Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:Zbulimi

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komenti i fundit: 19 ditë më parë nga GLOBALIST LIBERTARIAN në temën Të lutem stop me vendosjen e materialeve të kopjuara
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Zbulimi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Zbulimi!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Zbulimi, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.


-- Komuniteti (diskutimet) 30 gusht 2024 15:50 (CEST)Përgjigju

Ftesë

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Zbulimi, Pershendetje, kam vene re se krijon artikuj te mire, te ftoj ta vizitosh faqen time te perdoruesit, aty ka lista te artikujve qe jane te nevojshem te krijohen, nese te duket ndonje i arsyeshem, mbase mund te ndihmosh.. Pune te mbare. Leutrim.P (diskutimet) 1 tetor 2024 17:53 (CEST)Përgjigju

Faleminderit për vlerësimin dhe për ftesën! Për momentin jam fokusuar në shtimin dhe përmirësimin e artikujve të shkurtër, por në të ardhmen do të shqyrtoj me kënaqësi mundësinë për të kontribuar në ndonjë prej artikujve të listuar prej teje. Të uroj një ditë të mbarë dhe punë të suksesshme! Zbulimi (diskutimet) 2 tetor 2024 11:40 (CEST)Përgjigju
@Zbulimi, Ne rregull, Faleminderit.
Emrin e temes ne paragrafin e pare beje 'bold', mos harro ti shtosh, lidhjen ndergjuhesore dhe burimet ne cdo artikull te ri.
Nje artikull qe te mos fshihet duhet te pakten te kete permbajtje 1024 Bajt, (per ta ditur madhesine aktuale, shko te mjetet ne te djathte, te informacioni i faqes, Gjatësia e faqes në bajt: 1024+). Per ti gjetur me lehte artikujt qe kane nevoje te zgjerohen shiko ketu .
Po te kesh nevoje per ndihme, me etiketo me @ ne faqen e diskutimit te artikullit ne fjale. Pune te mbare. Leutrim.P (diskutimet) 5 tetor 2024 06:11 (CEST)Përgjigju
Të falenderoj për këshillat. Të uroj një ditë të këndshme. Zbulimi (diskutimet) 6 tetor 2024 11:27 (CEST)Përgjigju

Medalje dhënë më 18 nëntor 2024 12:28 (CET)

[Redakto nëpërmjet kodit]

Për shkrimin e artikujve të rinj në lidhje me librat. Puna jote vihet re dhe vlerësohet.

Medalje
Për punën e mirë që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

-Klein Muçi (diskutimet) 18 nëntor 2024 12:28 (CET)Përgjigju

Faleminderit. Zbulimi (diskutimet) 19 nëntor 2024 08:55 (CET)Përgjigju

Artikull për grisje

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshendetje Zbulimi! Artikulli juaj Takimet e Edi Ramës me shqiptarët jashtë vendit është propozuar për grisje. Shikoni këtu për më shumë. --Olsi (diskutimet) 3 dhjetor 2024 17:09 (CET)Përgjigju

Struktura e artikujve

[Redakto nëpërmjet kodit]

Hej, falemnderit që po merresh mjaft shumë me artikujt e librave. Veç deshta me t'a kujtu që struktura standarde e artikujve në Wikipedia kërkon në shumicën e rasteve që artikulli të fillojë me një infobox e pastaj një paragraf fillor. Në rastin e librit, fillohet me {{Infobox book}} e pastaj me nja dy-tre paragrafe sa për ta prezantuar temën sipërfaqësisht. Për shembull, nga Qyteti pa reklama:

"Qyteti pa reklama është një roman i shkruar nga Ismail Kadare më 1959 gjatë periudhës kur ishte me studime në Bashkimin Sovjetik. Kadare e filloi romanin në Tiranë dhe e vazhdoi në Moskë duke përdorur kaseta regjistruese."

Të dhënat bazike, që zakonisht i shtrin në 6-7 rreshtat e parë të artikullit (ISBN, vendi i botimit, autori, redaktori, etj.) shkojnë të gjitha në një infobox të plotësuar. Kjo edhe të kursen pak më shumë kohë sepse vetëm ka nevojë me i plotësu në vend se me i shkrujtë prej fillimit të dhënat.

