Jump to content

Përdoruesi diskutim:Klein Muçi/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Klein Muçi/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.
Përshëndetje Klein Muçi/Arkivi 1, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin në fund të mesazhit tënd.

Në faqen tuaj të përdoruesit ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë!  Euriditi  17 maj 2013 13:11 (CEST)

Në ndihmën tënde janë faqet:


Not Albanian? sq-0? Click here!


Inkurajim

Po bën një punë të mirë në Wikipedia, vazhdo kështu. Në qoftë se do të kesh nevojë për ndihmë mund të më pyesësh mua. -- Euriditi  17 maj 2013 13:11 (CEST)

Ke bere një pune te mire tek artikulli magneti. Ne qofte se deshiron mund te vazhdosh edhe me seksionin e fundit. Mos ki frike se prish ndonje gje, une do te rregulloj gjithcka qe nuk eshte siç duhet.-- Euriditi  23 maj 2013 16:56 (CEST)

Faleminderit! Jam i ri ketu dhe s'isha shume i njohur me detajet prandaj... Po e vazhdoj pra. --Klein Muci (diskutimet) 23 maj 2013 20:37 (CEST)

Urime edhe me pjesen e mbetur te artikull ke punuar shume mire. Ne shenje vleresimi per punun tende artikullin Magneti do ta vendos ne vitrinën e faqes kryesore për javen e ardhshme. -- Euriditi  25 maj 2013 13:16 (CEST)

Faleminderit! Do te thote goxha per mua. :) --Klein Muci (diskutimet) 25 maj 2013 13:18 (CEST)

Medalja e pastërtisë

Medalja e pastërtisë
Për punën e mirë që po bën në pastrimin e artikujve pa përmbajtje domethënëse. Vazhdo kështu!  Euriditi  5 qershor 2013 19:41 (CEST)

Mbi artikujt e kërkuar për Grisje

Përshëndetje, si fillim të falenderoj për pastrimet e shumta që ke bërë në shumë artikuj, duke i propozuar për grisje por disa artikuj edhe pse janë shumë të dobët në redaktim apo janë shumë të shkurtër, kanë disa fakte dhe nuk kanë pse fshihen totalisht por mund të përmirësohen. Disa që kanë titullin gabim mund të zhvendosen. Visi90 (diskutimet) 8 qershor 2013 17:46 (CEST)

Pershendetje! Te kuptoj dhe vrejtja jote me duket goxha e drejte. A mundesh te me japesh nje shembull se kush nga artikujt ,qe une e kam propozuar per grisje, vlen per tu mbajtur ne menyre qe ta kem parasysh ne te ardhmen? --Klein Muci (diskutimet) 8 qershor 2013 17:58 (CEST)

Shembull Aktinoidet‎ të cilën e zhvendosa tek Aktinidet(artikull shumë i lidhur), Alexis Sánchez, Autostrada Shkup-Beograd‎, Barbara Mori, Banulla, Abdullah ibn Mesut, këto janë disa nga artikujt për disa të tire janë me të vërtetë për tu Grisur. Mund të shikosh në të majtë të ekranit Lidhjet këtu që të shikosh sa të lidhur janë artikujt. P.sh. Artikulli Barbara Mori për mua nuk ka interes por për disa nga lexuesit e Wikit që shohin telenovela mund tu interesojë. Visi90 (diskutimet) 8 qershor 2013 18:08 (CEST)

Dakort jam por a duhen shenuar artikujt e mesiperm si cungje ne fushat perkatese? Dhe, artikulli Abdullah ibn Mesut dhe Autostrada Shkup-Beograd‎ a nuk duhen grisur? I pari eshte struktuar dhe formatuar goxha keq ndersa i dyti s'ka asnje lloj informacioni. --Klein Muci (diskutimet) 8 qershor 2013 20:19 (CEST)

Po sigurisht që ka artikuj shumë të cunguar dhe të redaktuar keq dhe duhen evidentuar. Përsa i përket artikullit Abdullah ibn Mesut në mund të bëjmë thjesht ndryshime gramatikore dhe strukturore pasi duhet ta redaktojë dikush që di rreth fesë, ndërsa Autostrada Shkup-Beograd‎ nuk ke ç'i shkruan më tepër përveç gjatësisë së rrugës ose kur është ndërtuar, sepse këtë gjëra ndjellin kurizitet për lexuesin, por mendoj se nuk duhet fshirë si artikuj. Por gjithësesi më pëlqen që ti ke evidentuar disa artikuj jo-enciklopedikë dhe i ke propozuar për grisje, si persona që nuk dallohen për ndonjë gjë. Në një artikull madje pash për një person të lindur në vitin 2002, e ç'mund të ketë bërë diçka të dalluar për një artkull në Wiki. Visi90 (diskutimet) 8 qershor 2013 23:29 (CEST)

Kuptoj. Flm per konsideraten atehere! :) --Klein Muci (diskutimet) 9 qershor 2013 21:35 (CEST)

RE: Mbi propozimin e artikujve të përkryer

Përshëndetje Klein! Që një artikull të gradohet si i përkryer duhet të plotësojë disa kritere. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, vendos {{APK}} tek faqja e diskutimeve të artikullit dhe listoje propozimin në faqen e kantidaturave. Kjo do të pasohet nga një proces votimi, i cili nga përvoja do të marrë goxha kohë. -- Euriditi  10 qershor 2013 12:13 (CEST)

Persa i perket listimit ne faqen e kantidaturave, mjafton thjeshte te shenoj emrin e artikullit ne liste? --Klein Muci (diskutimet) 10 qershor 2013 12:16 (CEST)

Krijo një faqe Wikipedia:Artikuj të përkryer - kandidatura/Titulli i artikullit. Si permbajtje te kesaj faqeje vendos:
===Titulli i artikullit===
Arsyeja se pse ....--~~~~
====Votimi====
'''<small>Për të shpehur qëndimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë i përkryer votoni me {{PËR}}, {{NEUTRAL}} ose {{KUNDËR}}.</small>'''

* 

Në faqen e kantidaturave vendos vetem {{Wikipedia:Artikuj të përkryer - kandidatura/Titulli i artikullit}}, nën katidaturën e meparshme. Puen te mbare. -- Euriditi  10 qershor 2013 12:28 (CEST)

Shume flm! --Klein Muci (diskutimet) 10 qershor 2013 12:35 (CEST)

RE: Oda e fillestareve

Pershendetje Klein, te falenderoj per iniciativen!

Faktikisht ideja ishte per te krijuar nje faqe qe do te sherbente si nyje lidhese me faqet kryesore te ndihmes njelloj si kjo ketu ne wikipedine gjermane Hilfe:Neu bei Wikipedia. Megjithate tani per tani eshte mire dhe mund ta rregullojme se bashku ca me vone, kur ti perkushtohem me teper Wikipedias. -- Euriditi  16 qershor 2013 13:48 (CEST)


Asgje! Te kuptoj, dakort jam. --Klein Muci (diskutimet) 17 qershor 2013 00:35 (CEST)

RE: Ndihme

Përshëndetje Klein!

Unë do të të rekomandoja të merreshe me importimin automatik të artikujve. Nuk kërkon njohuri të thella por gjithsesi kërkon kujdes dhe përgjegjshmëri. Faktikisht unë do të punoja nga fundi i vitit për impotimin automatik të 1000 gjuhëve ose 7000 objekteve hapsinore. Më trego se me çfarë të pëlqen të merresh që të të ndihmoj me tutje. -- Euriditi  24 nëntor 2013 20:48 (CET)

Po provoja tani te punoja me ate projekt por fatkeqesisht jam amator persa i perket perdorimit te roboteve. Nese eshte e thjeshte te me mesosh se c'duhet te bej ekzaktesisht, do isha teper i lumtur te ndihmoja. --Klein Muci (diskutimet) 25 nëntor 2013 12:18 (CET)

Te drejtosh nje robot (të paktën një robot pywikipediabot) nuk është e vështirë, prandaj për këtë do të të flas në fund të procesit. Artikujt të cilat unë u refereohem si artikuj të krijuar automatikisht në të vërtetë gjenerohen prej një databaze të ndërtuar nga përdoruesi. Përfitimi këtu është se të dhënat i gjen të gatshme nga wikipeditë e tjera, ndërkohë që të duhet ti përshtatësh në shqip. Për të parë se si mund të krijohet një minidatabazë nga zero lexo këtë. Tani le ta zëmë se do të duhet të importosh të gjithë artikujt me vendbanimet e San Marinos. Për vendbanimet unë preferoj të përdor databazën sipas wikipedisë italiane pasi edhe stampën {{Kartela vendbanim}} e kam përshtatur për këtë model. Databazen e wikipedise italiane për artikujt me vendbanimet e San Marinos mund ta gjesh ketu. Kjo faqe po nuk shfaqi rezultate, provo i besh reload prape se ndodh ndonjehere. Databazen e faqes se mesiperme kopjoje te gjithe dhe vendose ne nje dokument te ri ne excel. D.m.th do te arrish ne nje dokument pak a shume te tille. Faza e pare ne kete proces do te jete pershtatja ne shqip e termave te huaj. Mund te perdoresh opionin Find/Replace per zevendesimet ne mase por bej kujdes qe zevendesimet e tekstit te mos ndikojne mbi lidhjet e jashtme dhe adresat e figurave. Per cdo paqartesi me shkruaj. Kur te kesh perfunduar kete faze me njofto. -- Euriditi  25 nëntor 2013 21:43 (CET)
Dmth ne kete faze perkthehet ne shqip cdo gje qe mund te perkthehet. Jepi vetes kohe, pasi kjo eshte faze me e rendesishme. Pune te mbare! -- Euriditi  25 nëntor 2013 21:50 (CET)
Shpjegim shume i qarte. Po i futem punes atehere. Shume flm!--Klein Muci (diskutimet) 26 nëntor 2013 12:42 (CET)

