Nemanja Vidić

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Nemanja Vidić
Nemanja Vidić.jpg
Vidić me Manchester United në vitin 2006
Të dhënat personale
Emri i plotëNemanja Vidić[1]
Data e lindjes (1981-10-21) 21 Tetor 1981 (38 vjeç)
Vendi i lindjesTitovo Užice, RSF Jugosllavi
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)[2]
PozicioniQëndër-mbrojtës
Karriera në rini
1989–1994Jedinstvo Užice
1994–1996Sloboda Užice
1996–2000Ylli i Kuq i Beogradit
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2000–2004Ylli i Kuq i Beogradit67(12)
2000–2001Spartak Subotica (Huazim)27(6)
2004–2006Spartak Moska39(4)
2006–2014Manchester United211(15)
2014–2016Internazionale23(1)
Ekipi kombëtar
2002–2011Serbia56(2)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 17 janar 2015.
† Ndeshje (Gola).

Nemanja Vidić (Shtjellimi serbisht: Немања Видић, Serbisht: [ně̞maɲa v̞ǐːdit͡ɕ]; lindur më 21 tetor 1981) është një ish futbollist profesionist serb i cili luante si qëndër-mbrojtës. Ai gjithashtu ka qënë lojtar i Serbisë nga vitin 2002 e deri në vitin 2012.[3]

Pasi e vendosi veten e tij te Red Star Belgrade gjatë viteve 2000, Vidić lëvizi te Spartak Moscow në verën e vitit 2004. Ai më pas rriti reputacionin e tij kur ishte pjesë e "Katër të famshmëve" të mbrojtjes së Serbisë që pësoi vetëm një gol gjatë kualifikueseve të Kupë së Botës 2006. Ai më vonë firmosi me klubin anglez Manchester United për shumën e 7 milion £ në janar 2006 përpara se të krijonte një partneritet me anglezin Rio Ferdinand në sezonin e ardhshëm, duke fituar reputacionin si një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë të botës për shkak të saktësisë dhe ndërgjegjsimit të tij në mbrojtje, forcës, udhëheqjes dhe aftësisë në ajër.[4] Ai u largua nga Manchester United pas mbarimit të kontratës së tij dhe u bashkua me klubin italian Inter si transferim i lirë në korrik 2014.

Vidić ka koleksionuar një mori me tituj gjatë karrierës së tij te United, duke fituar tre tituj rresht të Premier Ligës (pesë tituj gjithsej), një titull të Ligës së Kampioneve, tre medalje të League Cup, dhe duke qënë qënë i përfshirë tre herë rresht (katër herë gjithsej) në PFA Skuadrën e Vitit nga viti 2007 e deri në vitin 2009. Në sezonin 2008–09, ai ndihmoi United për të vendosur rekodin e 14 ndeshjeve pa pësuar dhe u nderua me çmimin Barclays Lojtari i Sezonit. Ai gjithashtu koleksionoi çmimet e Lojtarit të Vitit nga Tifozët dhe Lojtarët. Në fillim të sezonit 2010–11, Vidić u zgjodh kapiteni i ri i Manchester United.[5] Ai u zgjodh për herë të dytë Premier League Lojtari i Sezonit në sezonin 2010–11.[6]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nemanja Vidić ka lindur nga Dragoljub, tani një ish puntor në një fabrikë bakri, dhe Zora, një nëpunës banke. Vidić filloi të luante futboll në moshën gjashtë vjeçare, sëbashku me vëllain e tij më të vjetër Dušanko, me skuadrën lokale Jedinstvo Putevi. Ai përparoi shpejtë, duke kaluar te Sloboda Užice në moshën dymbëdhjetë vjeçare.[7][8] Luftërat në Jugosllavi shpërthyen gjatë viteve të tij të hershme të adoleshencës, ku familja e tij jetonte nën frikën e vazhdueshme se mund të bombardoheshe.[9]

Ylli i Kuq dhe Spartak Moscow[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy vite e gjysëm pasi firmosi me Sloboda Užice, përpara ditëlindjes së tij të 15-të, Ylli i Kuq i Beogradit firmosi me Vidić duke e dërguar në sistemin e tyre të të rinjëve.[9] Ai e filloi karrierën e tij me skuadrën e parë duke u huazuar për një sezon të plotë te Spartak Subotica në vitin 2000. Ai u rikthye te Ylli i Kuq pasi huazimi mbaroi, duke luajtur rregullisht në ligën e parë jugosllave nën drejtimin e trajnerit Zoran Filipović. Ai fitoi Kupën Jugosllave në sezonin 2001–02 me Yllin e Kuq.[10] Vidić e fitoi shpejt shiritin e kapitenit, dhe gjatë tre viteve të tij si kapiten, ai shënoi 12 gola në 67 ndeshje dhe e mbylli karrierën e tij te Ylli i Kuq me një notë të lartë duke e udhëhequr klubin drejt fitimit të dy titujve vendor. Në vitin 2004 ai fitoi kampionatin dhe kupën e Serbisë dhe Malit të Zi, dhe në korrik 2004, ai u bashkua me klubin e Premier Ligës Ruse Spartak Moscow. Detajet e kontratës nuk ishin zbuluar, pavarësisht se ishte raportuar se Vidić u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës Ruse.

