Wikipedia:Zgjidhjet e konfliktit
Kjo politikë përshkruan se çfarë duhet të bëni kur ju keni një mosmarrëveshje me një redaktor. Gjithashtu ju lutem mos harroni se Wikipedia nuk është për të fituar. Në kontekstin tonë unik të Wikipedias, një mosmarrëveshje ngre dy pyetje: "Çfarë do të bëhet më tutje? Çfarë do të mësoj nga kjo?"
Shmangja e konfliktit
[Redakto nëpërmjet kodit]Ka shumë mënyra për të në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pozitivisht, para se të përdorni proceset formale apo ndërhyrjen e palës së tretë. Mosmarrëveshjet apo pakënaqësitë duhet gjithmonë të zgjidhen, me mirëbesim nga vetë redaktori ose redaktorët e shqetësuar duke shpjeguar atë që ju e konsideroni jo të drejtë dhe pse ju mendoni kështu. Kjo mund të bëhet në faqen diskutuese të artikullit ose në përdoruesit.
Ndiqni rrugën e zakonshme
[Redakto nëpërmjet kodit]Kur ju e konsideroni një paragraf në një artikull që është i njëanshëm ose i pasaktë, mos e fshini atë por përmirësojeni në qoftë mundeni. Për shembull, nëse një artikull duket i njëanshëm, shtoni materiale balancues. Jepnni burime informacioni për çdo material që ju shtoni. Nëse ju nuk e dini se si ta rregulloni problemin, vendosni një shënim në faqen diskutuese të artikullit për të kërkuar ndihmë.
Për të ndihmuar redaktorët e tjerë të kuptojnë arsyet e redaktimit tuaj, gjithmonë shpjegojini ndryshimet në përmbledhjen e redaktimit. Nëse një redaktim është shumë e ndërlikuar për të shpjeguar në shpjegiminn e redaktimit, ose nëse ndryshimi është potencialisht i diskutueshëm, shtoni një seksion në faqen diskutuese që shpjegon arsyetimin tuaj. Të jeni të përgatitur për të justifikuar ndryshimet tuaja për redaktorët e tjerë në faqen diskutuese.
Diskutoni me palën tjetër
[Redakto nëpërmjet kodit]Diskutimi me palët e tjera nuk është një formalitet, është e domosdoshme për mbarëvajtjen e çdo komuniteti. Mospasja e një diskutimi, apo një diskutlm i dobët, do t'i bëjë njerëzit që ta pranojnë më pak pozicionin tuaj dhe mund t'ju pengojë ju nga përdorimi i mënyrës efektive në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fazat e mëvonshme. Diskutimi mes palëve, edhe nëse jo menjëherë i suksesshëm, tregon se ju jeni duke u përpjekur për të arritur një konsensus. Gjithashtu propozoni një ndërprerje të përkohshme të mosmarrëveshjeve apo një kompromis.
Kjo është e rëndësishme nëse keni ndërmend të kërkoni opinione të jashtëme, për shkak se ato lejojnë të tjerët të marrin në konsideratë këtë çështje me më shumë drejtësi dhe pa konfuzionin e redaktimeve të vazhdueshme.
Përqëndrohuni në përmbajtjen e artikullit, jo në sjelljen e redaktorit. Wikipedia është ndërtuar mbi parimin e bashkëpunimit, dhe mendimi se përpjekjet e të tjerëve janë në mirëbesim është i rëndësishëm për komunitetin tonë. Marrja me sjelljen e redaktorit shpesh çon në largimin nga çështja dhe keqkuptime.
Mund të jetë e vështirë për t'u përqëndruar në përmbajtjen e artikullit sepse redaktorët e tjerë mund të jenë të pasjellshëm ose kokëfortë. Ruaj qetësinë! Nuk është në të mirën tuaj të përgjigjeni në të njëjtën mënyrë, gjë që do të shërbejë vetëm për të penguar diskutimin. Kur bëhet tepër e vështirë apo e lodhshme për të bërë një diskutim civil të bazuar në përmbajtjen, ju duhet të konsideroni seriozisht të shkoni në një vend të përshtatshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Shumica e situatave nuk janë urgjente. Jepini vehtes dhe palës tjetër pak kohë. Shpesh kjo ndihmon për të marrë frymë thellë dhe për t'u qetësuar. Mos u shqetësoni! Sepse nuk ka afate, ju gjithmonë mund ta zgjidhni problemin më vonë.
Ju ndoshta do të jetë në gjendje të ktheheni dhe të bëni redaktimin e një artikulli kur problemet e mëparshme nuk ekzistojnë më dhe redaktori që ju kishit mosmarrëveshje mund të ketë ndryshuar. Artikulli i kontestuar do të vazhdojë të ndryshojë, redaktorë të tjerë mund të bëhen të interesuar dhe ata do të kenë këndvështrime të ndryshme nëse çështja vjen deri përsëri.
Kjo është veçanërisht e dobishme kur ju jeni në një mosmarrëveshje me përdoruesit e rinj sepse ajo u jep atyre një mundësi për të njohur më nga afër me rregullat dhe kulturën e Wikipedias. Përqëndroni kontributet tuaja në një tjetër artikull ku ju mund të bëni përparim konstruktiv.