Wikipedia:Forumi i Grisjes
Këtu votohet për grisjen e faqeve të ndryshme. Grisja e faqeve mund të bëhet nga një administrator në rast keqbërjeje të qartë, mungese të plotë shquarësie në tematikën e trajtuar, shkeljen e të drejtave të autorit apo arsye të tjera të ngjashme që mund të nxisin procedura të ashtuquajtura "grisje të shpejta". Për faqet që kanë ekzistuar për një farë kohe apo për ato faqe për të cilat dikush mendon që duhet një diskutim më i gjerë nga komuniteti përpara se të veprohet mund të përdoret kjo faqe.
Për të kandiduar një faqe për grisje, shkruani titullin e saj në pjesën e mëposhtme dhe përdorni butonin blu. Kini parasysh se nëse faqja e propozuar nuk është një artikull, si pjesë e titullit duhet shënuar dhe parashtesa, për shembull Stampa:Shembull. Butoni i mëposhtëm funksionon për çdo hapësirë teknike përveç kategorive. Nëse doni të shtoni një kategori, kërkoni ndihmën e një administratori për ta bërë kandidaturën në formë manuale.
Pasi ta keni publikuar kandidaturën, kërkesën e plotësuar vendoseni në pjesën Kërkesa në proces grisjeje në formën {{Wikipedia:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje/Titulli}}.
Gjatë diskutimit mund të përdorni stampat {{PËR}}, {{KUNDËR}} ose {{ASNJANËS}} te hapësira e votimit për të shprehur në mënyrë të përmbledhur mendimin tuaj në lidhje me grisjen e faqes. Kini parasysh se vlera numerike e votave shërben për të dhënë një përmbledhje të shkurtër të diskutimit por vendimi përfundimtar merret në bazë të argumenteve të dhëna te hapësira e diskutimit. Pasi diskutimi të ketë marrë kohën e duhur për t'u ezauruar, një administrator do ta mbyllë atë dukë dhënë përfundimin dhe duke zbatuar vendimin e zgjedhur.
Kërkesa në proces grisjeje
Nuk shoh ndonjë shquarësi dhe referimet janë të dobëta. Intervista nëpër TV bëjnë plot njerëz, por jo të gjithë meritojnë artikuj në Wikipedia.
Votimi
- PËR - Olsi (diskutimet) 2 dhjetor 2023 16:23 (CET)
- PËR - S'është ndonjë figurë e rëndësishme, më shumë si person i zakonshëm dhe burimet janë të dobëta. Leutrim.P
- Koment: - jam në dy mend sepse nuk e meriton një faqe në Wikipedia çdokush, mirëpo mund të ketë potencial si artikull për një komunikues të IT-së me rëndësi. Ekspertët e temës nuk janë të përjashtuar nga krijimi i faqeve për ta. Një xhiro në Google tregon që burimet në artikull janë veç maja e akullnajës. Sa janë cilësore burimet? Ka mjaft intervista, por edhe artikuj nga palë të treta. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 13 janar 2025 13:44 (CET)
Diskutimi
Arsyeja e shtimit të stampës: Kjo faqe nuk ka përmbajtje enciklopedike relevante.
Votimi
PËR Grisje. Përmbajtje pa relevancë enciklopedike, më shumë duket si biografi dëshmoreje. Ska citime. -- Leutrim.P
PËR Artikulli është i natyrës përkujtimore, dhe sado që kam dëshirë që të nderohen fëmijët e vrarë gjatë Luftës, nuk i plotëson kushtet për përfshirje në Wikipedia. Artikulli poashtu mbështetet mbi vetëm një burim. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 13 janar 2025 13:35 (CET)
Diskutimi
Arsyeja e shtimit të stampës: Pa referenca.