Manchester United[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2005–06[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi luajti për dy sezone me Spartak Moscow, Vidić firmosi me Manchester United për një shifër e raportuar të jetë 7 milion £ më 25 dhjetor 2005[11] dhe u bashkua me klubin më 5 janar 2006 pasi i'u dha leja e punës.[12] Kjo marrëveshje u krye pas dy vitesh e gjysëm interes që kishte treguar Manchester United për mbrojtësin.[13] Në këtë rast, Manchester United mposhti konkurencë të ashpër për firmosjen e Vidić, me transferimin e tij që ishte gati e realizuar nga drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Corvino. Fiorentina duhej të priste në urdhrër për të kompletuar transferimin e tij për shkak se atë kohë nuk kishte shumë lojtarë EU në skuadër, por United ndërhyri duke "vjedhur" transferimin.[14] Atij i ishte caktuar numrin 15 dhe bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 25 janar 2006, duke hyrë si zëvëndësues në vend të sulmuesit Ruud van Nistelrooy në minutat e fundit të fitores 2–1 në ndeshjen e dytë të gjysmë–finales së League Cup kundër Blackburn Rovers.[15] Më 16 shkurt 2006, ai fitoi trofeun e parë me United, duke hyrë në fushën e lojës si zëvëndësues i Wes Brown në minutën e 83 në finalen e 2006 League Cup, ku Manchester mposhti Wigan Athletic.[16] Vidić mori një medalje për paraqitjen e tij në finale, por këtë medalje i'a dha shokut të skuadrës Giuseppe Rossi si shenjë mirënjohje për kontributet e sulmuesit italian në raundet e para të kompedicionet.[17]

Sezoni 2006–07[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë sezonit 2006–07 në Premier League, Vidić krijoi një partneritet me Rio Ferdinand në qëndër të mbrojtjes, e cila më vonë u bë një nga partneritetet më të mirënjohura në futbollin evropian, dhe u bë titullar në formacionin e parë.[18] Në sezonin e tij të parë të plotë me Manchester United, ai zhvilloi 25 paraqitje në Premier Ligëë dhe e mbylli sezonin si fituesi i medaljes së këtij kompedicioni.[19][20]

Vidić shënoi golin e tij të parë me United më 14 tetor 2006 në fitoren 3–1 kundër Wigan Athletic.[21] Ai shënoi golin e tij të dytë në fitoren 3–0 kundër Portsmouth më 4 nëntor, goli i tij i parë në stadiumin Old Trafford.[22] Ai shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve për Manchester United kundër Benficës më 6 dhjetor 2006 në fazën e grupeve, ndeshje të cilën United e fitoi me rezultatin 3–1.[23]

Sezoni 2007–08[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 8 nëntor 2007, Vidić firmosi një kontratë të re pesë vjeçare, duke e mbajtur atë te Manchester United deri në vitin 2012.[24] Në fund të sezonit 2007–08, ai mori medaljen e tij të dytë rresht të Premier Ligës.[25] Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi finalen e vitit 2008 të Ligës së Kampioneve kundër klubit anglez Çelsi,[26] dhe gjatë sezonit zhvilloi 32 paraqitje në ligë dhe shënoi një gol.[27]

Sezoni 2008–09[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë sezonit 2008–09, Vidić luajti një rol thelbësor në mbrojtjen e Untied në mungesën e disa mbrojtësve në pjesë të ndryshme të sezonit. Ai luajti si titullar në çdo ndeshje në Premier League, me United e cila vendosi një rekord duke mos pësuar gol në 14 ndeshje rresht në Premier Ligë.[28][29] Drejt fundit të sezonit 2008–09, Vidić ishte listuar për çmimin PFA Lojtari i Vitit, sëbashku me katër lojtarë të tjerë të United; ai cilësohej si favoriti kryesor për të fituar këtë çmim që në fund u fitua nga Ryan Giggs.[30] Vidić më vonë u zgjodh si Lojtari i Vitit i tifozëve dhe lojtarëve, duke pasuar portugezin Cristiano Ronaldo, i cili i fitoi të dy çmimet në sezonin 2007–08.[31] Gjatë finales së League Cup, Vidić luajti si mbrojtës i djathtë duke zëvëndësuar John O'Shea.

I vlersuar për agresivitetin e tij, ai gjithashtu u vlersua gjerësisht për trimërinë e tij.[32][33] Për shkak të kësaj, ai gëzoi një status kult te United[34][35] dhe u krahasua ishte mbrojtësin e klubit Steve Bruce duke pasuar karakteristika të stilit të lojës.

