Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:Klein Muçi

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komenti i fundit: 2 ditë më parë nga Leutrim.P në temën Emrat në gjuhë të huaj
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Klein Muçi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Arkiva e diskutimeve të kaluara
Arkivi 1 (17 maj 2013 — 17 maj 2019)
Arkivi 2 (17 maj 2019 — 17 maj 2020)
Arkivi 3 (17 maj 2020 — 17 maj 2021)
Arkivi 4 (17 maj 2021 — 17 maj 2022)
Arkivi 5 (17 maj 2022 — 17 maj 2023)
Arkivi 6 (17 maj 2023 — 17 maj 2024)
Arkivi 7 (17 maj 2024 — 17 maj 2025)

Tech News: 2025-21

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 20 maj 2025 01:11 (CEST)Përgjigju

Ndihme

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje! Kisha kohe pa u futur ne Wikipedia, por po shoh se me eshte bllokuar adresa IP dhe s’po mundem te redaktoj. Me ndihmon dot? Dga2004 (diskutimet) 25 maj 2025 14:24 (CEST)Përgjigju

@Dga2004, përshëndetje! Çfarë mesazhi të paraqitet te i njëjti vend ku lexon për bllokimin? - Klein Muçi (diskutimet) 26 maj 2025 11:51 (CEST)Përgjigju
@Klein Muçi me rezultonte IP-ja e bllokuar, 192.168.100.7. Por duket se dicka eshte bere, ka ndryshuar. Po e provoj serish dhe komunikojme. Te falenderoj Dga2004 (diskutimet) 26 maj 2025 13:35 (CEST)Përgjigju
Gjasat janë që IP-ja është sërish e bllokuar pasi është pjesë e ndonjë game të gjerë IP-sh që janë bllokuar globalisht por meqë tani po më shkruan nga llogaria (je kyçur/logged in) nuk prekesh më nga bllokimi. Unë s'do të shqetësohesha shumë për bllokime të tilla për sa kohë redaktimi nga llogaria nuk është prekur. Gjithë të mirat! - Klein Muçi (diskutimet) 26 maj 2025 14:09 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-22

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 26 maj 2025 22:04 (CEST)Përgjigju

This Month in Education: May 2025

[Redakto nëpërmjet kodit]

Join us at the Next CEE Catch up! Learn about Temporary accounts!

[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi everyone,

We want to announce the tenth CEE Catch Up session, which will be dedicated to the Temporary accounts, as this important change is going to affect every Wikipedia soon, so it is important for patrollers and functionaries like you to understand this change. On wikis where temporary accounts are enabled, IP addresses of unregistered editors are not visible publicly. Only those who fight spam, vandalism, harassment and disinformation have access to IP addresses there.

The session will take place on 10th of June 2025, 18:00-19:00 CEST (check your local time).

If you are interested in this topic, then sign-up for the session here.

TRistovski-CEEhub (diskuto) 29 maj 2025 13:17 (CEST)Përgjigju

Pyetje nga MZASLM64 nëpërmjet panelit të ndihmës (30 maj 2025 10:28)

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Mentor! Te lutem Kam bërë nje wikipedia biografi për nje dëshmor të atsheut Halil Habilaj dhe shpresoj te pranohet dhe njëkohësisht të përshtatet si e tillë. nuk di në do mundni të më më jepni një përgjigje? Faleminderit --MZASLM64 (diskutimet) 30 maj 2025 10:28 (CEST)Përgjigju

Përshëndetje@MZASLM64!
Unë nuk para merrem shumë me artikujt vetë por mbase @Leutrim.P mund të të ndihmojë. - Klein Muçi (diskutimet) 2 qershor 2025 18:29 (CEST)Përgjigju
@MZASLM64, E kam shikuar por a nuk është i njëjti, https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi_diskutim:Leutrim.P#Faleminderit . Besoj se e kemi diskutuar tashmë dhe artikulli dhe përmbajtja janë aprovuar, po të duash të shtosh diqka më shumë, redaktimi është i lirë. - Leutrim.P (diskutimet) 3 qershor 2025 16:52 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-23

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 3 qershor 2025 01:54 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-24

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 10 qershor 2025 03:16 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-25

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 17 qershor 2025 01:37 (CEST)Përgjigju

Growth News #34

[Redakto nëpërmjet kodit]

17 qershor 2025 20:51 (CEST)

Kerkese per patrollues

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Klein , uroj te jesh mire, ku mind te aplikoj per patrollues sepse me mbaroi afati i caktuar nga ty me pare? Faleminderit. Lanceloth345 (diskutimet) 19 qershor 2025 09:59 (CEST)Përgjigju

Shtroje kandidaturën këtu: WP:Kontrolluesit#Kandidatura për kontrollues Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 21 qershor 2025 22:15 (CEST)Përgjigju
@Fallbackintoreality Sapo e shtova faleminderit.Lanceloth345 (diskutimet) 21 qershor 2025 22:28 (CEST)Përgjigju

Oversized non-free files

[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi! I made Përdoruesi:MGA73/ReduceNonFree.js as a test because I wanted to make it easy to reduce the size on non-free files. As you can see at Përdoruesi:MGA73/Non-FreeOversized many of the non-free files are bigger than 100,000 px. That is the limit English Wikipedia has per en:Wikipedia:Non-free_content#Image_resolution. I could not find a limit on sqwiki but I think files should not be too big. Do you know if there is a formal limit? If not I suggest that one is introduced.

