Jump to content

Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha
Skeda:Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha.jpg
ThemeluesFamilja Hoxha
LlojiOrganizatë jo fitimprurëse
PërqendrimiEdukimi dhe zhvillimi i medias
Faqja në internetfm-dritanhoxha.al

Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha u krijua në dhjetor të vitit 2010 dhe mban këtë emër për nder të themeluesit të Top Media Group, dhe një prej drejtuesve më të suksesshëm të medias audio-vizive shqiptare, me një kontribut të veçantë në zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri. Ky fondacion u krijua me vullnetin e familjes dhe bashkëpunëtorëve të Dritan Hoxhës, për të kontribuar më tej në fushën e medias, artit dhe kulturës duke transmetuar sistemin e vlerave më të mira të punës në Top Media Group dhe për të promovuar vlera të reja.

[1] Fondacioni “Dritan Hoxha” synon të kontribuojë për një shoqëri shqiptare të orientuar edhe më shumë nga kultura, arti, komunikimi, zhvillimi mediatik, nëpërmjet talentit dhe inovacionit. Ai kontribuon për një realitet shqiptar më të pasur kulturor e mediatik, që ofron mundësi për ta bërë atë më cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Fondacioni angazhohet në:

  • Trajnime për gazetarët dhe profesionistët e tjerë të mediave
  • Projekte për promovimin e kulturës dhe artit
  • Krijimin e platformave për diskutimin e temave të rëndësishme shoqërore

Fondacioni organizon gjithashtu aktivitete të ndryshme që përfshijnë:

  • Forumet e medias për diskutimin e çështjeve aktuale
  • Iniciativa për zhvillimin e talentëve të rinj në media
  • Mbështetje për projekte artistike dhe kulturore

Misioni i [2] Fondacionit është të kontribuojë në forcimin e medias dhe përmirësimin e standardeve të gazetarisë, duke promovuar transparencën dhe llogaridhënien në informim.

  1. ^ https://top-channel.tv/2011/05/23/fondacioni-dritan-hoxha/
  2. ^ https://fm-dritanhoxha.al/about-us/