Ky është një artikull i përkryer. Kliko këtu për më shumë informacione.

Edwin van der Sar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Edwin van der Sar
Edwin van der Sar 2015.jpg
Van der Sar në Dublin, 2015
Të dhënat personale
Emri i plotëEdwin van der Sar[1]
Data e lindjes (1970-10-29) 29 Tetor 1970 (48 vjeç)[2]
Vendi i lindjesVoorhout, Holandë[3]
Gjatësia1,97 m (6 ft 5+12 in)[4]
PozicioniPortier
Informacionet për klubin
Klubi aktualAjax (CEO)
Karriera në rini
1980–1985Foreholte
1985–1990VV Noordwijk
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
1990–1999Ajax226(1)
1999–2001Juventus66(0)
2001–2005Fulham127(0)
2005–2011Manchester United186(0)
2016VV Noordwijk1(0)
Gjithsej606(1)
Ekipi kombëtar
1995–2008[5]Holanda130(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Edwin van der Sar (Holandisht: ˈɛtʋɪn vɑn dɛr ˈsɑr; lindur më 29 tetor 1970) është një ish futbollist profesionist holandez i cili luajti si portier. Gjatë karrierës së tij ai luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United. Ai është lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares holandeze. Aktualisht punon si kryeshefi ekzekutiv i Ajaxit.[6] Në vitin 2016 ai doli nga pensionimi për të luajtur një ndeshje me ekipin amator VV Noordwijk.

Van der Sar filloi karrierën e tij si profesionst tek Ajax dhe konsiderohet si një nga lojtarët e gjeneratës së artë të klubit në vitet 1992–96. Ai qëndroi me klubin nëntë vite para se të kalonte tek klubi italian Juventus dhe më pas në Angli, në fillim me Fulham dhe më pas me Manchester United. Ai është një nga lojtarët e paktë që ka fituar UEFA Ligën e Kampioneve me dy ekipe të ndryshme – me Ajaxin në vitin 1995 dhe me Manchester United në vitin 2008; në këtë të fundit, ai u shpall edhe Lojtari i ndeshjes në finale. Van der Sar është gjithashtu edhe fitues i Kupës UEFA, sukses të cilin e arriti me Ajaxin në vitin 1992.

Van der Sar është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e futbollit, duke fituar 27 trofe në karrierë, më së shumti me Ajaxin dhe Manchester Unitedin.[7] Ai gjithashtu ka vendosur edhe disa rekorde. Në sezonin 2008–09, ai vendosi një rekord botëror duke qëndruar plot 1,311 pa pësuar gol në kampionat.[8] Deri në vitin 2017 ai ishte lojtari me më shumë ndeshje të luajtura për Holandën, deri sa Wesley Sneijder e kaloi. Ai është gjithashtu edhe lojtari më i vjetër që ka fituar Premier Ligën (40 vjeç e 205 ditë). Van der Sar gjithashtu ka fituar disa trofe personal, ku përfshihet çmimi Portieri më i mirë evropian në vitet 1995 dhe 2009, si dhe Portieri i vitit i UEFA-s në vitin 2009. Ai është konsideruar nga kritikët dhe kolegët, si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave.[9][10]

Karriera me klube[redakto | përpunoni burim]

Ajax[redakto | përpunoni burim]

Në vitin 1990, performancat e van der Sar me klubin lokal VV Noordwijk tërhoqën vëmëndjen e vëzhguesve të Ajax dhe trajnerit Louis van Gaal; klubi në fund i ofroi një kontratë, të cilën ai e pranoi.[11] Ai bëri debutimin e tij me ekipin më 23 prill 1991 në fitoren 1–0 kundër Sparta Rotterdam. Ai e mbylli sezonin e tij të parë me nëntë paraqitje në kampionat.

Van der Sar ishte portieri rezervë në fushatën e suksesshme të ekipit në Kupën UEFAsezonin 1991–92; ai nuk zhvilloi asnjë ndeshje. Në sezonin sezonin 1994–95, ai fitoi Ligën e Kampioneve për herë të parë në karrierën e tij, duke zhvilluar 11 paraqitje si portier titullar.[12]finale, ai nuk pësoi gol duke ndihmuar Ajaxin të mposhte ekipin italian Milan 1–0.[13] Për performancat e tij në sezon ai u nderua me çmimin Portieri më i mirë evropian. Van der Sar luajti edhe në finalen e vitit 1996, por këtë herë Ajax u mposht nga Juventusi pas gjuajtjeve të penalltive.[14]

Ai zhvilloi gjithsej 226 ndeshje në kampionat për klubin dhe 312 në të gjitha kompedicionet. Ai mundi të shënonte edhe një gol, i cili erdhi në fitoren tenistike 8–1 kundër De Graafschap në sezonin 1997–98.[15] Në sezonin e tij të parë si numri 1 i portës së Ajax, Van der Sar u nderua me çmimin portieri holandez i vitit; ai do ta fitonte këtë çmim edhe në tre sezonet e ardhshme.

Juventus[redakto | përpunoni burim]

Në vitin 1999, statusi i Van der Sar si një nga portierët më të mirë të Evropës tërhoqi vëmëndjen e anglezëve të Manchester United, të cilët kërkonin një zëvëndësues të Peter Schmeichel; pavarësisht kësaj, ai firmosi me klubin italian Juventus për shifër e cila besohej të ishte rreth 5 milion £. Ai bëri debutimin e tij me Zonjën e vjetër në barazimin 1–1 kundër Regginës në Stadio Delle Alpi.[16] Ai u bë portieri i parë jo-italian i cili mban portën e paprekur për Juventusin.[17]

Ai luajti si titullar në dy sezonet e tij të para në Torino, duke zhvilluar 66 paraqitje në Serie A me Juventusin e cila në të dyja rastet përfundoi në vendin e dytë nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti. Në ndeshjen e fundit të sezonit 1998–99, Juventus u mposht nga Perugia Calcio, duke i lejuar Lazios të fitonte kampionatin. Në sezonin e dytë, Van der Sar ndihmoi ekipin të përfundonte në vendin e dytë vetëm dy pikë larg kampionëve të Romës.