The script should make it easy to downsize the files. But it does not work because only admins can upload a new version of a file. Sadly I spend looooong time trying to find the error before I found out. You are welcome to test it. MGA73 (diskutimet) 20 qershor 2025 21:02 (CEST)Përgjigju

Hi, I'm a reviewer on the project. Unfortunately there's no given limit to image size on Albanian Wikipedia, since the documentation is incredibly out-of-date here. I've been working to update it however any organized maintenance efforts in either mainspace or others is slow given our numbers. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 21 qershor 2025 22:28 (CEST)Përgjigju
Hi Fallbackintoreality! Thank you! I suggest to use bots and scripts for tasks that can be fixed that way so humans do not have to spend time on it. And deleting files in Speciale:SkedaTëPapërdorura could be a good place to start. If the files are not in use and do not have a license or are non-free they should be deleted. The files in Kategoria:Non Licensed Images should be checked. If there are not enough users the help out an alternative is to mass delete all the files. So for example leave a notice on Village Pump and say everyone have 30 days to check and fix files and all files not fixed at the end of that limit will be deleted. --MGA73 (diskutimet) 21 qershor 2025 23:02 (CEST)Përgjigju
Klein is currently on a WikiBreak, so I'd like to page @Liridon for some help on this so we can sound the alarm with the other Albanian-speaking users. Right now our efforts have been focused on re-examining our featured articles (as evident by the notice message currently on the wiki for logged-in users). Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 21 qershor 2025 23:11 (CEST)Përgjigju
Pinging @Leutrim.P since he's also a lot more active. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 22 qershor 2025 02:32 (CEST)Përgjigju
@MGA73 I have raised this issue at the local Village Pump here for Albanian users to comment: WP:Kuvendi#Pastrimi i skedave jo të lira Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 24 qershor 2025 03:19 (CEST)Përgjigju

Standardizimi i artikujve të vendbanimeve në Shqipëri

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Klein,

Jam duke punuar këto ditë me përpunimin dhe standardizimin e artikujve për vendbanimet në Shqipëri. Si shembull mund të marrësh Shtanën për të më dhënë vlerësim. Rreth kësaj teme kisha edhe disa pyetje:

  • Emërtimi i artikujve bëhet zakonisht me trajtën e shquar të emrit të vendbanimit (p.sh. Kukësi). Kjo është në përputhje me rregullat, apo jo? Të vazhdoj kështu?
  • Për fshatra me emra të njëjtë, cila formë duhet të zgjidhet për emërtimin e artikujve:
    • a) Emri i fshatit (emri i njësisë administrative)
    • b) Emri i fshatit (emri i bashkisë)
    • Mendoj se forma me bashkinë është më e qartë, dhe në rastet kur ka dy fshatra me të njëjtin emër në të njëjtën bashki, mund të përdorim njësinë administrative për dallim. Gjithashtu, a preferohet kllapa apo presja (si në Wikin anglisht) për këtë lloj diferencimi?
  • Në rastet kur një vend është njëkohësisht fshat/qytet dhe njësi administrative/bashki (si Kolshi dhe Kolshi), a preferohet që të bashkohen në një artikull (si në Wikin anglisht, p.sh. en:Kukës) apo të mbahen të ndara?

Faleminderit paraprakisht për kohën dhe ndihmën! Xhulianoo (diskutimet) 21 qershor 2025 13:19 (CEST)Përgjigju

Kleini është në pushim për momentin, por për t'u përgjigjur pyetjeve:
  • Artikujt për vendet gjithmonë titullohen në të shquar.
  • Mënyra se si po përdoren kthjellimet e vendeve aktualisht është: shteti, pastaj bashkia, pastaj njësia administrative. Të shkruar me kllapa si në kthjellimet për Drinas dhe Arbanas.
  • Evidente prej faktit që Tirana dhe Bashkia Tiranë janë artikuj të ndarë— jepi ndarazi lirisht.
Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 21 qershor 2025 23:20 (CEST)Përgjigju
Përshëndetje Arbër,
Edhe pse sa dua unë e shumë të tjerë që të bashkohemi një ditë, teknikisht Drinasi duhet të diferencohet nga shteti, apo jo? Dmth Drinasi (Kosovë) dhe Drinasi (Shqipëri). Xhulianoo (diskutimet) 23 qershor 2025 10:42 (CEST)Përgjigju
Teknikisht "Drinas" është emër alternativ për Ratkocin këtu n'Kosovë, prandaj nuk e di pse ka kthjellim. E pasna përzgjedhë një shembull shumë të keq... Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 23 qershor 2025 11:11 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-26

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 24 qershor 2025 01:20 (CEST)Përgjigju

This Month in Education: June 2025

[Redakto nëpërmjet kodit]