Per cfare behet tamam fjale kur permend "pershtatja ne shqip e termave te huaj" se nuk po e kuptoj mire? Nuk besoj se duhet te perkthej emrat e qyteve apo jo? Psh:Cerbaiola ne Çerbaiola Apo vetem perkthimi i "kokave te tabelave" si Nome ne Emri, Abitanti ne Banorë apo Bandiera ne Flamuri?--Klein Muci (diskutimet) 1 dhjetor 2013 13:50 (CET)


Përshendetje Klein, te kerkoj vertet ndjese per vonesen ne pergjigje por, mire do te ishte te me shkruaje ne faqen time te diskutimit ne menyre qe te te pergjigjem ne faqen tende me shpejt. Persa i perket termave ... rreshti i pare me emrat Nome, Abitanti etj eshte sa per tu orientuar dmth nuk eshte nevoja te perkthehet ndersa emrat e vendbanimeve eshte praktike te lihen ashtu siç jane. Kur thashe termat e kisha llafin per gjithcka tjeter qe mbetet ne databaze ... dmth pershkrimet e figurave ... lidhjet e jashtme ... patite politike nese ka e gjithcka tjeter qe mund te pershtatet ne shqip. Me trego progresin e deritanishem ne menyre qe te te orientoj me tej. Pune te mbare! -- Euriditi  24 dhjetor 2013 13:37 (CET)

Njoftim për kandidim

I nderuari K. Muci, po vendos këtë mesazh për t'ju njoftuar se kam vendosur kandidimin tim për administrues. Kur të mundeni, jeni të lutur t'i hidhni një sy aktivitetit tim dhe të votoni në seksionin përkatës në këtë faqe këtu.-- Mr. Pseudo diskuto 8 mars 2015 00:28 (CET)

Përshëndetje!

Hej Klein përshëndetje! Të falenderoj për mesazhin :) Më vjen mirë që ke gjetur pak kohë më tepër për tu marrë me Wikipedia-n. Unë në fakt ende nuk jam aktiv në Wiki, por shpresoj që të angazhohem më tepër së shpejti. Të uroj gjithë të mirat dhe punë të mbarë! -- Euriditi  14 mars 2018 19:36 (CET)

Faqet e diskutimit

C'kemi, shpresoj mire. Po shpjegoj editimin tim ketu. Faqet e diskutimit nuk ka nevoje te grisen. Mund te vihet nje template, si {{diskutim}}, ose te lihen si redlinks, pasi ate template mund ta beje nje robot, po nuk ka nevoje te grisen. Gjithe te mirat! --1l2l3k (diskutimet) 9 korrik 2018 19:43 (CEST)

Përshëndetje! Më keni keqkuptuar. Stemat për grisje që kam vendosur te faqet e diskutimeve të dy artikujve i kam vendosur për të nënkuptuar grisjen e artikujve vetë e jo të faqeve të diskutimeve. Pashë në enwiki që stemat për grisje vendoseshin te faqja e diskutimeve e jo te artikulli direkt e prandaj u përpoqa të ruaja të njejtin format dhe këtu. Artikulli në fjalë është tashmë pjesë e një artikulli me po të njejtën temë por më i zgjeruar (ky këtu) pasi artikujt janë ngjitur. Prandaj dhe e propozova për ta fshirë. - Klein Muçi (diskutimet) 10 korrik 2018 05:50 (CEST)
Targat per grisje ne enwiki jane dy llojesh. Njeri lloj jane targat per "speedy deletion" dhe futen direkt te faqja, kurse targa qe con ne WP:AFD, pra per diskutim grisjeje (ekuivalenti i WP:VPG), dhe qe ti ke pare, futet te faqja e diskutimit. Ne kemi vetem nje stampe (per te dyja, pra edhe per vandalizmat, edhe per grisjet me diskutim, pasi jemi 1/150 e enwikit dhe s'kemi nevoje per shume tipe targash grisjeje), keshtu qe mos ngurro ta futesh targen per grisje direkt te faqja, e jo te faqja e diskutimit, pasi nuk merret vesh nese duhet grisur artikulli apo faqja e diskutimit. Ne fakt, disa here perdoruesit vandalizojne vetem faqen e diskutimit me gjera qe nuk kane lidhje me artikullin apo zbulojne identitetin e nje perdoruesi. Ne ate rast mire eshte te griset faqja e diskutimit, pasi ndryshe duhet te shkosh te Oversight Tool, ne meta, per te fshire gjurmet e gjerave qe nuk duhet te rrijne ne wiki, dhe eshte me shkurt grisja (ne nuk kemi Oversight tool, se jemi wiki i vogel dhe duhen shume veta te votojne, e ne nuk i kemi aq aktive ne Kuvend). Sa per Smallville, i bera ridrejtim manual faqes si dhe asaj te diskutimit. Perdoruesi qe i nisi do i rigjeje kollaj. Ne pergjithesi redirect-et jane shume me te kollajta dhe me te nevojshme se grisjet. Me te mira dhe te falenderoj per punen e vazhdueshme! --1l2l3k (diskutimet) 10 korrik 2018 15:39 (CEST)
Faleminderit për sqarimet! Dakord atëherë. Do i vendos te vetë faqja e artikullit herë tjetër. Asgjë, puna e mbarë dhe juve! :)

Ballaban Pasha

Koment te cilit nuk i heq (apo shtoj) dot asnje presje.--1l2l3k (diskutimet) 17 korrik 2018 19:34 (CEST)

Per ta thone si petrelsit qi kon shku me i knu noj fatiha te tyrbja: je nona --Lludha (diskutimet) 17 korrik 2018 19:59 (CEST)
Faleminderit për fjalët e mësipërme, megjithëse më duhet ta them që jam pak i habitur me reagimin duke qenë se nuk prisja "përgëzime" për atë gjë.
PS: Zhvendosa komentet tuaja në një temë të re, më vete, për të pasur lehtësi në përgjigje.--Klein Muçi (diskutimet) 18 korrik 2018 02:24 (CEST)

Olympique Lyonnais

Pershendetje Klein; isha une ai qe kandidova artikullin Olympique Lyonnais për artikull te perkryer edhe pash shenimin tuaj. gjithashtu ju falenderoj edhe per voten pro. I zevendesova fjalet "French" ne referenca me "fr" por pervec qe kategoria [Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur] nuk u hoq, por u shtua edhe kategoria tjeter [Burime CS1 në frëngjisht (fr)]. Ideja me e mire eshte ti heqim fare ato fjalet "French" dhe ta heqim fare pjesen "language=" tek referencat ,pasi ne kete menyre ajo kategoria gjuhe e panjohur hiqet fare, sps kete e kam bere edhe ne artikuj te tjere. si mendon? Faleminderit --Sadsadas (diskutimet), 23 nëntor 2018, 15:35 (UTC)

