Wikipedia:Bëhu i guximshëm
Kjo faqe dokumenton një udhëzim në Wikipedia shqip. Është një standard i pranuar përgjithësisht që redaktorët duhet të përpiqen ta ndjekin, megjithëse trajtohet më mirë me sens të përbashkët, dhe përjashtime të rastit mund të zbatohen. Çdo editim thelbësor në këtë faqe duhet të reflektojë konsensus. Kur jeni në dyshim, diskutoni së pari në faqen e diskutimit. |
Ne duam që të gjithë të jenë të guximshëm dhe të ndihmojnë që Wikipedia të bëhet enciklopedi më e mirë. Sa herë keni lexuar diçka dhe menduat — Pse s'ka kjo faqe drejtshkrim të mirë, gramatikë të saktë, ose organizimin e duhur? Wikit si tonat zhvillohen më shpejtë kur të gjithë ndihmojnë t'i rregullojnë problemet, ta korrigjojnë gramatikën, shtojnë fakte, sigurohen që fjalosja është e saktë etj.
Në vend se të ankoheni, ndreqeni vetë. Brenda kohës që merret të shkruani rreth problemit, ju mundeni ta përmirësoni vetë enciklopedinë. Wikipedia s'ju lejon vetëm t'i shtoni dhe t'i redaktoni artikujt: ajo don që ju t'a bëni.
Mos u inatosni nëse redaktimet e juaja të guximshme kthehen mbrapsht. Natyrisht që të tjerët këtu do ta shohin çka shkruani. Mos e merrni personalisht! Ata, si krejt ne, thjesht duan ta bëjnë Wikipedian një enciklopedi aq të mirë sa mund të jetë. Poashtu, kur e shihni një konflikt në një faqe diskutimi, mos u bëni thjesht "spektator i shurdhër"; bëhuni i guximshëm dhe gjuajeni mendimin tuaj. Në disa prej artikujve më pak të shquara të Wikipedias që redaktohen më rrallë, ka mundësi që redaktimi juaj i guximshëm s'do të merr përgjigje menjëherë. Mendojeni kështu: nëse s'e shihni që redaktimet tuaja s'po rikthehen herë pas here, ndoshta s'jeni aq i guximshëm sa duhet.