Propozoj heqjen e privilegjeve të administratorëve joaktivë

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Klein Muçi, Unë besoj se është e rëndësisë së veqantë të propozojmë "heqjen e titullit" administrator për "administratorët joaktivë", dhe të kandidojmë përdorues aktivë për administratorë të rinjë. Administratorët joaktivë po na vënë në një situatë të palakmueshme. Nuk ështe në rregull t'i gëzosh gjithë ato privilegje dhe të mos bësh asnjë redaktim të vetëm për vite me radhë. Administratorëve veteran mund të u shtohet një stampë e veqantë te faqja tyre që tregon se perdoruesi kishte të drejta administrative në shenjë mirënjohje. P.sh Admin Badge Icon - 2 vjet 2 muaj. Pra them të shqyrtohet aktiviteti i tyre (p.sh. asnjë redaktim apo veprim administrativ në 12 muajt e fundit), dhe në përputhje me praktikat e tjera të Wikipedias, t’u hiqen të drejtat nëse nuk ka arsye të forta për të mbajtur atë status. Leutrim.P (diskutimet) 29 qershor 2025 16:47 (CEST)Përgjigju

Aktualisht rregullorja thotë se privilegjet u hiqen vetëm atyre administratorëve që nuk kanë kryer asnjë veprim për 2 vjet. Kjo është forma më bazike e rregullores në nivel global dhe meqë SqWiki nuk ka një rregullore të posaçme të veten aplikohen rregullat e përgjithshme. Unë kam propozuar në të shkuarën që rregulli të ndryshohet nga 2 vjet ne 1 dhe që veprimet të jenë administrative në natyrë, sepse ka anëtarë që thjesht bëjnë një redaktim çfarëdo – mjafton dhe t'i shkruajnë një mesazh dikujt vetëm një herë – dhe vazhdojnë të mbajnë në mënyrë jo aq konkrete privilegjet e shtuara. Kjo "fryrje artificiale" e numrit të administratorëve shkakton vështirësi te përdoruesit për të gjetur një administrator aktiv kur kanë nevojë për ndihmë si dhe jep një element artificial bllokimi për kandidaturat e reja pasi kushdo mund të argumentojë që një komunitet kaq i vogël sa i yni nuk ka nevojë për një numër kaq të lartë administratorësh. Pas propozimit tim pati diskutim por nuk u ndërmor kurrë ndonjë veprim konkret në lidhje me të. Kjo dhe për arsye se kontrollimi i veprimeve administrative është disi i vështirë: Ti mund të shohësh lehtësisht kontributet e dikujt por nuk ke një tabelë të mirëfilltë me të gjitha grisjet apo mbrojtjet që ai person ka kryer. Nëse do të vinim një rregullore të tillë, do të duhej që paraprakisht të siguronim një mekanizëm kontrolli për këtë gjë dhe pastaj të mund të nisnim ta aplikonim, përndryshe do të ishte thjesht një rregull fiktiv. Këtu gjendet dhe diskutimi i shkuar në lidhje me këtë çështje. - Klein Muçi (diskutimet) 30 qershor 2025 11:47 (CEST)Përgjigju
Atëherë insistoj që të paktën të jetë 1 vit dhe që veprimet të jenë administrative në natyrë. Të njejtat defekte i pashë edhe unë, ne të përditësojmë rregulloren njëherë e pastaj merremi me mekanizmin dhe fillojmë filtrimin. Duhet të i'a nisim diku. Nesër e lexoj më thellësisht atë diskutim.. Leutrim.P (diskutimet) 1 korrik 2025 00:48 (CEST)Përgjigju
Unë dakord jam. "Veprime administrative < 1 për 1 vit => degradim" Nëse dëshiron ta propozosh e të kalohet do të isha dakord. Thjesht duhet diskutuar paraprakisht me Kujdestarët në Meta pasi ata janë të vetmit që kanë mundësi të heqin privilegjet e administratorëve (burokratët mundet vetëm t'i japin). Nëse ata thonë se nuk kanë mekanizma për ta zbatuar atë gjë, edhe nëse pranohet këtu, do të refuzohet nga ata për pazbatueshmëri. - Klein Muçi (diskutimet) 1 korrik 2025 15:16 (CEST)Përgjigju
@Klein Muçi, Na duhet që dikush t'i krijoj dy stampa të reja. | Në fund të diskutimit i kam cekur në pikën 5 . Pasi i siguruam votat është e udhës që pas përditësimit të dy rregulloreve dhe mbylljes së diskutimit të merreshe me këtë pjesë (Për paralajmërimet kemi një robot pak a shumë).
@Fallbackintoreality. - Leutrim.P (diskutimet) 13 korrik 2025 01:08 (CEST)Përgjigju
@Leutrim.P, si i imagjinon stampat në fjalë? Ke ndonjë shabllon të ngjashëm parasysh nga EnWiki ku mund të bazohem? - Klein Muçi (diskutimet) 24 korrik 2025 03:05 (CEST)Përgjigju
Pika 5. "Na mbetet krijimi i stampës Stampa e ish-administratorit dhe Stampa e ish-burokratit, stampë mirënjohje për ish-administratorët që shtohet në krye të faqes në anën e djathtë, të jetë e ngjashme me "Administrator topicon". Këto stampa duhet të mund të shtohen apo hiqen në një faqe vetëm nga një Administrator/Burokrat." Une e imagjinoj në ngjyrë Ari (me ndonjë mundësi të shtohet periudha e të qenurit administrator pranë saj, ose klikimi i saj të qoj te faqja e kandidaturës të atij Admin-i). Leutrim.P (diskutimet) 24 korrik 2025 07:10 (CEST)Përgjigju
Krijova diçka që i përngjet një pllakate e mund të përdoret për administratorët e burokratët. Shiko njëherë si të duket te Përdoruesi:Klein Muçi/sandbox. - Klein Muçi (diskutimet) 28 korrik 2025 12:45 (CEST)Përgjigju
Besoj se kjo kryen punë, shumë mirë. Tani mund t'e mbylli diskutimin te Kuvendi. Leutrim.P (diskutimet) 29 korrik 2025 23:11 (CEST)Përgjigju
Stampa gjendet te {{Service plaque}} dhe mund të përdoret tashmë. Ndryshimet nga propozimi origjinal janë që nuk është e stilit "topicon" dhe mund të përdoret/vendoset nga kushdo (limitimi i saj me filtra redaktimi vetëm për redaktorët do të ishte pak "over the top" duke qenë se aktualisht atë metodë e kemi shfrytëzuar vetëm për stampat e grisjeve, si stampa shumë të rëndësishme). - Klein Muçi (diskutimet) 1 gusht 2025 10:50 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-27

