Jump to content

Përdoruesi diskutim:Zbulimi

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Zbulimi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Zbulimi!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Zbulimi, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



-- Komuniteti (diskutimet) 30 gusht 2024 15:50 (CEST)[përgjigjuni]

@Zbulimi, Pershendetje, kam vene re se krijon artikuj te mire, te ftoj ta vizitosh faqen time te perdoruesit, aty ka lista te artikujve qe jane te nevojshem te krijohen, nese te duket ndonje i arsyeshem, mbase mund te ndihmosh.. Pune te mbare. — Leutrim.P (diskutimet) 1 tetor 2024 17:53 (CEST)[përgjigjuni]

Faleminderit për vlerësimin dhe për ftesën! Për momentin jam fokusuar në shtimin dhe përmirësimin e artikujve të shkurtër, por në të ardhmen do të shqyrtoj me kënaqësi mundësinë për të kontribuar në ndonjë prej artikujve të listuar prej teje. Të uroj një ditë të mbarë dhe punë të suksesshme! Zbulimi (diskutimet) 2 tetor 2024 11:40 (CEST)[përgjigjuni]
@Zbulimi, Ne rregull, Faleminderit.
Emrin e temes ne paragrafin e pare beje 'bold', mos harro ti shtosh, lidhjen ndergjuhesore dhe burimet ne cdo artikull te ri.
Nje artikull qe te mos fshihet duhet te pakten te kete permbajtje 1024 Bajt, (per ta ditur madhesine aktuale, shko te mjetet ne te djathte, te informacioni i faqes, Gjatësia e faqes në bajt: 1024+). Per ti gjetur me lehte artikujt qe kane nevoje te zgjerohen shiko ketu [1].
Po te kesh nevoje per ndihme, me etiketo me @ ne faqen e diskutimit te artikullit ne fjale. Pune te mbare. — Leutrim.P (diskutimet) 5 tetor 2024 06:11 (CEST)[përgjigjuni]
Të falenderoj për këshillat. Të uroj një ditë të këndshme. Zbulimi (diskutimet) 6 tetor 2024 11:27 (CEST)[përgjigjuni]

Medalje dhënë më 18 nëntor 2024 12:28 (CET)

[Redakto nëpërmjet kodit]

Për shkrimin e artikujve të rinj në lidhje me librat. Puna jote vihet re dhe vlerësohet.

Medalje
Për punën e mirë që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

-Klein Muçi (diskutimet) 18 nëntor 2024 12:28 (CET)[përgjigjuni]

Faleminderit. Zbulimi (diskutimet) 19 nëntor 2024 08:55 (CET)[përgjigjuni]

Artikull për grisje

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshendetje Zbulimi! Artikulli juaj Takimet e Edi Ramës me shqiptarët jashtë vendit është propozuar për grisje. Shikoni këtu për më shumë. --Olsi (diskutimet) 3 dhjetor 2024 17:09 (CET)[përgjigjuni]

Struktura e artikujve

[Redakto nëpërmjet kodit]

Hej, falemnderit që po merresh mjaft shumë me artikujt e librave. Veç deshta me t'a kujtu që struktura standarde e artikujve në Wikipedia kërkon në shumicën e rasteve që artikulli të fillojë me një infobox e pastaj një paragraf fillor. Në rastin e librit, fillohet me {{Infobox book}} e pastaj me nja dy-tre paragrafe sa për ta prezantuar temën sipërfaqësisht. Për shembull, nga Qyteti pa reklama:

"Qyteti pa reklama është një roman i shkruar nga Ismail Kadare më 1959 gjatë periudhës kur ishte me studime në Bashkimin Sovjetik. Kadare e filloi romanin në Tiranë dhe e vazhdoi në Moskë duke përdorur kaseta regjistruese."

Të dhënat bazike, që zakonisht i shtrin në 6-7 rreshtat e parë të artikullit (ISBN, vendi i botimit, autori, redaktori, etj.) shkojnë të gjitha në një infobox të plotësuar. Kjo edhe të kursen pak më shumë kohë sepse vetëm ka nevojë me i plotësu në vend se me i shkrujtë prej fillimit të dhënat.