@Sadsadas, përshëndetje! Kategoria e cila është shtuar është fatkeqësisht diçka që duhet të jetë. Ideja e përgjithshme është që çdo projekt Wiki shumëgjuhësh si Wikipedia, Wikicitatet, Wikiburimet, etj. supozohet që të gjitha informacionet që ka në të t'i ketë në gjuhën e projektit. Pra, në SqWiki (ku jemi tani) të gjitha informacionet duhet të jenë në shqip. Këtu përfshihen dhe referencat. Idealisht supozohet që burimet të jenë në gjuhën shqip pasi supozohet se dikush që është i interesuar për t'i lexuar ato duhet të jetë i aftë t'i lexojë e kuptojë e kjo s'mund të garantohet nëse gjuha e tyre është e ndryshme nga ajo e cila personi ka zgjedhur për të lexuar artikullin. Moduli në këtë rast nxjerr atë shënimin poshtë (që është në fakt një proces automatik kategorizimi) që u thotë njerzve se ky artikull ka referenca në gjuhë të huaj dhe po mundët të gjeni faqe në shqip për t'i zëvëndësuar si referenca ato në gjuhë të huaj, bëjeni. Fatkeqësisht, në internet nuk para ka shumë informacione në shqip kështu që ne e marrim të mirëqenë pranimin e faqeve në gjuhë të tjera si burime. Por është një gjë e mirë për tu pasur në një të ardhme ideale kur probleme të tilla mund të zgjidhen. Në përgjithësi, sa më shumë parametra të shtosh te një referencë, aq më mirë është. Për sa i përket pjesës së gjuhës së panjohur mendoja se kjo do e zgjidhte. Do lexoj pak më shumë në lidhje me temën e do kthehem me një përgjigje. - Klein Muçi (diskutimet) 24 nëntor 2018 13:26 (CET)
Lexo këtë këtu, pjesën e parë. Problemi është ai që thashë por mbase s'është te gjuha franceze por ndonjë gjuhë tjetër. Shikoji me kujdes të gjitha referencat që përdorin parametrin "language" dhe vë re a është vendosur mirë kodi i gjuhës apo jo. (Në fakt, ndryshe nga sa mendoja, moduli i njihka dhe gjuhët me emrin e tyre të plotë në anglisht.) - Klein Muçi (diskutimet) 24 nëntor 2018 13:41 (CET)
Te falenderoj per kete shpejgim kaq te detajueshem, nuk e mendova qe funksiononte keshtu. Keto lloj kategorish mund te ken ekzistuar qe ne fillim, por vetem ne keto dy jave jane bere te dukshme, kurse ne en.wiki nuk dalin asnjehere. Sigurisht edhe sikur te gjith portalet shqiptare ti kontrolloj me rradh, nuk besoj se do te gjej ndonje material per Lyonin. Ideja me e mire eshte qe ta heqim fare sektorin language=. Edhe nje problem tjeter: ate sektori date= nuk shfaqet fare ne refeenca, pavaresisht se une e shenoj muajin e dates ne gjuhen shqipe por nuk del. Nje tjeter problem, nqs ne accessdate shenoj muaj nentor dhe gusht prap dalin kategori te kuqe ne fund dhe referenca del e pavlere. Shume probleme ka kjo referenca e sq.wiki. Ju pershendes, uroj te gjendet nje zgjidhje. -- Sadsadas (diskutimet), 24 nëntor 2018, 14:22 (UTC)
@Sadsadas, Artikulli eshte shume afer gradimit. Ndryshe nga Cristiano Ronaldo, gjithsesi ka shume paragrafe qe nuk kane referenca ne fund te tyre. Une shkova dhe vura {{cn}} per te te kujtuar. Nese i mbush ato me referenca nga enwiki apo frwiki, atehere do votoj edhe une. Kur t'i kesh vene, te lutem me njofto, dhe do votoj. Faleminderit per artikullin! --1l2l3k (diskutimet) 24 nëntor 2018 14:33 (CET)

Pershendetje @1l2l3k, Sa doja tju shkruaja ne lidhje me kete teme, sic e pate edhe vet artikulli i eshte kopjuar nga en.wiki. Ju faleminderit per korrigjimet ne shkrimin tim. Aktualisht po merrem me gjetjen e referencave per te plotesuar boshlleqet. Ju falemindeirt. -- Sadsadas (diskutimet), 24 nëntor 2018, 14:38 (UTC)

@Sadsadas, kjo ndodh sepse në EnWiki janë të fshehura. Kështu kanë qenë dhe këtu derisa në ndryshimet që unë personalisht solla te moduli i referencave i bëra që të shfaqen me shpresën se komuniteti do vetëdijësohej për ekzistencën e tyre e mënyrën si mund të shfrytëzohen, gjë që me sa duket po funksionon. Aktualisht dalin të kuqe pasi nuk janë krijuar ende si kategori në shqip duke qenë se emrat kanë qenë në anglisht por do ndryshohet gradualisht dhe ajo gjë. Ama në të gjitha gjuhët ato kategori ekzistojnë, siç e pe dhe nga artikulli që të çova më sipër që është për atë në anglisht. Për gjuhën do përpiqem të ta zgjidh unë problemin me gjuhën e panjohur. Të lutem, më jep më shumë detaje për çështjen e datave. Për sa i përket parametrit "accessdate", ai është parametri që përcakton datën që ti personalisht e ke hapur për ta kontrolluar një adresë në fjalë përpara se ta përdorësh si referencë në një artikull. Për pasojë pranohet vetëm data aktuale e jo data në të shkuarën apo të ardhmen. Kjo gjë duhet pasi shpeshherë adresa të caktuara ndalojnë së funksionuari me kalimin e kohës (fenomen i njohur si "link rot") kështu që vendoset data që e ke kontrolluar për herë të fundit një adresë që t'i thuash të gjithëve që deri me datë kaq ishte në rregull se e kontrollova personalisht. - Klein Muçi (diskutimet) 24 nëntor 2018 14:53 (CET)
@Sadsadas, megjithëse ti i kishe hequr tashmë parametrat e gjuhës, provova ta rregulloja dhe gjithçka funksiononte mirë. Në çastin që "French" zëvëndësohet me "fr" te të katërta referencat që e përdorin atë parametër ashtu, nuk ka më kategorizim si "gjuhë e panjohur". Mbetet vetëm kategorizimi për referencat në frëngjisht, siç duhet të jetë. Unë nuk i shtova meqë i kishe hequr tashmë por sa për ta ditur për veten në të ardhmen, ashtu zgjidhet ai problem. Ndërsa për datën të thashë si qëndronte puna. Nëse ke probleme të tjera me referencat, më thuaj. :) - Klein Muçi (diskutimet) 24 nëntor 2018 16:37 (CET)
E lexova t gjithen q m shkruajte dhe uroj q vertet ky problem te jet rregulluar. Sa per nisem tende, mendoj q eshte dicka pozitive qe edhe tjeret (perfshi veten) te ndergjegjsohen dhe ti vendosin referencat me saktesi. Tek referenca per accessdatat...... mesa duket e paske zgjidhur edhe kete problem. Te pergezoj. Tek referencat serisht huhh: trans-title= nuk shfaqet fare ne listen e referencave, pasi sic e thash me lart tek artikull Francesco Totti kam perkthyer rreth 300 referenca (eshte artikulli i pare ne sq.wiki q un kam perkthyer referenca) por ato nuk shfaqen. Gjithsesi, nqs do kem nevoj per ndonje ndihm tjeter, sig q do t t shkruaj serisht. Pune te mbare.-- Sadsadas (diskutimet), 24 nëntor 2018, 17:14 (UTC)
@Sadsadas, E shoh ç'do të thuash. Aty ke vepruar mirë e në fakt duhej të shfaqej por s'e di pse nuk funksionon. Nëse gjej ndonjë zgjidhje në të ardhmen e afërme, do të të lajmëroj. Ndërkohë mund ta shkruash vetë titullin e përkthyer. Sapo vendos titullin origjinal lër një hapësirë e shkruaj titullin e përkthyer brenda kllapave katrore. Shembull: |title= Titulli origjinal [Titulli i përkthyer]| Faleminderit për të gjitha kontributet në fushën e futbollit që ke dhënë! :) - Klein Muçi (diskutimet) 25 nëntor 2018 14:05 (CET)
@Sadsadas, kishte pasur probleme moduli. Faleminderit që më the pasi munda të rregulloj jo vetëm atë por dhe disa probleme të tjera të ngjashme. Tani funksionon siç duhet dhe titulli i përkthyer del anash atij në gjuhën origjinale. Më lajmëro për çfarëdo problemi tjetër të hasësh me referencat. :) - Klein Muçi (diskutimet) 26 nëntor 2018 04:55 (CET)

Te falenderoj, te them t drejten tani jam rikthyer full-time n sq.wiki dhe besoj se mund t kontriboj per ta ber projektin me te mir. Jam nje ish adminstrator, por per thyerje rregullash nuk jam me dhe tani dua te rifitoj besimin e perdoruesve te tjere me pun dhe diskutime dhe ta rrimar serisht postin, sig. me kalimin e kohes. Sa per referencat, ke bere pune pozitive, pasi tani i pash trans-title te shfaqur, dhe i njejti problem si gjithmon eshte language=, e cila serisht njerr kategori te kuqe posht si te shkruash "en" si me "english" e si me "anglisht". -- Sadsadas (diskutimet), 26 nëntor 2018, 13:56 (UTC)

Klein edhe dicka tjeter per Olympique Lyonnais; meqe un jam ai qe e kam hedhur kandidature per artikull te perkthyer; vota ime a eshte e vlefshme? -- Sadsadas (diskutimet), 26 nëntor 2018, 14:01 (UTC)
Kategoritë e kuqe s'do jenë përherë ashtu se do të krijohen së shpejti por s'kam pasur kohë të merrem. Çështë është vetëm të mos kemi më gjuhë të panjohura. Te artikulli i Totit i ktheva të gjitha termat "anglisht" në "en" dhe "italian" në "it" dhe ai problem u zgjidh. Për sa i përket votimit, s'jam i sigurt por rëndësi në këto raste ka të mos kesh vota kundër. @1l2l3k, mbase je më i informuar në lidhje me çështjen. - Klein Muçi (diskutimet) 27 nëntor 2018 03:47 (CET)
Vota jote do llogaritet. Nuk ka asgje ne rregullat aktuale qe te thote te kunderten. --1l2l3k (diskutimet) 27 nëntor 2018 03:54 (CET)

Problem

Tungjatjeta Klein, kam nevoj edhe nje here per ndihmen tende: ky përdorues (Përdoruesi:Tschenarin) është duke ndryshuar emrat e artikujve pa pyetur fare. Rasti konkret është Luka Modriq, dhe ai ka ndryshuar edhe shume artikuj tjere duke hequr ć dhe duke e zëvëndësuar me q. Ndoshta ai nuk e ka iden që në alfabetin e gjuhes shqipe ekziston edhe germa ç dhe ktu shkrihimi i artikullit behet ne forme letrare dhe jo me djalekt kosovar. Te lutem kam nevoj per ndihmen tende q t flasesh me te. U perpoqa ta ndryshja emrin e Luka Modric ne emrin origjinal, por nuk behej pasi faqja ishte zhvendosur njehere. Keshtu qe kam nevoj per ty pasi je administrator ti fshishe keto zhvendosje me "q" dhe ti vendosesh ashtu sic ishi. Artikujt e futbollit jane lene q te jen me emrat e tyre origjinal. Kontributet e tij jan ktu Aty ka zhvendosje pa fund. Te lutem me ndihmo. Sadsadas (diskutimet) 18 dhjetor 2018 14:03 (CET)

