Wikipedia:Mirësjellja
Mirësjellja është pjesë e kodit të sjelljes në Wikipedia dhe një nga pesë shtyllat e Wikipedias. Politika e mirësjelljes është një standard i sjelljes që përcakton se si redaktorët e Wikipedias duhet të bashkëveprojnë. E thënë thjesht, redaktorët gjithmonë duhet të trajtojnë njëri-tjetrin me konsideratë dhe respekt. Në mënyrë që të përqëndrohen në përmirësimin e enciklopedisë dhe për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të këndshëm redaktimi, redaktorët duhet të sillen me edukatë e me qetësi, dhe të jenë të arsyeshëm, madje edhe gjatë debateve të nxehta.
Kjo politikë përshkruan standardet e sjelljes që kërkohen nga përdoruesit kur ata ndërveprojnë, dhe mënyrat e duhura për t'u përballur me problemet që mund të lindin. Kjo vlen për të gjithë redaktorët dhe të gjitha ndërveprimet në Wikipedia, duke përfshirë faqet e diskutimeve të artikullit dhe të secilit përdorues, Kuvendin, dhe në çdo diskutim tjetër me ose rreth përdoruesve të tjerë.
Bashkëveprimi dhe Mirësjellja
[Redakto nëpërmjet kodit]Dallimet e mendimit janë të pashmangshme në një projekt bashkëpunues. Kur diskutojmë këto dallime disa redaktorë mund të duken në mënyrë të panevojshme të ashpër. Redaktorë të tjerë mund të jenë shumë të ndjeshëm kur u sfidohen pikëpamjet e tyre. Fjalët pa kuptim të qartë në faqet e diskutimeve dhe në Kuvend mund të mos transmetojnë plotësisht nuancat e një bisede gojore, duke çuar ndonjëherë në keqinterpretimin e komenteve të një redaktori. Një vërejtje e bërë në mënyrë të paqytetëruar mund ta shkallëzojë diskutimin e gjallë në një grindje personale që nuk fokusohet objektivisht mbi problemin në fjalë. Shkëmbime të tilla harxhojnë kot përpjekjet tona dhe minojnë një mjedis pune pozitiv e produktiv. Zgjidhini dallimet e mendimit përmes diskutimeve civile; paraqitni kundërshtimet pa e fyer bashkëbiseduesin. Diskutimi mbi redaktorët e tjerë duhet të kufizohet në një shprehje të sjellshme rreth veprimeve të tyre.
Redaktorët shpresohet të jenë të arsyeshëm e bashkëpunues, të mos bëjnë sulme personale, të punojnë brenda rregullave të wikipedias, dhe të jenë të përgjegjshëm ndaj pyetjeve që kanë qëllim të mirë. Mundohuni t'i trajtoni redaktorët e tjerë si kolegë të respektuar me të cilët jeni duke punuar në një projekt të rëndësishëm. Të jeni veçanërisht mikpritës dhe të durueshëm ndaj përdoruesve të rinj. Mirëprisni njerëz të tjerë për të redaktuar në mënyrë konstruktive artikuj.
Shmangja e sjelljeve të padëshiruara
[Redakto nëpërmjet kodit]Sjellja e padëshiruar - apo paraqitja e pasjellshmërisë - zakonisht lind nga mosmarrëveshjet e nxehta.
- Shpjegoni veten. Redaktimet e shpjeguara në mënyrë të pamjaftueshme mund të perceptohen si të pasjellshme, nëse ky është qëllimi i redaktorit apo jo. Përdorni faqen e diskutimit për të diskutuar redaktimet.
- Tregohuni i kujdesshëm me stampat paralajmëruese. Jini të kujdesshëm në lidhje me vendosjen e stampave paralajmëruese për redaktorët me të cilët ju jeni përfshirë në një mosmarrëveshje, dhe tregoni kujdes gjithashtu kur përdorni stampat paralajmëruese për të sapoardhurit. Është më mirë të dërgoni një mesazh personal, në vend që të vendosni një stampë paralajmëruese.
- Mundohuni të mos bëheni shumë i ndjeshëm. Njerëz të tjerë mund ta marrin pasionin tuaj si sulm personal. Bëni kujdes të madh për të shmangur pamjen e të qenit i ashpër ose sikur jeni mbi të tjerët. Askujt nuk i pëlqen të urdhërohet nga një redaktor që mendon se është "mbi të tjerët", askujt nuk i pëlqen të ofendohet nga të tjerët.
- Shmangni redaktimin kur nuk jeni në humor të mirë. Kjo do të reflektohet në redaktimin tuaj.