Sezoni 2009–10[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 25 tetor 2009, Vidić doli me karton të kuq në humbjen 2–0 kundër Liverpoolit, duke qënë ndeshja e tretë kundër rivalëve që një lojtar i United del me karton të kuq. Më 21 Mars 2010, ai arriti të luajtë 90 minuta në fitoren 2–1 kundër Liverpoolit në Old Trafford dhe sërisht më 19 shtator 2010, këtë herë në fitoren 3–2.[36]

Sezoni 2010–11[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 korrik 2010, u raportua se Vidić kishte rinovuar kontratën e tij me Manchester United duke pranuar termat e kontratët, duke mbyllur spekullimet e gjata për një transferim të tij te Real Madrid.[37] Kontrata e re katër vjeçare u firmos më 20 gusht.[38] Vidić shënoi golin e parë të sezonit më 11 shtator në një ndeshje jashtë fushe kundër Evertonit duke e vendosur skuadrën e tij në avantazh 1–2, me ndeshjen pati në një fund dramatik, me rezultatin përfundimtar që ishte 3–3.[39] Pasi ishte kapiteni i Manchester United për pesë ndeshjet e para të sezonit 2010–11, trajneri Sir Alex Ferguson konfirmoi se Vidić do të ishte kapiteni i ri i skuadrën duke zëvëndësuar mbrojtësin anglez Gary Neville. Më 30 tetor, Vidić shënoi golin e parë të sezonit në shtëpi në fitoren 2–0 në ligë kundër Tottenham Hotspur,[40] goli i 1000-të i shënuar në Old Trafford në ndeshjet në Premier Ligë. Më 13 nëntor 2010, Vidić shënoi golin e tretë të sezonit në barazimin 2–2 jashtë fushe kundër Aston Villës në minutën e 85 duke i dhuruar United një pikë pasi ishte në disavantazh 2–0.[41]

Më 1 shkurt, Vidić shënoi kundër Aston Villës në Old Trafford me një gjuajtje të fuqishme në zonë me United që fitoi ndeshjen 3–1.[42] Më 1 Mars 2011, Vidić u nxorr jashtë me karton të kuq në kohën shtesë në ndeshjen kundër klubit rival Çelsi për në faull kundër Ramires. Çelsi fitoi ndeshjen 2–1.[43] Ai mori "hakmarrjen" e tij më 8 maj, ku ai shënoi në fitoren 2–1 kundër tyre duke i prerë shpresat për fitimin e titullit dhe duke e ndihmuar United të thyente rekodin duke fituar titullin e 19 të Premier Ligës, titulli i cili u fitua zyrtarisht në javën tjetër në Blackburn Rovers.

Sezoni 2011–12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gusht 2011, Vidić e nisi si titullar në ndeshjen hapëse të sezonit, 2011 FA Community ShieldWembley Stadium. Ai u zëvëndësua në pjesën e parë sëbashku me partnerin e tij të mbrojtjes Rio Ferdinand me United që po humbiste me rezultatin 2–0. Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq përmbysën rezultatin duke fituar në fund 3–2. Vidić më pas shkoi për të ngritur trofeun si kapiten, duke marrë medaljen e tij të katërt të Community Shield. Një javë më vonë, ai e nisi si titullar ndeshjen e parë të skuadrës në Premier Ligë kundër West Bromwich Albion, por u zëvëndësua në fund të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës. Pas ndeshjes, u mendua fillimisht se Vidić do të humbiste disa javë. Megjithatë, pas disa diagnozave, ata e gjetën dëmtimin e cila ishte më i keq se i pari, gjë që e majti atë jashtë fushave të lojës për pesë javë. Ai humbi fitoret kundër Tottenham Hotspur, Arsenal, Bolton Wanderers, Çelsit, dhe barazimin 1–1 Stoke City.[44] Ai gjithashtu humbi dy ndeshjet e para në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve kundër klubeve Benfica dhe FC Basel, të dy të mbyllura në barazim.

Pasi humbi edhe fitoren 2–0 në shtëpi kundër Norwich City më 1 tetor 2011, trajneri Sir Alex Ferguson tregoi se ai shpresonte se Vidić do të rikthehej për ndeshjen kundër Liverpoolit më 15 tetor 2011. Ai nuk luajti në ndeshjen në Anfield, por u rikthye në ndeshjen e rradhës në Ligën e Kampioneve kundër Oțelul Galați. United fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0, por Vidić doli nga loja me karton të kuq pas një dueli të lartë, me vendimin që ndoshta mund të konsiderohej i nxituar.[45] Pas ndeshjes, Ferguson tha se e kuptoi se pse gygjtari e dha atë vendim dhe se klubi nuk do të apelonte vendimin e tij, gjë që do të thoshte se Vidić do të vuante pezullimin.[46]

