Ethet e Nilit Perëndimor
Ethet e Nilit Perëndimor[1] janë një sëmundje e shkaktuar nga virusi i Nilit Perëndimor, i cili mori emrin nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, ku u diagnostikua për herë të parë në vitin 1937. Kjo sëmundje u zbulua te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë.
Përhapja dhe rastet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërkohë që është një sëmundje tipike e kontinentit të Afrikës, ethet e Nilit Perëndimor po përhapen edhe në pjesë të tjera të botës. Rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit tregojnë për këtë zgjerim të përhapjes së sëmundjes.
Simptomat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë, dhe në format më të lehta, sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.[2]
Simptomat e lehta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma. Kur simptomat shfaqen, ato janë të ngjashme me gripin dhe përfshijnë:[3]
- Temperaturë e moderuar
- Gjendje parehatie e përgjithshme
- Ulje të oreksit
- Të përziera
- Dhimbje koke
- Dhimbje sysh
- Dhimbje shpine
- Dhimbje muskujsh
- Kollë
- Puçrra
- Diarre
- Nyje limfatike të zmadhuara
- Vështirësi në frymëmarrje
Simptomat e rënda
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Format më të rënda të sëmundjes, që kërkojnë trajtim të specializuar, karakterizohen nga simptoma më të forta, si:
- Temperaturë e lartë
- Encefalit (inflamacon i trurit)
- Meningjit (inflamacion i membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore)
- Dhimbje të forta të kokës
- Dobësi dhe paralizë të lehtë
- Simptoma gastrointestinale
- Çorientim
- Të dridhura
- Konvulsione
- Puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë
- Ataksi (humbja progresive e koordinimit të muskujve)
- Koma[4]
Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, por për rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, veçanërisht te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.
Transmetimi i virusit të Nilit Perëndimor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave. Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është mundësia e kontaktit me sëmundjen. Ethet e Nilit Perëndimor mund të infektojnë edhe kafshët, në veçanti zogjtë shtegtarë, të cilët janë përgjegjës për përhapjen e virusit në botë.
Parandalimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mjeti më efikas për parandalimin e etheve të Nilit Perëndimor është përdorimi i pajisjeve ose sprai kundër mushkonjave dhe insekteve për të shmangur pickimet e mundshme nga insektet bartëse[5]. Gjithashtu, rekomandohet që të evitohen zonat ku ka kafshë të ngordhura ose pellgje me ujë të ndenjur, të cilat tërheqin mushkonjat.
Kohëzgjatja e sëmundjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa prognoza e përgjithshme është e favorshme, studimet e tanishme tregojnë se ethet e Nilit Perëndimor shpesh mund të jenë më të rënda sesa mendohej më parë, me raste që kërkojnë deri në 90 ditë për shërimin e plotë. Edhe pacientët e prekur nga format e lehta mund të përjetojnë simptoma të llojeve të ndryshme (të dridhura dhe disfunksion senso-motor) për një vit ose më shumë. Në rastet e rënda, disa dëme mund të jenë të përhershme.
Më pak se 1% e pacientëve të prekur paraqesin simptoma të rënda dhe/ose fatale. Personat e infektuar dhe që kanë kaluar ethet e Nilit Perëndimor kanë fituar imunitet të përhershëm.
Trajtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime specifike për ethet e Nilit Perëndimor. Zakonisht përdoren medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://niph-rks.org/virusi-i-nilit-perendimor/
- ^ https://al.spitaliamerikan.com/ethet-e-nilit-perendimor-simptomat-dhe-parandalimi/
- ^ https://tiranapost.al/shendeti/fare-jane-ethet-e-nilit-dhe-pse-sduhet-te-shqetesohemi-i533819/
- ^ https://indeksonline.net/ethet-e-nilit-shfaqen-ne-evrope-ja-cfare-duhet-te-dini-per-semundjen-vdekjeprurese/
- ^ https://shqiptarja.com/lajm/ethet-e-nilit-simptomat-dhe-parandalimi/