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 1 korrik 2025 01:40 (CEST)Përgjigju

Books & Bytes – Issue 69

[Redakto nëpërmjet kodit]
The Wikipedia Library: Books & Bytes
Issue 69, May–June 2025

In this issue we highlight a new partnership, Citation Watchlist and, as always, a roundup of news and community items related to libraries and digital knowledge.

Read the full newsletter

Sent by MediaWiki message delivery on behalf of The Wikipedia Library team – 1 korrik 2025 15:11 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-28

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 8 korrik 2025 02:04 (CEST)Përgjigju

Standard i dyfishtë

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Klein Muçi, Të jenë të dyja me titull të shquar apo të pashquar, sikur t'i standardizoje; Wikipedia:Administratorët dhe Wikipedia:Burokratë. -- Leutrim.P (diskutimet) 12 korrik 2025 01:10 (CEST)Përgjigju

@Fallbackintoreality. Leutrim.P (diskutimet) 13 korrik 2025 01:08 (CEST)Përgjigju
Nga WP:Titujt e artikujve: Është pajtuar që titujt e artikujve që janë emra apo kanë grupe emërore në Wikipedia shqip të jenë në trajtën e shquar, rasa emërore— mundësisht në numrin njëjës. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 13 korrik 2025 12:57 (CEST)Përgjigju
(https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Wikipedia%3ABurokrat%C3%ABt&diff=2816046&oldid=2816022)  U bë! Leutrim.P (diskutimet) 13 korrik 2025 16:58 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-29

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 14 korrik 2025 22:08 (CEST)Përgjigju

Growth features - Mentorship and Community updates

[Redakto nëpërmjet kodit]

​Hi everyone,

Wikimedia Foundation worked on evolving some of the growth features, primarily dedicated to the newcomers in our movement and communities. If you do not know, everyone can access them, activating them from Preferences (in the below of the page).

You can learn about these features here.

CEE Hub is contacting you (patrollers/admins) directly as we would like to bring to your attention two of these features that we think can be useful for your community: Mentorship and Community Updates.

We noticed that the majority of the CEE language editions of Wikipedia does not have active one of these features, so we are encouraging you to check whether your wiki has these features and if not to begin community discussion if you want to introduce them to your editors. If you want to check it, you need to go to the Special:CommunityConfiguration page on your wiki, where all of the growth features are listed.

If you need more support with this, please contact Growth team here.

--TRistovski-CEEhub (diskuto) 16 korrik 2025 14:28 (CEST)Përgjigju

Dyshim i një llogarie kukull

[Redakto nëpërmjet kodit]

Ç'kemi Klein, jam t'u i vërejtë faqet që po krijohen. Së fundi u krijua një faqe e dytë për Davë Bulkun (që është subjekti i një votimi për grisje) tek Dava Bulku –Ambasadorja e Paqes nga Shqipëria në Bruksel. Faqen e parë e krijoi përdoruesi LILO SHEHU, dhe faqen e dytë e krijoi Toni910et. Jam shumë i sigurt që të dytë po vijnë nga i njëjti person, meqenëse po i shkelin të njëjtat rregulla (shquarësia e paqartë, burimet e cilësisë të ulët dhe të vetëpublikuara), dhe të dytë kanë arsyetuar veten kundër fshirjes me nëntitullin "Arsye perse nuk duhet fshire" ose "Arsye për të mos e grirë artikullin" në faqet përkatëse të diskutimit momentin kur iu shtua stampa për grisje. Nuk kemi checkuser-a për ta vërtetuar dhe nuk jam shumë i kuptueshëm me këtë aspekt të verifikimit, prandaj po të drejtohem ty me gjasa që mund të kesh më shumë dijeni për verifikim të IP adresës së këtyre. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 20 korrik 2025 03:36 (CEST)Përgjigju