Përndryshe të përgëzoj për punën tënde! Falemnderit sërish! Fallbackintoreality (diskutimet) 5 dhjetor 2024 16:51 (CET)Përgjigju

Faleminderit shumë për kujtesën dhe këshillat e dobishme! Vlerësoj mbështetjen dhe udhëzimet që ndihmojnë për të përmirësuar strukturën dhe cilësinë e artikujve. Zbulimi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 10:40 (CET)Përgjigju

Shqyrtimi i artikujve të rinj

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshendetje Zbulimi. Vura re që shumë nga artikujt që keni krijuar, nuk janë shënuar si të shqyrtuar. Ju lutem mos harroni t'i shqyrtoni dhe t'i shënoni këto artikuj si të kontrolluar, për të shmangur vandalizmat në këto artikuj në të ardhmen. --Olsi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 12:29 (CET)Përgjigju

Përshëndetje,
Faleminderit shumë që e vutë re dhe që ma kujtuat këtë aspekt të rëndësishëm. Do t'i shqyrtoj dhe shënoj artikujt përkatës sa më parë, në mënyrë që të sigurojmë cilësinë dhe mbrojtjen e tyre nga vandalizmat. E vlerësoj shumë përkushtimin tuaj dhe sugjerimet konstruktive. Zbulimi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 12:36 (CET)Përgjigju
Olsi, a mundet një kontrollues të shqyrtojë artikujt e rinj? Në dijeninë time kontrolluesit mund të shqyrtojnë vetëm redaktimet e reja në artikujt ekzistues, jo krijimet e reja, gjë që mund ta bëjnë vetëm administratorët. Pas zbrazjes së listës së ndryshimeve në pritje, po mendoja të përqëndronim vëmendjen te zbrazja e UnreviewedPages por nuk e di nëse mund të ndihmojnë kontrolluesit për atë gjë. Klein Muçi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 13:10 (CET)Përgjigju
Klein Muçi, disa nga artikujt që ka krijuar Zbulimi janë të kontrolluar automatikisht dhe disa jo, kështu që mendoj që është e mundur. --Olsi (diskutimet) 9 dhjetor 2024 14:14 (CET)Përgjigju
@Fallbackintoreality, ti je një kontrollues por jo një administrator. A mundesh ta hapësh lidhjen për UnreviewedPages që kam vendosur më sipër? Klein Muçi (diskutimet) 10 dhjetor 2024 11:20 (CET)Përgjigju
Po, mund ta hap, jam duke i rënë një xhiro sa më shumë artikujve që mundem. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 10 dhjetor 2024 14:32 (CET)Përgjigju
@Fallbackintoreality, dhe mund t'i kontrollosh faqet në të? Pra, ta ulësh numrin e tyre në të? - Klein Muçi (diskutimet) 10 dhjetor 2024 14:36 (CET)Përgjigju
unë veç sa i kontrollova nja 35 artikuj brenda dy orëve të fundit Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 10 dhjetor 2024 15:36 (CET)Përgjigju
@Zbulimi Krejt redaktimet e tua t'i miratova. Je i mirëseardhur. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 10 dhjetor 2024 16:13 (CET)Përgjigju
Ky është një lajm i mirë. Kjo do të thotë se idealisht mund të vazhdojmë me atë listë pas zbrazjes së kësaj. - Klein Muçi (diskutimet) 11 dhjetor 2024 01:06 (CET)Përgjigju
Faleminderit shumë për miratimin e redaktimeve! Jam shumë i kënaqur që gjithçka është në rregull.  E vlerësoj shumë bashkëpunimin tuaj! Zbulimi (diskutimet) 11 dhjetor 2024 09:30 (CET)Përgjigju

Shtimi i informacionit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Zbulimi. Kam vënë re që shton shumë informacione pa referime fare, si ky rasti këtu. Mund ta di nga i keni marrë këto informacione që keni shtuar? Olsi (diskutimet) 21 dhjetor 2024 10:53 (CET)Përgjigju

Ju lutem ndaloni dhe më ktheni një përgjigje. Jo vetëm që teksti që shtoni është joenciklopedik dhe joneutral, por me shumë mundësi është edhe i kopjuar. Olsi (diskutimet) 21 dhjetor 2024 11:02 (CET)Përgjigju
Përshëndetje Olsi.
Informacionet që kam shtuar bazohen në burime të besueshme, kryesisht nga materialet e disponueshme në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Zbulimi (diskutimet) 21 dhjetor 2024 11:18 (CET)Përgjigju

Artikujt për librat

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje! Shpeshherë keni punuar me artikuj e caktuar për grisje për shpëtimin e tyre dhe kjo është për t'u vlerësuar. Doja t'ju bëja me dije se aktualisht gjenden disa artikuj për libra të ndryshëm të vënë për grisje, mbase mund të keni interes për të punuar me to. Lista e plotë e faqeve të vëna për grisje gjendet këtu. Mbase nëse punoni për zgjerimin e tyre mund të mos ketë nevojë për kalimin e tyre për votim e diskutim te WP:FG. - Klein Muçi (diskutimet) 17 janar 2025 12:03 (CET)Përgjigju

Përshëndetje!
Do të përpiqem të punoj me artikujt sa më shumë që të mundem për zgjerimin e tyre. Zbulimi (diskutimet) 18 janar 2025 15:32 (CET)Përgjigju