Pasi humbi Derbin e Manchesterit në javën e ardhshme, ku United humbi me rezultatin e turpshëm 6–1 nga Manchester City, Vidić luajti 90 minutshin e parë të sezonit kundër Aldershot Town në raundin e katërt të League Cup, ku United fitoi 3–0. Ai bëri rikthimin e tij në Premier League në stadiumin Goodison Park, ku United mposhti 0–1 Evertonin. Në katër ndeshjet e ardhshme në Premier Ligë, ai luajti një rol madhor në fitoret e këtyre ndeshjeve dhe mbajtjen e portës së paprekur kundër Sunderland (1–0) në Old Trafford dhe Swansea City (0–1) në Liberty Stadium. Megjithatë, për shkak të pësimit të golit nga një goditje dënimi e shkaktuar nga Rio Ferdinand në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Newcastle United, kapiteni udhëhoqi skuadrën e tij drejt një ndeshje pa pësuar gol, me United që mposhti 1–0 Aston Villën falë golit të mbrojtësit Phil Jones. Alex Ferguson e la pushim mbrojtësin serb në humbjen shokuese 2–1 në Old Trafford kundër Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për çerek–finalen e League Cup.

Më 7 dhjetor 2011, Vidić përdredhi gjurin e tij gjatë ndeshjes së United në Ligën e Kampioneve kundër FC Basel duke e lënë fushën me barrelë.[47] Ferguson më vonë konfirmoi se Vidić do të humbiste pjesën tjetër të sezonit.[48]

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vidić u rikthye në aksion me skuadrën e parë më 20 gusht 2012 në humbjen 0–1 jashtë fushe kundër Evertonit. Më 25 gusht 2012, në një ndeshje në shtëpi kundë Fulhamit, ai shënoi një autogol në minutën e 64. Pas një krosi nga krahu i majtë, portieri spanjoll David de Gea doli nga porta për të grushtuar topin, por doli huq pasi u ngatërrua me kroatin Mladen Petrić dhe Vidić, i cili aksidentalisht shënoi me pjesën e mbrapme të këmbës.[49]

Më 25 shtator 2012, Vidić pësoi një tjetër dëmtim në gju, gjë që e mbajti jashtë fushave të lojës për tetë javë. Ai parashikohej të kthehej në fushat e lojës në ndeshjen e United në Ligën e Kampioneve kundër CFR Cluj më 5 dhjetor 2012. Ai e humbi dhe këtë ndeshje, gjithashtu edhe ndeshjen e rradhës në Premier League kundër Manchester Cityt. Ai arriti të rikthehej nga dëmtimi, duke hyrë në fushën e lojës si zëvëndësues në minutën e 68 në vend të Rio Ferdinand në ndeshjen kundër Sunderland më 15 dhjetor. Më 13 janar 2013, ai shënoi pas një pasimi me kokë të Patrice Evra, e cila përfundoi në kokën e tij dhe më pas në rrjetë në një ndeshje kundër Liverpoolit. Vidić arriti të zhvillojë 22 paraqitje në ligë "Djajtë e Kuq", duke shënuar një gol, me klubin që fitoi titullin e 20 të Premier Ligës, duke e përfunduar ligën me 11 pikë para vendit të dytë të mbajtur nga Manchester City.

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 shkurt 2014, Vidić lajmëroi se ai do të largohej nga Manchester United në fund të sezonit 2013–14 ku kontrata e tij do të skadonte. Vidić deklaroi: "Unë nuk e konsideroj qëndrimin tim në Angli pasi klubi i vetëm që kam pasur dëshirë të luajë këtu ka qënë Manchester United".[50][51]

Më 16 mars, Vidić mori kartonin e tij të dytë të verdhë dhe doli jashtë në minutën e 77 në humbjen 3–0 në shtëpi kundër Liverpoolit.[52] Ky ishte kartoni i katërt i Vidić në ndeshjet kundër Liverpoolit, duke u bërë lojtari me më shumë karton të kuq kundër një kundërshtari të vetëm në historinë e Premier Ligës.[53]

Më 1 prill, Vidić shënoi golin e parë në ndeshjen e parë çerek–finale të Ligë së Kampioneve kundër Bayern Munich, e cila u mbyll në barazimin 1–1.[54] United u eleminua nga kompedicioni me rezultatin e përgjithshëm 4–2.[55]

Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi me Manchester United më 6 maj kundër Hull Cityt, ku ai u duartrokit tre herë në këmbë: një herë gjatë nxemjes para ndeshjes ku u prezantua nga Sir Bobby Charlton, e dyta kur hyri në fushën e lojës si zëvëndësues për Phil Jones, dhe e treta kur preku topin për herë të parë.[56]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 5 Mars 2014, Internazionale lajmëroi se Vidić do të bashkohej me skuadrën në fund të kontratës së tij me Manchester United që skadonte në korrik 2014.[57][58]

