Wikipedia:Udhëzues kategorizimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Green check.svg

Kjo faqe dokumenton një politikë të Wikipedias në shqip, një standard të pranuar gjerësisht që të gjithë redaktorët normalisht duhet ta ndjekin. Ndryshimet e bëra këtu duhet të përfaqësojnë konsensus.

Edhe pse redaktimi i kësaj faqeje është i mundur, rekomadohet seriozisht që çdo ndërhyrje, sado e vogël qoftë, ta diskutoni më parë në faqen e diskutimi.

Në Wikipedian në gjuhën shqipe kategorizimi i artikujve bazohet në një rregull të thjeshtëzuar, ku kategoritë formohen duke përdorur njëjësin e pa shquar dhe shumësin e shquar. Kategorizimi bëhet thjeshtë duke vendosur kodin editues [[Kategoria:titulli i kategorisë]] në artikullin që duam të e kategorizojmë. Një artikulli caktuar mund të ketë disa kategori sepse mund t'u përkasi fushave të ndryshme, por të gjitha kategoritë duehet të jenë të nivelit të fundit (sa më specifike) - në mënyrë që të realizoeht një kategorizim i saktë.

Vendosjen e një kategorie të caktuar në një artikull mund ta bëj çdo redaktues, kjo mund të mos jetë e mundur nëse artikulli është i mbyllur (nga një administrator) për përdorues të paregjistruar ose edhe për editues të zakonshëm, d.m.th u lejohet vetëm administruesve ta redaktojnë.

Shembull
Njëjësi i pa shquar Category:Shqipëri, Category:Art etj.
Shumësi i shquar Category:Aktorë shqiptarë, Category:Lumenj etj.

Kategoritë si të tilla mund të jenë pjesë e një kategorie tjetër, që automatikisht i bën ato nënkategori edhe atë në disa shkallë. Zakonisht artikujt vendosen në shkallën e fundit të kategorizimit, pra në kategori sa më speficike.

Shembull
Artikulli Reshat Arbana vendoset tek kategoria Category:Aktorë shqiptarë, e fundit në nivelin e këtij lloj kategorizimi. Kategoria e aktorëve për shembull ka këto nivele:
Category:!Kategori kryesore
Category:Persona
Category:Artistë
Category:Aktorë
Category:Aktorë shqiptarë

Shumica e kategorive kryesore, të themi të niveleve të larta, tanimë janë të formuara, por ka sfera në të cilat akoma këto nivele nuk janë formuar.

Formimi i kategorive dhe kategorizimeve bëhet gradualisht me përpilimin e artikujve përkatës të temave përkatëse.