Votimi
PËR Grisje. Përmbajtje masive (25.858 Bajt). Asnjë citim i vetëm. Nëse lexoni tekstin më thellësisht, ska logjikë kuptimi i emrave, shembull "Perseu (lat.: Perseus) me kuptimin Përse" -- Leutrim.P
PËR sipas Leutrimit. Invokoj WP:JOGJITHÇKA. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 10 janar 2025 21:57 (CET)
Diskutimi
Arsyeja e shtimit të stampës: Ads & Spam.
Votimi
PËR Grisje. Duket më shumë si reklamim sesa artikull enciklopedik -- Leutrim.P
PËR Po du me dhanë pak kontekst rreth artikullit. Burimet për shqip janë të paanshme në shumicë, mirëpo gjuha e vet është pak e lulisur dhe e fryrë për t'ia theksuar me peshë arritjet e tij. Vlen të përmendet që artikulli po qëndron në EnWiki prej majit 2024 si draft artikull që është refuzuar tri herë për probleme me burime të ndryshme rreth burimeve të besueshme. Kryesisht kriteri që kontrolluesit atje po e kritikojnë është 1) mungesa e mbulimit të rëndësishëm, dmth. nuk po e mbulojnë si duhet ose subjekti nuk e përfaqëson burimin në mënyrë të mirëfilltë; 2) nuk u shkrua në formë enciklopedike; dhe 3) nuk plotëson kriterin e shquarësisë.
Personi që e krijoi artikullin e ka erën e një llogarie me një qëllim, sepse redaktimet e tyre të vetme përgjatë të gjitha projekteve Wikimedia kanë të bëjnë me vetëm këtë person. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 10 janar 2025 22:24 (CET)
Diskutimi
@Përdoruesi:Journabot, ketu mund ta argumentosh grisjen ose jo por edhe ta kundershtosh. --Leutrim.P (diskutimet) 13 dhjetor 2024 16:49 (CET)
Nuk e kuptoj rëndësinë enciklopedike të takimeve të Edi Ramës jashtë vendit. Edi Rama zhvillon takime plot dhe nuk ka ndonjë arsye të krijohen artikuj për takimet e tij. Më shumë është temë për Wikinews sesa Wikipedia. Maksimumi mund të krijohet një seksion i veçantë te faqja e Edi Ramës, por jo të ketë artikull më vete për takimet e tij jashtë vendit. --Olsi (diskutimet) 3 dhjetor 2024 15:59 (CET)
Votimi
PËR - Nuk shoh arsye që të ketë një artikull mbi takimet e Edi Ramës. Nuk ka ndodhur ndonjë gje e jashtëzakonshme në këto takime. --Olsi (diskutimet) 3 dhjetor 2024 15:59 (CET)
KUNDËR Grisjes. Edi Rama është deri më sot i vetmi kryeministër i Shqipërisë që ka takuar shqiptarët nëpër botë, për t’i bërë të ndihen të vlerësuar dhe për të ngritur zërin mbi problemet e tyre.--Zbulimi (diskutimet) 4 dhjetor 2024 10:44 (CET)
PËR - Jam kunder perdorimit te wikipedias per axhenda politike. -- Leutrim.P (diskutimet)
ASNJANËS - Pas diskutimeve të mëposhtme, jam më tepër për përditësim të artikullit sesa për grisje. Le t'e zhvendosim te një titull në lidhje me takimet e qeverisë shqiptare, dhe jo të një personi në veçanti, njëkohësisht mund ta bartim një pjesë të tekstit te Edi Rama siq thotë Kleini, pajtohem me sugjerimet e mëposhtme. --Leutrim.P (diskutimet) 27 dhjetor 2024 00:19 (CET)
ASNJANËS - Siç kam argumentuar dhe te faqja përkatëse e diskutimit të artikullit, megjithëse takimi i diasporës shqiptare nga një kryeministër shqiptar në detyrë mund të jetë risi (bashkëlidhur kjo dhe me votën e emigrantëve që sërish mbetet risi për Shqipërinë), nuk di të ketë pasur ende zhvillime të mëdha historiko-politike nga këto takime që të argumentojnë dokumentimin e tyre në një enciklopedi. Thënë këto ama, personalisht do të tregohesha disi i duruar me grisjen për të lejuar një kristalizim informacioni më të mirë përpara se të veprohet më tutje. Nëse do të kishim grisur artikullin e parë për këto takime, me shumë gjasë nuk do të ekzistonin 5 të tillë që u bënë më pas përmbajtja e mjaftueshme për të krijuar 1 të vetëm. Tani po flasim për bartje te artikulli përkatës i Edi Ramës, që gjithashtu mund të jetë një ide e mirë por që kjo të ndodhë, do të ishte më mirë të shihej dhe ca aktualiteti sa kjo temë të bëhej e vjetëruar që të gjykohej qartë se çfarë ia vlen të bartet e ku. - Klein Muçi (diskutimet) 4 dhjetor 2024 14:22 (CET)