Sezoni 2014–15[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u grrumbullua nga trajneri Walter Mazzarri për turnamentin miqësor International Champions Cup që u zhvillua në Shba. Ai bëri debutimin e tij për Interin më 27 korrik në ndeshjen e parë të Grupit A kundër Real Madrid. duke fituar një penallti që u shëndrua në gol nga Mauro Icardi. Koha e rregullt u mbyll në barazimin 1–1, por Inter fitoi nga gjuajtjet e penalltive, ku Vidić shënoi penalltinë e parë të Interit.[59] Më 30 korrik, ai luajti kundër ish skuadrës së tij Manchester United; ku ai shënoi një penallti në gjuajtjet e penalltive ku Inter humbi 5–3.[60] Në ndeshjen e fundit të grupit kundër Romës më 2 gusht, Vidić shënoi golin e parë me Interin me kokë pas një krosimi të Dodô Pires në minutën e 45. Inter fitoi ndeshjen 2–0, por nuk e kaloi dot grupin.[61]

Vidić bëri debutimin e tij në një ndeshje zyrtare më 31 gusht në ndeshjen e javës së parë të 2014–15 Serie A kundër Torinos. Ndeshja u mbyll në barazimin 1–1, por Vidić zhvilloi një paraqitje të dobët duke shkaktuar një penallti duke ndërhyrë kundër italianit Fabio Quagliarella dhe duke marrë një karton të kuq në minutën e fundit për shkak se duatrokiti në mënyrë ironike një vendim të gjygjtarit.[62] Më 18 shtator, Vidić u zgjodh lojtari i ndeshjes për performancën e tij kundër skuadrës ukrainase Dnipro Dnipropetrovsk ku Inter fitoi 1–0 në Kiev falë golit të mbrojtësit Danilo D'Ambrosio.[63] Tre ditë më vonë, në ndeshjen e javës së tretë në Serie A, ai bëri një gabim që lejoi sulmuesin Franco Vázquez të shënonte golin e vetëm të Palermos në barazimin 1–1 Stadio Renzo Barbera.[64]

Pas largimit të Walter Mazzarrit si trajneri i skuadrës, i rikthyeri Roberto Mancini e vendosi mbrojtësin serb në stolin e rezervave në favor të mbrojtësve të rinj Andrea Ranocchia dhe Juan Jesus.[65][66] Më 11 janar 2015, ai luajti ndeshjen e parë pas dy muajsh më fitoren 3–1 kundër GenovësSan Siro, duke zhvilluar një performancë shumë të mirë dhe duke shënuar golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 88 me një gjuajtje me kokë në zonë.[67]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vidić gjatë një grumbullimi me kombëtaren në nëntor 2010

Një lojtar i të rinjëve të Jugosllavisë, Vidić bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 12 tetor 2002 kundër Italisë në një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2004.[7][68] Vidić ishte pjesë e mbrojtjes së "Katër të famshmëve" të Serbisë dhe Malit të Zi,[69] sëbashku me Mladen Krstajić, Ivica Dragutinović dhe Goran Gavrančić, që pësuan vetëm një gol gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2006, duke vendosur rekodin për numrin më të vogël të golave të pësuar. Vidić luajti një rol madhor në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Bosnjes dhe Hercegovinës, ku Serbia dhe Mali i Zi fituan 1–0 duke siguruar kualifikimin; Vidić u ndëshkua me karton të kuq në pesë minutat e fundit të ndeshjes.[7] Kjo gjë bëri që ai të humbiste ndeshjen e parë të fazës së grupeve në finalet e turnamentit kundër Hollandës,[70] dhe më 12 qershor, ai dëmtoi ligamentin e gjurit të tij të majtë gjatë stërvitjes duke mos luajtur asnjë ndeshje gjatë Kupës së Botës 2006.[71]

Pas Kupës së Botës, Vidić vazhdoi të përfaqsonte kombëtaren e tij, tani i pavarur si kombëtarja serbe. Ai ishte një lojtar i rregullt gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2010 duke qënë një element i rëndësishëm për Serbinë që e përfundoi Grupin 7 në vendin e parë me mbrojtjen më të mirë duke lënë mbrapa Francën dhe Rumaninë. Serbia nuk pati fat të mirë në Kupën e Botës 2010, duke e përfunduar Grupin D në vendin e fundit. Në një ndeshje kundër Gjermanisë në fazën e grupeve të këtij kompedicioni, Vidić shkaktoi një penallti në pjesën e dytë gjatë kohës që Serbia po kryesonte 1–0. Fatmirësisht për Serbinë, penalltia e sulmuesit Lukas Podolski u bllokua nga portieri Vladimir Stojković. Më 11 tetor 2011, Vidić humbi një penallti vendimtare kundër Sllovenisë. Më 24 tetor 2011, Vidić lajmëroi tërheqjen e tij nga kombëtarja serbe për shkak të komenteve negative nga tifozët rreth performancave të tij.[3][72]