Përndryshe të përgëzoj për punën tënde! Falemnderit sërish! Fallbackintoreality (diskutimet) 5 dhjetor 2024 16:51 (CET)[përgjigjuni]

Faleminderit shumë për kujtesën dhe këshillat e dobishme! Vlerësoj mbështetjen dhe udhëzimet që ndihmojnë për të përmirësuar strukturën dhe cilësinë e artikujve. Zbulimi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 10:40 (CET)[përgjigjuni]

Shqyrtimi i artikujve të rinj

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshendetje Zbulimi. Vura re që shumë nga artikujt që keni krijuar, nuk janë shënuar si të shqyrtuar. Ju lutem mos harroni t'i shqyrtoni dhe t'i shënoni këto artikuj si të kontrolluar, për të shmangur vandalizmat në këto artikuj në të ardhmen. --Olsi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 12:29 (CET)[përgjigjuni]

Përshëndetje,
Faleminderit shumë që e vutë re dhe që ma kujtuat këtë aspekt të rëndësishëm. Do t'i shqyrtoj dhe shënoj artikujt përkatës sa më parë, në mënyrë që të sigurojmë cilësinë dhe mbrojtjen e tyre nga vandalizmat. E vlerësoj shumë përkushtimin tuaj dhe sugjerimet konstruktive. Zbulimi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 12:36 (CET)[përgjigjuni]
Olsi, a mundet një kontrollues të shqyrtojë artikujt e rinj? Në dijeninë time kontrolluesit mund të shqyrtojnë vetëm redaktimet e reja në artikujt ekzistues, jo krijimet e reja, gjë që mund ta bëjnë vetëm administratorët. Pas zbrazjes së listës së ndryshimeve në pritje, po mendoja të përqëndronim vëmendjen te zbrazja e UnreviewedPages por nuk e di nëse mund të ndihmojnë kontrolluesit për atë gjë. — Klein Muçi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 13:10 (CET)[përgjigjuni]
Klein Muçi, disa nga artikujt që ka krijuar Zbulimi janë të kontrolluar automatikisht dhe disa jo, kështu që mendoj që është e mundur. --Olsi (diskutimet) 9 dhjetor 2024 14:14 (CET)[përgjigjuni]
@Fallbackintoreality, ti je një kontrollues por jo një administrator. A mundesh ta hapësh lidhjen për UnreviewedPages që kam vendosur më sipër? — Klein Muçi (diskutimet) 10 dhjetor 2024 11:20 (CET)[përgjigjuni]
Po, mund ta hap, jam duke i rënë një xhiro sa më shumë artikujve që mundem. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 10 dhjetor 2024 14:32 (CET)[përgjigjuni]
@Fallbackintoreality, dhe mund t'i kontrollosh faqet në të? Pra, ta ulësh numrin e tyre në të? - Klein Muçi (diskutimet) 10 dhjetor 2024 14:36 (CET)[përgjigjuni]
unë veç sa i kontrollova nja 35 artikuj brenda dy orëve të fundit Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 10 dhjetor 2024 15:36 (CET)[përgjigjuni]
@Zbulimi Krejt redaktimet e tua t'i miratova. Je i mirëseardhur. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 10 dhjetor 2024 16:13 (CET)[përgjigjuni]
Ky është një lajm i mirë. Kjo do të thotë se idealisht mund të vazhdojmë me atë listë pas zbrazjes së kësaj. - Klein Muçi (diskutimet) 11 dhjetor 2024 01:06 (CET)[përgjigjuni]
Faleminderit shumë për miratimin e redaktimeve! Jam shumë i kënaqur që gjithçka është në rregull.  E vlerësoj shumë bashkëpunimin tuaj! Zbulimi (diskutimet) 11 dhjetor 2024 09:30 (CET)[përgjigjuni]