PËR - Takimet me diasporën e shtetit ndodhin tek udhëheqësit e ndryshëm, nuk është unike ndaj Edi Ramës. Megjithëse një artikull i tillë mund të jetë më relevant edhe enciklopedik nëse bëhet diçka siç e ka Wikipedia Anglisht — Diaspora politics in the United States. Këtu mund të ketë një artikull më të denjë nëse flitet për udhëheqësinë e Shqipërisë dhe marrëdhënien e vet me diasporën shqiptare në përgjithësi, e jo veç për Edi Ramën. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 dhjetor 2024 13:12 (CET)
PËR - Duhet grisur direkt. Këto janë tubime puro partiake. --Ftillimi (diskutimet) 15 dhjetor 2024 21:35 (CET)
Diskutimi
@Fallbackintoreality, Po të qëndrojë si; "Takimet e qeverisë shqiptare me shqiptarët jashtë vendit", besoj se do merrte kuptim. --Leutrim.P (diskutimet) 17 dhjetor 2024 09:22 (CET)
- Dhe unë jam pro ndryshimit të artikullit në aspektin e propozuar nga @Fallbackintoreality. Duket një përqasje më neutrale e enciklopedike. Një pjesë e informacionit në të mund të zhvendoset te artikulli biografik i Edi Ramës gjithashtu. - Klein Muçi (diskutimet) 22 dhjetor 2024 13:12 (CET)
- @Klein Muçi,@Fallbackintoreality, Artikullin e zhvendosa te "Takimet e qeverisë shqiptare me shqiptarët jashtë vendit" mbase ndryshe mund te jete "Takimet e qeverisë shqiptare me mërgatën shqiptare"..?. (I perditesova paragrafet e para. Tekstin e takimeve ende nuk e kam bartur te artikulli 'Edi Rama') --Leutrim.P (diskutimet) 10 janar 2025 19:59 (CET)
- Leutrim.P, besoj se ky është titull më asnjanës (besoj se Rama ka qenë i shoqëruar në këto takime nga pjesëtarë të qeverisë apo jo?) por duhet punuar ende me tekstin, siç je shprehur dhe vetë. - Klein Muçi (diskutimet) 15 janar 2025 10:40 (CET)
- Klein Muçi, Tani eshte "Takimet e qeverisë shqiptare me mërgatën shqiptare". E barta nje pjese te tekstit te Edi Rama. Hoqa stampen per grisje, pasi vendosem te mos e grisim. Tani artikulli ka nje qasje me neutrale. Besoj se çeshtja u zgjidh dhe ky diskutim mund te mbyllet nga ju (@Olsi). — Leutrim.P (diskutimet) 15 janar 2025 15:11 (CET)
- U miratua — Leutrim.P (diskutimet)
- Leutrim.P, besoj se ky është titull më asnjanës (besoj se Rama ka qenë i shoqëruar në këto takime nga pjesëtarë të qeverisë apo jo?) por duhet punuar ende me tekstin, siç je shprehur dhe vetë. - Klein Muçi (diskutimet) 15 janar 2025 10:40 (CET)
Artikull i grisur në Wikipedian angleze për mungesë shquarësie. Krijuar nga një përdorues i bllokuar globalisht dhe me shumë mundësi në konflikt interesi me temën në fjalë. --Olsi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 22:27 (CET)
Votimi
PËR - Olsi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 22:27 (CET)
PËR - Nese mund te vertetohet qe eshte ne konflikt interesi. Nese jo, do isha kunder grisjes -- Leutrim.P (diskutimet)
