë, pa u hamendur iu kundërvu dhe e ftoi në dyluftim. Kur e kuptoi se për nga fuqia janë të barabartë i propozoi që të dytë t'i tërheqin ushtritë e ta nënshkruajnë paqen, sepse balansimi i fuqive nuk çon kah lufta, por e siguron paqen. Për Athinën kjo kontratë ka qenë e volitshme, porse Tezeu, siç u tregua më vonë, e ka paguar shtrenjtë miqësinë me Piritoun.

Nuk kaloi shumë pas nënshkruarjes se kontratës me Tezeun, Piritou u martua (me Hipodaminë vajzën e mbretit But) dhe në darsmë i ftoi të gji thë kreshnikët e famshëm nga mbarë Greqia, në mesin e tyre edhe Herakliun, kuptohet edhe Tezeun. Që solemniteti të bëhet më interesant i ftoi edhe kentaurët fqinjë, të cilët ishin gjysmënjerëz dhe gjysmëkuaj. Ishte ky gabimi i madh. Njeriu duhet që musafirë t'i ftojë njerëzit e edukuar, e jo gjysmëkafshët. Gjatë gostisë kentaurët u dehën dhe për solemnitet ishte në kulm, Euritoni, udhëheqësi i Centaurëve, e sulmoi Hipodaminë. Të tjerët e ndoqën shembullin e tij dhe u vërsulën në lapitaset per t'i rrëmbyer. Piritou, Herakliu dhe Tezeu në krye të grekëve të tjerë u ngritën për t'i mbrojtur gratë e lapitëve. U zhvillua luftë e egër, madje edhe në rrethana jo të volitshme për grekët: në sallën e mysafirëve nuk i kishin marrë armët e veta. Prandaj kentaurët i gjuanin me kupa të rënda, ua mshonin me këmbë të tryezave të thyera, u rrahën me ta me duar të zbrazta. Kentaurët mbroheshin me armë dhe me thundra, por me në fund, u mposhtën dhe shumica u vranë.

Pasi që u kthye në Athinë Tezeu vendosi që sërish të martohet dhe për grua e zgjodhi Fedrën, motrën e Arianës. Nuk është e sigurtë se kjo martesë a u bë tepër vonë, por burimet në një gjë pajtohen: martesa e tyre nuk qe fatlume. Fedra u dashurua në Hipolitin, djalin e Tezeut dhe të Antiopës. Këtu vetëm aq, sa që krejt mori fund me vdekjen e Hipodamisë dhe me vetëvrasjen e Fedrës. Në atë kohë mbeti vejan edhe Piritou. E vizitoi Tezeun dhe i propozoi që së bashku të kërkojnë gra për vete. Të dy u dashuruan në Helenën nga Sparta (atë të njëjtën për shkak të së cilës më vonë shpërtheu lufta e Trojës) dhe e rrëmbyen. Pasi miqtë e vërtetë nuk grinden për shkak të gruas, u morën vesh që për të të qesin short dhe ai, kujt i bie Helena, ka për t'i ndihmuar tjetrit të gjejë gruan, të cilën do ta dëshirojë.

Tezeu fitoi dhe e çoi Helenën në Athinë. Piritou atëherë e luti qe t'i ndihmojë për ta përvetësuar për grua Perzefonën, gruan e Hadit, sundimtarit të botës nëntokësore. Më kot Tezeu e qortonte për arogancë. Piritou mbeti në fjalët e veta, dhe kështu Tezeu për shkak të besës së dhënë shkoi me të te Perzefona. Zoti Had për t'u habitur i pranoi miqësisht, dhe kur Piritou e paraqiti lutjen e vet, i përgjegji së për këtë do të mendojë. Në ndërkohë u ulën në karriga në paradhomë dhe aty pritnin vendimin e tij. Posa Piritou dhe Tezeu u ulën në banga të gurit, u shtanguan dhe mbetën në to të ngujuar sikur t'ishin ngjitur për to. Piritou nga froni i gurit të tij kurrë më nuk u ngrit, ndërsa Tezeun pas shumë vitesh e liroi Herakliu. Në ndërkohë Helenën e morën prej Athinës vëllezërit e saj, binjakët Kastori dhe Poluksi. Dhe jo vetëm kaq: për dënim i rrënuan muret e Athinës, kurse sundimin mbi qytet ia dorëzuan Menesteut, armikut më të përbetuar të Tezeut.

Pasi që u kthye prej botës nëntokësore, kreshniku më i madh i Athinës u bë i syrgjynosur i mjerë. Meqë nuk guxoi të kthehet në Athinë, shkoi në ujëdhesën Eubea, ku i ka takuar një copë tokë. Shpresonte se atje do t'i gjejë djemtë e vet, Demofontin e Akamantin dhe se me ndihmën e tyre sërish do të vijë në fronin e Athinës. Fati i mëparshëm pas fyerjes që ia ka bërë vëllaut, zotit suprem, Zeusit, nuk u përsërit më. Nuk i kanë ndihmuar as trimëria dhe as fuqia e tij. I mbeti vetëm të ndahet nga kjo botë.