@Fallbackintoreality, ç'kemi? :) Fatkeqësisht administratorët nuk kanë informacion për IP-të e llogarive të përhershme (llogaritë e përkohshme janë llogaritë që përdorin përdoruesit kur nuk kanë një llogari). Siç e the, ne nuk kemi checkusers (rregullorja botërore e kërkon që të jenë minimalisht 2, mund të ofrohem unë një nëse ofrohet dhe një administrator tjetër për rolin) kështu që kërkesat për të duhet të bëhen në Meta te m:Steward requests/Checkuser. - Klein Muçi (diskutimet) 24 korrik 2025 02:36 (CEST)Përgjigju
@AT44, @Edukatori. Ndonjë vullnetarë?. - Leutrim.P (diskutimet) 24 korrik 2025 07:00 (CEST)Përgjigju
Në rregull, e shtroj unë kërkesën në Meta tash për tash. Ama do të ishte mirë me e pasë këtë punën e checkuserave të rregulluar dikur. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 25 korrik 2025 00:20 (CEST)Përgjigju
Sapo të dalë dikush vullnetar që të bëhemi minimalisht 2, do të hap një votim në Kuvend atëherë. - Klein Muçi (diskutimet) 25 korrik 2025 01:30 (CEST)Përgjigju
Përshëndetje, mund të paraqitem edhe unë, por nuk besoj se do të arrijmë minimumin prej 25–30 redaktorësh për miratim. - AT44 (diskutimet) 29 korrik 2025 09:55 (CEST)Përgjigju
@AT44, ku i gjete këto vlera? Po përpiqesha të gjeja kushtet e shkruara diku por nuk ia dola. - Klein Muçi (diskutimet) 29 korrik 2025 11:12 (CEST)Përgjigju
Tek m:CheckUser_policy#Appointing_local_CheckUsers. - AT44 (diskutimet) 29 korrik 2025 11:50 (CEST)Përgjigju
Ah, e drejtë. 30 votues është e vështirë të gjenden për komunitetin tonë. - Klein Muçi (diskutimet) 29 korrik 2025 12:10 (CEST)Përgjigju
Ai kusht është për wikit me një Komitet Arbitrazhi, nuk vlen për ne sepse nuk e kemi një gjë të tillë. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 29 korrik 2025 12:10 (CEST)Përgjigju
Tek paragrafi i trete i referohet "wiki without an Arbitration Committee". - AT44 (diskutimet) 29 korrik 2025 12:50 (CEST)Përgjigju
Dua të theksoj: "On a wiki without an Arbitration Committee that meets the criterion above, or in a project where there is a preference for independent elections, the community may approve local CheckUsers (stewards not counting as local CheckUsers) per consensus.
[Në një wiki pa një Komitet Arbitrazhi, ose në një projekt ku ka preferencë për zgjedhje të pavarura, komuniteti mund të miratojë CheckUserë lokalë (duke mos numëruar kujdestarët si CheckUserë lokalë) sipas marrëveshjes.]
Lejohemi të kemi marrëveshje në rast se preferohen zgjedhjet e pavarura. Obligimi nuk është që të presim për 25–30 persona, edhe pse do të ishte rasti më ideal. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 29 korrik 2025 23:23 (CEST)Përgjigju

Ndihmë në kontrollin e rregullimeve në artikuj

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, Klein! Para disa vitesh kam kërkuar ndihmën tuaj për kontrollin e artikujve. Tani kam mësuar disa fakte të reja, të cilat më kanë detyruar të azhurnoj informacionin në artikujt e mi, në mënyrë që të përputhet me realitetin. A mund të më ndihmoni në kontrollin dhe publikimin e rregullimeve të mia? Artikujt janë këta:

https://sq.wikipedia.org/wiki/TVALB dhe https://sq.wikipedia.org/wiki/NimiTV

Faleminderit!

Krakozjabla (diskutimet) 21 korrik 2025 17:00 (CEST)Përgjigju
@Krakozjabla, përshëndetje!
@Leutrim.P ose @Fallbackintoreality mund të të ndihmojnë më mirë në çështjet me artikujt. - Klein Muçi (diskutimet) 24 korrik 2025 02:38 (CEST)Përgjigju
 U bë! Të dyja të shqyrtuara kohë më parë. Leutrim.P (diskutimet) 29 korrik 2025 23:43 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-30

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 22 korrik 2025 01:41 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-31

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 29 korrik 2025 02:25 (CEST)Përgjigju

This Month in Education: July 2025

[Redakto nëpërmjet kodit]

Tech News: 2025-32

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 5 gusht 2025 05:39 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-33

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 12 gusht 2025 01:28 (CEST)Përgjigju

Jose Kaimlett

[Redakto nëpërmjet kodit]

Ciao carissimo Klein Muçi, come stai? Io bene, quì fa molto caldo.