Përshëndetje! :) Qëllova në linjë kështu që po të përgjigjem shpejt. Në fakt, sipas rregullave të drejtshkrimit të shqipes, duhet që çdo emër, qoftë ky i përveçëm apo i përgjithshëm, të shkruhet ashtu siç lexohet. Ky rregull nuk zbatohet aq gjerësisht këto kohë fatkeqësisht. Për më tepër, Wikipedia nuk ka dalë ende me një qendrim zyrtar për fenomenin pasi nuk di të jetë diskutuar ndonjëherë në Kuvend edhe pse herë pas here shfaqet si problematikë, jo vetëm për emrat e përveçëm të njerzve a kompanive por dhe për ato të shteteve apo qyteteve të ndryshme të botës. Deri tani, siç e përcaktove dhe vetë, standardi i vetëm që është përcaktuar - me sa di unë - është që të ndiqet gjuha standarde shqipe. Unë personalisht jam për ndjekjen e një standardi të vetëm. Ose të shqipërohen emrat siç cilësohet në rregullat e drejtshkrimit kudo, ose të diskutohet me strukturat shtetërore përkatëse për t'i ndryshuar këto rregulla. (Kjo më shumë sa për të thënë mendimin tim meqë e ceka si temë.) Por dhe nëse do të ndiqeshin këto rregulla do duhej Modriç e jo Modriq për shkak të çështjes së gjuhës standarde. Më duhet të të lajmëroj se nuk jam administrator këtu por vetëm në Wikicitate kështu që s'kam shumë fuqi në duar. E megjithatë do të flas me të e t'i them pak a shumë çfarë përmenda dhe këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 18 dhjetor 2018 14:21 (CET)
@Sadsadas, e riktheva në gjendjen e mëparshme artikullin dhe i shkrova përdoruesit që po bënte ndryshimet. Personalisht do doja të ishte Modriç por për momentin po e lë siç ishte. - Klein Muçi (diskutimet) 18 dhjetor 2018 14:38 (CET)
@Besara1, mbase të intereson ta ndjekësh këtë si diskutim e të japësh mendim, meqë ke shprehur interes për çështjen e drejtshkrimit të emrave të huaj. Në të ardhmen mund ta ngremë si problematikë dhe në Kuvend. - Klein Muçi (diskutimet) 18 dhjetor 2018 14:40 (CET)
Klein, un jam i mendimit qe emrat e lojtareve, ekipeve dhe gjithcka lidhur me sportin te qendroj sic jan ne te vertet dmth origjinale, kjo per shkak se do te dilte dicka e shemtuar jo e kendeshme per tu lexuar. Une personalisht ne storyline kam perdorur shqiptimin shqip te ekipeve si Chelsea, Sevilla dhe Bologna. Nuk do te dilte bukur po t kishim nje Jaja Ture, ose nje Jakub Blazhykovski. Prandaj mendimi im eshte qe artikujt ne lidhje me sportin (vecanerisht futbollin ku dhe une punoj) ti leme sic jan origjinalisht, me perjashtim te 2-3 artikujtve te vecant kur perdoren ne stolyline [Chelsea, Sevilla dhe Bologna]. Shum faleminderit per ndihmen! Gjithashtu, ne sektorin kanditatura per artikuj te perkryer, kam hedhur dhe 2 kanditatura te tjera Arjen Robben & Edwin van der Sar. Te lutem shikoji dhe jep voten nqs mendon se e meritojn te shpallen artikujt te perkryer, dhe nqs ka ndonje dicka qe nk shkon, me lajmero. Faleminderit.Sadsadas (diskutimet) 18 dhjetor 2018 16:45 (CET)

Standard i emrave

Përshëndetje Klein! Faleminderit për punën që ke bërë në të gjithë enciklopedinë. Për projektin "cung" do të të ndihmoj edhe unë por para se të krijohen kategori të reja, do ishte mirë që të shtrojmë një çështje mbi emrimin e faqeve dhe kategorive për të vendosur një marrveshje të përgjithshme ndaj:

  1. trajtës së emrave – të shquar apo të pashquar (disa kategori kan emrin e shquar disa të pashquar)
  2. si t'i shkruajmë emrat e huaj, me shkronja origjinale apo me shkronja shqipe ashtu siç shqiptohen. Kjo e fundit, për mendimin tim, do jetë zgjidhja më e mirë për gjuhën tonë dhe për shqipfolësit sepse jo të gjithë njohin gjuhët të huaja.

Po thërras edhe @Sadsadas, se vura re që ka diskutuar edhe ai më parë këtë çështje. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 11:21 (CET)

Përshëndetje! :) Unë mendoj se duhen në të pashquarën, të shkurtuara dhe sipas rregullave të drejtshkrimit shqip. Për shembull, Kimi-cung, His-cung, Bio-cung, etj. Tani, rastis që kjo metoda e shkurtimit të sjellë ca probleme pasi ka njerëz që te Bio-cung fusin dhe artikujt në lidhje me biologjinë, dhe ato në lidhje me biografitë. Apo njerëz që te Gjeo-cung fusin dhe ato në lidhje me gjeografinë, si dhe ato në lidhje me gjeologjinë. Por besoj se eshtë një rrezik që duhet marrë përsipër pasi po të vendosnim emrat e plotë do të bëhej disi i vështirë procesi i kategorizimit në vetvete duke qenë se do të na duhej të shkruanim me dhjetëra herë pjesë të gjata teksti (megjithëse kjo mund të rregullohet dhe me krijimin e stampës përkatëse). Këtu del dhe problemi që anëtarët e rinj mund të krijojnë variacione nga më të ndryshmet të së njëjtës kategori. Për shembull, Gjeografi-cung, Gjeografi cung, Gjeografia cung, Gjeografia-cung apo dhe ato me gabime drejtshkrimore nga shpejtësia - sa më shumë tekst, aq më shumë mundësi për gabime. Gjithsesi, po qe se mendon për mundësinë e emrit të plotë, jam përsëri dakord pasi, siç thashë, ka dobitë e veta. Pjesa e metëjshme do të propozoja të ishte me vijë ndarëse ku termi cung të vendosej mbrapa temës së trajtuar nga kategoria, meqë ky është dhe modeli më i shumtë i kategorive që kemi aktualisht. (Pra jo Cung-gjeo.) Për arsye estetike, do të propozoja dhe një hapësirë nga të dyja anët e vijës ndarëse në mes. Rëndësi të veçantë ka të parashikojmë variacionet më të mundshme të një kategorie e t'i krijojmë paraprakisht si ridrejtime te kategoria e duhur në mënyrë që anëtarët e rinj të mos krijojnë kategori të reja nga pakujdesia apo mungesa e informimit. Në fund, meqë po e shtrojmë si diskutim, po marr guximin të përmend dhe diçka. A është termi cung realisht termi më i përshtatshëm për këtë gjë? Me këdo kam biseduar termi i duket disi tronditës. - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 11:59 (CET)
@Βατο, Tungjatjeta, per sa i perket emrave, po flas ne aspektin e futbollit, mendoj qe ti leme sic jane (per futbollsitet), dhe te bejm ndonje perjashtim te vogel per klube si Chelsea apo Bolonja. Ky ka qen mendimi im qe ne fillim. Faleminderit Sadsadas (diskutimet) 24 janar 2019 12:26 (CET)
@Sadsadas, besoj se po flasim për kategoritë në këtë rast e jo për të gjithë artikujt në përgjithësi. Në këtë këndvështrim, nga sporti vetëm emrat e skuadrave mund të dalin si kategori e personalisht për to mendoj që mbase është mirë të shqipërohen duke krijuar gjithashtu një ridrejtim nga emri origjinal në atë të shqipëruar. - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 12:41 (CET)
@Klein Muçi, pajtohem me ty mbi përdorimin e trajtës së pashquar për kategoritë, mbi përdorimin e termit "cung" mbrapa temës dhe mbi krijimit të ridrejtimeve te kategoria e duhur. Ndërsa për shkurtimin e emrit jam kundër sipas këtyre arsyeve:
  1. shkelet politika NPOV të Wikipedia-s – nuk mund të vendosim psh. se kush nga "Biografia" apo "Biologjia" do ketë emrin "Bio"
  2. me emrin e plotë thjeshtohet puna e përdoruesve që do shtojnë kategoritë (si bëhet psh. me HotCat), ndërsa me shkurtimin e emrit duhen mbajtur në mend të gjitha siglat.
@Sadsadas, mendoj që most të ketë përjashtime sepse duhet bërë një rregull të përgjithshëm si marrveshje për t'u përdorur gjithënjë në gjithë artikujt. Ky mendim më erdhi kur krijova kategoritë e komunave në Itali, ku vendosa që ti shkruaja të gjita me shkronja shqipe sepse ishte e vështirë të bëja përjashtime: psh. kur krijova Kategoria:Kozenca mund të zgjidhja Kategoria:Cosenza si është në italisht, por kjo lexohet "Cosenza" në shqip. Një shëmbull i futbollit ësht Brescia Calcio e cilën një shqipfolës që nuk njeh italishten e lexon "Brescia Calcio" dhe jo "Bresha Kalço". Një shembull tjetër është "Leonardo da Vinçi" i cili në italisht është Leonardo da Vinci. Kjo është Wikipedia shqip, pra, për mendimin tim duhet vlerësuar shkrimi në alfabetin shqip në mënyr që të përgjithësohet leximi i emrave i të gjithë faqeve nga të gjithë shqipëfolësit. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 13:24 (CET)
@Βατο, atëherë të lëmë vetëm stampën të shkurtuar? Për shembull:
Kategoria:Gjeografi - cung
Stampa:{{Gjeo-cung}}
Megjithëse përsëri do të na duhej të bënim një zgjedhje arbitrare për kuptimin e shkurtimit.-Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 13:40 (CET)
Për stampa:{{Gjeo-cung}} mund ta lejmë kështu sepse e vetmja që mund të ketë të njëjtin shkurtim është Gjeologjia e cila ka shumë më pak artikuj. Për stampat të tjera mendoj që të jetë më mirë të vendosen emrat të plotë. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 13:51 (CET)