KUNDËR - Ka shquarësinë e duhur,asnjë konflikt interesi nga ana ime si autor i artikullit.Lenti2026 (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:29 (CET)
PËR - Prej të gjitha burimeve të artikullit, total dy ishin të paanshëm (ky dhe ky). S'mendoj që mund të shkruajmë shumë informata që vërtetohen pa konsultimin e Top Channel-it, meqë ajo është punëtore e organizatës. Shquarësia është këtu, por nuk ka shumë neutralitet. Këtu e kontrollon narrativën TCH. Për grisje. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 15 janar 2025 21:33 (CET)
- si reference jane marre nga faqet me te klikuara sesa si ko flikt i teresi, gjithashtu nisur nga en wiki ne raste te ngjashme aty me teper i meshojne faktit kur autori flet per veten sesa kur shkruajne per te, kur shkruajne epr te ska rendesi se nga jane burimet..mjfton te jene website,gazeta, apo portale ssrioze. 185.175.253.192 15 janar 2025 21:37 (CET)
Diskutimi
Jam kunder grisjes se faqes sepse nuk kam konflikt interesi dhe njohshmeri me personin e artikullit qe kam shkruar, ashtu sic kam shkruar ne nje wiki tjeter simple per dike tjeter qe eshte pranuar si artikull, dhe edituar ktu tek wiki shqiptar, thjesht dashamiresisht, pa qene njohja reale,personi ka shquaresine e duhur per te qene ne wikipedian shqip qofte dhe ate kryesoren ( pertej peroblematikave te hasura), sepse kam hasur dhe ketu pa dashur te citoj...persona qe kane artikuj te krijiar per veten dhe me account me emrin e vetes se tyre..qe eshre dukshem konflikt interesi i hapur.dhe faqet e tyre jane aktive jo te grisura.Faleminderit Lenti2026 (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:27 (CET)
- Ne Wikipedian angleze shumica derrmuese votuan pro grisjes pikerisht per shkak te mungeses se shquaresise. Nese mendoni qe ka artikuj te tjere qe nuk kane shquaresi, mund t'i sillni ketu dhe te votojme per grisjen e tyre. Ne nuk kemi politiken tone te shquaresise dhe perdorim ate anglezen per mometin. Nese nje artikull nuk eshte i shquar mjaftueshem per Wikipedian angleze, s'duhet te jete as per Wikipedian shqip. --Olsi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:38 (CET)
- Koha dhe momenti kur u publikua tek Wikipedia Anglisht ishte artikull i pa cituar sic duhet dhe permbajtja po ashtu... nuk besoj dhe mendoj se eshte kriter i njejte ose i forte per te dyja wikit respektivisht, se ka dhe artikuj jo te pranuar ose fshire nga wiki en dhe qe jane ketu ( me te drejte ne kete rast) shembull Ilir Shaqiri balerin dhe koregraf smund te thuash " nuk ka shquaresi" per faktin we i jane fshire fawqet dy here ne wikin anglisht. Lenti2026 (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:42 (CET)
- U miratua — Leutrim.P (diskutimet)
Mungesë shquarësie. Po e kaloj për diskutim meqë bëhet fjalë për një artikull të vjetër. - Klein Muçi (diskutimet)
Votimi
PËR - Klein Muçi (diskutimet) 12 dhjetor 2024 10:37 (CET)KUNDËR sipas arsyetimit të Fallbackintoreality. - Klein Muçi (diskutimet) 22 dhjetor 2024 13:16 (CET)- KUNDËR - Hulumtova pak më shumë, dhe ndërrova mendjen. Kompania ka interes për shqiptarë (të paktën në Shqipëri, shih diskutimin). Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 dhjetor 2024 13:00 (CET)
PËR - --Leutrim.P (diskutimet) 15 dhjetor 2024 14:49 (CET)KUNDËR --Leutrim.P (diskutimet) 3 janar 2025 10:46 (CET)- KUNDËR - Ka nevojë për përmirësim, por jo të griset. Skrill ka shquarësinë e duhur për të pasur artikull në Wikipedia. --Olsi (diskutimet) 16 dhjetor 2024 01:02 (CET)