Van der Sar humbi vendin si titullar në verën e vitit 2001, pasi Bardhezinjtë blenë portierin e kombëtares italiane Gianluigi Buffon nga Parma për 100 milion lira italiane (afërsisht 32.6 milion £) – një shifër rekord për një portier. Ai nuk kishte dëshir që të qëndronte si zgjedhje e dytë në ekip, dhe e bëri të qartë dëshirën e tij për tu larguar nga Italia pas dy sezonesh.[18]

Fulham[redakto | përpunoni burim]

Van der Sar në aksion me Fulham

Më 1 gusht 2001, Van der Sar pranoi të kalonte në Angli dhe ju bashkua ekipit të sapongjitur në elitë Fulham në një transferim befasues për 7 milion £; ai firmosi një kontratë katër-vjeçare.[19][20] Në ditën tjetër, ai u prezantua zyrtarisht si lojtari i Fulham, duke e quajtur Fulhamin si një "atmosferë miqësore e këndëshme", duke shtuar se këtu ndihet i "vlerësuar".[21] Ai bëri debutimin e tij në ligë më 18 gusht në një humbje 2–3 ndaj Manchester United.[22] Gjithsej, ai grumbulloi 127 paraqitje në ligë me ekipin. Në një ndeshje në sezonin e të tij të fundit në klub, ai në mënyrë fantastike priti dy penallti nga Juan Pablo Angel në barazimin 1–1 kundër Aston Villës.[23] Performancat e tij me klubin londinez tërhoqën vëmëndjen e trajnerit të Manchester United, Sir Alex Ferguson.[24][25]

Manchester United[redakto | përpunoni burim]

Van der Sar firmosi për Manchester United më 10 qershor 2005 për një shifër të raportuar prej 2 milion £, pavarësisht se shifra e saktë e transferimit u mbajt e fshehtë.[26][27] Ish trajneri legjendar i klubit Alex Ferguson e konsideron Van der Sarin si portieri më i mirë që ka patur që nga koha e danezit Peter Schmeichel.[28]

Van der Sar në aksion për Manchester United

Më 5 maj 2007, penalltia e pritur nga ai kundër Darius Vassell ndihmoi ekipin të merrte një fitore 1–0 ndaj Manchester Cityt në derbin e Manchesterit. Një ditë më pas, dështimi i Çelsit për të mposhtur ArsenalinEmirates Stadium i siguroi Manchester Unitedit titullin e 9të të Premier Ligës dhe të parin për Van der Sarin. Ai gjithashtu u emërua edhe në ekipin e sezonit.[29] Tre muaj më vonë, ai ishte një katalizator në triumfin e 16të të ekipit në FA Community Shield, pasi ai priti tre penallti në gjuajtjet e penalltive kundër Çelsit, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1.[30]

Sezoni 2007–08 ishte më i miri për Van der Sar që pas mbërritjes së tij në klub; ai zhvilloi disa paraqitje të mira pavarësisht një dëmtimi në muskulin afër legenit. Ai ndihmoi ekipin të fitonte titullin e dytë rresht të Premier Ligës në ndeshjen e fundit si dhe kontriboi edhe në fitimin e Ligës së Kampioneve duke pritur penalltinë e fundit nga Nicolas Anelka në gjuajtjet e penalltive kundër Çelsit.[31]

Van der Sar i shtoi një vit më shumë kontratës së tij me klubin më 12 dhjetor 2008, gjë që do të thoshte se ai do të qëndonte në Old Trafford deri në fund të sezonit 2009–10.[32]

Më 27 janar 2009, Van der Sar ndihmoi ekipin si dhe vendosi një rekord në Premier Ligë për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol rradhazi – në fitoren 5–0 ndaj West Bromwich Albion, duke bërë që ai të shkonte 11 ndeshje dhe 1 032 minuta pa pësuar gol, duke thyer rekordin e mëparëshëm të Petr Čech me 10 ndeshje dhe 1 025 në sezonin 2004–05. Ai e theu rekordin e përgjithshëm të futbollit anglez në ndeshjen e rradhës së klubit katër ditë më vonë, duke thyer edhe rekordin prej 1,103 të Steve Death gjatë kohës që luante me Reading në vitin 1979.[33] Ai qëndoi një tjetër ndeshje pa pësuar gol, kundër West Hamit më 8 shkurt 2009, duke zgjatur rekordin e tij në 1 212 minuta, duke thyer kështu edhe rekordin britanik të 1 155 minutave të vendosur nga Bobby Clark i Aberdeenit në vitin 1971.[34] Rekordi i tij u zgjerua më tej më 18 shkurt, duke arritur në 1 302 minuta; duke bërë këtë, Van der Sar theu rekordin botëror të vendosur nga José María Buljubasich, i cili në sezonin 2005 në Clausuran kiliane qëndroi 1 289 minuta pa pësuar gol.[35][36]

Van der Sar në aksion gjatë sezonit 2010–11

Rekordi i tij i ndeshjeve pa pësuar gol mori fund më 4 mars, ku ai bëri një gabim që lejoi Peter Løvenkrandsin e Newcastle Unitedit të shënonte pas nëntë minutash.[37] Gjithsej, Van der Sar kishte qëndruar 1 311 minuta pa pësuar gol në ligë.[31] Këto ndeshje pa pësuar gol ishin një faktor i rëndësishëm për Manchester United që fitoi titullin e tyre të 11të të Premier Ligës, me ekipin që fitoi shumë ndeshje me rezultatin 1–0 për të fituar titullin para Liverpoolit. Me 21 ndeshje pa pësuar gol, ai fitoi edhe dorezën e artë për sezonin 2008–09.[38][39] Megjithatë, ai humbi mundësinë për të fituar Ligën e Kampioneve për herë të tretë pasi United ra 2–0 në duart e Barcelonës më 27 maj 2009. Pavarësisht kësaj, ai u shpall Portieri më i mirë evropian nga UEFA për herë të dytë, 14 vite pasi e fitoi për herë të parë me Ajaxin. Ai gjithashtu ishte edhe një nga pesë lojtarët e Manchester United të listuar për të fituar çmimin PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve; ky çmim, megjithatë, u fitua nga shoku i tij i skuadrës, Ryan Giggs. Van der Sar ishte pjesë e formacionit të sezonit.[40]

Van der Sar humbi 12 ndeshjet e para të sezonit 2009–10 për shkak të një dëmtimi në gisht të pësuar gjatë turnamentit veror Kupa Audi.[41] Ai u rikthye në aksion më 6 tetor 2009, duke luajtur 90 minuta në një ndeshje me rezervat ndaj Everonit.[42] Ai u rikthye në fushë me ekipin e parë më 17 tetor duke luajtur në fitoren 2–1 ndaj Bolton Wanderers.[43] Më 21 nëntor 2009, Van der Sar pësoi një tjetër dëmtim madhor që e mbajti jashtë fushave të lojës për 12 ndeshje të tjera; përveç kësaj, edhe gruaja e tij pësoi hemoragji në tru para Krishtlindjeve duke i dhënë holandezit një goditje të dyfishtë. Ai u rikthye në fushë më 16 janar 2010 duke luajtur në të gjithë ndeshjen ndaj Burnley që u mbyll me fitoren 3–0.[44]

