Wikipedia:Çmimet
Pamja
Çmimet në Wikipedia janë nderime të cilat u jepen vullnetarëve të Wikipedia-s për kontributet dhe punën e palodhur në Wikipedia-n shqip.
Ndryshe nga medaljet, të cilat mund të jepen lirshëm nga cilido përdorues, çmimet jepen pas një votimi nga komuniteti në qendrën e votimeve, hapja e të cilit sinjalizohet dhe nëpërmjet njoftimit në Kuvend.
Për më shumë informacion lexoni: Wikipedia:Vlerësimet.
Çmimet
| # | Figura | Çmimi | Përshkrimi |
|---|---|---|---|
| 1 | Çmimi për krijimin e artikujve të rinj | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në krijimin e artikujve të rinj në Wikipedia-n shqip. | |
| 2 | Çmimi për redaktimin e artikujve | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në redaktimin e artikujve në Wikipedia-n shqip. | |
| 3 | Çmimi për artikujt cilësorë | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në krijimin ose zgjerimin e artikujve të mirë ose të përkryer në Wikipedia-n shqip. | |
| 4 | Çmimi për pastrimin e artikujve | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në pastrimin dhe rregullimin e artikujve në Wikipedia-n shqip. | |
| 5 | Çmimi për mbrojtjen e artikujve | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në luftën kundër vandalëve në Wikipedia-n shqip. | |
| 6 | Çmimi për mirëmbajtjen e faqes kryesore | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në mirëmbajtjen e faqes kryesore në Wikipedia-n shqip. | |
| 7 | Çmimi për mirëmbajtjen e udhëzimeve | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në mirëmbajtjen e faqeve të udhëzimeve dhe faqeve shpjeguese në Wikipedia-n shqip. | |
| 8 | Çmimi për mirëmbajtjen e kategorive | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në mirëmbajtjen e kategorive në Wikipedia-n shqip. | |
| 9 | Çmimi për mirëmbajtjen teknike | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në mirëmbajtjen teknike në Wikipedia-n shqip. | |
| 10 | Çmimi për kujdestarinë e përgjithshme | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në kujdestarinë e përgjithshme në Wikipedia-n shqip. | |
| 11 | Çmimi për administrimin | I caktuar për vullnetarët me privilegje administrimi të cilët janë dalluar në punën administrative në Wikipedia-n shqip. | |
| 12 | Çmimi për kontrollin | I caktuar për vulllnetarët me privilegje kontrollimi të cilët janë dalluar në punën kontrolluese në Wikipedia-n shqip. | |
| 13 | Çmimi për paanësinë | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në paanësinë në zgjidhjen e konflikteve në Wikipedia-n shqip. | |
| 14 | Çmimi për vazhdimësinë | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në kontributin e vazhdueshëm ndër vite në Wikipedia-n shqip. | |
| 15 | Çmimi për faqen e përdoruesit | I caktuar për vullnetarët të cilët janë dalluar në mirëmbajtjen e faqes personale të përdoruesit në Wikipedia-n shqip. | |
Renditja
| # | Figura | Renditja | Përshkrimi | Stampa |
|---|---|---|---|---|
| 1 | Çmimi i parë | I jepet përdoruesit që zë vendin e parë në votimin e komunitetit për një çmim të caktuar. | {{Çmim i parë}} | |
| 2 | Çmimi i dytë | I jepet përdoruesit që zë vendin e dytë në votimin e komunitetit për një çmim të caktuar. | {{Çmim i dytë}} | |
| 3 | Çmimi i tretë | I jepet përdoruesit që zë vendin e tretë në votimin e komunitetit për një çmim të caktuar. | {{Çmim i tretë}} | |