Diskutimi
@Fallbackintoreality, mund të kesh interes për diskutimin si propozuesi. - Klein Muçi (diskutimet) 12 dhjetor 2024 10:37 (CET)
- Fillimisht konsiderova grisjen e artikullit meqë ishte i lënë pas pa redaktorë të investuar, dhe nuk munda të gjeja informata nëse Skrill (ish Moneybooker) përdorej nga shqiptarët apo jo. Pas hulumtimit tim, mora vesh që jo vetëm përdoret nga një numër jo zero i personave, por që edhe ka pasur partneritet me Vodafone-in e Shqipërisë, gjë që e bën të shquar në të paktën ndonjë aspekt. Mirëpo ka nevojë për përmirësime, sepse artikulli homolog në anglisht është i mbushur me gjuhë reklamuese dhe e bën të vështirë neutralitetin. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 dhjetor 2024 13:03 (CET)
- @Leutrim.P, mbase grisja e artikullit në fjalë mund të konsiderohet ca e nxituar duke qenë se vetë propozuesi është kundër tashmë. - Klein Muçi (diskutimet) 15 dhjetor 2024 12:24 (CET)
- @Klein Muçi, mund edhe te jem nxituar pak. --Leutrim.P (diskutimet) 15 dhjetor 2024 14:49 (CET)
- Leutrim.P, e riktheva sërish derisa të mbyllet diskutimi. — Klein Muçi (diskutimet) 16 dhjetor 2024 00:48 (CET)
Nuk ka referime, dhe hera e fundit që u redaktua (para se të kërkohej grisja) ishte në 2017. --Velocitasgroningen1934
Votimi
- PËR - Si propozuesi. --Velocitasgroningen1934
- PËR Grisje. --Leutrim.P (diskutimet) 27 dhjetor 2024 00:12 (CET)
Diskutimi
Propozuar nga @Përdoruesi:Arianit, Arsyeja; mungon shquarsia. --Leutrim.P (diskutimet) 27 dhjetor 2024 00:24 (CET)
Votimi
- PËR Grisje, përmbajtje me as një fjali të plotë.. --Leutrim.P (diskutimet) 27 dhjetor 2024 00:24 (CET)
- PËR Ka mbulim në media por jo shquarësi, dhe sidomos jo informata që ofrojnë diçka enciklopedike. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 8 janar 2025 03:01 (CET)
Diskutimi
Nuk mjaftojnë burimet e paanshme për të. Nuk plotëson kritere të shquarësisë. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 8 janar 2025 03:17 (CET)
Votimi
- PËR si propozuesi. Burimet janë transmetimet televizive ku vetëm doktori flet për ekspertizën e vet, mirëpo asnjë burim s'e ka përshkruar në mënyrë të paanshme. Verzioni i parë i artikullit ishte plagjiaturë e webfaqes së z. Bardhit, por gjatë hulumtimit të burimeve në dispozicion kuptova se teksti i webfaqes u zhduk pa paralajmërim. Dua të mos kem dyshime për reagim të drejtpërdrejtë ndaj faqes së Wikipedisë, por nuk jam i bindur për shquarësinë e subjektit jashtë Top Channel-it dhe MCN TV-së - dy televizione që nuk kanë reputacion të mirë me vërtetimin e mysafirëve. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 8 janar 2025 03:17 (CET)
- PËR Nuk ka shquarësi të mjaftueshme për të pasur artikull në Wikipedia. --Olsi (diskutimet) 9 janar 2025 23:15 (CET)
Diskutimi
Marrë nga faqja ime e diskutimit:
Personi në fjalë, Lucjano Bardhi, përmbush kriteret e shquarsisë dhe rëndësisë publike për një artikull në Wikipedia. Ai ka dhënë kontribute të rëndësishme në fushën e radiologjisë-mjekësore dhe nutricionit, si dhe në edukimin publik mbi shëndetin. Konkretisht:
- Profesioni dhe ndikimi publik: Lucjano Bardhi është një figurë e njohur në Shqipëri përmes drejtimit të një emisioni televiziv i vetmi në rajon mbi shëndetin, i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin shëndetësor të publikut. (NTV) kohë pas kohe edhe në Top-Channel.