Van der Sar firmosi një kontratë të re një-vjeçare me klubin më 26 shkurt 2010, që do të thoshte se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e Manchester United deri në fund të sezonit 2010–11.[45]

Më 23 dhjetor 2010, mediat britanike raportuan se trajneri Alex Ferguson kishte konfirmuar se Van der Sar do të pensionohej në fund të sezonit 2010–11.[46] Pavarësisht se këto raportime u hodhën poshtë në atë kohë,[46] Van der Sar konfirmoi më 27 janar 2011, duke thënë se ishte vendimi i tij.[47] Më 12 mars, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Arsenalit në Kupën FA pasi kreu disa pritje të mira. Ekipi fitoi ndeshjen 2–0 me golat e Wayne Rooney dhe Fábio. Ai u përfshi sërisht në skuadrën e vitit, duke regjistruar prezencën e tij të tretë, me të tjerat që janë në vitet 2007 dhe 2008.

Më 22 maj 2011, ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Old Trafford në fitoren 4–2 kundër Blackpool çka i shkaktoi këtyre të fundit rënjen nga Premier Liga. Ai ishte kapiteni i skuadrës në ndeshjen e fundit të tij; Manchester United u mposht 1–3 nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampioneve.

Më 28 maj 2011, Van der Sar u pensionua nga futbolli aktiv.[48]

VV Noordwijk[redakto | përpunoni burim]

Më 12 mars 2016, Van der Sar bëri një rikthim të shkurtër në futboll për të luajtur 'një ndeshje të fundit', për VV Noordwijk, pasi portieri titullar i ekipit Mustafa Amezrine u dëmtua.[49] Ai luajti në barazimin 1–1 kundër Jodan Boys, duke pritur edhe një penallti.[50]

Karriera ndërkombëtare[redakto | përpunoni burim]

Fillimet[redakto | përpunoni burim]

Van der Sar ishte një nga 23 lojtarët e ekipit kombëtar holandez që do të merrte pjesë në Kupën e Botës 1994, por nuk luajti asnjë ndeshje; Holanda u eliminua në çerek-finale nga Brazili me rezultatin 2–3.[51] Atij ju desh të prise datën 7 qershor 1995 për të zhvilluar paraqitjen e tij debutuese me kombëtaren; ai luajti 90 minuta në humbjen befasuese 0–1 ndaj Bjellorusisë e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 1996.[52] Ai ishte në portë gjatë tre turnamente të ardhshme madhore, Euro 96, Kupa e Botës 1998 dhe Euro 2000, që u mbyllën të treja me Holandën të eliminuar nga gjuajtjet e penalltive. Kombëtarja dështoi të kualifikoheshe për në Kupën e Botës 2002 pas garës së zhvilluar me Portugalinë dhe Republikën e Irlandës, duke bërë që gjatë gjithë karrierës së tij, ai të humbiste vetëm këtë turnament.

Kupa e Botës 1998[redakto | përpunoni burim]

Van der Sar ishte në portë në gjysëm-finalen e turnamentit, ku ekipi i tij u eliminua nga Brazili 4–2 nga penalltitë pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1–1. Në ndeshjen play-off për vendin e tretë, Holanda u mposht me rezultatin 2–1 nga ekipi surprizë Kroacia.[53]

Në ndeshjen çerek-finale ndaj Argjentinës, Van der Sar u ballafaqua me Ariel Ortegan pasi ky i fundit mori një karton të verdhë për simulim në zonën e penalltisë; argjentinasi më pas doli jashtë me karton të kuq pasi goditi me kokë portierin.[54] Disa minuta më vonë, Dennis Bergkamp shënoi golin e fitores në triumfin 2–1 të portokallinjëve.[55]

UEFA Euro 2000[redakto | përpunoni burim]

Van der Sar luajti si titullar në të tre ndeshjet e grupit të Holandës, përfshirë edhe fitoren 2–1 ndaj kampionëve të botës të asaj kohe, Franca. Në çerek-finale, ata mposhtën Jugosllavinë me rezultatin tenistik 6–1.[56]

Në gjysëm-finalen ndaj Italisë, pavarësisht se italianët po luanin me një lojtar më pak dhe holandezët kishin fituar dy penallti (të dyja i humbën), koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola. Holanda u eliminua me rezultatin 3–1 në gjuajtjet e penalltive, me Van der Sarin që priti tentativën e kapitenit të Italisë Paolo Maldini, kurse kolegu i tij italian Francesco Toldo priti dy penallti (pa përfshirë dy penalltitë që priti në kohën e rregullt) për të dërguar italianët në finale.[57][58]

UEFA Euro 2004[redakto | përpunoni burim]

Van der Sar gjatë kohës me kombëtaren

Gjatë gjuajtjeve të penalltive në çerek-finalet e Euro 2004 kundër Suedisë, Van der Sar priti penalltinë e mbrojtësit Olof Mellberg, duke lejuar Holandën të fitonte ndeshjen 5–4 dhe të avanconte në gjysëm-finale,[59] ku u eliminuan nga Portugalia.[60]

Kupa e Botës 2006[redakto | përpunoni burim]

Para ndeshjes së fazës së grupeve kundër Bregut të Fildishtë, Van der Sar nuk kishte pësuar gol në nëntë ndeshje rresht.[61] Si kapiteni i Holandës, ai theu rekordin e Frank de Boer për numrin e ndeshjeve të luajtura në kombëtaren duke u paraqitur për 90 minuta në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Portugalisë, të cilën Holanda e humbi me rezultatin 1–0.[62]

UEFA Euro 2008[redakto | përpunoni burim]