- Kontrolloni veten. Shkëputuni për një çast, për të vlerësuar atë që ju jeni gati për të thënë (ose që sapo keni thënë). Të pyesësh veten: "Si do të ndihem, nëse dikush do të ma thotë këtë gjë mua?" shpesh nuk është e mjaftueshme, shumë njerëz mund ta kalojnë lehtë këtë, dhe harrojnë. Pra, për të marrë një perspektivë më të mirë, pyesni veten: "Si do të ndihem, nëse dikush do t'ia thotë këtë gjë dikujt që unë e dua dhe që nuk mund ta kalojë lehtë atë?" Nëse mendoni se kjo është papranueshme, atëherë mos e thoni atë. Nëse e keni thënë, kërkoni të falur.
- Vetëm për shkak se ne jemi online dhe punojmë falas, nuk do të thotë që ne mund të sillemi keq me njëri-tjetrin. Njerëzit që punojnë së bashku në një zyrë gazete nuk mendohet që duhet të zihen me grushta në redaksi, nëse nuk pajtohen rreth asaj se si duhet formuluar diçka ose rradha e kujt është për të bërë kafenë. Në fakt, askund nuk lejohet që njerëzit që punojnë së bashku për të bërë diçka të mirë të zihen me grushta, të shkulin flokët e njeri tjetrit, ose të fyejnë njëri-tjetrin. E njëjta gjë vlen edhe këtu.
- Dikush fare mirë mund të jetë një idiot. Por duke u thënë atyre këtë, nuk do e rrisë inteligjencën e tyre, e as do të përmirësojë aftësinë tuaj për të komunikuar me ta.
- Pa marrë parasysh se sa i revoltuar jeni, mos u thoni njerëzve "je i papjekur" ose "je analfabet", apo të përdorni shprehje arrogante si p.sh. "kjo nuk është kopsht fëmijësh" në mesazhet tuaja.
- Të jeni të kujdesshëm me shpjegimin e redaktimit që keni bërë. Shpjegimet për redaktimin janë komente relativisht të shkurtra, dhe kështu potencialisht subjekt për keqinterpretim. Ato nuk mund të ndryshohen pasi ke shtypur "Kryej ndryshimet", dhe janë shkruar shpesh në nxitim, veçanërisht në situata stresuese. Mos harroni të shpjegoni redaktimin tuaj, sidomos kur gjërat janë duke u ndezur, për të shmangur komentet personale për ndonjë redaktorët me të cilin keni mosmarrëveshje , dhe përdorni faqen e diskutimit për shpjeguar më gjerë pikëpamjen tuaj.
Sjellja e padëshiruar
[Redakto nëpërmjet kodit]Sjellja e padëshiruar ose mungesa e mirësjelljes, përbëhet nga një ose më shumë prej sjelljeve të mëposhtme, veçanërisht kur kryhet në mënyrë agresive: sulme personale, komente me mungesë respekti dhe me fyerje. Këto shpesh armiqësojnë redaktorët dhe prishin projektin nëpërmjet konflikteve joproduktive dhe të panevojshme. Ndërsa disa incidente të vogla e të ashpra që askush nuk ankohet nuk janë domosdoshmërisht një shqetësim, një vazhdimësi e fyerjeve dhe mungesës së respektit është e papranueshme. Nëse veprimet e pasjellshme janë ngacmime të përsëritura apo sulme skandaloze personale kundër një ose më shumë individëve, atëherë ato mund të rezultojë në bllokime. Edhe një akt i vetëm i një veprimi të rëndë të pasjellshëm mund të rezultojë në bllokim, për shembull, një episod i vetëm i fyerjeve personale apo fjalëve abuzive vulgare të drejtuara një kontribuesi tjetër, ose një kërcënim ndaj një personi tjetër.
Në përgjithësi, jini mirëkuptues dhe jo hakmarrës kur përballeni me sjellje të padëshiruara. Nëse të tjerët janë të paqytetëruar, mos iu përgjigjni me të njëjtën mënyrë. Mos i përfillni shembujt e izoluar të keqsjelljes, dhe thjesht vazhdoni më tej me çështjen e përmbajtjes. Nëse është e nevojshme, theksoni në mënyrë të sjellshme që ju mendoni se komenti mund të konsiderohet i paqytetëruar, dhe bëni të qartë se ju doni të vazhdoni të përqëndroheni në thelbin e çështjes. Wikipedia redaktohet nga njerëz me prejardhje të ndryshme, dhe standardet ndryshojnë.
Kjo politikë nuk është një armë për të përdorur kundër kontribuesve të tjerë. Të insistosh që një redaktor të dënohet për një veprim të vogël të izoluar, të përmendësh në mënyrë të përsëritur veprimet e gabuara të kryera kohë më parë nga një përdorues, pasi ai e ka korrigjuar sjelljen e tij, ose për të trajtuar kritika konstruktive si një sulm, është gjithashtu potencialisht përçarës, dhe mund të rezultojë në paralajmërime ose edhe bllokim nëse përsëritet.