Nëse do t'i mbajmë dhe stampat me emrat e plotë unë them ta ndryshojmë dhe atë. Po qe e nevojshme, mund ta kthejmë {{Gjeo-cung}} në një ridrejtim për stampën me emrin e plotë. Pra:

Kategoria:Gjeografi - cung

Stampa:{{Gjeografi - cung}} - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 14:13 (CET)

Pajtohem me ty, sa më i përgjithshëm ësht aq më mirë. Për stampën themë që të vendoset kështu: Stampa:{{Gjeografi-cung}} dhe jo kështu: Stampa:{{Gjeografi - cung}} sepse "-" vihet gjithnjë i ngjitur mbas fjalëve. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 14:22 (CET)
Meqë po e bëjmë si duhet, do kontrolloj Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe (1973) për rregullat e përdorimit të vizës mes fjalëve e do të shkruaj pas pak. - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 14:35 (CET)
@Βατο, ke të drejtë. Viza përdoret pa hapësirë kur është pjesë përbërëse e një emri dhe me hapësirë kur është shenjë pikësimi në një fjali, për shembull, ligjëratë e drejtë. Pa hapësirë atëherë. Mendoj se do të ishte mirë të hapnim një votim në Kuvend për marrëveshjen e mësipërme. Le të fillojmë me standardizimin e kategorive dhe nëse gjërat ecin mirë, mund të diskutojmë më tutje dhe për titujt e artikujve apo dhe për veçori specifike si përdorimi i thonjëzave në vend të tekstit të pjerrët. Nëse s'ke gjë tjetër për të shtuar, do të të propozoja ta nisje ti votimin. Kështu edhe s'kemi dy postime të njëpasnjëshme nga unë, dhe ty mbase të shërben në procesin e përzgjedhjes si administrator. - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 15:04 (CET)
E hapa votimin. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 16:37 (CET)
Mendimet e mia:
  1. Kategoritë duhen shquar gjithmonë në të pashquar. Ato që janë në të shquar duhen grisur dhe nisur me trajtë të pashquar. Ka shumë gabime për trajtën e shumësit, kështu që nëse jeni të pasigurt, pyesni.
  2. Emrat e huaj, duhen shkruar në trajtën origjinale, me përjashtim të rastit kur ka difuzion të fjalës në trajtën shqipe. Pra në cdo rast duhet bërë një kërkim në google dhe duhet parë nëse ka difuzion shqip. "Bolonja", psh, ka difuzion, e s'duhet shkruar "bologna". --1l2l3k (diskutimet) 24 janar 2019 19:34 (CET)
@1l2l3k, jam dakord që emrat e huaj të jenë sa më afër me emrin origjinal, por duhen shkruar me shkronja shqipe, përndryshe shqipfolësit që nuk njohin gjuhën e huaj nuk e lexojnë dot. Alfabeti ynë u krijua kastile për të shkruar ashtu siç shqiptohet. Kjo gjë duhet zbatuar për të gjithë emrat, përndryshe do kemi gjithnjë probleme me raste si Provinca Brindisi dhe Provinca e Brindizit, e cila sipas meje duhet Provinca Brindizi, siç është në italisht por me shkronja shqipe. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 19:59 (CET)

E c'kuptim ka ne shqip "Provinca Brindizi"? Shqip thuhet "Provinca e Brindizit". Ne nuk themi "Rrethi Tirana", themi "Rrethi i Tiranes". Gjithashtu, per sa kohe qe nje editor nuk e ka idene se si shqiptohet dicka, mund te rrije ne gjuhe te huaj. Pershembull, si do e shkruaje ti qytetin islandik "Seyðisfjarðarkirkja" ne sqwiki? --1l2l3k (diskutimet) 24 janar 2019 20:32 (CET)

@1l2l3k, "Provinca Brindizi" është si "Bashkia Tiranë", faktikisht në italisht thuhet edhe Brindisi Provincia. Kështu jan shkruar edhe provincat e Spanjës këtu në sq.wiki. Ky mendim më erdhi për të thjeshtu gjërat si psh. "Kategoria:Komuna në provincën Brindizi" edhe jo "Kategoria:Komuna në provincën e Brindizit". Por kjo është gjë tjetër që mund të diskutojmë për të vendosur një rregull për t'u zbatuar me çdo rast, për mua nuk ka problem se çfarë forme do zgjidhet. Ndërsa për rastin e qytetit islandik "Seyðisfjarðarkirkja" – e zgjodhe mirë :-) – mendoj se mund të lihet emri me shkronja origjinale derisa të njihet shqiptimi, sepse një titull i till i artikullit nuk është aspak i dobishëm: as nuk e di se si ta lexoj Seyðisfjarðarkirkja. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 21:28 (CET)
@Βατο, Forma "Brindisi provincia" italisht perdoret thjesht per te thene qe po behet fjale per pronvicen e jo per qytetin (qe do ishte Brindisi citta'), po forma zyrtare eshte Provincia di Brindisi. Per rregullin e pergjithshem ke te drejt, Kongresi i Drejtshkrimit vendosi qe do shqiperohet cdo gje, edhe pse kjo ka probleme ca here, e jo vetem me qytetet e Islandes. Gjithsesi ne do jemi konsistente me Kongresin e Drejtshkrimit te 1972-shit ne sqwiki.--1l2l3k (diskutimet) 24 janar 2019 23:18 (CET)
Nje gje tjeter cuna, mos u lodhni te vini "diskutim" te faqja e diskutimeve, nuk ia vlen te humbni kohen, me perjashtim te kur doni te thoni ndonje gje te faqja e diskutimit. Normalisht do vije ndonje guru IT-je, qe te beje nje robot e t'i beje automatikisht. --1l2l3k (diskutimet) 24 janar 2019 23:22 (CET)
@1l2l3k, jam dakord me lënien në origjinal për sa kohë nuk dimë si ta lexojmë. Madje, në rastin më të mirë, origjinali duhet vendosur dhe kur dimë si ta lexojmë që të funksionojë si ridrejtim. Për sa i përket faqeve të diskutimit, e kam bërë atë gjë pasi përdoruesit e rinj priren të përdorin logjikën e GUI të faqeve moderne të internetit (sidomos rrjeteve sociale), gjë që Wikipedia s'e ndjek aq shumë. Në faqe të tilla ke vende të posaçme për raportime e sugjerime. Ideja që duhet të krijojnë një faqe të re i tremb shpeshherë pasi i duket sikur po përfshihen diku ku s'duhet. Kështu që i kam krijuar faqet dhe kam vendosur stampën "mikpritëse" që i nxit të komentojnë duke e bërë shumë më të ngjashme me graphic user interface e faqeve të llojeve që përmenda më sipër. Sa për shembull, të njëjtën logjikë kam ndjekur dhe me krijimin e stampës {@|Emri}}, që përdor dhe vetë, për ta përafruar sa më shumë me mënyrën moderne të etiketimit të njerzve në mediet sociale. Mendoj se nëse duam të marrim përdorues të rinj në masë duhet të kemi sa më shumë detaje të tilla që e bëjnë më shumë user friendly komunitetin e më pak teknik. - Klein Muçi (diskutimet) 25 janar 2019 01:35 (CET)
Klein, gjithcka qe thua eshte e vertete dhe faleminderit per kontributet. Thjesht eshte e lodhshme dhe dikush me nje bot i ben shume me kollaj. --1l2l3k (diskutimet) 25 janar 2019 01:52 (CET)

Kuvendi

Haha, me bere te qesh, po nuk dua te pergjigjem atje se duhet t'i permbahemi temes. Si ke qene, mire? Humori duhet. --1l2l3k (diskutimet) 30 janar 2019 17:29 (CET)

XD Mirë, mirë. Së shpejti mbaroj krijimin e kategorive të lidhura me modulin e citimit te Wikicitate e do filloj punën për t'i sjellë dhe këtu. Te citatet vazhdoj të jem gjenerali i një ushtrie të vdekur, nëse më kupton ç'dua të them, kështu që e përdor jo pak herë si fazë beta përpara se të sjellë ndonjë gjë këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 30 janar 2019 17:38 (CET)

