Shko te përmbajtja

Dritan Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dritan Hoxha
Lindi(1968-10-16)16 tetor 1968
Vdiq23 maj 2008 (39 vjeç)
KombësiaShqiptar
ProfesioniKrijues i grupit mediatik Top Media
Vite aktiviteti1998–2008
OrganizataFondacioni Dritan Hoxha
TelevizioniTop Channel
Bashkëshorti/jaVjollca Hoxha
Fëmijë4
Faqja në rrjetfm-dritanhoxha.al

Dritan Hoxha (16 tetor 1968 – 23 maj 2008) ishte një sipërmarrës shqiptar kryesisht në fushën e medias së shkruar dhe asaj vizive. Ai themeloi kompaninë mediatike shqiptare Top Media, rrjedhimisht Top Albania Radio, Top Channel dhe DigitAlb, ndër tjerash.

Hoxha humbi jetën në një aksident rrugor rrugës për në punë më 23 maj 2008, pas të cilit menaxhimin e kompanisë e mori përsipër familja e tij. Në emrin e tij u themelua një fondacion bamirës për ushtrimin mediatik.

Dritan Hoxha lindi më 20 shtator 1968 në Tiranë, i biri i Fiqiriut dhe Zyrasë.[nevojitet citimi] Familja e tij la vendlindjen dhe u vendos në Laprakë, ku biznesmeni kaloi fëmijërinë e tij.

Më 1995 nisi të merrej me biznes, me krijimin e markës së kafesë, Lori Caffe.[nevojitet citimi] Por suksesi i biznesit të tij të parë, e ndihmoi të vinte në jetë pasionin e tij për median. Më 14 shkurt 1998 themeloi Top Albania Radio.

Më 20 dhjetor 2001, ai themeloi Top Channel sipas një ideje që e kishte për një kohë të gjatë. Brenda disa javëve ai fitoi një publik të madh dhe në zhvillim. Top Channel ndryshoi krejtësisht panoramën televizive në Shqipëri. Televizioni përfshiu edhe investime të larta në teknologji të transmetimit, përkatësisht në zgjerimin e sinjalit dhe përmirësimin e cilësisë së figurës.

Suksesi i Top Channel e ndihmoi Dritan Hoxhën të vinte në jetë një tjetër ëndërr, atë të krijimit të një platforme të transmetimeve numerike. Dhe në këtë mënyrë lindi DigitAlb. Më 14 korrik 2004, Shqipëria u rendit zyrtarisht ndër të paktët vende në botë me transmetime dixhitale. Një ide, që disa muaj më parë shumëkush mund ta kishte cilësuar si të pamundur, tashmë ishte kthyer në realitet. Dhe në thatësirën e shërbimeve që i ofroheshin shqiptarëve, të cilën Top Channel nuk mund ta mbushte dot i vetëm, DigitAlb u shndërrua në një sukses të vërtetë. Vetëm pak muaj më vonë, Dritan Hoxha vendosi ta bënte atë të prekshme për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që jetonin jashtë Shqipërisë. DigitAlb u kthye edhe në një platforme dixhitale satelitore, duke sjellë atdheun në cdo shtëpi emigrantësh, kudo që ata ndodheshin në Europë. Tani DigitAlb numëron qindra mijë abonentë në Shqipëri dhe jashtë saj. Ndërsa në 20 dhjetor 2006 lançoi teknologjinë DVBH, që do t’u sillte shqiptarëve mrekullinë e televizionit në celuar dhe do ta bënte Shqipërinë një ndër vendet e para në botë që aplikonin këtë teknologji dhe ofronin këtë shërbim. Viti 2007 do të shënonte një tjetër risi: transmetimet HD. Nëpërmjet saj DigitAlb u kthye në platformën lider në tregjet europiane, duke transmetuar në plot 6 kanale HD dhe duke e vendosur Shqipërinë në krye të çdo renditje në këtë fushë, ndoshta për herë të parë për arritje dhe jo fenomene negative.