Van der Sar në stërvitje me Holandën para Euro 2008

Në ditëlindjen e tij të 37të, Van der Sar u intervista nga Radio 538 dhe deklaroi se ai kishte vendosur të pensionohej pas mbarimit të UEFA Euro 2008.[63] Ai ishte gjithashtu vendimtar në dhënjen fund të një konflikti të gjatë midis sulmuesit veteran Ruud van Nistelrooy dhe trajnerit Marco van Basten.[64] Ai ishte kapiteni i ekipit në fitoren mbreslënëse 3–0 kundër Italisë më 9 qershor 2008, se dhe në fitoren tjetër mbreslënëse 4–1 ndaj Francës.[65][66] Më 21 qershor, ai luajti një humbjen 3–1 në çerek-finale kundër Rusisë, gjë që u besua të ishte ndeshja e tij e fundit ndërkombëtare.[67] Kjo ishte gjithashtu edhe paraqitja e tij e 16të në Kampionatin Evropian, duke barazuar kështu rekordin e vendosur nga Lilian Thuram disa ditë më parë. Van der Sar u emërua në skuadrën e turnamentit sëbashku me 22 lojtarë të tjerë.[31] Pas Euro 2008, Van der Sar kishte vendosur rekordin si lojtari me më shumë minuta të luajtura në Kampionatin Evropian.[68]

Kualifikueset e Kupës së Botës 2010[redakto | përpunoni burim]

Më 3 tetor 2008, me kërkesën e trajnerit të ri Bert van Marwijk, Van der Sar ra dakort që të kthehej nga pensionimi për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2010 kundër Islandës dhe Norvegjisë pas dëmtimeve të Maarten Stekelenburg dhe Henk Timmer, që i lanë jashtë për këto sfida.[69] Ai nuk pësoi gol në të dyja ndeshjet, që u fituan nga holandezët respektivisht 2–0 dhe 1–0. Në Oslo, Holanda mposhti Norvegjinë falë golit të mesfushorit Mark van Bommel, duke i dhënë një lamtumirë të duhur Van der Sarit i cili regjistroi paraqitjen e tij të 130të, një rekord në ekipin kombëtar.[70] Ai e mbajti këtë rekord deri në vitin 2017, vit në të cili ai u kalua nga Wesley Sneijder.[71]

Stili i lojës[redakto | përpunoni burim]

I konsideruar si një nga portierët më të mëdhenj e më të kompletuar në historinë e futbollit,[9][10] Van der Sar ishte një portier i gjatë, atletik, por i hollë, i cili ishte i shkëlqyer në daljet e tij për të kapur topin falë fizikut dhe gjatësisë së tij; një portier inteligjent, përveç reflekseve, pozicionimit të shkëlqyer, dhe aftësisë së ndalimit së gjuajtjeve, ai gjithashtu njihej për qetësinë e tij, jetëgjatësinë si dhe aftësinë për të organizuar mbrojtjen.[10][72][73][74][75][11] Veç kësaj, ai ishte gjithashtu një portieri shkëlqyer në ndaljen e penalltive.[76][77][78][79] Megjithatë, Van der Sar njihej më mirë për lojën me këmbë, si dhe për saktësinë që kishte me të dyja këmbët, që i lejonte atij të niste kundër-sulme nga zona e tij duke lëshuar topa të gjatë.[72][73][74][80] Falë aftësisë së tij në zotërimin e topit, dhe si daljeve të tij nga zona, Van der Sar ka shërbyer me raste gjithashtu edhe si portier i lirë, në veçanti gjatë kohës së tij tek Ajaxi.[74][81]

Karriera pas-futbollit[redakto | përpunoni burim]

Van der Sar duke folur në Web Summit 2015

Më 3 gusht 2011, një ndeshje lamtumire u luajt në Amsterdam Arena në nderim të Van der Sarit. Në këtë ndeshje ishte "ekipi i ëndërrave" i tij; në këtë ekip bënin pjesë Wayne Rooney, John Heitinga, Louis Saha, Rio Ferdinand, Ryan Giggs, Paul Scholes, Nemanja Vidić, André Ooijer, Dirk Kuyt, Gary Neville, Michael Carrick, Edgar Davids, Giovanni van Bronckhorst, Boudewijn Zenden dhe Dennis Bergkamp me Alex Ferguson si trajner. Ata u përballën me ekipin aktual të Ajaxit të asaj kohe, të drejtuar nga Frank de Boer.

Para kësaj ndeshje, dy ndeshje të vogla u luajtën. Në njërën prej tyre luajtën ekipet e të rinjëve të Manchester Unitedit dhe Ajaxit, kurse në tjetrën luajti ekipi i Ajaxit i vitit 1995 kundër ekipit të Holandës të vitit 1998. Në ekipin e Ajaxit ishin pjesë lojtarë si Finidi George, Nwankwo Kanu, Frank de Boer, Winston Bogarde, Nordin Wooter, Ronald de Boer, Danny Blind, Patrick Kluivert, Marc Overmars dhe Frank Rijkaard me Louis van Gaalin si trajnerin e tyre. Kurse ekipi i Holandës kishte në përbërje lojtarë si Wim Jonk, Dennis Bergkamp, Roy Makaay, Ruud Hesp, Aron Winter, Richard Witschge dhe Pierre van Hooijdonk të drejtuar nga Guus Hiddink.

Shikueshmëria e kësaj ngjarjeje në Holandë arriti shifrën 2 milion dhe pati gjithsej 26% të pjesës së tregut.[82] Të ardhurat e ndeshjes ishin planifikuar për t'u dërguar në dy shoqata bamirësie (Make a Wish Foundation dhe Laureus);[83] Megjithatë, të ardhurat ishin më të mëdhaja nga se ishte parashikuar, duke shtyrë Van der Sarin të deklaronte se me këto të ardhura ai do të krijonte shoqatën e tij të bamirësisë.[84]

Gjatë kësaj ngjarje, u lajmërua gjithashtu se Van der Sar do të punonte si analist i televizionit Nederlandse Omroep Stichting për 2011–12 UEFA Ligën e Kampioneve.[85]

Djali i Van der Sar, Joe, bëri komente të shkruara rreth tij duke deklaruar se babai i tij do të punonte si trajner portierësh tek Ajaxi brënda pesë vitesh. Van der Sar vetë deklaroi se ai nuk dëshironte të ishte tërësisht i angazhuar rreth kësaj, por konfirmoi se ishte i interesuar dhe se dëshironte ta ndërtonte karrierën e tij si trajner ngadalë, duke filluar nga nivelet e ulta.[86]

Më 27 maj 2012, Van der Sar mori pjesë në ndeshjen Soccer Aid 2012, duke luajtur për ekipin "Rest of the World" në pjesën e parë, dhe kreu një pritje ndaj John Bishop. Ai u zëvëndësua në pjesën e dytë nga komediani Patrick Kielty. Ai mori pjesë në të njëjtën ngjarje dy vite më vonë, saktësisht më 8 qershor 2014, duke luajtur sërisht në pjesën e parë për ekipin "Rest of the World" përpara se të zëvëndësohej sërisht në fillim të pjesës së dytë, këtë herë nga Patrick Kielty.