CS1

Kjo stampe dhe kjo jane te lidhura ne Meta me ekuivalentet e veta, keshtu qe nuk dua t'i gris. Mund t'i fusesh skriptin e te rejave aty dhe nuk grisen? Alternativisht, lidh te rejat ne Meta dhe me thuaj se ku jane qe t'i kontrolloj. Nese nuk di t'i lidhesh ne Meta, me thuaj se i bej une. --1l2l3k (diskutimet) 1 shkurt 2019 16:36 (CET) E njejta gje per gjithe stampat qe jane te kategoria per grisje. --1l2l3k (diskutimet) 1 shkurt 2019 16:54 (CET)

@1l2l3k, fatkeqësisht s'kam nisur ende përshtatjen e stampave në lidhje me modulin CS1 por duke qenë se kategoritë në modul kanë ndryshuar dhe gjithmonë po punohet në të për ta shqipëruar sa më shumë, ajo stampë del pak jashtë loje. Normalisht do të prisja sa të krijoja zëvendësuesen përpara se ta vendosja për grisje siç veproj me kategoritë por në rastin e kësaj ishte një stampë e vetme dhe s'ishin krijuar në masë, prandaj e vendosa që tani që të mos e humbisja. Gjërat në SqWiki humbasin kollaj për shkak të mangësive në kategorizim. :P Për sa i përket stampave të tjera, s'jam tamam i sigurt për çfarë e ke fjalën. Atje jane vetem 3 faqe për grisje. 2 janë nga e njëjta stampë pasi s'isha i sigurt te cila faqe e saj ta vija stampën e grisjes. Tjetra është një stampë e vjetëruar gjeografie për Venezuelën që nuk ndjek standardin e emërtimit dhe, nëse s'gaboj, duhet të jetë zëvendësuar tashmë me një tjetër. Për lidhjen besoj e ke fjalën në Wikidata? E bëj sa herë mundem atë gjë. - Klein Muçi (diskutimet) 1 shkurt 2019 17:12 (CET)

Pershendetje

Pershendetje Klein, te sektori Wikipedia:Artikuj të përkryer/kandidatura, kam kandiduar disa artikuj qe te marrin statusin "Artikull i perkryer". Deri tani secila ka marre tre vota dhe nevojitet edhe nje vote, prandaj vendosa te te ftoj te marresh pjese ne votim. Ju lutem shikoni artikujt dhe me pas vendosni nese e meritojne kete status. (Arjen Robben, Edwin van der Sar, Artem Kravets & Roberto Baggio) Faleminderit Sadsadas (diskutimet) 5 shkurt 2019 22:11 (CET)

@Sadsadas, përshëndetje! :) Unë fatkeqësisht s'para jam shumë i apasionuar pas sportit e prandaj e kam shmangur votimin. Megjithatë, sapo të kem kohë do të filloj t'i krahasoj me homologët e tyre në gjuhët e tjera dhe te shoh formimin në kompleksitet, përmbajtje e teknikalitete. Në qofshin në rregull, po votoj pro. - Klein Muçi (diskutimet) 6 shkurt 2019 00:46 (CET)

Kategoria:Vetitë CS1

Përshëndetje Klein! Gjeta mënyrën që t'i krijoj të gjitha kategoritë e burimeve të gjuhëve të huaja: tani mund të ndryshosh modulin në mënyrë që Vetitë CS1 të lihen të fshehura :) — Βατο (diskutimet) 20 shkurt 2019 12:52 (CET)

@Βατο, pa dashur të të zbeh aspak punën e bërë por aktualisht në SqWiki gjendet vetëm një pjesë e vogël e kategorive të burimeve në gjuhë të huaja krahasuar me ato në EnWiki. Madje, mungojnë ato evropiane që janë dhe gjuhët më të përdorura për burime, duke pasur parasysh që jemi vend evropian.
Për kuriozitet, si ishte mënyra jote për krijimin e kategorive? Apo klasikja? - Klein Muçi (diskutimet) 20 shkurt 2019 15:59 (CET)
Për tani i bëra deri tek shkronja "f", janë shumë ketegori, dhe duhet koh dhe durim për t'i krijuar të gjitha, dalëngadalë do t'i mbaroj. Metoda është e thjeshtë: mjafton të merret kodi i gjuhës nga këtu dhe të vendoset tek një stampë "cite book" duke bërë parapamjen (unë po e bëjë tek livadhi im) dhe kur del kategoria me të kuqe e krijon direkt :) kështu që nuk nevojitet më shfaqja e kategorive të gjuhëve në artikujt e enciklopedisë. — Βατο (diskutimet) 20 shkurt 2019 17:10 (CET)
Ah, të kuptoj. Po mirë atëherë, të shoh nëse fshehen brenda modulit vetë apo duhet vepruar ndryshe. Do të të lajmëroj së shpejti. - Klein Muçi (diskutimet) 21 shkurt 2019 10:13 (CET)
@Βατο, tani e studiova më me detaje çështjen. Moduli përcakton vetëm shfaqjen/fshehjen e gabimeve, jo të kategorive. Për shembull, shiko këtu. Moduli përcakton vetëm fshehjen/shfaqjen e atyre gabimeve të kuqe specifike te burimet, jo kategoritë. Kategoritë fshehen/shfaqen nëpërmjet stampave përkatëse që përmbajnë brenda tyre fjalën magjike për fshehje kategorie. I ke parasysh stampat në fjalë? Nëse jo, të shpjegoj më në detaje. Të mos bëja shumë tekst. - Klein Muçi (diskutimet) 21 shkurt 2019 11:00 (CET)
Po, e kam parasysh, atëherë ata që më mungojnë do t'i krijoj direkt me shtimin e stampës :) — Βατο (diskutimet) 21 shkurt 2019 11:28 (CET)

Bukur. Normalisht ato stampat për mirëmbajtjen duhen vendosur te të gjitha kategoritë e CS1 por pa parametrin e fshehjes. Megjithatë, si stampa janë pak të vjetruara krahasuar me homologet në EnWiki kështu që mbase e rregullojmë njëherë e mirë në të ardhmen. - Klein Muçi (diskutimet) 21 shkurt 2019 12:30 (CET)

Kategoritë e gjuhëve u mbaruan :) — Βατο (diskutimet) 21 shkurt 2019 12:55 (CET)
@Βατο, bravo! Vura re dhe që i kishe fshehur. Po bëj 1 lajmërim në Kuvend për këtë gjë, ta shoqëroj dhe me një apel për përdorim më të gjerë të burimeve shqip. - Klein Muçi (diskutimet) 22 shkurt 2019 13:48 (CET)

Çmimet

Hidh një sy te Wikipedia:Çmimet, tani sa e mbarova bashke me stampat e dobishme :) — Βατο (diskutimet) 2 mars 2019 23:07 (CET)

