Wikipedia:Faqja e përdoruesit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Faqet e përdoruesit janë faqet në hapësirat Përdoruesi dhe Përdoruesit diskutim, dhe janë të dobishme për të ndimuar dhe organizuar punën që përdoruesit bëjnë në Wikipedia, dhe duke lehtësuar bashkëveprimin dhe shkëmbimin mes përdoruesve. Faqet e përdoruesve kryesisht janë për diskutim ndërpersonale, njoftime, testime dhe hartime të skicave/drafteve, dhe në qoftë se dëshironi, mund të shtohet përmbajtje e kufizuar autobiografike dhe personale.

==Terminologjia dhe vendi i faqeve==

Vini re: "Juaj" në këtë kontekst do të thotë në lidhje me ty, mirëpo nuk të përket ty.
Faqja Përdoruesi
Faqja juaj e përdoruesit ka një emër si për shembull: Përdoruesi:. (Ky link ju dërgon në faqen tuaj.) Është normale të përdorni atë duke dhënë disa informacione bazike, nëse dëshironi, rreth vetes tuaj ose aktivitetet në lidhje me Wikimedian. Nuk ka nevojë të thoni gjithçka për veten tuaj. Nëse preferoni mos vendosni asgjë aty, atëherë mund ta ridrejtoni atë në faqen tuaj të diskutimit.
Faqja Përdoruesi diskutim
Faqja juaj e diskutimeve e cila ka një emër si për shembull: Përdoruesi diskutim:FilanFisteku. (Ky link ju dërgon në faqen tuaj të diskutimit). Përdorimi i saj normal është për mesazhe nga dhe diskutim me përdoruesit e tjerë.
Nënfaqet
Ju mund të krijoni nënfaqe tuaja të faqes Përdoruesi dhe të Përdoruesi diskutim. Për të shtuar një nënfaqe të re, kjo është sintaksa se si duhet të vendosen nën nivelet:
Përdoruesi:Emri_Juaj_në_Wikipedi/nënfaqja
[[Special:Mypage/nënfaqe|Sa për demostrim ky link ju dërgon në /nënfaqen n