Van der Sar mori rolin e drejtorit të marketingut tek Ajaxi më 19 nëntor 2012.[87] Në vitin 2016, ai u ngrit në detyrë, dhe u bë kryeshef ekzekutiv.[88]

Jeta personale[redakto | përpunoni burim]

Van der Sar është i martuar me Annemarie van Kesteren.[89] Ceremonia e çiftit u zhvillua në ndërtesën Beurs van BerlageAmsterdamit, më 20 maj 2006.[90] Djali i tij, Joe, ishte në fushë duke festuar kur babai i tij priti penalltinë në triumfin 5–4 të Holandës nga penalltitë kundër Suedisë në çerek-finalen e Euro 2004.[89] Në dhjetor 2009, Van Kesteren u dërgua në spital dy ditë para Krishtlindjeve,[91] me raportimet që thonin për një hemoragji në tru, duke shtuar se ajo ishte në gjëndje "shumë të dobët".[92] Van der Sarit ju dha leja e menjëherëshme për të shkruar tek gruaja e tij, dhe më pas u kuptua se ajo ishte rikuperuar mirë, dhe se efektet nuk do të ishin të gjata.[93]

Statistikat e karrierës[redakto | përpunoni burim]

Klube[redakto | përpunoni burim]

Burimi:[94][95][96]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër[nb 1] Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Ajax 1990–91 Eredivisie 9 0 0 0 0 0 0 0 9 0
1991–92 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
1992–93 19 0 3 0 3 0 0 0 25 0
1993–94 32 0 4 0 6 0 1 0 43 0
1994–95 33 0 3 0 11 0 1 0 48 0
1995–96 33 0 2 0 11 0 4 0 50 0
1996–97 33 0 1 0 10 0 1 0 45 0
1997–98 33 1 5 0 8 0 0 0 46 1
1998–99 34 0 5 0 6 0 1 0 46 0
Gjithsej 226 1 23 0 55 0 8 0 312 1
Juventus 1999–2000 Serie A 32 0 3 0 11 0 0 0 46 0
2000–01 34 0 2 0 6 0 0 0 42 0
Gjithsej 66 0 5 0 17 0 0 0 88 0
Fulham 2001–02 Premier League 37 0 4 0 0 0 0 0 0 0 41 0
2002–03 19 0 0 0 0 0 11 0 0 0 30 0
2003–04 37 0 6 0 0 0 0 0 0 0 43 0
2004–05 34 0 5 0 1 0 0 0 0 0 40 0
Gjithsej 127 0 15 0 1 0 11 0 0 0 154 0
Manchester United 2005–06 Premier League 38 0 2 0 3 0 8 0 0 0 51 0
2006–07 32 0 3 0 0 0 12 0 0 0 47 0
2007–08 29 0 4 0 0 0 10 0 1 0 44 0
2008–09 33 0 2 0 0 0 10 0 4 0 49 0
2009–10 21 0 0 0 2 0 6 0 0 0 29 0
2010–11 33 0 2 0 0 0 10 0 1 0 46 0
Gjithsej 186 0 13 0 5 0 56 0 6 0 266 0
Noordwijk 2015–16 Hoofdklasse 1 0 0 0 0 0 0 0 0 0 1 0
Gjithsej karriera 606 1 56 0 6 0 139 0 14 0 821 1
  1. ^ Përfshirë kompedicione si Johan Cruijff Shield, FA Community Shield, UEFA Super Kupa, Kupa Interkontinentale dhe FIFA Kupa e Botës për Klube

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Burimi:[97][5]

Kombëtarja holandeze
Viti Ndsh Gola
1995 5 0
1996 10 0
1997 6 0
1998 14 0
1999 8 0
2000 12 0
2001 9 0
2002 6 0
2003 8 0
2004 17 0
2005 11 0
2006 12 0
2007 4 0
2008 8 0
Gjithsej 130 0

Trofe[redakto | përpunoni burim]

Klube[redakto | përpunoni burim]

Ajax[95]

Juventus[95]

Fulham[95]

Manchester United[95]

Individual[redakto | përpunoni burim]

Çmime jo të lidhura me futbollin

Rekordi[redakto | përpunoni burim]

  • Portieri më i vjetër që fiton Premier Ligën (40 vjeç dhe 205 ditë)
  • Portieri më i vjetër që fiton UEFA Ligën e Kampioneve (37 vjeç dhe 205 ditë)[106]
  • Rekordi botëror për numrin e minutava pa pësuar gol në ligë (1,311 minuta, i vendosur në sezonin 2008–09)
  • Lojtari i parë jo-britanik që ka qënë aktiv në Premier Ligë pas moshës 40 vjeçare[107]
  • Portieri i parë që ka qëndruar 50 ndeshje pa pësuar gol në UEFA Ligën e Kampioneve
  • Më shumë ndeshje pa pësuar gol në UEFA Kampionatin Evropian: 9 (sëbashku me Iker Casillas)