- Kontributet në literaturë: Ai është autor i librit “Udhëtimi i ushqimit në trupin tonë”, i cili ka tërhequr vëmendjen e profesionistëve dhe publikut për qasjen e tij në trajtimin e çështjeve të nutricionit dhe proceseve biologjike.
Informacionet në artikull janë të strukturuara për të përshkruar faktet kryesore të karrierës dhe kontributeve të tij. Artikulli nuk synon aspak reklamimin personal, por ka për qëllim të informojë lexuesit për arritjet e tij profesionale, bazuar në burime të besueshme. Nëse është e nevojshme, mund të ofroj përmirësime të mëtejshme në artikull për të përmbushur standardet e Wikipedia-s dhe për të siguruar neutralitetin e tij. Respekte Sfiduesi-Mjekesor (diskutimet) 9 janar 2025 23:47 (CET)
--Olsi (diskutimet) 9 janar 2025 23:53 (CET)
Nuk ka shquarësinë e duhur për të pasur artikull në Wikipedia. Grisur 5 herë në Wikipedian angleze, 5 herë në Wikipedian boshnjake dhe në diskutim për të grisur edhe në Wikipedian kroate. --Olsi (diskutimet) 11 janar 2025 07:49 (CET)
Votimi
- PËR - Olsi (diskutimet) 11 janar 2025 07:49 (CET)
- PËR - mungojnë burimet e shumta që ia themelojnë shquarësinë. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 13 janar 2025 11:57 (CET)
- PËR - Nuk po mund të gjej të dhëna të mjaftueshme për të, dhe ka mungesë shquarësie.. --Leutrim.P (diskutimet) 15 janar 2025 16:03 (CET)
Diskutimi
@NovaExplorer37, edhe ju jeni për grisjen e artikullit? Që të jemi të qartë, vota PËR, është votë për grisjen, jo për mbajtjen. --Olsi (diskutimet) 13 janar 2025 17:37 (CET)
- jo. NovaExplorer37 (diskutimet) 14 janar 2025 00:13 (CET)
- Unë dua artikullin për mbajtje. NovaExplorer37 (diskutimet) 14 janar 2025 00:14 (CET)
- Dmth ju menduat që vota PËR është për ta mbajtur dhe tentuat të manipulonit votën time? Olsi (diskutimet) 14 janar 2025 16:00 (CET)
- Unë thjesht dua që artikulli të mbetet ashtu siç është, dhe sigurisht nuk po përpiqem të manipuloj votën tuaj. Qëllimi im është vetëm të mbaj gjërat siç janë. NovaExplorer37 (diskutimet) 14 janar 2025 22:41 (CET)
- Dmth ju menduat që vota PËR është për ta mbajtur dhe tentuat të manipulonit votën time? Olsi (diskutimet) 14 janar 2025 16:00 (CET)
- @NovaExplorer37, te votimi, shto "KUNDËR", per ta kundershtuar. --Leutrim.P (diskutimet) 15 janar 2025 16:04 (CET)
- U miratua — @Leutrim.P (diskutimet)
Mungesë informacioni për një kohë të gjatë.