@Βατο, sapo mbarova së punuari. Kam bërë disa ndryshime duke ruajtur thelbin e njëjtë. Po të rendis më poshtë ndryshimet me rendësi që kam bërë për lehtësi kontrollimi.
  • Pasi rregullova pak tekstin dhe burimin në lidhje me studimin e vitit 2012, në fund përfundova duke i hequr fare pasi dukej disi i pavend duke qene se faqja nuk është një artikull enciklopedik.
  • Kam hequr çmimin për IP. Përdoruesit e paregjistruar s'kanë faqe përdoruesi ku ta shfaqin çmimin dhe për më tepër, në kohën tonë shumica e IP-ve janë dinamike e ndryshojnë vazhdimisht për të njëjtin përdorues.
  • Kam shtuar çmimin për faqet shpjeguese. Frymëzuar nga çmimet e tjera të ngjashme për kategoritë, udhëzimet, etj.
  • Kam ndryshuar renditjen e çmimeve duke ndjekur një rend logjik. Fillohet me artikujt, vazhdohet me mirëmbajtjen dhe mbyllet me punë me specifika të caktuara. Për pasojë, kam bërë dhe tabelat statike.
  • Kam zëvëndësuar fjalën wikipedian me fjalën vullnetar duke bërë dhe ndryshimet e nevojshme në fjali që të ruhet kuptimi i njëjtë. Fjala wikipedian në shqip do të duhej të shkruhej wikipedia-n/ët nisur nga fakti se ka rrënjë të huaj; Vullnetar është më shqip e më thjeshtë. Nuk kam ndryshuar vetëm stampat që i lashë për t'i ndryshuar pasi ta lexoje këtë.
  • Kam hequr ndarjen e pjesëve për t'i dhënë një pamje "më zyrtare" si projekt. Për më tepër, termi vendet s'e jepte kuptimin ekzaktësisht për mënyrën si ishte përdorur.
Si mendohet të votohet? 1 herë në vit do të japim të gjitha çmimet që janë aty? Apo vetëm kur të ketë propozime, siç veprohet me artikujt e mirë e të përkryer? Të pyes pasi në fillim po e mendoja që secilin çmim ta jepnim 1 herë në vit në një kohë të caktuar por ka disa çime me të cilët s'mund të veprohet ashtu. Çmimi për paanësinë, ai për vazhdimësinë apo ai për faqet e përdoruesit janë çmime për të cilët jo detyrimisht ka kandidatë çdo vit. Nëse do të jetë vetëm kur të ketë propozime, atëherë është vërtetë e nevojshme të lajmërojmë çdo herë në Kuvend? Pyes duke u nisur nga fakti që për kandidimet e artikujve si të mirë e të përkryer nuk veprojmë kështu.
Dhe së dyti, për vullnetari i artë e dy vendet e tjera, do të votohet në kompleksitet apo jo? Jo vetëm për numrin e redaktimeve pasi për atë s'do të kishim shumë ç'të votonim duke qenë se është e bardha në të zezë. Më pëlqen më shumë kështu.
Duhen krijuar dhe stampat për çmimet e tjera përveç atyre tre në fund, kjo dhe për lehtësi gjurmimi. E njëjta logjikë duhet të jetë për medaljet nëse duam t'i rikthejmë në përdorim. Në të dyja rastet mund të ketë nevojë për të shtuar ca syresh të reja. Te çmimet mund të shohim mënyra të tjera mirëmbajtjeje që mund të kemi harruar apo gradë të papërfshira ende (u kujtova për një çmim për burokratët, për shembull por s'jam i sigurt se sa i dobishëm do të ishte aktualisht) ndërsa te medaljet ka pafund tema që mund të shtohen, duke pasur parasysh si funksionojnë medaljet në komunitetin e Wikipedia-s. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 03:25 (CET)
Jam dakord me të gjitha ndryshimet që ke bërë me përjashtim të heqjes së titullit "vendet". Vullnetari i artë, i argjendtë dhe i bronxtë është renditja e votimit, psh. kur votohet çmimi për redaktimin, do numërohen votat që secili do ketë fituar, ai që do ketë grumbulluar numrin më të madh të votave do mari arin, i dyti argjendin dhe i treti bronxin, pra është renditja për çdo çmim. Kjo gjë do jetë më e nevojshme kur komuniteti do jetë më i madh, por mund të funksionojë dhe tani. Për këtë arsyje ndryshova titullin e seksionit në Renditja. Votimi do mbahet një herë në vit në një periudhë të përcaktuar (psh. dy javë në mars ose prill, etj.), dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen duhet vendosur një njoftim në kuvend, ose mund të hapim votimin direkt aty. Ke thënë që "Çmimi për paanësinë, ai për vazhdimësinë apo ai për faqet e përdoruesit janë çmime për të cilët jo detyrimisht ka kandidatë çdo vit", unë mendoj se mund të jepen edhe këto një herë në vit bashkë me të tjerët, pse jo?
Ndërsa stampat i kam krijuar në mënyrë që të funksionojnë automatikisht duke përmbajtur çmimin dhe renditjen, mjafton të plotësohet ky wikitekst:
{{Wikipediani i Artë | përdoruesi = | # = | adresa e votimit = }},
psh. {{Wikipediani i Artë | përdoruesi = Filan Fisteku | 4 = redaktimin | adresa e votimit = Wikipedia:Çmimet/2019}} duke dhënë:
Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për redaktimin në Wikipedia-n shqip në vitin 2018 i jepet përdoruesit Filan Fisteku
Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve
Çmimi për redaktimin
Çmimi për redaktimin
Numrat tek tabela janë të rëndësishme për stampën automatike, pra duhet fiksuar renditja një herë e mirë. Çmimi burokrat për tani nuk është i dobishëm, ndërsa çmime të tjera mund të shtohen në qoftë se shërbejnë.
Kështu që ti mendon që stampat duhen emruar Stampa:Vullnetari i artë, Stampa:Vullnetari i argjendtë, dhe Stampa:Vullnetari i bronxtë? Stampat do t'i rregulloj unë pasi të kemi vendos dhe këtë gjë :) — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 13:38 (CET)
@Βατο, ah, tani e kuptoj. Nuk qenka pjesë e mëvetësishme ajo tabela e dytë por thjesht renditja e çmimeve. Në rregull atëherë. Mbase në rastin e tyre mund të themi Çmimi i Parë, Çmimi i Dytë dhe Çmimi i Tretë? Më duket më normale meqë qenkan thjesht renditje. Se propozimi me termin vullnetar erdhi se mendova mos ishin çmim më vete.
Për sa i përket atyre tre çmimeve që thashë që s'mund të jepen çdo vit, kisha parasysh fillimisht faktin se ai për vazhdimësinë kërkon kontribute për disa vite që të merret. Nëse bëjmë një paralelizëm me çmimet kinematografike të Akademisë, ky do të ishte çmimi i karrierës dhe edhe ata vetë e japin me raste, jo çdo vit. Të njëjtën logjikë ndoqa për atë të paanësisë. Kërkon që të ndodhin konflikte dhe që të ketë njerëz që kërkojnë t'i zgjidhin këto konflikte. Me sa kam parë unë, kjo situatë s'para përsëritet shpesh. Për faqet e përdoruesit pastaj dhe mund të bëhet, thjesht të paktë janë njerëzit që punojnë në mënyrë të vazhduar te to e s'e di në e zgjedhim dot dikë çdo vit. Kur mendon dhe që për këto çmime supozohet të jenë minimalisht 3 veta e jo 1 bëhet akoma më e vështirë.
Pyetje: Meqë kandidatët u dashkan përzgjedhur çdo vit, si bëhet propozimi i tyre? I cakton njëri nga administratorët çdo vit? A ia dalim dot të zgjedhim të paktën 3 njerëz çdo vit për secilin çmim? Sa është maksimumi i kandidaturave për një çmim të caktuar? Apo është e pakufizuar për sa kohë janë mbi 3?
Propozim: Po shtoj te faqja e çmimeve __NOEDITSECTION__ meqë do të paskemi pjesë. Të gjitha detajet e mësipërme mund t'i përcaktojmë me rregulla te faqja e votimit kur ta krijojmë. A ka nevojë të shtoj dhe __NOTOC__ apo mendon se mund të na duhet tabela e përmbajtjes në të ardhmen? - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 15:00 (CET)
Po e mendon si gjë shumë të ndërlikuar :) Çfarë mendoj unë është një gjë e thjeshtë: çdo vit, kur hapet votimi, votuesit shtojnë emrin e vullnetarit që duan të zgjedhin poshtë çmimit (çdo emër përveç vetes), kur mbaron afati, çmimi do i jepet vullnetarit që do ketë grumbulluar më shumë vota, kështu që nuk ka asnjë kandidaturë. Si shembull mund të shikosh këtu. Çmimet mund të fitohen nga i njëjti vullnetar edhe për vite rradhazi në qoftë se e meriton dhe fiton votat.
Për sa i përket renditjes, në qoftë se mendon që çmimet deri më i treti janë shumë sepse komuniteti është akoma i vogël, mund të vendosim vetem një për tani, por sipas meje mund t'i lejmë edhe të tre, sa më shumë shpërblime aq më mirë :)
Jam dakord për shtimin e __NOEDITSECTION__ — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 16:49 (CET)
@Βατο,, shumë dakord me gjithçka, atë po mendoja dhe unë. Thjesht ideja ishte si do të gjendeshin këto emrat, për atë e kisha fjalën me termin kandidaturë. Hëpërhë nuk besoj se, as do ketë aq shumë propozime (përveç atyre që mund të vijnë nga ne) e, as do të ketë mjaftueshëm përdorues sa për 3 çmime. Por po s'pati, dhurojmë vetëm 1, ndërsa për kandidaturat i lëmë pa kufi të epërm për sa kohë të paktën kemi 1 për çdo çmim (mirë do të ishte të paktën 3). Propozimet le të jenë të hapura nga kushdo (edhe pse besoj se të paktën për këtë vit duhet ta ndërmarrim si nismë personale këtë pjesë sa për ta popullarizuar).
Do të merresh ti me faqen e votimit, t'i hedh një sy më pas unë, siç vepruam te ajo kryesorja? - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 17:18 (CET)
Shtesë: Ta shtojmë dhe një çmim për fshirjen (heqjen/grisjen) e përmbajtjeve jo të vlefshme? Gjithashtu, vura re diçka. Shumica e lidhjeve që ke vendosur lidhin me faqe në hapësirën Wikipedia. A s'duhen zhvendosur disa prej tyre (në mos shumica) në hapësirën Ndihmë? - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 17:43 (CET)

Mirë, po e krijoj unë faqen e votimit të vitit 2018. Ndryshova pak stampën më sipër, në qoftë se është mirë ashtu po i ndryshoj të gjitha. Emrat mund të kërkohen këtu. Siç the ti nëse nuk ka përdorues për të tre çmimet mund të jepet vetëm një. Mund ta bëjmë provë në një mënyrë këtë vit, në qoftë se funksionon mund ta përsërisim ashtu dhe vitin e ardhshëm. Lidhjet tek faqet ndihmëse mund t'i ndryshosh. Nuk e kam parasyshë çmimin për fshirjen (heqjen/grisjen) e përmbajtjeve jo të vlefshme, për tani shtoje, mund ta diskutojmë më vonë. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 17:56 (CET)