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Hugman, Barry J., red. (2010). The PFA Footballers' Who's Who 2010–11. Mainstream Publishing. f. 419.  978-1-84596-601-0. 
  2. ^ "Edwin Van der Sar ESPN". Soccernet.espn.go.com. ESPN Soccernet. 3 shkurt 2011. Marrë më 3 shkurt 2011. 
  3. ^ "Edwin van der Sar Manchester United". ManUtd.com. Manchester United. 3 shkurt 2011. Marrë më 3 shkurt 2011. 
  4. ^ White, Jim (2008). Manchester United: The Biography. London: Sphere. f. 425.  978-1-84744-088-4. 
  5. ^ a b "Edwin van der Sar - Century of International Appearances". www.rsssf.com. Marrë më 14 dhjetor 2018. 
  6. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 12 October 2013. Marrë më 9 September 2013. 
  7. ^ Rohith Nair (12 gusht 2015). "Footballers who have won the most trophies in club football" [Futbollistët që kanë fituar më shumë trofe me klubet në futboll]. www.sportskeeda.com. Marrë më 12 gusht 2015. 
  8. ^ "Van der Sar: I've had a great career" [Van der Sar: Pata një karrierë të madhe]. fifa.com. 30 maj 2011. Marrë më 24 korrik 2017. 
  9. ^ a b "The best goalkeepers of all time" [Portierët më të mirë të të gjitha kohërave]. CNN. 9 shkurt 2009. Marrë më 10 dhjetor 2015. 
  10. ^ a b c "Van der Sar ranks among the all-time greats" [Van der Sar renditet mes më të mirëve të të gjitha kohërave]. ESPN. 28 janar 2011. Marrë më 10 dhjetor 2015. 
  11. ^ a b Stefano Bedeschi (29 tetor 2010). "Gli eroi in bianconero: Edwin VAN DER SAR" [Heronjtë bardhezi: Edwin van der Sar]. Tuttomercatoweb.com. Marrë më 14 dhjetor 2018. 
  12. ^ Damian Mannion (24 maj 2015). "Ajax remembered: Dutch masters beat Milan in the 1995 Champions League final" [Ajaxi kujtohet: Mjeshtrat holandez mposhtën Milanin në finalen e Ligës së Kampioneve në 1995]. talksport.com. Marrë më 14 dhjetor 2018. 
  13. ^ "Ajax 1–0 Milan". UEFA.com. Marrë më 14 dhjetor 2018. 
  14. ^ "Ajax 1–1 Juventus". UEFA.com. Marrë më 14 dhjetor 2018. 
  15. ^ "De Graafschap - Ajax 1 - 8". AFC Ajax. 3 maj 1998. Marrë më 14 dhjetor 2018. 
  16. ^ La fiche de Edwin Van der Sar. Football – L'Equipe.fr. Lequipe.fr (29 gusht 1999). Marrë më 23 shtator 2011.
  17. ^ "Manchester United's Edwin van der Sar saves the best until last" [Edwin van der Sar i Manchester United ruan më të mirën deri në fund]. The Guardian. Marrë më 28 shkurt 2015. 
  18. ^ "Toldo, spunta l'Inter Il Milan prende Pirlo" [Toldo, kontrollon Interin, Milani merr Pirlon]. la Repubblica. 1 korrik 2001. Marrë më 1 maj 2013. 
  19. ^ "Reports and Financial Statements at 30 June 2002" (PDF). Juventus F.C. 28 October 2002. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 qershor 2015. Marrë më 10 maj 2012. 
  20. ^ "Fulham land Dutch ace Van der Sar" [Fulham sjell asin holandez Van der Sar]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 1 gusht 2001. Marrë më 12 maj 2011. 
  21. ^ "Fulham unveil Van der Sar" [Fulham prezanton Van der Sar]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 2 gusht 2001. Marrë më 12 maj 2011. 
  22. ^ "Man Utd floor Fulham" [Man Utd shtrin Fulhamin]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 19 gusht 2001. Marrë më 12 maj 2011. 
  23. ^ "Fulham 1–1 Aston Villa". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 2 shkurt 2005. Marrë më 8 shtator 2015. 
  24. ^ "The gossip column". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 21 nëntor 2004. Marrë më 12 maj 2011. 
  25. ^ Tynan, Gordon (27 janar 2005). "Transfer tempted Van der Sar". The Independent. Londër: Independent Print Limited. Marrë më 12 maj 2011. 
  26. ^ "Man Utd seal Van der Sar switch" [Man Utd vulos blerjen e Van der Sar]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 10 qershor 2005. Marrë më 13 gusht 2008. 
  27. ^ "Edwin Van der Sar Bio" [Biografia e Edwin Van der Sar]. ESPN. Marrë më 13 gusht 2008. 
  28. ^ "Van der Sar pens new one-year deal at United" [Van der Sar firmos marrëveshjen e re një-vjeçare]. ESPNsoccernet. ESPN. 15 dhjetor 2006. Marrë më 20 korrik 2007. 
  29. ^ a b "Ronaldo secures PFA award double" [Ronaldo siguron dy çmime të PFA]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 22 prill 2007. Marrë më 13 gusht 2008. 
  30. ^ Nick Coppack (5 August 2007). "Report: Reds lift Community Shield" [Raporti: Të kuqtë ngrejnë Community Shield]. ManUtd.com. Manchester United. Arkivuar nga origjinali më 14 July 2011. Marrë më 5 March 2009. 
  31. ^ a b c "Manchester United close to signing keeper – David Gill" [Manchester United pranë firmosjes me portierin – David Gill]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 15 maj 2011. Marrë më 15 maj 2011. 
  32. ^ "Van der Sar extends Man Utd deal" [Van der Sar zgjat marrëveshjen me Man Utd]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 12 dhjetor 2008. Marrë më 12 dhjetor 2008. 
  33. ^ Phil McNulty (31 janar 2009). "Man Utd 5–0 Everton". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. Marrë më 31 janar 2009. 
  34. ^ Adam Bostock (8 shkurt 2009). "Edwin claims British record" [Edwin vendos rekordin britanik]. ManUtd.com. Manchester United. Marrë më 5 mars 2009. 
  35. ^ "IFFHS statistics – World Record of the national championships" [Statistikat e IFFHS – Rekordi botëror i kampionateve kombëtare]. International Federation of Football History & Statistics. Marrë më 5 mars 2009. 
  36. ^ "Chilean Apertura 2005 semi-finals" [Apertura kiliane 2005 gjysëm-finalet]. LatinAmericanFootball.Com. Arkivuar nga origjinali më 9 January 2009. Marrë më 5 March 2009. 
  37. ^ "United battle for points at Newcastle" [United lufton për pikë në Newcastle]. EuroSportYahoo!. 4 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2009. Marrë më 4 mars 2009. 
  38. ^ a b Matt S (26 maj 2009). "Van Der Sar Claims Barclays Golden Glove" [Van der Sar merr dorezën e artë Barclays]. Marrë më 24 prill 2018. 
  39. ^ a b "Edwin van der Sar". Marrë më 24 prill 2018. 
  40. ^ a b "Giggs earns prestigious PFA award" [Giggs fiton çmimin presigjoz PFA]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 26 prill 2010. Marrë më 26 prill 2010. 