Per favore, potresti vedere se questa nuova pagina che ho creato sia a posto? Grazie mille di tutto, se vuoi, ti posso aiutare in Italiano e Portoghese. Buone vacanze e a presto. Rei Momo (diskutimet) 13 gusht 2025 08:55 (CEST)Përgjigju

Ciao Rei!
Sì, è tutto a posto. - Klein Muçi (diskutimet) 30 gusht 2025 10:57 (CEST)Përgjigju

Pyetje nga MARIO ROSHI nëpërmjet panelit të ndihmës (15 gusht 2025 10:17)

[Redakto nëpërmjet kodit]

HAPA NJE FAQE ZYRTARE ME EMRIN TIM I KA FUTUR TE GJITHA TANI SE DI A ESHTE NE RREGULL --MARIO ROSHI (diskutimet) 15 gusht 2025 10:17 (CEST)Përgjigju

@Leutrim.P, @Fallbackintoreality, mbase mund të ndihmojnë më shumë këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 30 gusht 2025 10:58 (CEST)Përgjigju
@MARIO ROSHI, përshëndetje, ku është problemi, si mund të i'u ndihmojmë?. - Leutrim.P (diskutimet) 30 gusht 2025 11:48 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-34

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 19 gusht 2025 02:37 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-35

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 26 gusht 2025 02:11 (CEST)Përgjigju

Riemërtimi i Wikipedia:Kontrolluesit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Klein,

Siç e ke vënë re ndoshta dhe vetë, kohët e fundit jam marrë shumë me përkthime të ndërfaqes së MediaWiki-t në translatewiki.net. Për këtë arsye doja të të pyesja edhe për një përkthim që ka pak më shumë peshë se të tjerët, dhe që s'mund ta bëj pa u konsultuar me një administrator.

Termi "kontrollues" më duket disi i gjerë për kontekstin që ka. Nëse e marrim nga anglishtja, "kontrollues" përkthehet "checker", por në rastin tonë kontrolluesit thjesht kanë të drejtën të shqyrtojnë redaktime ("reviewer" në anglisht), dhe redaktimet e tyre shënohen automatikisht si të shqyrtuara (pranuara).

Prandaj, mendon se do të ishte më mirë ta zëvendësonim këtë term me "shqyrtues", meqë edhe folja që përdoret për veprimin është "shqyrto", jo "kontrollo"?

PS: Pak jashtë teme, por diçka tjetër që kam vënë re dhe që më "vret syrin" është fakti që te logoja majtas lart është shkruar Encikopedia e lirë, pra mungon një 'l' te fjala "Encikopedia". :P Xhulianoo (diskutimet) 28 gusht 2025 10:07 (CEST)Përgjigju