U vra pa sulm. Likomedi, mbret i Skirosit, filloi t'i kërkojë disa të drejta në tokën e Tezeut, në Eube, prandaj edhe e fitoi në ujëdhesën e vet që ta zgjidhë mosmarrëveshjen. Atje gjatë një shetitje e çoi në një shkëmb të lartë dhe në çastin e moskujdesit të Tezeut e ropos në det. Kështu Tezeu e gjeti fundin në dallgët e detit dhe asgjë nuk e ndihmoi megjithëse ishte i biri i zotit të detit.


Tezeu në Arte dhe Letërsi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbeti i gjallë në mite, e jo vetëm në mite, por edhe në skenat e tërë botës: që nga tragjedia e Euripidit, Hipoliti e vitit 428 para e. s. re nëpër Fedrën e Rasinit, e vitit 1677 deri te përpunimet më të reja të jetës së tij, prej të cilave po e cekim vetëm Tezeun, poemën dramaturgjike të Nikos Kazancakisit; pastaj në veprat e artistëve figurativë: nga antika janë ruajtur më së gjashtëqind piktura në vaza (më së shumti p.sh. Herakliut) me figurën e tij dhe shumë vepra skulpturale. Prej pikturave në vaza pamja e Tezeut në luftë me Minotaurin përsëritet më se treqind herë (prej tyre më se dyqind nga kalimi prej shek. VII-VI para e.s.), Tezeu dhe demi i Kretës tetëdhjetë (prej tyre tridhjetë nga shek. VI para e.s.), Tezeu dhe Prokrusti gati dyzet herë, Tezeu dhe Skironi më se tridhjetë herë, Tezeu dhe Sinisi gati dyzet herë, Tezeu dhe Ariana trembëdhjetë herë (prej tyre katër nga kalimi prej shek. VII-VI para e.s.), Tezeu në luftë me kentaurët, ku është figurë kryesore dymbëdhjetë herë, Tezeu në luftë me amazonat po ashtu dymbëdhjetë herë, Tezeu dhe Antiopa njësoj si Tezeu dhe Egjeu, dhjetë herë etj. Veç kësaj janë ruajtur shtatëmbëdhjetë të ashtuquajturat vaza ciklike me Veprat e Tezeut, shumica të shek. V para e. s. (prej tyre tri janë në Muzeun Britanik në Londër , nga dy në Muzeun Arkeologjik në Firence dhe në Muzeun Spina në Ferrara); të tjerat janë në koleksionet e ndryshme që nga Athina e deri në Nju Jork.

Nderimi në Athinë i Kultit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për dekorim të Akropolës athinase (në shek. V para e.s.) skulptori Miron e ka gdhendur ansamblin Tezeun me Minotaurin, kopja e ansamblit gjendet në Muzeun Kombëtar në Romë në Terme. Pas këtij skulpturën me të njëjtin emër në shek. IV para e. s. e ka skalitur Eufranori. Athinasit Veprat e Tezeut i kanë amshuar së bashku me Veprat e Herakliut në thesarin e vet në Delfi (viti 490 para e.s.). Tezeu në luftë me Centaurët që nga fillimi i gjysmës së dytë të shek. V para e. s. deri në mbarim të shek. XVIII të e. s. ka qenë në metopë në anën jugore të Partenonit (sot në Muzeun Britanik në Londër). Prej skulpturave të kohës më të re po i përmendim të paktën Tezeun në luftë me Minotaurin, te Antonio Kanovës të vitit 1799 (sot në Muzeun Artistiko-Historik në Vjen) dhe dy vepra të Antonio Louis Baryeut (Antonio Lui Barieut): Tezeu e vret Minotaurin dhe Tezeu në luftë me Centaurët (e vitit 1850-1860).

Tezeu në Histori

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tezeu ka mbetur gjallë edhe në veprat e historianëve, madje më tepër se sa personazhet e tjera mitologjike, në ekzistencën e vërtetë të të cilit, grekët kanë besuar. Pas betejës te Maratonës në vitin 490, para e.s. shumë prej tyre me përbetim kanë dëshmuar se e kanë parë me sytë e vet se si po i paraprinte ushtrisë greke kundër persianëve. Komandanti athinas, Kimoni, nuk nguroi që në vitin 469 para e. s. të shkojë në ujëdhesën Skiros dhe nga aty t'i sjellë mbeturinat e tij posthume. Ato që i kanë konsideruar si mbeturina të Tezeut athinasit i kanë varrosur në mënyrë solemne. Ia kanë mveshur edhe njësimin e Atikës, kushtetutën e parë të Athinës dhe themelimin e demokracisë athinase. Sipas tyre ka qenë krijeus dhe ndërtues i Athinës. Kur perandori Hadrian, në fillim të shek. II të e.s. urdhëron që në Athinë të ndërtohet lagje e re që e quajti me emrin e vet, e lidhi me dyer, siç qëndron edhe sot e shkruar mbi to me "qytetin e Tezeut". Që nga kohërat e lashta athinasit i kanë shprehur Tezeut nderimet gati hyjnore. Por sa ka mbetur i gjallë në vetëdijen e popullit, më së miri dëshmon e vërteta, se athinasit tempullin antik të ruajtur më së miri nën Akropolis, në fillim i kushtuar zotit Hefesti, në të cilin në kohën e krishterimit e harruan, e kanë konsideruar tempull të Tezeut. E quajtën Theseion, ndonëse me vonë i që shuguruar Shën Gjergjit, ndërsa Tezejon, apo neogrek Tision, e quajnë edhe sot.