@Βατο, e kisha fjalën për të krijuar një faqe të përgjithshme ku të renditet çdo vit si nënfaqe pastaj. Përveç viteve të sqarojmë si propozohen emrat, si votohet, në çfarë kohe mbahet votimi e sa kohë zgjat. Siç e kemi për propozimet për administratorë, artikuj të mirë e të përkryer. Po të duash merrem dhe unë. :)
Sa për çmimin e fshirjes, po e shtoj dhe gjyko më pas. Të shoh dhe ndryshimin tënd ndërkohë. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 18:13 (CET)
@Βατο, e shtova por nuk po e kuptoj për çfarë ndryshimi e kishe ti fjalën. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 18:26 (CET)
E kisha fjalën për këtë, mirë është kështu?
Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për redaktimin në Wikipedia-n shqip në vitin 2018 i jepet përdoruesit Filan Fisteku
Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve
Çmimi për redaktimin
Çmimi për redaktimin
Çmimi për pastrimin mirë është, ndërsa çmimi për mirëmbajtjen e faqeve shpjeguese përfshihet tek çmimi për mirëmbajtjen e udhëzimeve, shiko përshkrimin tek Instructor's Barnstar, mendoj se mund të bashkohen. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 18:57 (CET)
Nuk mjafton të krijojmë një faqe votimi e thjeshtë si kjo? — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 19:22 (CET)
Krijova këtë, në qoftë se mjafton duke shtuar rregullat në fillim mund të hapet votimi direkt, nëse ke ndërmend tjetër gjë mund ta krijosh dhe pastaj t'i hedh një sy unë. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 20:14 (CET)

@Βατο, e drejtë, gabimi im. E fshiva çmimin që kisha shtuar. Stampa është mirë kështu (ngjyra e çmimit të ndryshojë në bazë të renditjes, e artë për çmimin e parë, e argjendtë për të dytin dhe e bronxtë për të tretin - nuk jam i sigurt pse nuk shfaqet e artë tani, shiko kodin)

Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për redaktimin në vitin 2018 në Wikipedia-n shqip i jepet përdoruesit Filan Fisteku.
Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.
Çmimi për redaktimin
Çmimi për redaktimin

Faqja e votimit është shumë mirë. Vetëm duhet shtuar një faqe e përgjithshme ku të vendosen rregullat dhe të renditen të gjitha faqet e viteve përkatëse. Po e shtoj unë dhe ti vendos këtë qe ke bërë më pas. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 20:49 (CET)

Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për redaktimin në Wikipedia-n shqip në vitin 2018 i jepet përdoruesit Filan Fisteku
Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve
Çmimi për redaktimin
Çmimi për redaktimin

Kështu? Nuk kuptova pse lëvize gjithë përmbajtjen majtas. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 21:07 (CET)

@Βατο, aksidentale dhe po, ashtu. Vendos vetëm një pikë në fund të fjalive. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 21:44 (CET)
Stampat u krijuan :) ate faqe që ke ndërmend krijoje kur të keshë koh. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 22:18 (CET)
Datën vendose ti :P — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 22:30 (CET)
@Βατο, Hahaha, në rregull. Bëra dhe një ndryshim të vogël te stampat. Ndryshim mendjeje imi në fakt. Po e dërgoj diskutimin e mësipërm te faqja e diskutimit të projektit për arsye historike. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 22:36 (CET)
@Βατο, na duhet stampa {{clear}} te ajo faqja? - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 23:29 (CET)

Stampa {{clear}} duhet përndryshe figurat dalin kështu. — Βατο (diskutimet) 4 mars 2019 10:30 (CET)

@Βατο, kuptoj. Epo mirë atëherë. Mund ta prezantosh punën në Kuvend? Thuaj dhe që votimi për vitin 2018 është i hapur deri me datë 15 shtator. (Do të të këshiloja ta theksoje çështjen e vitit.) - Klein Muçi (diskutimet) 4 mars 2019 16:08 (CET)
@Βατο, mos na duhet një stampë për të propozuar emrat? Apo do e vështirësonte më shumë si proces? Domethënë, gjykuar nga këndvështrimi i një fillestari se nga ana praktike duket aty-aty, si me stampë, si pa të. - Klein Muçi (diskutimet) 5 mars 2019 16:19 (CET)
Edhe unë e mendova para se të bëja këtë shtesë, por m'u duk më e thjeshtë kështu: mjafton që të vendoset emri i përdoruesit me një wikilink tek faqja e tij, komenti dhe firma. — Βατο (diskutimet) 5 mars 2019 17:17 (CET)
@Βατο, presim atëherë. Po pati probleme me vullnetarët e rinj (po pati vullnetarë të rinj aty :'( :P ) e krijojmë një stampë. - Klein Muçi (diskutimet) 5 mars 2019 17:59 (CET)

Kontroll

Ke mundësi të kontrollosh këtë redaktim? Të dhënat mund të jenë të kopjuar nga burimet duke shkelur të drejtat e autorit. Unë kërkova në internet por nuk gjeta gjë, ndërsa burimet nuk mund t'i konsultoj. — Βατο (diskutimet) 6 mars 2019 10:28 (CET)

@Βατο, si fillim, besoj se biem dakord që teksti s'duhet të jetë aty ku është pasi aty është artikulli i përgjithshëm dhe teksti flet vetëm për rolin e pedagogut në Kosovë. As unë s'gjej dot tekst të kopjuar shabllon nga ndonjë burim. Kontrollova burimet një për një. Disa prej tyre nuk gjenden pasi janë burime nga libra e raporte, jo nga faqe interneti. Te ato që gjenden ama nuk vihet re asnjë shkelje e të drejtave të autorit. Janë marrë vetëm copëza të vogla informacioni, as fjali të plota jo. Kështu që, me sa shoh, s'them dot se është vjedhur ndokund ndonjë gjë. Të them të drejtën, si redaktim duket i dyshimtë nga ajo anë pasi kemi një përdorues relativisht të ri që sjell një sasi të madhe informacioni, të mirëstrukturuar e mirëreferuar. Nuk para i përshtatet shumë stereotipit. Por nga sa kontrollova, s'mund të them gjë për shkelje. Po e pyes njëherë personalisht. - Klein Muçi (diskutimet) 6 mars 2019 18:10 (CET)
@Βατο, të lutem, shiko pak te faqja e saj e diskutimit. Duke qenë se është kopjuar keq kodi i stampës mikpritëse, çdo gjë formatohet si pjesë e stampës. Detaj i vogël por praktikisht ia ndryshon përgjithmonë faqen e diskutimit. S'kam kohë aktualisht të gjurmoj gabimin. Po munde, krahasoje pak me kodin e stampës Tung e shiko ku është çalon. Me atë rast, ndiq dhe diskutimin. - Klein Muçi (diskutimet)
 U bë!Βατο (diskutimet) 6 mars 2019 18:47 (CET)

Medalje

Medalje
Për punën e palodhur që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

--Udha (diskutimet) 1 prill 2019 13:29 (CEST)

@Udha, faleminderit! :D Jam dyfish i lumtur sepse po ndihmon njëkohësisht për popullarizimin e medaljeve.
Shënim: Mos duhet ta trajtoj si shaka 1 prilli këtë? Haha! XD - Klein Muçi (diskutimet) 1 prill 2019 13:39 (CEST)
Prit një moment të bëj një medalje për 1 prill.--Udha (diskutimet) 1 prill 2019 13:49 (CEST)
Medalje
Për punën e palodhur që po bën në faqen tënde të diskutimeve. Vazhdo kështu!
--Udha (diskutimet) 1 prill 2019 13:56 (CEST)
@Udha, bëra ndryshimin e diskutuar në mesazhe. Shpresoj në mirëkuptim. :) (Të paktën e di që ajo e punës s'ishte për shaka tani. :P ) - Klein Muçi (diskutimet) 1 prill 2019 14:19 (CEST)

Pages with unreviewed translations

Nuk po gjej nëpër 'Moduli' Category:Pages with unreviewed translations për ta përkthyer, ti e di ku mund të jetë? — Βατο (diskutimet) 12 prill 2019 22:50 (CEST)

@Βατο, s'besoj se përcaktohet nga ndonjë modul. Përkthimet përcaktohen në 4 mënyra, me sa kam kuptuar. Një është me modulet, tjetra me mesazhet e sistemit dhe e treta është këtu. Për të katërtën s'jam ende shumë i sigurt kështu që s'po të ngatërroj kot. Besoj se në rastin tënd duhet të jetë rasti me TranslateWiki. - Klein Muçi (diskutimet) 13 prill 2019 14:15 (CEST)
Nuk po e gjej, për tani mund të lihet në anglisht, faleminderit për sqarimin :) — Βατο (diskutimet) 13 prill 2019 23:03 (CEST)
@Βατο, është aty sepse e gjeta unë. Kërkoje te "all" dhe do të të dalë (kërkimi është pak i ngadaltë). - Klein Muçi (diskutimet) 14 prill 2019 01:21 (CEST)

Administrator

Pershendetje Klein,

Përgëzime për punën tënde në sqwikipedia, për të cilën dhe po të vlerëson komuniteti. Shpresoj të vazhdosh dhe punosh njejt si në sqwikiquote, edhe më shumë si administrator i sqwikit.--Liridon (diskutimet) 2 maj 2019 10:01 (CEST)

@Liridon, faleminderit! Atje i kam vënë gjërat në vijë. Tani do të përvesh mëngët për këtu. Me rastin e ngritjes në pozitë...
Raki
Hajde pimë një teke raki.

-Klein Muçi (diskutimet) 2 maj 2019 23:52 (CEST)