@Xhulianoo, përshëndetje! Po, e kam parë dhe të përgëzoj për zellin. Për shumë prej termave të përkthyer jam njoftuar automatikisht pasi unë kam qenë një nga kontribuesit kryesorë së fundmi andej. Qëllimi im në përkthime ka qenë që të ketë një stil të njësuar e të jenë fjalë më së shumti me rrënjë shqipe. Në fakt po mendoja të të flisja në lidhje me këtë por mendova që pjesa më kryesore është që stili të jetë i një standardi të vetëm dhe meqë po e merrje me themel, thashë të mos të të ndërpres zellin. Meqë më ra rasti, po munde do të këshilloja të shkoje drejt përdorimit të fjalëve "sa më shqip". Ndryshimet në Wikipedia shpeshherë kanë ndikim të madh në mënyrën se si flitet një gjuhë në rrjet.
Duke u rikthyer te tema, unë jam dakord për të dyja termat. Nëse gjykon se është më mirë të zhvendoset te WP:Shqyrto, WP:BE BOLD. Personalisht problemin kryesor e shoh te sistemi i kontrollit/shqyrtimit. Ne kemi një version shumë agresiv ku çdo ndryshim duhet kontrolluar paraprakisht. I tërë zgjatimi i kontrollit është një sistem i braktisur prej kohësh pa mbështetje teknike e shumë projekte kanë hequr dorë nga ai. (Ca e aktivizojnë vetëm për faqe që janë nën sulm/ndryshime të shpeshta.) Aktualisht është krijuar dhe një inteligjencë artificiale për kontroll që sërish ne nuk e kemi të aktivizuar. Shpresa ime ishte të zbrazej lista e ndryshimeve në pritje dhe pastaj ta hiqnim këtë formën agresive që kemi dhe të aktivizonim Automoderatorin e mbase pastaj të përqëndroheshim te përmbajtja e faqeve si WP:Kontrolluesit apo titulli i tyre që kanë vite pa u prekur. Por meqë zbrazja e listës po merr kohë përtej parashikimeve, besoj se mund të përfitojmë sa mundemi nga ndryshime si ky që propozon.
Në lidhje me stemën, unë e shoh me L. Mos ndoshta je gabuar? - Klein Muçi (diskutimet) 29 gusht 2025 15:07 (CEST)Përgjigju
Përshëndetje sërish @Klein Muçi,
E di që duhet të përdorim sa më shumë fjalë shqip, por fatkeqësisht, siç ndoshta e di edhe vetë, shumë terma në anglisht kanë një kontekst specifik që në shqip maksimumi mund t'u gjejmë një përkthim të përafërt, por jo fiks atë që duhet. Për shembull, fjala "section" nuk ka një përkthim të drejtpërdrejtë. Mund të përdorim "paragraf", që në fakt është përkthimi i "paragraph", ose ta "shqipëzojmë" në "seksion", siç kam bërë edhe unë. Edhe unë jam kundër këtyre shqipëzimeve, por fatkeqësisht një përdorues në shqip kupton më lehtë "section" apo "seksion" sesa "pjesë". Ose disa fjalë nuk mund t'i përkthesh dot fare, si p.sh. "cache". Thjesht jam duke shpjeguar pikëpamjen time dmth, se pse kam favorizuar terma të huaj. Megjithatë, së fundmi kam filluar të shkruaj sa më shumë shqip që të jetë e mundur gjithsesi, dhe i kam ndërruar termat e huaj. Ndërsa për njehsimin, edhe unë e kam pikë të dobët. Madje sa herë që gjej një përkthim më të mirë për një term, kthehem pas dhe i përditësoj të gjitha përkthimet e mëparshme që të jenë të njehsuara. Kështu që pa merak, e kam parasysh.
Bie dakord me ty që sistemi i kontrollimit strikt duhet të hiqet dalëngadalë. Për mua ka qenë arsyeja pse nuk kam redaktuar në Wiki-n shqip tërë këto kohë, dhe vetëm pasi u bëra kontrollues, fillova të redaktoj. Është demotivues (?) fakti që çdo redaktim duhet shqyrtuar, pasi mendoj që psikologjikisht njerëzit motivohen më shumë kur i shohin ndryshimet e tyre të publikohen direkt. Do të përpiqem të ndihmoj dhe aty, që të shqyrtohen sa më shpejt redaktimet e pashqyrtuara dhe të ndërrohet modeli.
Sa për logon, ashtu më shfaqet vërtet, e çuditshme. Kontrollova burimin e faqes dhe duket se serveri është duke i ofruar shfletuesit tim këtë imazh. Nuk e di si duket te ti. Xhulianoo (diskutimet) 29 gusht 2025 16:52 (CEST)Përgjigju
@Xhulianoo, unë shoh këtë: https://sq.wikipedia.org/static/images/project-logos/sqwiki.png
Ndoshta po e kontrollon nga celulari?
Unë do të kisha vajtur me "pjesë". Ne e përdorim dhe në jetën e përditshme "Pjesa hyrëse/mbyllëse". S'duhet të kemi frikë të flasim shqip dhe nëse shumica nuk flasin. Kjo thjesht parimisht se në përgjithësi jam dakord me ty dhe prandaj nuk kam ndërhyrë në përkthimet që ke bërë. Aktualisht kanë mbetur vetëm 400 redaktime për t'u kontrolluar. Me një angazhim të fundit mund t'i përmbyllim e t'i hapim rrugë ndryshimeve në lidhje me procedurat e shqyrtimit. - Klein Muçi (diskutimet) 29 gusht 2025 18:57 (CEST)Përgjigju

A lejohet kjo forme emri?

[Redakto nëpërmjet kodit]

https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:Renamed_user_7aef79ad6a85ea8e0f85754cb4d4a1a456711e2a07cec57fd3c469f472bb41e6 .- Leutrim.P (diskutimet) 29 gusht 2025 02:34 (CEST)Përgjigju

Po. Është pjesë e WP:VANISH. - Klein Muçi (diskutimet) 29 gusht 2025 15:08 (CEST)Përgjigju
Ne rregull. - Leutrim.P (diskutimet) 29 gusht 2025 15:19 (CEST)Përgjigju

Faqet e pashqyrtuara

[Redakto nëpërmjet kodit]

Unë fillova sot, shpresoj që edhe të tjerë të ndihmojnë në zbrazjen e kësaj liste. Janë rreth 2415 artikuj të pashqyrtuar. Speciale:UnreviewedPages Etiketoni të tjerë që mund të ndihmojnë; @Klein Muçi, @Edukatori, @Fallbackintoreality, @Flladimi, @Lanceloth345, @Zbulimi, @AT44, @Berishasinan, @Olsi. - Leutrim.P (diskutimet) 29 gusht 2025 02:44 (CEST)Përgjigju

@Leutrim.P, faleminderit për angazhimin! Hera-herës mundohem të kontrolloj dhe aty, megjithëse më së shumti përpiqem të zeroj listën e ndryshimeve në pritje te artikujt e shqyrtuar. Pyetja është a munden përdoruesit jo-administratorë të bëjnë kontrollime te ajo listë? Kam një përshtypje që nuk munden por mund të gabohem. - Klein Muçi (diskutimet) 29 gusht 2025 18:58 (CEST)Përgjigju
Lejohet për redaktorë, kontrollues e adminë. Të etiketuarit këtu kanë privilegje për të vepruar. - Leutrim.P (diskutimet) 29 gusht 2025 19:15 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-36