Aprovimi i ndryshimeve

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Olsi, @Fallbackintoreality, ndonjë ide pse shumë prej ndryshimeve të Zbulimit kanë ende nevojë për kontroll edhe pas vendosjes së tij si kontrollues? - Klein Muçi (diskutimet) 22 janar 2025 14:28 (CET)Përgjigju

Madje dhe shumë prej ndryshimeve të mia paskan nevojë për kontroll (që po i aprovoj tani). Klein Muçi (diskutimet) 22 janar 2025 14:30 (CET)Përgjigju
Kjo ndodh kur një kontrollues redakton në një artikull me ndryshime të pakontrolluara. P.sh., tek artikulli Ëndrra të ngrira, kishte 1 redaktim të pakontrolluar (nga përdoruesi Jetmir thaqi) përpara se Zbulimi të redaktonte përsëri. Në raste të tilla, është mirë që kontrolluesi ose të pranojë ose të refuzojë ndryshimet në pritje përpara se të redaktojë, ose të paktën të pranojë ndryshimet e veta kur përfundon së redaktuari. Olsi (diskutimet) 22 janar 2025 15:46 (CET)Përgjigju
Marr vesh. Nuk ka ndonjë mënyrë që ndryshimet e përdoruesve të caktuar të pranohen gjithmonë vetvetiu, pavarësisht faktit nëse ka apo jo ndryshime të tjera në radhë paraprakisht? Pyes për robotët më së shumti pasi, nëse është kështu, ata do të përballen vazhdimisht me këtë problem (nëse lëmë faqe pa kontrolluar). - Klein Muçi (diskutimet) 23 janar 2025 12:11 (CET)Përgjigju
Mesa di unë nuk ka. Olsi (diskutimet) 24 janar 2025 02:02 (CET)Përgjigju

Aktiviteti i kontrolluesve

[Redakto nëpërmjet kodit]
Përshëndetje, sipas rregullores së përditësuar për menaxhimin e privilegjeve të kontrolluesve, po kryhet rivlerësimi periodik i aktivitetit të përdoruesve.
Si pjesë e procesit standard, ju jepet një afat reflektimi prej 30 ditësh nga dita e marrjes së këtij njoftimi. Brenda këtij afati, nëse nuk keni përmbushur kriterin minimal ju mund të rritni aktivitetin tuaj në mënyrë që të përputhet me kërkesat e reja të rregullores.
Pas përfundimit të periudhës së reflektimit, do të kryhet auditimi përfundimtar. Nëse kriteret e aktivitetit nuk janë përmbushur deri atëherë, privilegjet e kontrolluesit do të hiqen automatikisht, në përputhje me rregulloren.
Ky proces ka për qëllim të sigurojë funksionimin e qëndrueshëm të sistemit të kontrollit dhe mbajtjen e numrit të ndryshimeve në pritje në nivel të ulët.
Faleminderit për mirëkuptim dhe kontributin tuaj. - Leutrim.P (diskutimet) 15 dhjetor 2025 07:29 (CET)Përgjigju

Artikulli Riza Çato

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje

Artikulli ka nevojë për burime të pavarura shtesë për të plotësuar kriteret e notabilitetit në Wikipedia. Ju lutem shtoni referenca nga media kombëtare ose analiza kritike të pavarura për të përmirësuar artikullin.

Faleminderit. Nalaass138 (diskutimet) 24 shkurt 2026 16:56 (CET)Përgjigju

Të lutem stop me vendosjen e materialeve të kopjuara

[Redakto nëpërmjet kodit]
Duhet të keni parasysh se Wikipedia nuk është një databazë për mbledhjen e lidhjeve të jashtme, por një enciklopedi online ku burimet e informacionit duhet të jenë të besueshme. Lidhjet e jashtme me skedarë multimediatikë si audio, video etj., të ngarkuara shpesh në rrjete sociale nga persona pa të dhëna personale të identifikuara nuk mund të quhen burime të sigurta, e si rrjedhojë redaktimet e tua mund të largohen menjëherë nga çdo përdorues i kësaj enciklopedie.


Për shembull këtu ke postuar shumë material, pa vendosur referencat përkatëse. https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Fuat_Babani&diff=2909530&oldid=2854213

Ndërsa këtu të gjtiha referencat që ke vëndosur janë null, pra të pavlefshme sepse janë vetëm postime vjershash apo poezish dhe nuk konfirmojnë anjë nga pohimet e bëra mbi atë person. Riza Çato

Je i lutur që përpara se të hapësh faqe të tjera, apo të vendosësh material të ri pa burime të besueshme (instagrami nuk quhet burim i besueshëm!), të rishikosh njëherë faqet ekzistente që ke krijuar deri më tani dhe të punosh mbi përmirësimin e tyre. Të flm! GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 22 mars 2026 17:31 (CET)Përgjigju