  41. ^ "Man Utd suffer Van der Sar blow". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 5 gusht 2009. Marrë më 5 gusht 2009. 
  42. ^ "Van der Sar returns after injury" [Van der Sar rikthehet pas dëmtimit]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 6 tetor 2009. Marrë më 6 tetor 2009. 
  43. ^ David Ornstein (17 tetor 2009). "Man Utd 2–1 Bolton". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. Marrë më 17 tetor 2009. 
  44. ^ "Man Utd 3–0 Burnley". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 16 janar 2010. Marrë më 16 janar 2010. 
  45. ^ "Manchester United's Edwin van der Sar extends contract" [Edwin van der Sar i Manchester United zgjat kontratën]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 26 shkurt 2010. Marrë më 26 shkurt 2010. 
  46. ^ a b "Manchester United's Edwin van der Sar to retire after this season" [Edwin van der Sar i Manchester United do të pensionohet pas këtij sezoni]. guardian.co.uk. Londër: The Guardian. 23 dhjetor 2010. Marrë më 25 dhjetor 2010. 
  47. ^ "Edwin Van der Sar announces retirement date" [Edwin Van der Sar lajmëron datën e pensionimit]. The Independent. 27 janar 2011. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  48. ^ "Edwin on retirement" [Edwin flet për pensionimin]. ManUtd.com. Manchester United. 28 maj 2011. Marrë më 31 maj 2011. 
  49. ^ "Van der Sar i rikthehet futbollit në moshën 45 vjeçare". Top-Channel.tv. 11 mars 2016. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  50. ^ Rigers Avdo (12 mars 2016). "Video / Edwin van der Sar pret penallti gjatë rikthimit të tij në portë". Telesport.al. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  51. ^ "Netherlands 2–3 Brazil" [Holanda 2–3 Brazili]. FIFA.com. 9 korrik 1994. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  52. ^ "Football MATCH: 07.06.1995 Belarus v Netherlands" [Ndeshje futbolli: 07.06.1995 Bjellorusi v Holandë]. European Football. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  53. ^ "Croatia 2–1 Netherlands" [Kroacia 2–1 Holanda]. Football Database. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  54. ^ Simon Rice (11 prill 2014). "World Cup 2014 countdown: Ariel Ortega head-butts Edwin van der Sar in 1998" [Numërimi mbrapa i Kupës së Botës 2014: Ariel Ortega godet me kokë Edwin van der Sar në 1998]. The Independent. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  55. ^ "Netherlands 2–1 Argentina" [Holanda 2–1 Argjentina]. FIFA.com. 9 korrik 1994. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  56. ^ "Kluivert stars as Oranje leave Yugoslavia in shade" [Kluivert shkëlqen me 'Oranjet' që lejnë Jugosllavinë në hije]. FIFA.com. 6 tetor 2003. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  57. ^ David Lacey (30 qershor 2000). "Holland pay the penalties" [Holanda paguan penalltitë]. The Guardian. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  58. ^ "Spot-on Italy inflict more woe for Dutch" [Italia nga pika e bardhë i shkakton më shumë mjerim holandezëve]. UEFA.com. 6 tetor 2003. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  59. ^ "Holland end Swede dream" [Holanda i jep fund ëndërrës suedeze]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 26 qershor 2004. Marrë më 13 gusht 2008. 
  60. ^ "Portugal 2–1 Holland" [Portugali 2–1 Holandë]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 20 qershor 2004. Marrë më 13 gusht 2008. 
  61. ^ "Van Der Sar Tight-Lipped on Future". Yahoo! Sport UK. 20 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2007. Marrë më 13 gusht 2008. 
  62. ^ "RSSSF International Career for Edwin van der Sar" [Karriera ndërkombëtare e Edwin van der Sar]. International Federation of Football History & Statistics. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  63. ^ Andrew Scurr (29 tetor 2007). "Van der Sar to quit Holland" [Van der Sar të largohet nga Holanda]. Sky Sports. Marrë më 29 janar 2009. 
  64. ^ "Van der Sar happy to be Dutch daddy" [Van der Sar i lumtur që është babai holandez]. FIFA.com. 12 qershor 2008. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  65. ^ Kevin Ashby (10 qershor 2008). "Slick Netherlands stun world champions" [Holanda e shkëlqyeshme shtang kampionët e botës]. UEFA.com. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  66. ^ Simon Hart (14 qershor 2008). "Dominant Oranje progress in style" [Portokallinjtë dominues avancojnë me stil]. UEFA.com. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  67. ^ Theo Ruizenaar (22 qershor 2008). "Van der Sar ends Dutch career with painful defeat" [Van der Sar i jep fund karrierës holandeze me një humbje të dhimbshme]. Reuters. Marrë më 29 janar 2009. 
  68. ^ "Edwin van der Sar most minutes played at European Championship" [Edwin van der Sar më shumë minuta të luajtura në Kampionatin Evropian]. TopFootball.net. 21 June 2008. Arkivuar nga origjinali më 1 February 2009. Marrë më 29 January 2009. 
  69. ^ "Van der Sar makes Dutch comeback for World Cup qualifiers" [Van der Sar bën një rikthim holandez për kualifikueset e Kupës së Botës]. Reuters. 3 tetor 2008. Marrë më 28 tetor 2008. 
  70. ^ "Strikers put in the shade" [Sulmuesit vendosen në hije]. FIFA.com. 15 tetor 2008. Marrë më 28 tetor 2008. 
  71. ^ "Wesley Sneijder breaks Netherlands caps record" [Wesley Sneijder thyen rekordin e numrit të ndeshjeve me Holandën]. UEFA.com. 9 qershor 2017. Marrë më 4 janar 2018. 
  72. ^ a b "Edwin van der Sar". BBC. Marrë më 10 dhjetor 2015. 
  73. ^ a b Daniel Taylor (28 maj 2009). "Is Edwin van der Sar as accomplished as he would have us believe?" [Është Edwin Van der Sar aq i vlerësuar sa ai do të na deshte neve të besonim?]. The Guardian. Marrë më 10 dhjetor 2015. 
  74. ^ a b c Emanuele Gamba (28 maj 1999). "Juve nelle mani del gigante" [Juve në duart e gjigandit]. La Repubblica. Marrë më 24 tetor 2017. 
  75. ^ Andre Sorrentino (27 maj 2011). "Van der Sar gioca e lascia a 40 anni: "Girerò documentari"" [Van der Sar luan dhe e lën në moshën 40 vjeaçre: "Dokumentari"]. La Repubblica. Marrë më 24 tetor 2017. 