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 1 shtator 2025 22:49 (CEST)Përgjigju

Rekomanduesi bezdisës i listave për krijim të artikujve sllavë është kthyer

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Klein Muçi, E bllokova këtë IP, por sigurisht do kthehet me ndonjë tjeter. Rasti 1; https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=P%C3%ABrdoruesi_diskutim%3AFallbackintoreality&diff=2829531&oldid=2825947. Rasti 2; https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=P%C3%ABrdoruesi_diskutim%3ALanceloth345&diff=2829530&oldid=2826704. Leutrim.P (diskutimet) 2 shtator 2025 06:30 (CEST)Përgjigju

This Month in Education: August 2025

[Redakto nëpërmjet kodit]

Tech News: 2025-37

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 9 shtator 2025 03:13 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-38

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 15 shtator 2025 19:05 (CEST)Përgjigju

Books & Bytes – Issue 70

[Redakto nëpërmjet kodit]
The Wikipedia Library: Books & Bytes
Issue 70, July–August 2025
  • New collections:
    • Times of Malta
    • Africa Intelligence
    • Intelligence Online
    • La Lettre
    • Glitz
  • Spotlight: Wikimania
Read the full newsletter

Sent by MediaWiki message delivery on behalf of The Wikipedia Library team – 18 shtator 2025 15:16 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-39

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 23 shtator 2025 00:54 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-40

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 29 shtator 2025 22:51 (CEST)Përgjigju

This Month in Education: September 2025

[Redakto nëpërmjet kodit]

Tech News: 2025-41

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 6 tetor 2025 19:22 (CEST)Përgjigju

Qwerfjkl (bot) - Problem me referimet (9 tetor 2025, 14:36)

[Redakto nëpërmjet kodit]

ju falenderoj per kohen dhe ndihmen tuaj. Ne vijim te parregullsive te raportuara, korrigjimet e duhura u kryen. ju lutem me ndihmoni te raportoj sa me mire informacionin sipas rregullave te vendosura. Edhe nje here faleminderit

@Parliamentary representative Musaraj, përshëndetje! Artikulli që keni shkruar për Dr.Adanela Musaraj është i tëri në gjuhë të huaj. Mbase keni dashur ta shkruani te Wikipedia anglisht. Këtu artikujt duhet të jenë në gjuhën shqipe. Më shumë mbase mund t'ju informojë përdoruesi @Leutrim.P. - Klein Muçi (diskutimet) 10 tetor 2025 01:42 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-42

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 13 tetor 2025 20:58 (CEST)Përgjigju

Tech News: 2025-43

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 20 tetor 2025 21:35 (CEST)Përgjigju

Growth News #35

[Redakto nëpërmjet kodit]

22 tetor 2025 12:23 (CEST)

Tech News: 2025-44

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 27 tetor 2025 20:30 (CET)Përgjigju

This Month in Education: October 2025

[Redakto nëpërmjet kodit]

Tech News: 2025-45

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 3 nëntor 2025 20:33 (CET)Përgjigju

Probleme me referimet te artikulli Kampionati Botëror i Futbollit 2014

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, Klein Muçi!

Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin Kampionati Botëror i Futbollit 2014 ka sjellë këto probleme me referimet:

  • Datë e përkthyer automatikisht - Referimet shfaqin këtë problem kur përdoren data që janë përkthyer automatikisht nga moduli CS1. Për ta zgjidhur këtë problem mjafton të vendosni në referim datën e përkthyer në shqip sipas formatit shqiptar.

Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 10 nëntor 2025 13:58 (CET)Përgjigju

Probleme me referimet te artikulli Kampionati Botëror i Futbollit 2006

[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, Klein Muçi!

Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin Kampionati Botëror i Futbollit 2006 ka sjellë këto probleme me referimet:

  • Datë e përkthyer automatikisht - Referimet shfaqin këtë problem kur përdoren data që janë përkthyer automatikisht nga moduli CS1. Për ta zgjidhur këtë problem mjafton të vendosni në referim datën e përkthyer në shqip sipas formatit shqiptar.

Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 10 nëntor 2025 14:02 (CET)Përgjigju

Tech News: 2025-46

[Redakto nëpërmjet kodit]

MediaWiki message delivery 10 nëntor 2025 21:37 (CET)Përgjigju

Emrat në gjuhë të huaj

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Klein Muçi, ky Përdoruesi:我是啊啊啊啊啊啊啊啊啊啊, ka emër në gjuhë të huaj. - Leutrim.P (diskutimet) 13 nëntor 2025 21:21 (CET)Përgjigju

Emrat e përdoruesve lejohen të jenë në çdo gjuhë për sa kohë nuk janë fyes. - Klein Muçi (diskutimet) 14 nëntor 2025 00:09 (CET)Përgjigju
Në rregull. - Leutrim.P (diskutimet) 14 nëntor 2025 00:34 (CET)Përgjigju