Votimi
- PËR - Klein Muçi (diskutimet) 12 janar 2025 13:02 (CET)
- PËR - nuk jam i sigurt pse u veçua kjo këngë prej krejt të tjerave? nuk ka burime të mjaftueshme Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 13 janar 2025 13:50 (CET)
- PËR - Leutrim.P (diskutimet) 15 janar 2025 23:07 (CET)
Diskutimi
- U miratua — Leutrim.P (diskutimet)
Artikujt mbi pullat postare të Shqipërisë
Lista e artikujve:
- Pulla postare për Pavarësinë e Shqipërisë
- Pulla postare shqiptare: Italia-Shqipëria 2010, dy popuj, një det, një Miqësi
- Pulla postare shqiptare: Rruga Durrës – Kukës
- Pulla postare shqiptare: Tulipa albanica Kit Tan & Shuka (Tulipani shqiptar)
- Pulla postare shqiptare: Turizmi malor – Valbona
- Pulla postare shqiptare: Vallja popullore në Shqipëri
- Pulla postare: 100-vjetori i Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare
- Pulla postare: Albanologë të shquar të huaj
- Pulla postare: Flora shqiptare
- Pulla postare: Nudo në artin figurativ shqiptar
Arsyeja: Përmbajtje joenciklopedike. --Olsi (diskutimet) 12 janar 2025 15:55 (CET)
Votimi
- Grisi - Olsi (diskutimet) 12 janar 2025 15:55 (CET)
- Grise - Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 janar 2025 16:46 (CET)
- ASNJANËS - Artikujt aktualë janë në një gjendje të dobët, por me përpjekjen e duhur, mund të shpëtohen duke përmirësuar dhe organizuar informacionin që përmbajnë. Një mundësi tjetër mund të jetë bashkimi i tyre në një ose më shumë artikuj të përmbledhur. Në Wikipedia-t e ndryshme ekzistojnë artikuj të dedikuar për pulla specifike ose prerje të veçanta kartëmonedhash, duke treguar se një qasje e tillë është e mundshme. Megjithatë, duke marrë parasysh kalimin e kohës dhe mungesën e përpjekjeve për përmirësim deri tani, mund të jetë më e arsyeshme të rishkruhet materiali nga e para, në vend që të tentohet shpëtimi i një përmbajtjeje të pamjaftueshme apo të pavlefshme. - Klein Muçi (diskutimet) 15 janar 2025 10:48 (CET)
- KUNDËR Grisjes - Besoj qe pullat jane vlere e kombit dhe vlene te mbahen per arsye te shumta. Mundesia se si te organizohen besoj se eshte te perpilohen ne nje te vetem (e kam parasysh qe wikit e tjere i mbajne ne artikuj te vecante., por ne kete rast qe nuk ka permbajtje te mjaftueshme sa per te mos i grisur te gjitha, them te i bashkojme ne nje te vetem.. deri ne nje kohe kur te jene rrethanat me te favorshme per ndarje te tyre ne shume artikuj..). --Leutrim.P (diskutimet) 20 janar 2025 20:20 (CET)
Diskutimi
Ta quajme "Pullat Postare Shqiptare", "Pullat Postare te Shqiperise" apo "Pullat e Postes Shqiptare".. dhe ti permbledhim permbajtjet aty para se te grisen artikujt e vjeter.. --Leutrim.P (diskutimet) 20 janar 2025 20:20 (CET)
Prej më shumë se 10 vitesh nuk ka më shumë përmbajtje se sa 1 fjali. Propozuar nga @Përdoruesi:Fallbackintoreality.
Votimi
- PËR - Klein Muçi (diskutimet) 15 janar 2025 10:53 (CET)
- PËR - Leutrim.P (diskutimet) 20 janar 2025 15:22 (CET)
Diskutimi
Stampa u shtua nga; @Përdoruesi:Fallbackintoreality. Arsyeja; "Nuk ka vlerë enciklopedike". E listova për arsye vjetërsie (v.2010).
Votimi
PËR - --Leutrim.P (diskutimet) 20 janar 2025 20:35 (CET)