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren serbe.
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 15 gusht 2005 Lobanovsky Dynamo Stadium, Kiev, Ukrainë Flamuri Polonia 2–3 2–3 Kupa Valeriy Lobanovskyi
2. 16 nëntor 2006 Stadiumi Crvena Zvezda, Beograd, Serbi Flamuri Norvegjia 1–0 1–1 Ndeshje Miqësore

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 korrik 2006, Vidić u martua me Ana Ivanović (nuk ka lidhje me yllin e tenisit serb me të njëjtin emër), një studente ekonomie në Universitetin e Beogradit. Sëbashku ata kanë tre djemë që quhen Luka, Stefan dhe Petar.[73][74]

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 11 janar 2015 [75][76][77]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Europa Tjetër[nb 1] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Red Star Belgrade 2000–01 0 0 0 0 0 0 0 0
Spartak Subotica (Huazim) 2000–01 27 6 0 0 0 0 27 6
Red Star Belgrade 2001–02 22 2 5 0 2 0 29 2
2002–03 25 5 4 1 6 0 35 6
2003–04 20 5 5 0 6 3 31 8
Total 67 12 14 1 14 3 95 16
Spartak Moscow 2004 12 2 1 0 0 0 13 2
2005 27 2 1 0 0 0 28 2
Total 39 4 2 0 0 0 41 4
Manchester United 2005–06 11 0 2 0 2 0 0 0 0 0 15 0
2006–07 25 3 5 0 0 0 8 1 0 0 38 4
2007–08 32 1 3 0 0 0 9 0 1 0 45 1
2008–09 34 4 4 0 4 0 9 1 4 2 55 7
2009–10 24 1 0 0 2 0 7 0 0 0 33 1
2010–11 35 5 2 0 0 0 9 0 1 0 47 5
2011–12 6 0 0 0 1 0 2 0 1 0 10 0
2012–13 19 1 2 0 0 0 2 0 23 1
2013–14 25 0 0 0 2 1 6 1 1 0 34 2
Total 211 15 18 0 11 1 52 3 8 2 300 21
Internazionale 2014–15 11 1 0 0 0 0 4 0 0 0 15 1
Total 11 1 0 0 0 0 4 0 0 0 15 1
Karriera në total 355 38 34 1 11 1 70 6 8 2 478 48

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja serbe
Viti Ndeshje Gola
2002 3 0
2003 3 0
2004 3 0
2005 9 1
2006 4 1
2007 5 0
2008 9 0
2009 8 0
2010 9 0
2011 3 0
Total 56 2

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red Star Belgrade
Manchester United

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nderimet personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vidić fitoi çmimin "Lojtar më i mirë i jashtëm i Serbisë" në vitin 2005, gjatë kohës që luante me Spartak Moscow, pas një votimi nga kapitenët e 16 skuadrave të Superligës Serbe e organizuar nga e gezeta e përditëshme Večernje Novosti. Ai e fitoi sërisht këtë çmim në vitet 2007, 2008 dhe 2010 gjatë kohës që luante me Manchester United.[79][80][81] Komiteti Ekzekutiv i Federatës Serbe të Futbollit e emëroi atë si Lojtarin e Vitit për vitet 2005 dhe 2008.[82][83][84] Ai gjithashtu ka qënë i emëruar në skuadrën e sezonit të Premier League në sezonet 2006–07, 2007–08, 2008–09 dhe 2010–11.[85][86][87] Veç kësaj, ai ishte i listuar për mbrojtësin më të mirë europian për sezonet 2006–07, 2007–08 dhe 2008–09,[88][89][90] dhe gjithashtu në listën për çmimin FIFPro World XI për sezonet 2006–07 dhe 2007–08,[91][92] madje ka qënë në listën e kandidatëve për të fituar çmimin Topi i artë në vitet 2008 dhe 2009.[93][94]

Vidić u shpall Premier League Lojtari i Muajit në janar 2009.[95] Ai gjithashtu u shpall edhe Barclays Lojtari i Sezonit në sezonet 2008–09 dhe 2010–11[96] dhe espnstar.com Barclays Premier League Lojtari i Sezonit dhe Mbrojtësi i Sezonit për sezonin 2010–11.[97] Në dhjetor 2011, revista futbollistike FourFourTwo e votoi Vidić si një nga dhjetë mbrojtësit më të mirë të tyre.[98]

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Përfshirë kompedicionet e tjera, përfshirë FA Community Shield, UEFA Super Kupa, FIFA Kupa e Botës për Klube