Pikërisht për të gjitha këto arritje, Dritan Hoxha krahas vlerësimit dhe nderimit të miliona shqiptarëve, është vlerësuar me medalje edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe është shpallur qytetar nderi i Tiranës dhe Vlorës, nga Këshillat Bashkiak të këtyre qyteteve. Tri rrugë mbajnë emrin e tij, një në Tiranë, një në Prishtinë dhe tjetra në Tetovë si simbole të kontributit që Dritan Hoxha dha për bashkimin kulturor dhe emancipimin e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.

Pas investimeve në krijimin dhe zgjerimin e “Top Albania Radio” dhe “Top Channel” në vitin 2005, Dritan Hoxha bëhet promotor i hyrjes në Shqipëri të platformës së parë të transmetimit televiziv dixhital. Përmes platformës “DigitAlb” filloi transmetimin e një seri kanalesh televizive, fillimisht në sinjal tokësor dhe më pas në atë satelitor. Pas këtyre investimeve në industrinë mediatike, Dritan Hoxha e zgjeroi më tej aktivitetin e tij edhe me një gazetë të përditshme “Shqip”, dhe më pas edhe me prodhimin dhe futjen në qarkullim të telefonit të parë celular në Shqipëri, që njëkohësisht ofronte edhe shërbimin e televizorit të lëvizshëm. Megjithatë në të gjithë veprimtarinë e tij, kulmi i suksesit dhe aktiviteti të cilit biznesmeni i përkushtohej më shumë, ishte televizioni “Top Channel”. Një sigël me të cilën biznesmeni 40-vjeçar që humbi jetën dje në orët e mëngjesit, kishte filluar të identifikohej gjithnjë e më shumë prej vitit 2001, kur për herë të parë ky kanal televiziv filloi transmetimet e tij.

Ka qenë i martuar me Vjollcën dhe babai i katër fëmijëve: tri vajza, Lori, Sara e Redia si dhe djali Itan Hoxha.

Hoxha ishte duke i dhënë makinës së tij e tipit Ferrari modeli 599 GTB Fiorano, rreth orës 1:51, kur makina doli nga rruga dhe u përplasë me një pemë buzë Lanës, duke rezultuar në vdekjen e tij.

Çmime dhe nderime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shkurt të vitit 2012, Komuna e Prishtinës emërtoi një rrugë në nder të tij, duke njohur përpjekjet e tij për bashkimin e shqiptarëve përmes iniciativave mediatike ndërkufitare. [1]

Në nëntor të vitit 2012, qyteti i Vlorës e nderoi me titullin Qytetar Nderi gjatë 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për kontributet e tij në forcimin e unitetit dhe kulturës shqiptare përmes medias. [2]

Në shtator 2021, Universiteti Marin Barleti i akordoi atij titullin Doktor Honoris Causa në njohje të arritjeve të tij të jashtëzakonshme në fushën e medias dhe komunikimit. [3]

Në dhjetor të vitit 2023, Dritan Hoxha u nderua me titullin Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj për kontributet e tij të shquara në fushën e medias vizive shqiptare. [4]

  1. "Rruga në Prishtinë e quajtur në nder të themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha". Top Channel.
  2. "Vlora nderon Dritan Hoxhën". Top Channel.
  3. "Doktor Honoris Causa për Dritan Hoxhën". Marin Barleti University.
  4. "Themeluesi i Top Media, Dritan Hoxha, nderohet me titullin Mjeshtër i Madh nga Presidenti Begaj". Vox News.
  1. http://fm-dritanhoxha.al/sq/fondacioni/ Arkivuar 26 dhjetor 2017 tek Wayback Machine
  2. http://top-channel.tv/2017/12/23/lori-hoxha-dritan-hoxha-i-vetmi-qe-i-mungon-top-channel/
  3. http://top-channel.tv/2017/12/23/lori-hoxha-dritan-hoxha-i-vetmi-qe-i-mungon-top-channel/
  4. https://www.zeriamerikes.com/a/a-30-2008-05-23-voa08-85726037/440356.html