  76. ^ Angelo Cavaliere (19 tetor 2016). "Da Cooper a Diego Alves: ecco i migliori para-rigori della storia" [Nga Cooper tek Diego Alves: ja portierët më të mirë të pritjeve të penalltive në histori]. www.foxsports.it. Marrë më 24 tetor 2017. 
  77. ^ Riccardo Signori (20 shkurt 2009). "Era la saponetta della Juve Adesso non lo batte nessuno" [Ishte sapuni i Juves, tani askush nuk e mposht dot]. Il Giornale. Marrë më 24 tetor 2017. 
  78. ^ "Which Premier League goalkeeper has the best penalty record?" [Kush portier i Premier Ligës ka rekordin më të mirë të pritjes së penalltive?]. The Telegraph. 27 dhjetor 2016. Marrë më 24 tetor 2017. 
  79. ^ Caroline Cheese (5 gusht 2007). "Chelsea 1-1 Man Untd". BBC Sport. Marrë më 24 tetor 2017. 
  80. ^ Matteo Dore (14 mars 2001). "Buffon e Van der Sar maestri con i piedi" [Buffon dhe Van der Sar mjeshtra me këmbët e tyre]. La Gazzetta dello Sport. Marrë më 23 maj 2014. 
  81. ^ Duncan White (26 nëntor 2011). "Liverpool goalkeeper Pepe Reina believes club are on the right road to fulfilling their Europe dream" [Portieri i Liverpoolit Pepe Reina beson se klubi është në rrugen e duhur për të plotësuar ëndërrën e tyre në Evropë]. The Telegraph. Marrë më 15 prill 2016. 
  82. ^ Voetbalzone – In de wandelgangen (zaterdag, 3/10). Voetbalzone.nl. Marrë më 23 shtator 2011.
  83. ^ Ajax – Kaartverkoop afscheidsduel Van der Sar Ajax.nl (20 qershor 2011). Marrë më 23 shtator 2011.
  84. ^ Van der Sar start eigen foundation. SoccerNews.NL. Marrë më 23 shtator 2011.
  85. ^ Ex-doelman Edwin van der Sar wordt voetbalanalist bij NOS – Champions League – HLN. Hln.be. Marrë më 23 shtator 2011.
  86. ^ Van der Sar: 'Trainer bij Ajax ligt voor de hand'. VoetbalPrimeur.nl. Marrë më 23 shtator 2011.
  87. ^ "Edwin van der Sar back at Ajax as marketing director" [Edwin van der Sar rikthehet tek Ajaxi si drejtor marketingu]. The Independent. 19 nëntor 2012. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  88. ^ "Man United icon Van der Sar bids to win Europa League final with Ajax" [Ikona e Man United Van der Sar vë bast të fitojë finalen e Ligës së Evropës me Ajaxin]. Daily Mail. 22 maj 2017. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  89. ^ a b "Edwin van der Sar: Put your hopes in these hands for safe keeping" [Edwin Van der Sar: Vendosni shpresat e juaja në këto duar për t'i mbajtur të sigurta]. Londër: The Independent. 22 shkurt 2009. Marrë më 22 shkurt 2009. 
  90. ^ "Van der Sar: A quiet hero" [Van der Sar: Një hero i qetë]. Manchester Evening News. 24 maj 2008. Marrë më 13 gusht 2008. 
  91. ^ "Edwin given leave by United – Goalkeeper's wife in hospital after suffering brain haemorrhage" [Edwin i jepet leja nga United – Gruaja i portierit në spital pasi pësoi hemoragji në tru]. Sky Sports. 29 dhjetor 2009. Marrë më 30 dhjetor 2009. 
  92. ^ "Annemarie van Kesteren Pictures: Wife of Manchest United Soccer Star has Stroke" [Pikturat e Annemarie van Kesteren: Gruaja e yllit të futbollit të Manchester Unitedit ka pësuar goditje]. Newsbizarre. 29 dhjetor 2009. Marrë më 29 dhjetor 2009. 
  93. ^ "Manchester United goalkeeper Edwin van der Sar set for first team return after wife's collapse" [Portieri i Manchester United Edwin van der Sar bëhet gati për rikthim pas sëmundjes të gruas së tij]. Mail Online. Londër: Associated Newspapers. 4 janar 2010. Marrë më 4 janar 2010. 
  94. ^ "Edwin van der Sar". StretfordEnd.co.uk. Marrë më 24 tetor 2010. 
  95. ^ a b c d e "E. van der Sar". Soccerway. Marrë më 10 dhjetor 2015. 
  96. ^ "Football : Edwin Van der Sar". Football Database. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  97. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Edwin van der Sar". National Football Teams. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  98. ^ "Edwin van der Sar: Overview" [Edwin van der Sar: Përmbledhje]. Premier League. Marrë më 18 prill 2018. 
  99. ^ a b "Man Utd's Edwin van der Sar to retire at end of season" [Edwin van der Sar i Man Utd do të pensionohet në fund të sezonit]. BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 27 janar 2011. Marrë më 13 shtator 2016. 
  100. ^ "FIFA Technical Study Group designates MasterCard All-Star Team". FIFA.com. 10 korrik 1998. Marrë më 17 janar 2015. 
  101. ^ "IFFHS' World's Best Goalkeeper of the Year 1998" [IFFHS Portieri më i mirë i botës 1998]. www.rsssf.com. 
  102. ^ "IFFHS' World's Best Goalkeeper of the Year 2008" [IFFHS Portieri më i mirë i botës]. www.rsssf.com. 
  103. ^ Webmaster. "The Players - Players - FIFPro World Players' Union". 
  104. ^ "Spurs' Gareth Bale wins PFA player of the year award" [Gareth Bale i Spursave fiton çmimin PFA lojtari i vitit]. BBC Sport. 17 prill 2011. Marrë më 18 prill 2018. 
  105. ^ "Edwin van der Sar wint Greatest Man Award" [Edwin van der Sar fiton çmimin 'Man Award']. nu.nl. 30 tetor 2011. Marrë më 15 dhjetor 2018. 
  106. ^ "The Champions League's greatest ever goalkeepers" [Portierët më të mëdhenjë të Ligës së Kampioneve]. UEFA.com. 20 mars 2018. Marrë më 20 mars 2018. 
  107. ^ "'Oude' Edwin van der Sar heeft primeur" [Edwin van der Sar 'i vjetër' e ka të parën]. Amsterdam: AT5 Nieuws. 29 tetor 2010. Marrë më 14 maj 2012. Doelman Edwin van der Sar kan komend weekeinde de eerste niet-Britse veertiger in de Premier League worden, meldt De Telegraaf (Këtë fundjavë portieri Edwin van der Sar mund të bëhët lojtari i parë 40 vjeçar jo-brikanik në Premier Ligë, raporton De Telegraaf) 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Parardhësi 
Edgar Davids
 Kapiteni i Holandës 
2004–2008
Pasardhësi 
Giovanni van Bronckhorst
Goldenwiki 2.png
Edwin van der Sar është një artikull i përkryer, i zgjedhur si një nga artikujt më të mirë nga vullnetarët e Wikipedias. U miratua në 24 shkurt 2019.
Nëse gjeni një mënyrë që kjo faqe të mund të përmirësohet më tepër, pa krijuar konflikte me punimet e redaktorëve të mëparshëm, ju lutemi, merrni guximin dhe kontribuoni.