Wikipedia:Titujt e artikujve
Thelbi i faqes: Titujt e artikujve duhet të jenë të dallueshëm, të përmbledhur, të natyrshëm, të saktë dhe të qëndrueshëm. |
Titulli i artikullit është një fjalë e vetme, disa fjalë së bashku, ose një fjali që tregon se për çfarë bën fjalë artikulli të cilit i përket. Në përgjithësi, titulli duhet të jetë i shkurtër, i qartë, pa përshkrime të tepërta dhe të mos bie ndesh me politikat e Wikipedias (kryesisht me verifikueshmërinë, ndalimin e publikimit të kërkimeve origjinale dhe asnjanësinë).
Përderisa, dy artikuj të ndryshëm nuk mund të kenë të njëjtin titull, shpesh lind nevoja e futjes së sqarimeve të mëtejshme në titull. Edhe sqarimet, duhet të jenë sa më të qarta dhe të shkurtra dhe në përgjithësi duhet të futen në kllapa.
Nëse është e nevojshme, titulli i një artikulli mund të ndryshohet duke përdour faqen speciale për zhvendosjen e faqes.
Titujt në gjuhën shqipe
[Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse kjo është Wikipedia shqiptare, jo të gjithë titujt duhet të jenë në gjuhën shqipe. Për titujt në shqip, duhet të respektohen të gjitha rregullat e gjuhës shqipe. Në rast tituj librash apo filmash, duhet të përdoret titulli origjinal i filmit apo i librit pa u ndryshuar, edhe pse mund të jetë në dialekt.
Emrat
[Redakto nëpërmjet kodit]Përdoruesit e Wikipedias shqiptare kanë rënë dakord që trajta e zgjedhur për titujt që janë emra apo grupe emërore, të jetë trajta e shquar. Nëse shihet e arsyeshme, emri në trajtën e pashquar mund të shërbejë si ridrejtim për te titulli në trajtën e shquar. Gjithashtu emri apo grupi emëror duhet të jetë në rasën emërore, numri njëjës. Nëse ekziston mundësia e zgjedhjes midis gjinisë mashkullore apo femërore (shembull: Doktori apo Doktoresha, Mësuesi apo Mësuesja) duhet të zgjidhet gjinia mashkullore. Nëse ka rëndësi për Wikipedian, mund të krijohet edhe artikulli përkatës në gjininë femërore.
- Shembuj
Foljet
[Redakto nëpërmjet kodit]Wikipedianët duhet të mundohen të shmangin përdorimin e foljeve si tituj, përveç rasteve të titujve të gazetave, revistave, librave, filmave etj.
Datat
[Redakto nëpërmjet kodit]Datat shkruhen në këtë format: data muaji dhe emri i muajit shkruhet në trajtën e pashquar dhe me shkronjë të parë të vogël. Shembull: 14 janar
Numërorët
[Redakto nëpërmjet kodit]Numërorët nuk duhet të shkruhen duke përdorur germa, por me shifra.
- Shembuj
- 1 dhe jo Një apo Njëshi
- 2016 dhe jo Dymijë e gjashtëmbëdhjetë
Emrat në gjuhë të huaj
[Redakto nëpërmjet kodit]Emrat e personave të huaj shkruhen në gjuhën e tyre origjinale, përveç rasteve kur emri i një personi shkruhet gjerësisht në burimet shqiptare në shqip. Emrat në një alfabet tjetër përveç atij latin, nuk pranohen dhe për këtë arsye, fillimisht duhet të transliterohen (të konvertohen) në alfabet latin dhe më pas të përdoren. E njëjta gjë vlen edhe për emrat e vendeve.
- Shembuj emrash
- William Shakespeare dhe jo Uilliam Shejkspir
- Alan Moore dhe jo Alan Mur
- William Blake dhe jo Uilliam Bleik
POR
- Leonardo da Vinçi dhe jo Leonardo da Vinci (njihet gjerësisht si Leonardo da Vinçi]]
- Anton Çehov dhe jo Анто́н Че́хов (alfabeti rus nuk pranohet)
- Shembuj vendesh
- New York dhe jo Nju Jork
- Manchester dhe jo Mançester
POR
Shkurtimet
[Redakto nëpërmjet kodit]Shpeshherë, në tituj përdoren edhe akronimet dhe në rast se ekziston një akronim, ai duhet të përdoret. Ato duhet të shkruhen me shkronja të mëdha dhe të pandara me pikë. Shembuj: NATO, FIFA, UEFA.