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Premier League clubs submit squad lists" (PDF). Premier League. 2 shkurt 2012. f. 23. Marrë më 2 shkurt 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Nemanja Vidić". Arkivuar nga origjinali origjinali më 24 maj 2015. Marrë më 12 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Vidić se i zvanično povukao iz reprezentacije Srbije Klix.ba, 12 janar 2015
  4. ^ "Inter: conosciamo Vidic, primo rinforzo per Mazzarri". Calcio Fanpage.it. Marrë më 19 dhjetor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Coppack, Nick (17 shtator 2010). "Vidic retains armband". ManUtd.com. Manchester United. Marrë më 17 shtator 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Premier League, United duo clinch Barclays awards, 22 maj 2011
  7. ^ a b c "Nemanja Vidić profile". UEFA.com. Marrë më 29 dhjetor 2008. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Rođen za Mančester". Glas javnosti. Marrë më 29 dhjetor 2008. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b Moreton, Cole (30 korrik 2011). "'Fergie? Mellowed? I've seen the hairdryer myself a few times': Nemanja Vidic on facing Alex Ferguson in full fury". Daily Mail. Marrë më 30 korrik 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Yugoslavia Cup 2001/02". Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 12 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Nemanja Vidic signs new Man United contract". The Daily Telegraph. Londër. 8 nëntor 2008. Marrë më 12 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "United complete Vidic deal". The Daily Telegraph. Londër. 5 janar 2006. Marrë më 12 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Vidic boosts Man Utd hope". BBC Sport. 4 qershor 2003. Marrë më 12 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Fiorentina chief Corvino regrets missing out on Man Utd pair Vidic, Nani". Tribal football. 4 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali origjinali më 12 shtator 2012. Marrë më 12 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Man Utd 2–1 Blackburn (3–2 agg)". BBC Sport. 25 janar 2006. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Man Utd ease to Carling Cup glory". BBC Sport. 26 shkurt 2006. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Vida's Cup revelation". ManUtd.com. 21 janar 2014. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Alan Hansen's column". BBC Sport. 6 maj 2007. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Man Utd season's appearances and scorers summary". StretfordEnd.co.uk. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Man Utd secure Premiership title". BBC Sport. 6 maj 2007. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Wigan 1–3 Man Utd". BBC Sport. 14 tetor 2006. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Man Utd 3–0 Portsmouth". BBC Sport. 4 nëntor 2006. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Man Utd 3–1 Benfica". BBC Sport. 6 dhjetor 2006. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Vidic signs new Man Utd contract". BBC Sport. 8 nëntor 2007. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Wigan 0–2 Man Utd". BBC Sport. 11 maj 2008. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Man Utd earn dramatic Euro glory". BBC Sport. 22 maj 2008. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Man Utd season's appearances and scorers summary". StretfordEnd.co.uk. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Lee Dixon's tactical view". BBC Sport. 9 shkurt 2009. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Sir Alex Ferguson praises record breakers Ryan Giggs and Edwin van der Sar". Telegraph. Londër. 9 shkurt 2009. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Man Utd dominate PFA awards list". BBC Sport. 14 prill 2009. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Vidic wins awards double". Manchester United. 17 maj 2009. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Champions League – Champions League team of the year nga Eurosport
  33. ^ Review: Nemanja Vidic nga manutd.com
  34. ^ Report: Everton 0 United 1 nga Manutd.com
  35. ^ Vidic on cult status nga Manutd.com
  36. ^ "Liverpool 2–0 Man Utd". BBC Sport. 25 tetor 2009. Marrë më 14 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Nemanja Vidić agrees new Manchester United contract". BBC Sport. 24 korrik 2010. Marrë më 24 korrik 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Nemanja Vidić signs new Manchester United contract". BBC Sport. 20 gusht 2010. Marrë më 20 gusht 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ McNulty, Phil (11 shtator 2010). "Everton 3-3 Man Utd". BBC Sport. Marrë më 11 shtator 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ Fletcher, Paul (30 tetor 2010). "Man Utd 2-0 Tottenham". BBC Sport. Marrë më 30 tetor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Manchester United 2–2 Aston Villa Premier League, 16 janar 2015
  42. ^ Stobart, Greg (2 shkurt 2011). "Manchester United captain Nemanja Vidic has emerged as the ultimate leader". Goal.com. Marrë më 2 shkurt 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ McNulty, Phil (1 mars 2011). "Chelsea 2-0 Man Utd". BBC Sport. Marrë më 11 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Manchester United captain Nemanja Vidic out for five weeks". Goal.com. 19 gusht 2011. Marrë më 3 shtator 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "SC Otelul Galati 0-2 Man Utd". BBC Sport. 18 tetor 2011. Marrë më 19 tetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Sir Alex Ferguson understands red card". BBC Sport. 18 tetor 2011. Marrë më 19 tetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "More misery for United as Vidic suffers knee ligament damage in Champions League defeat". Daily Mail. Londër. Marrë më 7 dhjetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Man Utd's Vidic is out for season". BBC Sport. 9 dhjetor 2011. Marrë më 10 dhjetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Manchester Vs Fulham Vidic own goal". YouTube.com. 25 gusht 2012. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "Nemanja Vidic: Manchester United defender to leave at end of season". BBC Sport. 7 shkurt 2014. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Nemanja Vidiç firmos me Interin". Panorama Sport. 6 mars 2014. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ Xherrard me dopietë, çon “djajtë” në ferr Archived 20 March 2014[Date mismatch] at the Wayback Machine. Panorama Sport, 17 mars 2014
  53. ^ "Steven Gerrard bags double as Liverpool humiliate Manchester United at Old Trafford". SMH.com. 16 mars 2014. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "Man Utd 1-1 Bayern Munich". BBC Sport. 1 prill 2014. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Bayern Munich 3-1 Man Utd". BBC Sport. 9 prill 2014. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Man Utd 3-1 Hull City". BBC Sport. 6 maj 2014. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ "NEMANJA VIDIC, CAPITANO DEL MANCHESTER UNITED, ALL'INTER DALLA PROSSIMA STAGIONE". inter.it. FC Internazionale. 5 mars 2014. Marrë më 15 gusht 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Prezantohet Vidiç: Interi, klub i madh". Panorama Sport. 5 korrik 2014. Marrë më 15 gusht 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ "Interi mposht Realin dhe bën të ëndërrojnë tifozët". Panorama Sport. 28 korrik 2014. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ "Junajtid mposht me penallti Interin e Maxarrit". Panorama Sport. 31 korrik 2014. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "Interi është super, i jep leksion Romës". Panorama Sport. 3 gusht 2014. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ "Interi ngec në debutim me Torinon, super "Handa"". Panorama Sport. 1 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 17 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ "Interi cinik, triumf edhe në Ukrainë". Panorama Sport. 19 shtator 2014. Marrë më 3 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ "Interi i Maxarrit frenon sërish në Palermo". Panorama Sport. 23 shtator 2014. Marrë më 23 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ "Ex-Manchester City boss drops Nemanja Vidic for first game in charge". HITC Sport.com. 24 nëntor 2014. Marrë më 11 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ "Vidiç, "kurbani" i parë i trajnerit Mançini". Panorama Sport. 18 nëntor 2014. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ "Bind Interi "i ri", Champions-i më pranë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 13 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ "Wright-Phillips saves England". BBC Sport. 6 shtator 2002. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ "Vidic completes Man Utd transfer". BBC Sport. 5 janar 2006. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  70. ^ "Banned Vidic vows to help Serbia". BBC Sport. 6 qershor 2006. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  71. ^ "Injured Vidic out of tournament". BBC Sport. 13 qershor 2006. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  72. ^ "Vidic quits Serbia national team". BBC Sport. 24 tetor 2011. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ "Profile: Nemanja Vidic". The Observer. 26 nëntor 2006. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ "Nemanja Vidić – Biografija". nemanjavidic.com. 23 nëntor 2005. Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 janar 2007. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  75. ^ "Nemanja Vidić". StretfordEnd.co.uk. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  76. ^ "Football : Nemanja Vidić". FootballDataBase.eu. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  77. ^ "Serbia - N. Vidić - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ "Zvezdina revija" (PDF). sd-crvenazvezda.net. 1 mars 2012. Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 22 tetor 2013. Marrë më 28 dhjetor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  79. ^ Žigić the captain's choice by uefa.com
  80. ^ Izabrani najbolji, V. Tomković, Večernje novosti
  81. ^ Vidić i Moreira najbolji, V. Tomković, Večernje novosti
  82. ^ Golden ball for Nemanja Archived 14 July 2011[Date mismatch] at the Wayback Machine. nga nemanjavidic.com
  83. ^ Одржана седница Извршног одбора ФС Србије nga Federata Serbe e Futbollit
  84. ^ Fudbaler Nemanja Vidić Archived 7 October 2011[Date mismatch] at the Wayback Machine. nga sport.novosti.rs
  85. ^ Ronaldo secures PFA awards double nga BBC
  86. ^ Ronaldo named player of the year nga BBC
  87. ^ Giggs earns prestigious PFA award nga BBC
  88. ^ Re-live: Champions League Group Stage Draw nga goal.com
  89. ^ UEFA Club Defender of the Year nga uefa.com
  90. ^ Club Football Awards nominees named nga uefa.com
  91. ^ 55 players shortlisted for FIFPro World XI Player Awards nga fifpro.org, më 25 shtator 2007
  92. ^ 55 players shortlisted for FIFPro World XI Player Awards nga fifpro.org më 20 shtator 2008
  93. ^ Prem stars up for Ballon d'Or nga Eurosport më 19 tetor 2008.
  94. ^ Giggs in running for Euro award nga BBC më 18 tetor 2009.
  95. ^ "Ferguson and Vidic secure awards". BBC Sport. 6 shkurt 2009. Marrë më 15 prill 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  96. ^ "Vidic wins Player of Season award". premierleague.com. Premier League. 27 maj 2009. Marrë më 27 maj 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  97. ^ "Nemanja Vidić". Arkivuar nga origjinali origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  98. ^ "Top 10 Defenders by FourFourTwo". Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 gusht 2013. Marrë më 18 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parardhësi 
Gary Neville
Kapiten i Manchester United
2011–2014
Pasardhësi 
Wayne Rooney